e hënë, prill 25, 2016

KU TRETI BUSTI I SKËNDERBEUT NGA KALAJA E KËRÇOVËS


NGA BAJRAM ÇELIKU – BALI
Dhe, kështu gjyshi dashtë e padashtë, ia filloi rrëfimit për këtë ngjarje të rëndësishme historike që ka ndodhur në qytetin e Kërçovës gjatë Luftës së Dytë Botërore,    Si edhe shumë herë më parë, duke qëndruar në prehër të gjyshit Emin Çeliku, aty pranë vatrës, e luta gjyshin tim të dashur që të më rrëfejë për ndonjë ngjarje nga e kaluara jonë e lavdishme historike. Ai si gjithmonë së pari më buzëqeshi ëmbël nën mustaqe, dhe duke parë se nuk ka shpëtim nga kurreshtja ime, pasi u mendua pak, ia filloi rrëfimit të tij historik. Unë pasi ia arrita qëllimit tim, ia mbërtheva duart e mia të vogla për qafe, dhe e putha disa herë në faqe. E dija se gjyshi nuk do të ma prishte qejfin, do të ma plotësoj dëshirën time, sepse e dinte mirë se mua më pëlqenin rrëfimet me karakter historik, nga e kaluara e jonë e lavdishme. Më tha se, ai në kujtesën e tij posedon një numër të madh rrëfimesh nga e kaluara, por kësaj radhe do të më rrëfejë për një ngjarje nga koha, gjatë Luftës së Dytë Botërore. E di, o nip i dashur se rrëfimet e kësaj periudhe kohore të pëlqejnë, prandaj kësaj radhe do të flas për inaugurimin e bustit të Skënderbeut në Kala të Kërçovës. Unë e shikova në sy dhe mbeta gojëhapur, sepse për Skënderbeun kisha dëgjuar fort pak nga goja e tij, e mezi prita që gjyshi t’ia fillojë rrëfimit. Ai vërejti se unë me padurim pritja që ai sa më shpejt t’ia fillojë e unë e shtrëngova edhe më fortë për qafe me të dyja duart.
Dhe, kështu gjyshi dashtë e padashtë, ia filloi rrëfimit për këtë ngjarje të rëndësishme historike që ka ndodhur në qytetin e Kërçovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht, në kohën kur Kërçova ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë Etnike. Edhe kryetari i komunës së Kërçovës ishte shqiptar tregonte gjyshi, edhe mësuesit i kishim nga Shqipëria, çdo gjë ishte në dorë të shqiptarëve tregonte gjyshi. Pastaj,  filloi të më flas për trimin sypatrembur Gjergj Kastriot – Skënderbeun. Shqiptarët, rrëfente ai nëpër shekuj gjithmonë kanë pasur trima, që asnjë herë Bajram nuk u trembej syri nga armiqtë që synonin të robërojnë Trojet tona Etnike. Sa herë që shihnin se armiku tenton të shkeli trojet arbërore, bashkonin forcat e tyre dhe me armë në dorë u tregonin atyre se, këtu s‘ka vend për okupatorë. Një ndër këto burra trima na ishte edhe i madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili për 25 vjet me radhë i bëri ballë ushtrisë së madhe osmane, të udhëhequr nga disa pashallarë. Duke vlerësuar meritat e tija si luftëtar trim dhe udhëheqës i shkëlqyeshëm i ushtrisë shqiptare, nëpër shumë qytete të Trojeve Etnike Shqiptare, më vonë u ngritën shumë përmendore për nderë të heroizmit të tij ndaj ushtrisë turke por edhe në Itali. Një përmendore e tillë gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1943, me datë 28 Nëntor, për nder të Ditës së Flamurit, kohë kur Kërçova ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë Etnike, në Kala të qytetit u vendos Busti i Skënderbeut. Gjatë inaugurimit të bustit pjesëmarrja e shqiptarëve të rrethit të Kërçovës ishte shumë e madhe. Kërçova vlonte si zgjua bletësh rrëfente gjyshi, ndër të pranishmit isha edhe unë dhe shoku im i rinisë Fazli Biseri, si dhe mësuesit dhe mësueset nga Shqipëria, të cilët nga shteti shqiptarë ishin dërguar që të përhapnin shkrim – leximin.
Ishte kjo një ditë e madhe për shqiptarët e rrethinës së Kërçovës, fliste gjyshi. Kalaja ishte e mbushur plot e përplot me shqiptarë, hidhej vallja e gjëmonin tupanët e larg dëgjohej zëri i zurleve. Ishte një mrekulli që nuk e kishim përjetuar kurrë më parë. Unë dhe shoku im i rinisë Fazli Biseri nga fshati Cërvicë, vendosëm që të afrohemi sa më afër bustit të Skënderbeut, që për së afërmi të ndjekim inaugurimin. Me shumë mund  u afruam e shoku im Fazliu, i njohur aso kohe si vrapuesi më i shpejtë në territorin e Kërçovës, e i shkathët si ketri, mori guximin që t’i ngjitet bustit e ta përqafojë. Këtij qëllimi falë shkathtësisë së tij, edhe ia arriti. Pasi zbriti nga busti, vërejta sytë e tij të përlotur, ishin ato lot gëzimi, edhe mua më rrodhën disa pika loti faqeve, rrëfente gjyshi, ishin ato lot gëzimi. Ajo ditë do të mbetet e paharruar kurrë për mua më tha gjyshi, ishte një përjetim që nuk do ta harroj kurrë për deri sa të jem gjallë, e në sytë e tij përsëri rrodhën disa pika lot.
