e enjte, dhjetor 11, 2014

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE SHQIPËRIA




( AMBASADORI AMERIKAN DHE SI U MBROJT ENVER HOXHA NGA AMERIKANËT)
                                 NGA  KRISTO  ZHARKALLIU
     1.            TAKIMI I PARË ME NJË AMERIKAN DHE KËSHILLAT E TIJ 
Kisha  dëgjuar kaq shumë për amerikanët, në përgjithësi sharje dhe akuza, sa nuk besoja kurrë që një amerikan të kishte simpati për ndonjë shqiptar. Në Voskopojë kisha blerë një  radio hungareze (këto qarkullonin aso kohe në Shqipëri) dhe nganjëherë guxoja të dëgjoja Zërin e Amerikës, i cili fillonte kështu (ndonse aso kohe nuk dija anglisht këto më kujtohen ) “Thisis The Voiceof Amerika in Sellaniki!” gjë që  domosdo ishte tepër e rrezikëshme, sidomos për familjen tonë që ishte shpallur “armik i popullit” duke na përjashtuar nga Fronti dhe mospranimin tone në kooperative. Në këto kushte pra, kur rrezikohej përditë jo vetëm “liria” por edhe koka, më 24 mars 1961 kalova kufirin grek (i arratisur sigurisht) me shpresë se në “botën e lirë” do të gjeja lirinë e vërtetë. Pritja në Greqi nuk ishte dhe kaq e ngrohtë sa mendoja  dhe shpresoja unë (duke dëgjuar Zërin e Amerikës). Më çuan në Janinë ku më mbyllën në një qeli si më dhanë të ha një tas me kos… Në Janinë,ku kalova në hetime të tejzgjatura dhe të hollësishme,  më mbajtën tre muaj dhe më 1 qershor të atij vitit më nisën për në Athinë bashkë me dibranin KamberMerdinin me të cilin isha njohur në Janinë (i arratisur nga ushtria ai). Besonim se me të mbrritur në Athinë do të na linin të lirë (unë kisha një njeri të afërm që më priste) por nuk ngjau kështu. Na çuan në një qëndër ushtarake amerikane në një vend të cilin as sot nuk kam mundur ta përcaktoj me përpikmëri ku ndodhet. Ishte në një bregore mbi Athinë kunë një ultësirë ishin  disa ndërtesa njëkatëshe të rrethuara me  kangjella të larta dhe me një derë të madhe të hekurt. Ne të dyve na vendosën në një nga këto ndërtesa të vogla ku kishte një kuzhinë, një dhomë me dy krevate, WC, një radio dhe një aparat telefoni, të cilin ne nuk dinim ta përdornim. Na shërbente një vajzë vendase e cila e kalonte më së shumti kohën duke folur në telefon me të dashurin e saj ose me shoqet e saj.Kamberi kishte një arrogancë të çuditëshme,fshatarçe dhe shumë herë ngacmonte vajzën me ato pak fjalë greqisht që kishte mësuar në Janinë, por ajo nuk i jipte rëndësi, madje qeshte me shqiptimin e keq të fjalëve greke nga Kamberi. Nga ajo mësuam se ndodheshim në një bazë informative amerikane, sepse unë kisha filluar të komunikoja pak më mirë se Kamberi.
Ditën e dytë na  muarnë përsëri në hetime –ose në pyetje si thoshin- si kishte ngjarë dhe në Janinë veçse këtu bëheshin në gjuhën angleze dhe përkthuyesi i shqipes ishte një burrë i moshuar i cili mbante një qëndrim prepotent ndaj ne dy djelmoshave të porsaardhur nga ferri komunist.  Sigurisht nuk kishim asgjë të re t’u thoshim. Këto vajtje ardhje në disa zyra ku na mirrnin në pyetje disa vetë,na kishin mërzitur madje Kamberi nisi të ankohet dhe të protestojë duke thenë: “Ne kemi ardhë këtu me gjetë lirinë dhe po gjejmë një burg të ri si të komunistëve!” Sigurisht nuk kishte krahasim. Atje na ushqenin mirë-dy herë në ditë mish!-na linin të dëgjonim radio, madje edhe të bënim shëtitje në oborr, akoma dhe të ngacmonim vajzën!
