Milingonat
Nga Fatmir Terziu
Milingonat vërtiten në amfiteatrin lulak,
kërkojnë tulet e hedhura
nga protezat e liruara të zambakut plak.
Nga Fatmir Terziu
Milingonat vërtiten në amfiteatrin lulak,
kërkojnë tulet e hedhura
nga protezat e liruara të zambakut plak.
Argusi lëshon sytë përqark,
si një rrojtar dinak,
lulja ime krihet në nektarin e diellit,
unë i sapunos sytë në këtë shtrëngatë
me ujin që virgjëron kalimin e ngrohtë
dhe bëhem palë
me lulet në peshqirin e sapotharë.
I laj udhëtimet ujake për të njomur
lulet e përfjetura të peshqirit.
Milingonat...
rreth tyre lulëzat me filiza të hollë,
kalërojnë nën antenë,
u duket e gjithë kjo botë,
një lojë pa kuaj me donkishotë.
www.fjalaelire.com
si një rrojtar dinak,
lulja ime krihet në nektarin e diellit,
unë i sapunos sytë në këtë shtrëngatë
me ujin që virgjëron kalimin e ngrohtë
dhe bëhem palë
me lulet në peshqirin e sapotharë.
I laj udhëtimet ujake për të njomur
lulet e përfjetura të peshqirit.
Milingonat...
rreth tyre lulëzat me filiza të hollë,
kalërojnë nën antenë,
u duket e gjithë kjo botë,
një lojë pa kuaj me donkishotë.
www.fjalaelire.com
Peisazh
Nga Fatmir Terziu
Shiu godet pa fre mbi hiramin e Londrës,
shiu i padisiplinuar
pluhuri struket kërkon diell
poshtë dritareve ku flatërojnë fustanet,
lëvizjet e tyre të dashuruara
anës perdeve që bëjnë vend të shohin çiftet
shiu i pabindur,
na zgjoi edhe ne e dashur,
të ritmojmë puthjet.
Shiu, ky shi i pabindur i Londrës,
bën xhirron memorjeve të Botës.
Regent’s Park 29 Mars 2015
www.fjalaelire.com
Distancë
Nga Fatmir Terziu
Bota e zogjve është një hapësirë stinësh
në trurin e tyre hartat vizatohen pa kufi,
lidhen dashuri të përshpejtuara
nisin në Regents Park,
s’dihet ku përfundojnë kushedi.
Bota me sytë e zogjve në anën tjetër,
është e lirshme s’matet me meter.
Regent’s Park 29 Mars 2015
Dashuri
Nga Fatmir Terziu
Një zogth ishte duke çakërritur. Nëna
me siguri i solli fjalë,
për të atin e vonuar nga shiu i tërbuar;
dhe era në Regent’s Park.
Përreth folesë së thurrur me thupra e kashtë
qaseshin qindra zërra ngadalë:
“Oh mikja jonë e veçantë, mos u mërzit
ne gjithnjë jemi bashkë!”
Regent’s Park 29 Mars 2015
GJENERATA JONË E PALUMTUR
Vullnet Mato
GJENERATA JONË E PALUMTUR
Ne ishim njerëz të një brezi
të lindur përrenj,
për të vaditur thatësirën
e të gjitha moshave.
Por koha na ndali,
pa u bërë lumenj,
që të ujitnim kënetën
e korit të bretkosave.
Ne lindëm për kurorat
e lavdive të munguara,
por klima na ndali
dhuntitë që në bisqe.
Për të kurorëzuar
lavditë e pamerituara,
la në hije rrezatimet
tona të fuqishme.
Vajzave u thaheshin buzët
për një puthje,
dhe u fishkeshin mollët
në shportëzat e pritjes.
Derisa fanatikët
këmbëkryq pa ngutje,
të ujdisnin me mblesët
çmimet e shitjes.
Djemve u përvëlohej
damari i gjakut rinor,
nga zinxhirët e moçëm
të ndrydhjes patriarkale.
Për të shuar
urinë e zjarrit mashkullor,
duke shtrydhur testikujt
me erotika artificiale.
Guximtarët duhej
të kopsiteshin gjer në fyt,
me trupin dhe mendjen
peng për “sakrifica”.
Përndryshe nga rreptësia
e absurditetit utopik,
ndonjëri fajin
mund të lante me krisma.
Mendimtarët duhej
të merrnin doktrinën,
vaksinë kundra
ndikimit të huaj si virus.
Përndryshe shpata e orakullit
ngrihej tinëz,
dhe u vringëllonte mbi koka,
për t‘i bërë sus!...
Në dekadat vrastare
me përgjime dhe ankthe,
nxitej urrejtja mes nesh
dhe gjithë botës së lirë.
Derisa në tela me gjemba
rrethuar na mbajtën,
si Faraoni skllevërit
te piramidat në shkretëtirë.
Tani që piramidën tonë,
me forma të imituara,
koha po kthen
gërmadhë në rrënim,
brezi ynë sheh ndër ekrane
ëndrrat e dështuara,
të një gjenerate të palumtur,
në ikjen pa kthim...
Sinqerisht…
Sinqerisht…
Vaso Papaj
Sinqerisht…
I nisëm përsëri
bisedat e dhimbjes sonte.
Pranë njëri
tjetrit. Ato do të kalojnë si retë.
Pas shiut, një
rreze dielli do të na mjaftonte.
Dashuritë
provohen, në të përpjetë e tatëpjetë...
Sinqerisht ...
Thuam, kush e qetësoi
për ty detin e vdekjes?
Kush tjetër
ndezi hëna e yje nëpër net?...
Ishin gishtat që
dridheshin nga magjia e prekjes.
E kjo s’do të
kish të sosur, tërë një jetë...
Sinqerisht ...
Përse, tërë
kohës krahut tim s’m’u shqite,
Kur betejave të
humbura në kalendar u ktheja fletë?
Ishe ti, që me
një puthje trishtimin ma fashite,
Ti, që më ktheve
befas buzëqeshjen e vërtetë.
Ndaj,
sinqerisht…
S’trembemi dhe
nëse ters na shkon “një nesër”.
Do të marrim
trastat në kurriz dhe do të shkojmë.
S’do t’donim kurrë
që fati ynë të varej nga një tesër.
Ç’të bëjmë?!
Tangenteve fatale të botës do t’qëndrojmë.
S’të
le të ftohesh
(Motrës që
mungon prej kohësh)
S’të le të
ftohesh, shpirti im.
Do të mbuloj me
ëndrra plot.
Të ngroh me
frymë e dashuri,
Se s’ jemi ndarë
kurrë në këtë botë.
Së bashku
mbushëm mijëra vjet.
Të rend kjo kohë
si tren ekspres.
Bashkë do të
jemi dhe në tjetrën jetë,
Si mike e parë,
jepmë qëndresë.
Orë pafund, si
dallgë dimërore,
Të pamëshirëshme
si sy kujtese.
Në shpirt të
ndjej erë pranverore,
Ma davarit çdo
smog harrese.
Se të kam shpirt
të shpirtit tim.
Me ty vetmia
s’ka për t’më vdekur.
Kurrë s’do më
shohin në mallëngjim,
Dhe kurrë të
nisem pa buzëqeshur.