Erdhën edhe ditë të zeza për popullin shqiptarë të rrethit të Kërçovës, vazhdoi të flasë gjyshi. Edhe pse shqiptarët me armë në dorë mbronin Trojet Etnike Shqiptare, erdhën forca të mëdha sllave nga Rusia, Serbia, Mali i Zi, e sllavët vendës, e Kërçova me rrethinë si dhe shumë Troje tjera Etnike Shqiptare ranë nën pushtetin të quajtur Jugosllavi. Këto egërsira sllave, vranë, masakruan e internuan shumë shqiptarë të pafajshëm, e mos bisedojmë për ato që luftuan për Ballin Kombëtar  të cilët u masakruan e u vranë nëpër lokacione të ndryshme në territorin e Kërçovës, duke mos ua ditë edhe varret ku i kanë…? Kësi masakrimesh tregonte gjyshi ndaj shqiptarëve kanë ndodhur edhe në të kaluarën nga egërsirat sllave. Edhe unë kur isha i vogël po si ti degjova nga goja e babait tim për disa masakra, edhe atë për atë të Cërvicës gjatë vitit 1913, nga dora gjake pirëse e kasapit të Brodit, si udhëheqës i forcave serbe të kësaj ane, Mihajllo Josifoski, i njohur si Mikajli i Brodit, si që e njeh populli. Ky kasap gjakpirës, gjatë atij viti kishte vrarë e masakruar 300 vetë në Zajas, 43 në Cërvicë, 17 në fshatin Jagoll, 90 në Çafë e nëpër fshatra të tjera me popullatë shqiptare. …Duke më shikuar në sy më tha: … Mbajë mend mirë o nip këto fjalë që do t’i them… Shkau besë nuk ka… Këto fjalë, kur isha i vogël m’i ka thënë babai im Bali, e unë t’i them ty. Këto fjalë i argumentonte me një rast në Makedonski Brod, kur begu i Brodit dhe Mikajl Brodi kishin lidhë vëllazëri, e ishin bë miq shtëpie. Kur vjen koha e masakrave në vitin 1913, Mikajli i Brodit i shkon në shtëpi begut dhe me forcë e nxjerrë në oborr të shtëpisë së tij, dhe me bajonetë në dorë vendos që t’ia presë kokën para syve të familjarëve të vet. Atëherë begu, tregonte gjyshi i thotë atij, se: ato janë bërë vëllezër, e mos kjo është ndonjë shaka ? … Mikajli Brodit  ia kthen me fjalët, se vëllazërimi i tyre sot mbaron, e prej sodit unë do të bëhem kasap i serbit, e ty do të përcjellë në jetën tjetër, ndoshta shkon në xhenet, që ju myslimanët më së shumti e dëshironi, dhe ia shkurton kokën para syve të familjarëve të vet. Pra, ore nip më tha gjyshi, këto fjalë që t’i them, futi në xhep e mos i humb, se … Shkau vëlla nuk bëhet… Këto fjalë m’i tha babai im Bali, e unë i përcjellë te ti, e ti përcilli te të tjerët që do të vijnë pas teje. Mos i harro këto fjalë që t’i them unë…
Pastaj gjyshi me rrëfimin e tij u për qëndrua përsëri , te busti i Skënderbeut në Kala të Kërçovës. Pushteti Jugosllav, vazhdoi gjyshi, në rrethana të panjohura, gjatë një nate të errët, nga Kalaja e Kërçovës, hoqi edhe Bustin e të madhit Skënderbe. Se ku u vendos ai , edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë e pazgjidhur. Thashë e thëniet flasin se, ai natën është zvarritur me batanije ( qebe ), dhe është vendosur në ndonjë podrum të ndonjë shtëpie maqedonase. Disa të tjerë flasin se, mos ndoshta busti është zvarritur nga maja e Kalasë, dhe është vendosur në podrumet e Kinemasë së vjetër të Kalasë, e shumë të thëna të tjera. Mbetet enigma … Ku fshihet busti i të madhit Skënderbe ?… Kujt i pengonte ai… ? Vallë ai për 25 vjet me radhë nuk e mbrojti qytetërimin  evropian, nga hordhitë e egra turke…? Pse u pengoi sllavëve…? Ndoshta se vetëm, pse ka qenë shqiptar…? Edhe sot e kësaj dite, mbetet enigma se ku fshihet busti i Skënderbeut…?
Sot, kur shqiptarët e Kërçovës me kryetarin e komunës Fatmir Deharin, në krye, dhe bartës të tjerë të posteve të ndryshme në Qeveri e vende të tjera institucionale, athua nuk është koha që atë bustin e Skënderbeut që e kishim dikur, në majë të Kalasë të qytetit, përsëri ta vendosin atje ku ishte dikur krenar, në Kala. Të shpresojmë se, një gjë e tillë do të ndodhi së shpejti, dhe shqiptarët përsëri të gëzohen sikur gjyshërit tonë dikur gjatë atij nëntori të lavdishëm të datës 28 nëntor të vitit 1943. Shpresa vdes e fundit, e plotësimi i sajë mbetet që të realizohet sa më shpejt. Besoj se, kjo shpresë një ditë do të bëhet realitet. Ashtu qoftë!…