Nga Fatmir Terziu
Pishinat e bukura, komode, me ujë të pastër, të rrjedhshëm e të freskët, mbi të gjitha të qarkullueshëm e që uji i tyre pastrohet gati cdo dy-tre orë në ditë, po bëhen një magji tërheqëse për turistët që frekuentojnë Shqipërinë dhe kërkojnë të shijojnë bukuritë e rradha të vendit të Shqiponjave. Ato janë private dhe ngrihen në vende tërheqëse e të përshtatshme për biznesin e ri tërheqës si për të huajt ashtu edhe për vendësit...
vazhdon tek Fjala e Lire online....
e mërkurë, dhjetor 05, 2007
VALËVE TË JETËS
Nga Fatmir Terziu
Kam kohë që krihem në mes të liqenit
Kam kohë që matem me rrëmbesën e lumit
Kam kohë që detin e kam aq shumë pranë
Kam kohë që Atlantikut ia ndjej freskinë
Kam kohë që jam në vallen e Yjeve
Kam kohë që valles së tyre ia kam zilinë
Kam kohë që sytë më kanë mbetur Qiellit
Kam kohë që shumëzoj rrezet e Diellit
Kam kohë që ndodhem mes gjelbërimit
Kam kohë që përgjoj dritën e Agimit
Kam aq kohë sa të flas për ëndërrën
Kam aq kohë sa t’u thurr atyre këngën.
Pastaj mbetem me ta për pak kohë!
Liqenit i marr borxh qetësinë
Lumit ecjen dhe pagjumësinë
Detit zhurmën dhe freskinë
Oqeanit i pranoj pafundësinë
Yjeve largësinë
Diellit dritën dhe ngrohtësinë
Dhe i kthehem Ditës
I rikthehem normales
Pas Agimit të dritës
Aty në fushën e madhe fëminore,
Mes valëve të jetës!
GJITHASHTU LEXO:
Nuk ka komente:
Posto një koment