e mërkurë, prill 27, 2016

S a ll a

S a ll a
Nga Sherif Bllaca


Salla e operimit më pret
Infermierja më fton të hy aty
Përshwndetet, më mbyllet dera

Nuk di të flasw gjuhën Angleze
Ata më tregojnë krevatin dhe
palosem në të duke pritur …

I palosur i heshtur në pritje
Mbi mua vërshon mbulesa e bardhë
Në heshtje prana meje vinjnw …

Pastaj ndjej një shushuritje
Që prish qetësinë dhe …
Dhe fillon lazeri të djegë

Ndjej dhembje, derdhje
Gjaku i përzier më lotë
Që vërshojnë faqët e mia

Dua t’ju them ma ngadalw
Por gjuhën s’e di si t’ju them
Lazeri djeg e djeg qepallat e syve

Loti i përzier me gjak
Digjet shkrum sytë mbyllen
Ata flasin, por unë si kuptoj

Fillon qepja qepallave…
Ndjej dhimbje s’duroj dot
Ju them mjaft më, ata …”how?”

Dhe vazhdojnë unë heshti
I palosur, i lodhur symbyllur
Ndjej largimin e tyre ... “finish”- thonë

Nga krevati më largojnë
Më ulin në një karrige dhe…
Ashtu më sy të mbyllur

I lodhur nga operimi
Symbyllur nuk e pashë
As djalin që më priste
Aty ku më kishte lënë.