e mërkurë, prill 27, 2016

KUAJT…

QAZIM  D.SHEHU
KUAJT…
Legjendet e shpikura shkrofëtijnë
Nëpër shkëmbinj,
Kujtime kuajsh ndrijnë,
Që i mbajtën mbi shpinë.
Kuajt që buzë honeve thyen
Gjunjët nga lodhja,
Mbi një ujëvarë shuan syrin
Mbi një shkrep
Gjurmët shkruan.
Legjendat dynden nëpër muzg
Si jele të trazuara,
Nuk erdhi për to asnjë krushk
Përveç ca fjalëve të huazuara,
Nga një rapsod që u kujtua,
Të thurë vargje të të epërme,
Për kuajt jo,
Po për ujëvarat si shkrofëtima
Të shekujve...
 
ATJE NË MALËSI
Atje në malësi dikur ndriste nga një lllambë
Shtëpia ime,
Ishte aq sojlleshë, aq e rëndë,
Aq e dashur  vatra intime.
Po sot?Bosh ka mbetur,
Me ca hije që i vijnë anash,
Syri i babait si yll i etur
Ndezur nga një fill llambash.
Syri i ca miqve emërndezur
Nga prush i vatrës,
Dhe një sofër e heshtur,
Me bukë e kripë andrrallash…
Tani ajo tretet në muzg krejt e vetme
Sa hije kish dikur,sa gëzime,
Sot në muzg shuhet dhe
Dhe një yll i fikur e zhyt në kujtime…
 
 
 
MEDITIM
Zbres Njëqind vite
Arrij tek Lufta e Parë,
Përgjysmoj vitet, tek e Dyta
Shkoj duke qarë.
Mund te ngjitem njëqind vite
Të shkoj tek e Treta,
Kjo botë në mashtrime ngjizet,
Pa bërë llogaritë e drejta.
 
E prapë shpresoj, ndonjë psikopat
Mos therë yllin e paqes me thike...