Me rastin e 7 vjetorit të Çlirimit të Kosovës
DERI SOT NUK KAM FTESË PËR KONCERT NË TIRANË...
Bisedë me Ardita Statovcin, pianisten e madhe shqiptare nga Kosova
Nga Abdurahim Ashiku
Nga Abdurahim Ashiku
Kam biseduar në jetën time me shumë njerëz, por biseda me Ardita Statovcin
ishte e jashtëzakonshme. Ishte një çast që nuk do ta harroj kurrë. E bukur, në
moshën e luleve të jetës, (vetëm 29 vjeçe)
me një buzëqeshje prej nga kroi i pastër i zërit të saj rridhte, si
rrjedhin krojet në natyrën e virgjër të maleve shqiptare.
Ajo që më befasoi tek Ardita Statovci është SHQIPJA e saj, Gjuha Shqipe në një pastërti që edhe studentët e Gjuhë –letërsisë, edhe akademikët e Drejtshkrimit të Gjuhës Letrare Shqipe, do ta kishin zili, do të ulnin kokën me respekt. Ardita Statovci vetëm katërmbëdhjetë vjet ka qenë në takim të përditshëm me gjuhën shqipe, vetëm në moshën fëminore, madje me gjuhën shqipe në dialektin e Kosovës, në gegërisht, kurse 15 vjet të tjerë të jetës i ka kaluar (dhe vazhdon ti kalojë) me gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane... ku ka studiuar dhe jep koncertet e saj të mrekullueshme. Në bisedën me të, në asnjë rast, nuk dëgjova të përziejë asnjë fjalë gjermanisht ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, dhe ku jeton edhe sot.
Një shembull ky që të bën ta nderosh dhe respektosh më tepër se për duart e shpirtin e saj mbi tastierën e pianos, për Gjuhën Shqipe...
Në tej; biseda me Ardita Statovcin më 4 gusht 2011 në hollin e hotel ERALD në Prishtinë. Dhe në fund; një biografi e jetës dhe krijimtarisë së saj marrë nga klikimi në Google me emrin Ardita Statovci, vlerësime për artisten - publikuar në shqip, anglisht, gjermanisht, në gjuhët që lexuesi njeh.

Abdurahim Ashiku
Mund të prezantoheni?
Quhem Ardita Statovci. Jam nga Prishtina, pra nga Kosova. Kam lindur në
Prishtinë. Në moshën 15 vjeçare shkova në Austri, përkatësisht në Salzburg, në
universitetin e njohur të muzikës Mozarteum për të studiuar. Kam mbaruar
studimet atje. Edhe studimet e magjistraturës. Më vonë kam studiuar edhe në
Universitetin e Indianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek pianisti i
dëgjuar legjendar 87 vjeçar Menahem
Pressler. Në Itali kam studiuar në Academinë
Pianistike në Imola tek Franco Scala dhe Boris
Petrushansky. Dhe tani mbaj koncerte në
vende të ndryshme të Evropës, Amerikës e kështu me radhë.
Mund ta kujtoni koncertin tuaj të parë?
Po. Me këtë rast do t’ju tregoja një përjetim shumë të bukur, ndoshta një
nga koncertet më të mëdha në atë kohë kur isha fëmijë. Ky profesion kërkon
vazhdimisht paraqitje para publikut, kjo do të thotë që nuk ishte ashtu
detyrimisht hera e parë që paraqitesha para publikut. Fitova çmimin “Talent i
Kosovës” në moshën 8-9 vjeçe sa isha. Duhej kaluar një garë, garë muzikore e
kam fjalën, konkurse siç i quani në Shqipëri, përndryshe...
Garë është fjalë shqipe kurse konkurs...
Epo bravo. Edhe unë dakordohem....përndryshe nuk ishte e lejuar që fëmijët
kaq të vegjël të merrnin pjesë. Nga shkolla e muzikës ishin fëmijë nën moshë.
