Nga Fatmir Terziu
Edit Piafi u mbyll në banjot e apartamentit të saj që ndodhej në Park Avenue të Nju Jorkut, kur ajo ishte duke kënduar në klubin e famshëm të natës Versale. Ajo vetëm sa kishte dëgjuar që kampioni i boksit për peshat mesatare, Marsel Cerdan, kishte ndërruar jetë në aksident ajror.
“Është faji im. Unë e vrava atë!”, bërtiste ajo, dukë qarë. Miqtë e saj të trembur se ajo mund edhe të kryente vetëvrasje, i luteshin asaj të hapte derën. Që të gjendej Cerdan në atë udhëtim ajror kishte të ngjarë të ishte faji i saj. Ndoshta ajo mund t’a kishte telefonuar atë vetëm disa orë më parë që ai të gjendej aty pranë saj?
Cerdan ishte një burrë tipik burri, i fortë, ndërsa Edit Piafi ishte zoçka e Parisit, që i dukej sikur ai beli i hollë i saj mund të këputej nga çasti në çast. Rrallë është folur për një personalitet sporti si ky në publik.
Ishte Tetori i vitit 1949. Pasi kishte fituar mbiToni Zalen në Nju Jork, vetëm një vit më parë, ai po bëhej natyrshëm një mit amerikan. Piafi, gjithashtu ishte bërë legjendë në Amerikë. Dy vjet më parë ajo ishte kontraktuar vetëm për dy javë në Versaile dhe e lutën të qëndronte disaherë më shumë e paguar për 21 javë. Atë çast manaxheri i saj i thoshte asaj nga dera e mbyllur se ai kishte telefonuar në Versale se ajo nuk do të dilte atë natë para spektatorëve. Vetëm atëherë ajo e hapi derën dhe foli: “Jo, unë do të këndoj!”
Kur ajo u duk në skenë si gjithmonë në kohën e duhur, fytyra e saj ishte e mbuluar me dhimbshuri, aq sa spektatorët ishin në dilemë për duartrokitjet e tyre. Ndërsa ajo vazhdonte të ecte në skenë, dukej e dobët dhe tepër patetike si asnjëherë tjetër në paraqitjet e saj në atë klub nate. Piafi griti dorën e saj lart në shenjë për të ndaluar duartrokitjet. “Jo, mos më duarttrokisni! Sonte unë do të këndoj vetëm për Marsel Cerdan. Vetëm për të.”
Zëri i saj kurrë s’kishte qenë i atillë, kurrë ndonjëherë Piafi ishte aq magjike si ajo natë. Ajo natë ishte vërtet magjike, por më magjike ishte shtja e 100 mijë rekordeve në vit.
JETA E EDIT PIAF
Edit lindi në vitin 1915. Ajo ishte vajza e kartonistit dhe xhonglerit Luiz-Alfons Gazon dhe këngëtares Anita Mailard. Ajo ishte rritur nga gjyshja e saj nga nëna, që zotëronte një shtëpi të vogël në Normandi. Vajza ishte e vogël, gati gjashtë vjec, kur një prift u bë shkas dhe e shpëtoi nga ai vend ku ajo ishte mbyllur, gati në vetmi. Por jeta e saj fëminore, me një baba akrobat, që nuk pati shans në jetë e detyroi të jetojë nëpër rrugë më pas…
SHPËTOI PËR PAK…
Kur u bë 15 vjeçe, Editi e la të atin të jetonte me një djalë transportues madhrash dhe vet filloi të këndonte nëpër rrugët e Montmartresë. Këtu një trafikant më emrin Albert provoi t’a kthente atë në prostitutë. Ajo refuzoi, por ai ia përvetësoi shumë prej parave që ajo fitonte duke kënduar në rrugë. Kur ajo u fry me Albertin dhe me veprimet e tij dhe se ajo nuk do të merrej më me bashkëpunimin e tij, ai i drejtoi asaj armën. Plumbi e kapi paksa në gjunjë. Kështu që ajo shpëtoi për pak dhe vendosi të drejtohet në Paris, afër Harkut të Triumfit.
Një pasditë në Shtator 1935, Editi ishte duke kënduar në një kënd rruge, ndërsa gjysëmmotra e saj Simone punonte të mbante turmën. Flokët e saj të zeza ajo i shkurtoi gati shumë shkurt, dhe sytë i mbantë të lyera. Binte në sy. Midis të shumtëve që kalonin e ndalonin, ishte edhe një burrë që kishte veshur një xhaketë lëkure të shtrenjtë.
“Ju jeni e çmendur që bërtisni ashtu,”- i foli ai asaj. “Ju po e shpenzoni zërin tuaj kot…
vazhdon…
“Audienca ime është i dashuri im. Kurrë unë këndoj gjendem në krahët e tij”.

JA NJE NGA TE PAARRITSHMET E SAJ:
1960- SEKRETI I PATREGUAR PER SHQIPERINE
Nga Fatmir Terziu
Steve Sailer ka zbuluar një nga sekretet e mëdha të historisë shqiptare, të asaj kur diktaturës komuniste në shqipëri i kurdiseshin plane për t’a surdisur nga sytë. Ai ka publikuar këtë fakt të treguar nga shkrimtari amerikan Jerry Pournelle, si një nga pjesëtarrrët e një organizimi të tillë të hershëm. Novelisti i zhanrit fantastiko-shkencor, Pournelle, ka shpjeguar jetën e tij aventurore në një tregim që ai e ka quajtur si një tentativë për clirimin e Shqipërisë komuniste.
Ngjarja ka ndodhur nga mesi i viteve 1960-të, kur Jerry, mentori i tij Stefan Possony dhe Pretendenti i Fronit Mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogu, të cilin e përshkruan si shumë të gjatë, filluan të organizonin një pushtim të Shqipërisë nga patriotët e saj në mërgim për të larguar nga pushteti diktatorin komunist Enver Hoxha. Qëllimi kryesor strategjik ishte të goditej miti i komunizmit me tërheqjen nga kthetrat e tij të një shteti, si Shqipëria, që nuk e meritonte atë. Enver Hoxha, kishte braktisur rusët duke e denoncuar Krushovin dhe lëvizjen e tij politike të 1956-ës si një neostalinizëm. Dhe ai pati shkëputur qysh herët marrëdhëniet me Jugosllavinë e Tito’s, duke bërë aleate Kinën e Madhe të Maos. Por pushtimi i Shqipërisë nuk ishte ndoshta një mundësi e fillimit të Luftës së Tretë Botërore.
Mbreti Konstandin i Dytë, mbreti i fundit i Greqisë, u lëshoi atyre shtëpinë e vet verore në Korfuz, nga ku kodrat dhe majat e maleve shqiptare nga aty shihen qartë.
… vazhdon..
Nuk ka komente:
Posto një koment