Pasi kaloi një javë, një mbasdite erdhi vetë përkthyesi në “shtëpizën”tonë dhe më tha mua të vishesha mirë (na kishin dhënë nga një kostum në Janinë) se do të më takonte vetë gjenerali. Gjenerali? Deri atëhere unë kisha parë si gjeneral vetëm Petrit Dumen i cili vinte shpesh në Voskopojë dhe nuk ma mirte mëndja se në atë qëndër të vogël të komuflluar ushtarake do të gjendej një officer madhor. Si mësova më vonë ai ishte “kalimtar” andej dhe mendoi të takohej vetë me të dy të rinjtë e arratisur nga Shqipëria. U vesha pra me kostumin tim amerikan (ishte nga “ndihma amerikane” për emigrantët) dhe i shoqëruar nga përkthyesi i cili më këshilloi të isha i kujdesëshëm, mos thosha shumë fjalë dhe të isha i sinqertë me gjeneralin dhe nga një “civil” tjetër (të gjithë civilë vishesin atje) dhe më çuan në ndërtesën kryesore ku kishin zyrat ku bëheshin edhe hetimet.. Atje në një zyrë të madhe ku nuk kisha  hyrë herë tjetër më priti një burrë babaxhan, i cili më shtrëngoi dorën gjë që përherë të parë më ngjiste qëkuse kisha kaluatr kufirin dhe më ftoi të ulesha kundrejt tij. Përkthyesi u ul në të dajthën kurse civili tjetër qëndroi më këmbë dhe u largua kur “gjenerali” porositi kafe. Ai më pyeti fillimisht  për shëndetin dhe për gjendjen familjare, duke u interesuar se ç’njerëz kisha lënë prapa në Shqipëri.
Papritur më pyeti: “Ç’do t’u bëjë regjimi komunist të afëmve të tu?” I thashë se patjetër do t’i kishin internuar si ngjiste zakonisht në raste të tilla.. Pastaj më pyeti në se kishte mundësi që në Shqipëri të shpërthente ndonjë kryengritje antikomunite. I thashë se unë nuk besoja se kishte mundësi të ngjiste diçka e tillë në Shqipëri se regjimi kontrollonte gjithçka shumë mirë dhe me rreptësi. “Po sikur të të dërgojmë ty dhe disa shokë të tjerë mund të organizoni një kryengritje?” më provokoi. “Jo, i thashë, dhe unë nuk do të pranoj kurrsesi të kthehem në Shqipëri për të luftuar komunizmin!” “Atëhereç’prisni të bëhet? Prisni t’ju vijë liria nga jashtë?” “Ju po të doni mund ta shëmbni regjimin Hoxha, sidomos tani që  ikën sovjetikët “ “Kjo nuk bëhet-tha ai- Po nuk luftuat vetë ju…Dhe tiç’erdhe të bësh këtu?”sikur u zëmërua ai “Ne ju duam atje të luftoni kundër komunizmit, këtu ç’t’ju bëjmë?” Pastaj më pyeti për Vainën e Voskopojës dhe nëse atje kishte teknikë ruse. I thashë se nuk e dija por kisha mësuar se rusët ishin larguar nga Shqipëria. “Atëherë,përderisa e do kaq shumë lirinë, pse nuk qëndroje atje të luftoje kundër komunistëve?“ më pyeti gjoja përsëri pak i zëmëruar.”Jo zotri- i thashë- unë nuk jam kaq trim sa të mburrem se mund të luftoj komunizmin! Kalova kufirin që të gjej lirinë dhe të jetoj mirë dhe i lirë…” Ai dëgjoi me kujdes përkthyesin duke buzëqeshur lehtë. Papritur u ngrit dhe më shtriu dorën. “Bravo për sinqeritetin!-më tha- Vijnë disa  të tjerë këtu që lavdërohen se kanë luftuar kundër komunistëve dhe se janë gati ta bëjnë përsëri, duke u përpjekur të na bindin se na qënkan heronj të demokracisë! Ti qëndro ashtu si je dhe potë jap një këshillë: kur do të gjendesh i lirë në Athinë do të të afrohen shumë pseudopatriotë të cilë do të përpiqen të të bëjnë shok të tyre. Qëndro larg këtyre mashtruesve. Shiko punën tënde!”
Ky ishte takimi im i parë me një zyrtar amerikan dhe besova se ky takim do të ishte i fundit. Por historia  dhe jeta kanë kapriçiot e tyre dhe nuk mund të parashikohen. Prandaj u desh të ndeshem shumë herë me  amerikanë të ndryshëm, veçse me burrin e sipërpërmendur nuk  u takova here tjetët
                                         2.    I LIRË NË “BOTËN E LIRË”       
I lirë në botën perendimore, nuk ishte punë e thjeshtë as e lehtë, madje nuk mund të ishe kaq i lirë sa kishe besuar kur kishe marrë rrugën e arratisë.Mua më lanë të lirë në Athinë pasi një i afërmi imi që banonte prej vitesh në këtë qytet, dha garanci për  strehim e ushqim dhe domosdo se do të isha djalë “i urtë”, kurse Kamberin e çuan në kampin e Llavrios. Sigurisht isha në përgjim-si bëhej aso kohe zakonisht- dhe i detyruar të rinovoja lejen e qëndrimit çdo gjashtë muaj, pa të drejtë pune vitin e parë, përderisa  më kishin garantuar ushqim dhe strehim të përkohëshëm. Ajo që më bëri përshtypje dhe më brengosi ishte se konstatova se asnjë organizatë “nacionaliste patriotike” nuk funksiononte në Athinë.Shumica e tyre ishin shpërndarë nga Italia, Amerika dhe deri në Australi ku bënin….luftë kundër Hoxhës dha ata që kishin mbetur në Greqi ishin  integruar në disa organzata nacionaliste-shovinitste helenike,gjë që më bëri jo vetëm përshtypje të keqe por edhe të zhgënjehesha se  të gjitha ato që kisha dëgjuar për këto “forca” demokratike nacionaliste ishin profka, përsa i përkiste Greqisë, të paktën. Mua do të më duhej mjaftë kohë-vite- që të mund  të vija në kontakt me këto organizata “patriotike” që ishin krijuar të përçara në anën e përtejme të Atllantikut dhe kjo falë mikut tim KamberMerdinit i cili pas një viti e ca izolimi në Llavrio mundi të udhëtonte  në Kanada . Në të njëjtën kohë kisha refuzuar me  kokfortësi të mirrja pjesë në organizatat antishqiptre që funksiononin në Athinë, pjesëmarrësit e të cilave ishin  shumë shqiptarë të cilët pas shëmbjes së diktaturës u dekoruan nga…presidenca shqiptare për veprimtari patriotike! Por kjo është një histori tjetër si do të thoshte dhe Kiplingu.  Por  në mes të këtyre vështirësive dhe prapësive, pata një fat të madh: në lagjen ku banonim ne   jetonin shumica e njerëzve të kultures dhe të artit grek të asaj kohe. Shkrimtarë, gjuhëtarë, poetë , aktorë, piktorë... Të gjithë i gjeje në atë lagje dhe për çudi shumica tyre më përqafuan me dashuri duke më futur  në gjirin e tyre
Isha  gjendur papritur e pakujtuar në zëmrën e qytetërimit më të zhvilluar të Ballkanit të asaj kohe.Pa përmendur këtu kulturën e paarritëshëme të lashtësisë. Nuk kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë unë që nuk kisha mundur të mbaroja shkollën e mesme në Shqipëri të konsiderohesha “intelektual” ose “letrar i ri” si donin të më quanin e të më inkurajonin disa shkrimtarë grekë, sidomos Profesori im i paharruar AristotelisTamasoklis. Afërmendsh se u gjenda dhe në zëmër të zhvillimit të informacionit kombëtar grek, sidomos qëkurse zura punë në një shtypshkronjë dhe më vonë në gazetën mëtë madhe të asaj kohe të Athinës “Kathimerini”. Sigurisht ngahera bisedat që donin të bënin me mua si gazetarët ashtu dhe intelektualët e kohës ishte Shqipëria dhe sistemi komunist që ishte  vendosura atje. E pohoj se  kishte shumë simpatizantë të Enver Hoxhës gjë që i bënte të më shikonin pak shtrëmbër me të mësuar se unë isha një “i arratisur” kurse ata që ishin ultra të djathtë dhe  që e quanin veten nacionalistë (shovinistë) nuk u vinte aspak mirë që unë kisha refuzuar të bëhesha antar i  organizatave nacionaliste antishqiptare të asaj kohe.  