Mësuesja ime insistoi që unë të merrja pjesë. Me të vërtetë e fitova çmimin
“Talent i Kosovës”. Koncerti mbahej në “Sallën e Kuqe” e cila konsiderohej më e
mira. Salla është e madhe dhe në sytë e mi si fëmijë më dukej gjigante, më
dukej e pafundme. Ishte një publik i tërë që mbushte sallën. Ishte një ndjenjë
e papërshkueshme. Më kujtohet që pata luajtur një vals të Shtrausit që e njihja
edhe nga filmat vizatimor me Tomin dhe Xherrin. Luajta edhe një tokakina nga Kavalevski
që në atë kohë ishte shumë e vështirë për duart e njoma të një fëmije. E tëra
ishte një mrekulli dhe ende, disi ende, e kam atë ndjenjën e paraqitjes.
Si u ndjetë me fitimin e çmimit dhe si ndikoi ky në të
ardhmen Tuaj?
Që kur kam filluar pianon e deri sot ishte një proces shumë i natyrshëm, u
zhvillua në një nevojë të përditshme, një punë njësoj sikur sportisti, pra me
orë të tëra për të mbajtur, si të themi hapin qoftë ky për koncertimin, pastaj
për memorien sepse të gjitha gjërat interpretohen përmendësh. Çmimi ishte një
sadisfaksion, pranimi i punës të një fëmije të vogël atëbotë. Ishte fantastike
që më jepej rasti të paraqitesha në një
sallë gjigante me gjithë ata njerëz. Dhe deri më sot i gjithë procesi ka
vazhduar shumë natyrshëm; me koncertet, me studimet.
Ishit ulur në piano. Si ishte...
Vaj halli ishte. Por kjo e tregon se njeriu kërkon vullnet, disiplinë, mund
edhe në kushtet janë si janë. Ishte në se nuk gaboj Blutmer që edhe para dy
viteve e kemi pas atë piano edhe pse atë korpusin rezonues e kishte çarë për
mesi. Këto ishin kushtet e Kosovës që nuk kishte në fakt të tjera. Por tani e
ka një më të mirë në Sallën e Kuqe.
Kur ikët nga Kosova?
Në vitin 1997.
Dhe u vendosët ku?
Në Salzsburg, në vendlindjen e Moxartit.
Moxarti i madh që vdiq në varfëri të plotë, u varros në
një varr masiv nga bashkia, siç e tregon edhe filmi për jetën e tij të
shkurtër...
Ashtu është.
Unë e kam parë filmin, e kam librin mbi jetëshkrimin e Moxartit, kam ndjekur në vitet ‘60’të
operat që janë dhënë në teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, operat më me zë
në botë, nuk kam lënë shfaqje pa parë. Megjithëse nuk mund të them se kam vesh
të hollë muzike, përsëri i kam ndjekë
atëherë dhe, edhe sot, i ndjek vazhdimisht në filmat biografikë për kompozitorët
e mëdhenj. Kam një numër të konsiderueshëm CD të cilat i përdor në çaste
qetësimi shpirtëror.
Bravo, shumë mirë....
Më fal se fluturova pak në vitet e rinisë time,
pesëdhjetë vjet të shkuara. Atëherë vazhdojmë me udhëtimin tuaj në Salzburg. Si
iu duk Salzburgu një vajze të re kosovare ?
Kur shkova në Salzburg isha vetëm 15 vjeçe. Shkova drejt në një nga
universitetet më me famë botërore, „Mozarteum“ në Salzburg të Austrisë. Aty gravitojnë njerëz
nga të gjithë kontinentet. Ishin një numër shumë i madh kolegesh nga e
gjithë bota. Në klasën e profesorit tim ishin nga Japonia, Korea Jugore dhe
Kina. Ata janë njerëz me disiplinë të hatashme. Ata janë mësuar që fëmijë
të punojnë jashtëzakonisht shumë. Dhe ata duan të kenë jo arritje të
shkëlqyeshme por të shkëlqyeshme- të shkëlqyeshme të themi kështu, të shkallës
së lartë, të jashtëzakonshme, kështu që automatikisht vihesha në konkurrencë me
një botë të tillë. Nuk ishin vetëm aziatët që ishin në atë universitet. Kishte edhe nga Afrika e
Jugut, nga Australia për të mos folur për vendet e tjera të Evropës, Shteteve
të Bashkuara të Amerikës, të Amerikës Latine etj. Ishte një sfidë kur vije nga
një vend që nuk kishte mundësinë e shkollave të zhvilluara, shkollën e
zhvilluar pianistike siç është shkolla ruse, shkolla gjermane apo franceze.
