e diel, nëntor 02, 2008

1960- SEKRETI I PATREGUAR PER SHQIPERINE


Nga Fatmir Terziu

Steve Sailer ka zbuluar një nga sekretet e mëdha të historisë shqiptare, të asaj kur diktaturës komuniste në shqipëri i kurdiseshin plane për t’a surdisur nga sytë. Ai ka publikuar këtë fakt të treguar nga shkrimtari amerikan Jerry Pournelle, si një nga pjesëtarrrët e një organizimi të tillë të hershëm. Novelisti i zhanrit fantastiko-shkencor, Pournelle, ka shpjeguar jetën e tij aventurore në një tregim që ai e ka quajtur si një tentativë për clirimin e Shqipërisë komuniste.
Ngjarja ka ndodhur nga mesi i viteve 1960-të, kur Jerry, mentori i tij Stefan Possony dhe Pretendenti i Fronit Mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu, të cilin e përshkruan si shumë të gjatë, filluan të organizonin një pushtim të Shqipërisë nga patriotët e saj në mërgim për të larguar nga pushteti diktatorin komunist Enver Hoxha. Qëllimi kryesor strategjik ishte të goditej miti i komunizmit me tërheqjen nga kthetrat e tij të një shteti, si Shqipëria, që nuk e meritonte atë. Enver Hoxha, kishte braktisur rusët duke e denoncuar Krushovin dhe lëvizjen e tij politike të 1956-ës si një neostalinizëm. Dhe ai pati shkëputur qysh herët marrëdhëniet me Jugosllavinë e Tito’s, duke bërë aleate Kinën e Madhe të Maos. Por pushtimi i Shqipërisë nuk ishte ndoshta një mundësi e fillimit të Luftës së Tretë Botërore.
Mbreti Konstandin i Dytë, mbreti i fundit i Greqisë, u lëshoi atyre shtëpinë e vet verore në Korfuz, nga ku kodrat dhe majat e maleve shqiptare nga aty shihen qartë.


Nuk ka komente: