Harallamb Kota, studiues i historisë
Tiranë mars 2016
Disa mendime mbi karakterin kombëtar të veprës “Shqipëria dhe Çështja e kufijve shqiptaro- grek”
Libri “Shqipëria dhe Çështja e Kufijve Shqiptaro Grek”, me autor Dr. Nuçi Kota, është teza e mbrojtur në Universitetin e Sorbonës në Francë në vitin 1942, ku autori fitoi titullin shkencor “Doktor në Drejtësi”. Libri u botua në gjuhën frënge në vitin 1946, në Paris, Francë. Duke trajtuar një çështje tepër të rëndësishme lidhur me kufijtë e Shqipërisë dhe ekzistencën e shtetit shqiptar, dr. Nuçi Kota ka patur pikësynim të jetë realist
dhe i besueshëm. Për t’ja arritur këtij qëllimi, ai është mbështetur vetëm në dokumente të autorëve të huaj, tepër të njohur. Më këtë libër Autori, synon të tërheq vëmendjen e lexuesit në problematikën historiko- nacionale të bashkëjetesës të dy popujve më të vjetër të
gadishullit Ballkanik, shqiptarëve dhe grekëve. Dr.Nuçi Kota, është i bindur në tezën që: “Shqiptarët janë pasardhës Trako-Ilir”. Nisur nga ky përcaktim, kufijtë e “Shqipërisë
Emocionale” duhet të ishin vendosur në shtrirjen gjeografike të vendbanimeve trako-ilire. Autori e ka kapërcyer elementin emocional, kur parashkruan: “Maqedonia, Epiri dhe Iliria, tre shtetet shqiptare ishin vazhdimisht në luftë kundër njeri tjetrit”. Edhe në mesjetë, shkruan Nuçi Kota, “Principatat shqiptare ishin në luftë kundër njëra-tjetrës”. I pari organizim shtetëror, ndodhi me Gjergj Balsha –I, që u pasua me formimin e shtetit të Arbërit nga Gjergj Kastrioti
Skënderbeu. Pas vdekjes së Skënderbeut, thotë Dr. Nuçi Kota, Shqipëria nuk ka më kufi. Ajo është zhdukur brenda Perandorisë Osmane. Dr. Nuçi Kota sjell në vëmendje të lexuesit zhvendosjen para 700 viteve të popullsive shqiptare në territoret e Tebës, Atikës dhe Peloponezit, si dhe të kundërtën, zhvendosjen e popullsive fshatare greke, në periudhën
e pashallëqeve, nga vendbanimet e hershme të tyre në Greqinë historike,
në vendbanimet e reja në Epirin historik shqiptar, kryesisht në krahinën e Gjirokastrës dhe Delvinës. Dr. Nuçi Kota është tepër i kujdesshëm në kujtesën historike kur parashtron arsyen e ardhjes së popullsisë fshatare greke në trojet etnike shqiptare, që sipas tij, “ishte nevoja ekonomike” dhe “kërkesat për krah pune nga feudalët e fuqishëm shqiptar”.
Popullsia greke u vendos në fshatra të veçanta, duke krijuar një komunitet homogjen të minoritetit grek në Shqipëri. Këto ndërthurje, argumenton autori, nuk janë arsye për të ngritur pretendime territoriale ndaj njëri tjetrit dhe nuk janë arsye për tu armiqësuar, por
duhet të shërbejnë si urra për tu afruar dhe miqësuar. Shqiptarët, të administruar politikisht në katër Vilajete, kërkuan autonominë e tyre nën qeverisjen e Portës së Lartë. Kërkesat
e tyre të paraqitura qysh në vitin 1877, për krijimin e një Shteti Shqiptar u kundërshtua nga shtetet ballkanike dhe veçanërisht nga Greqia. Pas këtij viti, lindën pikësynimet e qarqeve shoviniste për të copëtuar territoret shqiptare të vilajeteve; të Shkodrës, Kosovës,
Manastirit dhe Janinës, për t’ja shkëputur Perandorisë Osmane dhe për t’i përfshirë brenda territoreve të shteteve të tyre. Tokat shqiptare, thotë autori, u përdorën për të kënaqur orekset shovene të fqinjëve tanë dhe për të zgjidhur konfliktet midis Fuqive të Mëdha.
Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro - grek. Në qëndrimin e tyre antishqiptar ata mbështeteshin në disa koncepte. Bismarku deklaronte, që “nuk ekziston komb shqiptar”. Diplomacia Europiane nuk besonte në aftësinë shtetformuese të shqiptarëve, pasi
sipas tyre; “Shqiptarët duke pasur katër besime fetare, nuk mund të krijonin një homogjenitet kombëtar dhe si pasojë nuk mund të krijonin shtetin e tyre”. Qarqet greke, e përdorën në favorin e tyre çështjen e përkatësisë myslimane të banorëve shqiptar. Duke i paraqitur myslimanët
si popullsi turke, të ardhura në Epir gjatë sundimit 500 vjeçar të Perandorisë Osmane, nacionalistët grekë kishin ngritur tezat e tyre lidhur me karakterin grek të këtyre krahinave. Ata synonin ti mbushnin mendjen diplomacisë Europiane, që banorët ortodoks të Epirit
dhe të krahinës së Korçës, i përkisnin vetëm kombësisë greke. Teza greke kishte gjetur përkrahje të plotë. Kërkesa e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre nuk pranohej nga Fuqitë e Mëdha. Sidoqoftë, qëndrimeve të Fuqive të Mëdha, patriotët shqiptar me Ismail Qemalin
shpallën më 28 nëntor 1912: “Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria
Osmane dhe krijimin e Shtetit Shqiptar”. Dr. Nuçi Kota nuk ka si objekt të veprës së tij trajtimin historik të krijimit të shtetit shqiptar dhe konsolidimin e tij në vitet e
mëpastajme, por ka si objekt çështjen e kufijve shqiptaro-grek. Marrëdhëniet
midis dy popujve, shqiptar dhe grek, dr. Nuçi Kota i trajton në aspektin e tyre historik dhe real. Të dy popujt, vëren ai, duan të jetojnë në paqe, por elementë grek nacionalist dhe fetar si dhe qeveria greke nxisin urrejtje dhe krijojnë vatra lufte. Imperializmi grek nuk
rresht së kërkuari territore shqiptare duke sjell si argument praninë e ortodoksëve dhe pakicave greke. Traktati i Londrës i vitit 1913, nuk mori në vëmendje kufijtë historik dhe emocional të shqiptarëve, por favorizoi interesat e shteteve ballkanike: Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, duke kënaqur lakmitë e tyre me territore të banuara nga popullsia autoktone
shqiptare. Për të mbrojtur kufirin e Shqipërisë me Greqinë, ndaj synimeve shoviniste të shtetit grek, Dr. Nuçi Kota u mbështet në të drejtën ndërkombëtare lidhur me kufijtë e caktuar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913. Ai shpresonte që: “ndryshimi i tyre në favor të
shtetit shqiptar, mund të realizohet vetëm me ndryshimin e konjukturave
ndërkombëtare”. Vendimet e Fuqive të Mëdha të sanksionuar juridikisht në Konferencën
e Londrës në vitin 1913, ku u përcaktuan kufijtë shtetëror të Shqipërisë, janë dokumente mbi të cilat Dr. Nuçi Kota sjell në vëmendjen e publikut dhe diplomacisë Euroatlantike, për të rrëzuar
pretendimet greke lidhur me krahinat juglindore të Shqipërisë. Teza greke, thotë Dr. Nuçi Kota, mbështetet në absurdet e pretendimeve të pabazuara historike, emocionale dhe fetare.
Duke cituar tezën greke lidhur me “karakterin grek të krahinave jugore”, që sipas tyre futen krahinat e Gjirokastrës dhe Korçës, për arsye që shumica e popullsisë është e besimit ortodoks, dhe varen nga ana e besimit nga Patriarku grek i Kostandinopojës, Dr. Nuçi Kota hedh poshtë këtë manipulim dhe argumenton faktin që shqiptarët ortodoks nuk janë grek, por janë ortodoks shqiptar. Si rrjedhim, edhe territoret e banuara prej tyre, duhet të përfshihen brenda kufijve
të shtetit shqiptar. Teza shqiptare, thotë Dr. Nuçi Kota, mbështetet vetëm në përkatësinë
etnike të këtyre krahinave. Argumentimi i Dr. Nuçi Kotës, mbështetet në dokumente të hartuara nga komisionarët europian dhe amerikan, ardhur në krahinat kufitare greko-shqiptare, të cilët kanë studiuar përkatësitë nacionale nga të dyja anët e kufirit dhe kanë arritur
në përfundimin që: krahinat jugore të Shqipërisë të cilat qeveria greke i quan “Vorioepir”, banohen tërësisht nga shqiptarë. Teza greke vazhdon sqarimet Dr. Nuçi Kota, sjell në vëmendje faktin që:
“në disa rajone, popullsia është dy-gjuhëfolëse, dhe në disa fshatra ka prezencë të një popullsie minoritare greke”. Dr. Nuçi Kota, hedh poshtë këtë pretendim absurd, duke sjell në vëmendje faktin që: -dygjuhësia është element i domosdoshëm në rajonet kufitare dhe –gjuha greke përdoret vetëm si gjuhë tregtare, ndërsa gjuha e folur e këtyre banorëve është gjuha shqipe. Sado argumente që të sjellësh, thotë dr. Nuçi Kota, nacionalistët grek të frymëzuar nga kisha greke, përsëri hidhen në sulm. Pas mbarimit të Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro - grek
Luftës II Botërore, u paraqitën para kancelarive të aleancës anglosovjeto-amerikane me një pretendim sa absurd aq dhe qesharak. Sipas tyre, fakti që territoret jugore të Shqipërisë, krahina e Gjirokastrës dhe Korçës u çliruan nga ushtarët grek gjatë luftës italo-greke,
vërteton që këto territore janë greke dhe duhet ti kthehen Greqisë.Lufta, sipas nacionalistëve grekë, tregoi rëndësinë e ndryshimit të kufijve shqiptaro-grek në favor të Greqisë dhe rëndësinë e përcaktimit të vijës kufitare midis shteteve sipas kufijve strategjik. Dr.Nuçi Kota ka argumentuar me veprën e tij “Shqipëria dhe Çështja e Kufijve Shqiptaro- Grek”, se edhe ky pretendim i qeverisë greke nuk ka mbështetje ligjore, pasi është në kundërshtim të hapur me vendimet
e Konferencës së Londrës të vitit 1913. Strategjia greke, për ta coptuar Shqipërinë dhe gllabëruar Epirin e Veriut, është mbështetur mbi parimin luftarak “Sulmi është mbrojtja më e mirë”. Përballë sulmeve greke, të mbështetura nga shtetet ballkanike dhe Fuqitë e Mëdha, Patriotët Shqiptar dhe Qeveritë Shqiptare u detyruan të qëndrojnë në mbrojtje të kufijve të caktuara në vitin 1913. Strategjia greke triumfoi. Qeveritë Shqiptare nuk akumuluan fuqi për të argumentuar dhe kërkuar para Fuqive të Mëdha ndreqjen e padrejtësive dhe përfshirjen brenda Shtetit Shqiptar
të krahinave shqiptare; Kosovën, Çamërinë dhe Maqedoninë
Perëndimore. Dr. Nuçi Kota, në doktoraturën e tij “Shqipëria dhe Çështja e
Kufijve Shqiptaro- Grek”, shpreson në ndryshimin e kufijve të caktuar
në vitin 1913 dhe parashtron pikëpamjen e tij lidhur me këtë tezë duke thënë : “ndryshimi i tyre në favor të shtetit shqiptar, mund të realizohet vetëm me ndryshimin e konjukturave ndërkombëtare”. Sidoqoftë, ç’ka shpresohet në t’ardhmen, marrëdhëniet midis dy
popujve, shqiptar dhe grek, Dr. Nuçi Kota i trajton në aspektin e tyre historik dhe real. Të dy popujt duan të jetojnë në paqe, thotë ai, por elementë grek, nacionalist dhe fetar si dhe qeveria greke nxisin urrejtje dhe krijojnë vatra lufte. Imperializmi grek nuk rresht së
kërkuari territore shqiptare duke sjell si argument praninë e ortodoksëve
dhe pakicave greke. Krahas pretendimeve territoriale greke - Doktor në Drejtësi
e sllave, thotë autori, tepër të rrezikshme u paraqitën edhe pretendimet
italiane ndaj Shqipërisë. Synimet italiane dhe pretendimet e tyre ndaj Vlorës dhe krejt Shqipërisë, u mbështetën nga Franca dhe Anglia. Disa marrëveshje të lidhura midis Italisë Greqisë dhe Jugosllavisë synonin zhdukjen e shtetit shqiptar. Pretendimet e faktorit
ndërkombëtar, për ta zhbërë Shqipërinë, thekson autori, qëndronin në faktin që shqiptarët i përkasin katër besimeve. Ky absurd i ngritur nga fqinjët tanë qysh me fillimin e Luftës Ballkanike e deri më sot, vazhdon të përdoret si argument që: “nuk mund të krijohet një shtet
shqiptarësh, kur mungon uniteti fetar”. Këtë argument absurd, Nuçi Kota e ka hedhur poshtë dhe ka argumentuar që: “Besimi, është element sipërfaqësor për shqiptarët,
ndërsa ndërgjegjja kombëtare është ajo që i bashkon”. Në librin “Shqipëria dhe Çështja e Kufijve Shqiptaro – Grek”, Dr. Nuçi Kota paraqitet një shqiptar i vërtetë, me një ndërgjegje të lartë kombëtare. Nuçi është radhitur krahas Malos dhe Nolit. Shqipëria mbi gjithçka.
Për ta bërë Shqipërinë Nuçi ka kapërcyer mllefet dhe urrejtjet patologjike
si dhe dasitë politike dhe ideologjike. Fan Noli ka thënë: “Më mirë një Shqipëri me Zog, se sa Shqipëri hiç fare”. Për të ruajtur sovranitetin e Shtetit Shqiptar, gjatë zhvillimit të Luftës II Botërore dhe pas saj, duke qëndruar pranë Fuqive Aleate anglo-amerikane dhe
Organizmave Ndërkombëtarë me seli në Europë, Dr. Nuçi Kota propagandoi
dhe ngriti lart kontributin e popullit shqiptar në luftën e tij kundër okupatorëve nazifashistë, në krah të aleancës anglo-sovjetoamerikane. Nuçi vinte në dukje mobilizimin e shqiptarëve në Ushtrinë Kombëtare, e cila, siç ai është shprehur; “Numëronte rreth 70 mijë
luftëtarë” dhe gjatë luftimeve të ashpra me pushtuesit nazi-fashist “humbi mbi 22 mijë luftëtarë”. Shqipëria, vinte në dukje Dr. Nuçi Kota, “U çlirua në nëntor të vitit 1944 nga Ushtria Kombëtare”. Pas mbarimit të luftës së dytë Botërore, thekson Dr. Nuçi Kota, Qeveria
e Greqisë bënte të gjitha përpjekjet që Fuqitë Fituese ta konsideronin Shqipërinë bashkëpunëtore me pushtuesit nazifashist. Grekët synonin përsëri copëtimin e Shqipërisë. Në këto kushte, Dr. Nuçi Kota Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro - grek argumenton me tezën e tij, që Shqipëria doli fituese në luftë dhe si shtet aleat me aleancën anglo-sovjeto-amerikane, duhet të pranohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në pjesën e fundit të librit
“Shqipëria dhe Çështja e Kufijve Shqiptaro – Grek”, Dr. Nuçi Kota trajton përsëri, aspekte të synimeve territoriale të qeverisë greke ndaj Shqipërisë, si dhe fabrikimet e pretendimeve të tyre për të mashtruar sërishmi opinionin ndërkombëtar. Teza e tyre ishte pasuruar me pretendime të reja. Sipas tyre “Qeveria e Gjeneral Hoxhës, nuk e kontrollonte territorin nga bandat
komuniste, të cilat keqtrajtonin minoritetin grek në Shqipëri”. Absurde, shprehet Dr. Nuçi Kota. Qeveria jo vetëm që e kontrollon plotësisht territorin shqiptar, por mund të themi që e kontrollon më ashpër sa duhet”. Sa i takon minoritetit grek, “ai trajtohet njëlloj si
i gjithë populli shqiptar, ndoshta pak më mirë, pasi ashtu e kërkon
propaganda komuniste”. Pretendimet lidhur me minoritetin grek në
Shqipëri, qeveritë greke i kanë ngritur vazhdimisht dhe janë përdorur
si argumente për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shtetit
Shqiptar. Për të hedhur poshtë pretendimet e propagandës greke ndaj
Shtetit Shqiptar dhe territoreve shqiptare, Dr. Nuçi Kota ka sjellë
si argument praninë e disa kryeministrave shqiptar ortodoks dhe
disa ministrave funksionar të lartë, që kanë drejtuar Shtetin Shqiptar.
Për paralelizëm, Dr. Nuçi Kota i kujton Qeverisë Greke, se duhet të
njohë minoritetin shqiptar (çam) në Greqi, të lejojë hapjen e shkollave
shqipe dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Libri “Shqipëria dhe
Çështja e Kufijve Shqiptaro – Grek”, është një vepër e shkruar nga
pena e një intelektuali të shquar shqiptar, nga Dr. Nuçi Kota i cili
ka ditur të shkrijë në një të vetme shkencën historike me shkencën
juridiko-ligjore. Kjo vepër është një kontribut i çmuar, lidhur me trajtimin e
çështjeve të kufijve shqiptaro-grek. Le të vlejë sado pak, për të kuptuar
edhe një gjë esenciale: “Strategjia Greke synon asimilimin e shqiptarëve
dhe grabitjen e territorit të tyre. Për këtë qëllim, qeveria dhe
kisha greke investojnë, duke hapur shkolla në gjuhën greke, duke praktikuar gjuhën greke në kishat shqiptare, duke ngritur varreza të rreme në tokën shqiptare, duke dhënë pensione e duke i mundësuar punësimin, atyre shqiptarëve që deklarohen grek”. Për nga rëndësia
që paraqet, vepra e Dr. Nuçi Kota duhet të vlerësohet si një kontribut i çmuar në historiografinë shqiptare dhe të konsiderohet pasuri kombëtare e të ruhet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Më duket me vend të propozoj që, dr. Nuçi Kota të pranohet: “Anëtar Nderi”
i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Harallamb Kota, studiues i historisë
Tiranë mars 2016