Ishte shumë sfiduese përkundër punës në këtë fushë ku nevojitet shumë edhe
tradita e mbledhur me kohë. Përderisa austriakët, gjermanët po themi e kanë Bahun, babanë e muzikës që kishte lindur në vitin 1685 që do të thotë
se po flasim për shekullin e 17-të, ne si Kosovë në shekullin 21 luftojmë për lirinë
e censurës. Ishte shumë sfiduese, por e kisha si qëllim parësor, që e kam edhe
sot dhe që kjo ishte ajo që më mbante të vazhdoj edhe më tutje.
Patët vështirësi që ti kaloni gjithë këto aziatë...?
Nuk ishte e lehtë, kjo kur vjen nga mentaliteti shqiptar që e kemi një
edukatë bujare dhe zemërgjerë. Unë që në
familje dhe vetë jam mësuar të kem kujdes edhe për të tjerët, larg egoizmit që
patjetër të jem e para dhe të kem pianon më të mirë për të studiuar. Në këtë
aspekt nuk ishte e lehtë për mua. Përderisa kolegia koreane, në rrafshin
shoqëror mund të jetë shumë e dashur, kur vjen puna në se të dyja ndodheshim në të njëjtin
autobus për të shkuar deri tek portieri i universitetit për të marrë çelësin
për tu ushtruar në piano, ajo do të vraponte nga autobusi deri tek portieri për
të marrë pianon më të mirë. Kjo për mua ishte e pakonceptueshme, Ne ishim
mësuar si shqiptarë të kemi kujdes ti ndihmojmë të tjerët e kështu me radhë.
Kjo ishte një vështirësi si ta them censure në se shikohet në rrafshin social.
Me kohë i mësova edhe këto.
Mësove të vraposh?
Jo nuk u mësova të vrapoj, mësova të zgjohesha edhe më herët nga se duhej,
për të pasur rastin.
Vetë kompozoni?
Jo detyrimisht. Para se të interpretosh vepra muzikore duhet ti kesh
analizuar gjerë në aspektin e harmonisë, të analizës muzikore, në aspektin
politiko-shoqëror që lidhet me vitin e kompozimit dhe pse është kompozuar.
Është e njohur etida revolucionare e Shopenit. Kur u kompozua kjo po ndodhte
kryengritja e Varshavës. Ai ishte i sëmurë dhe nuk mund të merrte pjesë në
Kryengritje. Ajo çfarë bëri, ajo çfarë ai mund të bënte për ta përkrahur këtë
kryengritje, ishte kompozimi i etidës revolucionare të dymbëdhjetës që është
një ndër pjesët më të popullarizuara në fushën e muzikës. Mua më është dashur të jap provimet e
kompozimit me kompozitorë shumë të njohur. Në Salzburg kam mësuar bazat e
kompozimit por unë jam interprete, unë merrem me kompozimet e bëra.
Mbas shkollës cilët ishin hapat tuaj në botës e muzikës?
Krahas studimeve, magjistraturës e kështu me radhë, koncerteve, koncertualet që është qëllimi qenësor i pianistes ose studentit që studion piano, tërë kohës kisha mbajtur edhe koncerte. Pasi përfundova në Salzburg edhe magjistraturën koncertet u intensifikuan dhe paraqitjet koncertale nëpër vende të ndryshme të botës. Më rastisi fati i mirë që të punoja me pianistin legjendar 87 vjeçar Menahem Pressler në Indiana University në Bloomington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një masterplan të shkurtër në Vermond të SHBA dhe kështu në vijim të shkoja në Universitetin e Indianës ku punova intensivisht duke krijuar një përvojë të mrekullueshme. Pressler është një pianist që përkundër namit që ka, punon natë e ditë. Përveç që udhëton aq shumë ende punon dhe ushtron gjithë kohës.
Pas Amerikës kam qenë në Itali ku vazhdoj të shkoj herë pas here në Parkun e Akademisë së njohur Pianistike në Imola, një ambient i mrekullueshëm që tregon se si mund ta ruajmë edhe trashëgiminë kulturore. I gjithë aktiviteti pianistik zhvillohet në një kala të qytetit që nga jashtë të duket vetëm si monument ku mund të shkojnë turistët. Është një derëz e vogël me një zile dhe brenda dhomat me piano. Për mua është me të vërtetë shumë e veçantë.
Në çfarë skenash keni luajtur?
Në shtete të ndryshme; në Gjermani, Austri, Francë, Maqedoni, Spanjë, Itali, Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë e shumë vende të tjerë.

Në cilën skenë keni ndjerë krenarinë e të qenit kosovare?
Gjithkund. Në biografinë time kudo
kam thënë se quhem Ardita Statovci, lindur në Kosovë, në Prishtinë, jam
shqiptare...
Ndonjë emocion të veçantë në shfaqjet tuaja ku kanë marrë
pjesë edhe shqiptarë, emocion që ka lindur nga prania e tyre?
Koncerti si i tillë është një emocion në vetvete. Nuk mund ta dish përpara
se çfarë do të ndodhë. Varet edhe nga disponimi momental i publikut në qoftë se
e shikon në rrafshin e psikologjisë së muzikës që nga disponimi momental i
publikut se si e percepton çfarë po dëgjon nga interpreti dhe varet thjesht
edhe nga momenti. Kjo është edhe bukuria e muzikës së gjallë. Një CD kurrë nuk
mund ta arrijë atë efekt që ka muzika e gjallë, pra CD është ai moment që është
dhënë një herë dhe këtë mund ta dëgjosh edhe njëzet herë. Interpreti në skenë,
edhe në se luan të njëjtën vepër, dhe në se e luan shtatëmbëdhjetë herë ajo do
të jetë shtatëmbëdhjetë herë ndryshe.
Kurrë nuk ka mundësi të përsëritet i njëjti interpretim, me ato emocione në të
njëjtën mënyrë. Secili koncert ka një veçanti.
Unë gëzohem natyrisht kur ka shqiptarë që u interesojnë këto lloj koncertesh, marrin pjesë dhe emocionohen edhe ata, emocionohem edhe unë. Janë momente të bukura.
Unë gëzohem natyrisht kur ka shqiptarë që u interesojnë këto lloj koncertesh, marrin pjesë dhe emocionohen edhe ata, emocionohem edhe unë. Janë momente të bukura.
Dëshironi të luani në Athinë?
Greqia është një vend ku ende nuk kam pasur koncert. Por në se më lejohet
të them edhe Shqipëria...
Edhe në Shqipëri nuk keni luajtur?
Po, nuk kam luajtur. Nuk kam pasur ndonjë rast deri tani për të dhënë
koncert në Shqipëri.
Unë desha që një ditë të ishe në Athinë në një sallë të
madhe ku të kishte edhe shumë shqiptarë emigrantë...kurse ju nuk paskeni shkuar
ende në Shqipëri, nuk paskeni marrë një ftesë nga Shqipëria...
Kështu është. Në Maqedoni, në Shkup kam mbajtur koncert ku ka pas shumë
shqiptarë, në Kosovë kuptohet kurse në Shqipëri nuk më është dhënë rasti ende
akoma. Edhe në Itali ku ka shqiptarë kam dhënë po në Shqipëri, në shtetin Amë!?
Është me të vërtetë një mundësi e bukur...
Një ëndërr...
Qesh me shpirt...
Megjithatë unë do të dëshiroja të ishe edhe në Athinë,
t’ju dëgjoja në një intervistë në televizionet greke, gjë që e kanë bërë dhe e
bëjnë me respekt për artistët shqiptarë, të takoheshit me instrumentistë
“violinë e parë” shqiptarë që kanë mbushur deri në 65 për qind orkestrat
simfonike të Athinës dhe Selanikut.
Po. Kam dëgjuar që orkestrat simfonike greke kanë në gjirin e vet 65 për
qind shqiptarë. E di.
Kam dëgjuar dhe më pas kam intervistuar në Irodhion e
lashtë Vaso Tolen në ditën kur u dha Opera “Eumenidet”, operë që fitoi çmimin e
parë në konkursin mbarëbotëror për hapjen e lojrave olimpike Athina-2004, operë
ku këngëtarë të mëdhenj nga të pestë kontinentet këndonin shqip. Kam dëgjuar
dhe më pas kam intervistuar tre instrumentistë shqiptarë të orkestrës së
Selanikut që luanin në teatrin e madh antik në shkëmbinjtë e Akropolit, në
Irodhio, instrumentistë që ishin “violinë e parë” e orkestrës. Në Athinë ka
shumë instrumentistë, balerinë shqiptarë që kanë kapur qiejt e interpretimit.
Po kam dëgjuar shumë për ta dhe dëshira ime është që një ditë të luaj
bashkë me ta.
Jeta juaj familjare si lidhet? Nëna, një profesoreshë e
nderuar që unë pata kënaqësinë ta dëgjoj në Seminarin e 7-të Mbarëkombëtar për
Gjuhën Shqipe në Diasporë” në një leksion brilant për veshjen popullore
shqiptare...
Do t’ju tregoj por pa modesti edhe për faktin se jeni në Athinë. Vij nga një
familje shkencëtarësh. Jemi tri vajza. Unë jam më e vogla. Babai im ishte
personalitet publik shqiptar Profesor Doktor Ejup Statovci, rektor i
Universitetit të Prishtinës. Pikërisht gjatë atyre viteve kur punonim në ato
shtëpitë shkolla 1991-1997. Ai tani ka vdekur...
T’ju ketë lënë jetë, të jeni krenarë për të...
Faleminderit! Nëna ime, siç e patë edhe në ligjëratën sot, Profesor Doktor
Drita Halimi-Statovci është etnologe. Etnologjinë e kemi traditë në familje.
Gjyshi, Kadri Halimi, ishte etnologu i parë shqiptar në Kosovë. Nëna merret me
këtë profesion. Është edhe një kushërirë e familjes Halimi që vazhdon me këtë
profesion. Kemi bërë kështu një traditë të etnologjisë në familje. Dy motrat e
mija, njëra është ekonomiste kurse tjetra është inxhiniere e informatikës,
kurse unë jam pianiste. Ky është formacioni i familjes.
Ata kanë ndonjë dell muzikor?
Jo, jo. Janë admirues të mëdhenj të muzikës. Të gjithë luajnë, ose kanë
luajtur, përfshirë edhe babanë, pianon, ai madje ka luajt edhe violinën. Nëna
ime dhe dy motrat kanë mësuar pianon në shkollën e muzikës dhe kjo u bë e nënkuptueshme edhe për mua që të
shkoja në shkollën e muzikës. Ata janë adhurues të mëdhenj të muzikës edhe pse
mbahen modestë, janë njohës shumë të mirë të muzikës.
Jeni vajza më e vogël me dy motra më të mëdha. Jeni teze?
Po. Të dyja nga motrat e kanë nga një djalë. Kjo do të thotë se kam nga dy
nipa.
Po vetë si je?
Shumë mirë. (Qesh me shpirt)
Faleminderit shumë. Ishte një kënaqësi e madhe për mua.
Besoj se do të jetë kënaqësi dhe mburrje edhe për lexuesin emigrant në Greqi që
kanë një artiste të madhe si Ju.
Ju faleminderit edhe ju!
* * *
Shënim:
Intervistën me pianisten e madhe Ardita Statovci ia përcolla menjëherë drejtorit të atëhershme të Teatrit të Operës dhe Baletit me shënimin që ta ftojnë shqiptaren e madhe në një koncert në Tiranë si një plotësim të ëndrrës së saj...
Nuk mora përgjigje.
Dhe tash katër vjet që nga ajo kohë nuk kam dëgjuar që Ardita të jetë ftuar në Tiranë...

Abdurahim Ashiku, Athinë 17 shkurt 2015
FRAGMENTE NGA JETA E NJË PIANISTJE TË MADHE....
Si njihet në botë ARDITA STATOVCI...
Ardita Statovci është pianiste shqiptare. Lindi në Prishtinë, Kosovë më 2 mars 1982 si vajza më e re e dy profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Që nga mosha tetë vjeçare ajo filloi të vijojë mësimet në piano tek prof.
Hadije Gjinali në shkollën e ulët të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, duke kryer vitin e dytë dhe të
tretë në një vit shkollor – gjë që e përsëriti edhe në klasën e shtatë dhe të
tetë të shkollës fillore që e ndoqi paralel me shkollën e muzikës. Dy herë
është shpërblyer me Çmimin “Talenti Kosovar”. Në moshën 13 vjeçare ajo u
transferua në klasën e Lejla Haxhiu-Pula në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”. Në moshën 14 vjeçare ajo u
paraqit në koncertin e saj të parë solistik, ndërsa në moshën 15 vjeçare u
pranua në Akademinë
e Arteve në Prishtinë, Universiteti i Prishtinës dhe më 12
Tetor 1997 ajo u paraqit në koncertin e saj të parë në Austri nën patronazhin e Shoqatës për Teatër Muzikor në Vjenë.
Menjëherë pason pranimi i saj (pra në moshën 15 vjeçe) në Universitetin me famë botërore „Mozarteum“ në Salzburg të Austrisë, ku në vitin 2004 ajo diplomon në klasën koncertale të prof. Christoph Lieske. Gjatë studimeve të saj muzikore kreu shkollën e mesme kur ishte vetëm 16 vjeçare. Në gusht të vitit 1999 në Wolfsegg, Austri, për një periudhë mjaft të shkurtër realizon pjesën solo në piano dhe udhëhoqi performimin e parë të Baletit Come Una Danza të Richard Adamas, të kompozuar nga Kurt Rapf me rastin e 25 vjetorit Jubilar të Seminarit të Baletit të Shoqatës për Teatër Muzikor, duke shënuar një sukses sensacional, gjë që e përsëriti në gusht të vitit 2000 me Játékok nga G. Kurtág dhe me 2001 me “Humoreske” nga Schumann (gjithashtu në koreografi të Adamas).
Që nga viti 1997 Shoqata për Teatër Muzikor – Vjenë, një numër i anëtarëve dhe përkrahësve të kësaj shoqate e kanë përkrahur Ardita Statovcin në shkollimin e saj artistik në Austri. Më 2004 u shpërblye me bursë nga “Internationale Stiftung Mozarteum”. Kreu masterkurse me Menahem Pressler, Peter Donohoe, Stefan Arnold, Cyprien Katsaris, Thomas Larcher, Dubravka Tomsic, Elisabeth Leonskaja, Norman Shetler, Riccardo Risaliti, Paul Badura-Skoda, Carmen Piazzini si dhe të tjerë. Statovci ka bërë TV dhe radio inçizime të shumta.
Koncertoi në vende të ndryshme (Kosovë, Austri, SHBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angli, Bosnjë,Hungari, Gjermani etj.), si soliste me orkestër, me recitale pianistike si dhe me muzikë kamertale. Në vitin 2005 ajo fitoi në Yehudi Menuhin Live Music Now Salzburg. Në vitin 2005 pëkrahet nga Rotary Club, Salzburg. Me 2006 fiton çmimin “Bösendorfer Preis” Mozarteum, Salzburg.
Në dhjetor të vitit 2007, përfundon studimet e magjistraturës ne Universitetin MOZARTEUM në Salzburg (Austri), në klasën e prof. Christoph LIESKE, me ç‘rast juria internacionale unanimisht i jep vlerësimin maksimal.
Në prill të vitit 2008 iu nda bursa “Fohnstipendium” (bursë e paraparë për artistë tejet të talentuar në Austri).
Në vitin 2008 doli CD-ja e saj (inçizim live në Salzburg) me vepra nga Brahms-i, Beethoven-i dhe Dutilleux.
Për arritjet e saj të jashtëzakonshme si absolvente e Universitetit Mozarteum u shpërblye me bursë një vjecare (2008/09) nga Qeveria Federale Austriake për shkencë dhe hulumtim (BMWF), për te vijuar studimet posdiplomike në Itali, në Academinë Pianistike në Imola tek Franco Scala dhe Boris Petrushansky.
Në vitin 2009 Ardita Statovci studioi me pianistin legjendar Menahem Pressler në Indiana University në Bloomington/SHBA.
Po ashtu në 2009 ajo u shpërblye nga Ministria Austriake Federale Për Arsim, Art dhe Kulturë me “Bursë shtetërore” që është një bursë speciale për artistët e rinj të suksesshëm.
Ardita Statovci së fundi është nominuar nga “Steinway & Sons” si Ariste e Re e Steinway-it.
Pianistja e re kosovare Ardita Statovci, është ftuar për të interpretuar si soliste në vend të ikonës së pianizmit botëror, Martha Argerich-it, nën dirigjimin e njërit nga dirigjentët më të mëdhenj të kohës së sotme, Claudio Abbado-s, e shoqëruar nga orkestrat "Gustav Mahler Chamber Orchestra" dhe "Mozart Orchestra".