Por ky fakt nuk e kishte prekur aspak profesorin tim  qipriot, i cili kishte qënë bashkënxënës i Eqrem Çabeut në Austri dhe që kishte një simpati të veçantë për shqiptarët gjë që e shtynte të studjonte gjuhën e tyre si shumë gjuhë të tjera. Profesor Tamassoklinë ato vite kryente dy funksione: ishte mësimdhënës në shkollën ushtarake të oficerëve (Evelpidhe) dhe professori trashëgimtarit të fronit mbretëror, Konstandinit i cili më vonë do të shpallej mbret. Profesori thoshte se Shqipëria kishte fituar pavarësinë me ndihmën e Austrohungarezëve dhe të italianëve, gjë që akoma përkrahet në shumë rrethe historike greke. Por ajo që më habiti ishte kur më tha se pas vitit 1919, shqiptarët, falë Fan Nolit, kishin fituar dashamirësinë dhe përkrahjen pa rezerva të SHBA-ve! E vërteta ishte se shumë pak gjëra kisha mundur të mësoja për Presidentin Uilson dhe përkrahjen e tij ndaj Shqipërisë pas ndërhyrjes së Fan Nolit dhe këto  i kisha dëgjuar nga goja e bashkëqytetarit tim Janko Shamia i cili kishte jetuar në Amerikë, kurse në tekstet shkollore, në gazeta e kudo në propagandën komuniste Shtetet e Bashkuara paraqiten si armiku më i egër i popujve, si rrjedhojë dhe atij shqiptar. Prandaj e kundërshtova Profesorin i cili, që të faktonte ato që thoshte, më premtoi të më sillte në takim një officer madhor grek i cili ishte specialist i çështjeve ballkanike. Takimi u bë sigurisht në shtëpinë e Profesorit tim. Oficeri ishte me rroba civile dhe  më vonë mësova se ishte kolonel që kishte mbaruar studimet e larta pasuniversitare në Amerikë, më foli per përkrahjen e PresidentitrUilson, por ajo që më bëri të hidhesha përpjetë ishte kur më tha se në vitin 1949 Shtetet e Bashkuara kishin shpëtuar Shqipërinë nga një sulm i mirëpërgatitur nga ushtria greke. Deri atëherë unë e dija se ushtria heroike shqiptare kishte zbrapsur sulmet e “monarkofashistëve”.Më tha:
Nuk dyshoj aspak se shqiptarët janë luftëtarë të mirë dhe trima. Por mos harro se ushtria e vogël shqiptare sapo ishte organizuar nga mbeturinat partizane dhe shumica e oficerëve të saj ishin komandantët e çetave partizane dhe nuk kishin asnjë përvojë nga lufta frontale e një ushtrie të vërtetë. Ushtria greke po luftonte rreth dhjetë vjet me armiq të ndryshëm, kishte organizim të përsosur e armatosur me teknikën e fundit të armëve dhe të mjeteve luftarake kurse ushtria shqiptare çfarë kishte? Disa tanke të vjetra-më duket se  kishin sjellë dhe disa që kishin luftuar në Stalingrad dhe ishin pothuajse të papërdorëshme kur edhe drejtuesit e tyre nuk kishin përgatitjen e duhur teknike dhe përvojën luftarake. Duke qënë se ne po ndiqnim andartët (ushtrinë demokratike) dhe Shqipëria ishte vendi i vetëm që i ndihmonte dhe që hapi kufijtë që të kalojnë në vëndin e saj “armiqtë” tanë, ne kishin justifikimin ideal që të vazhdonim ofensvën deri në thellësi të Shqipërisë, madje disa thoshin se për disa  ditë do të arrinim në Tiranë, gjoja se donim të shkatërronim plotësisht forcat komuniste greke që kishin hyrë në Shqipëri. Besoj se ishte një gabim i rëndë i Enver Hoxhës që lejoi që komunistët grekë të hynin në vendin e tij, veç në se ai dinte atë që ne akoma nuk e dinim kur po përgatisnim planet e sulmit të përgjithëshëm. Në fillim të gushtit 1949 pra na vjen një urdhër “ultimatum” nga  ministria e mbrojtjes amerikane  që asnjë ushtar grek të mos shkelte kufirin dhe të kalonte në Shqipëri! Ishte një goditje e madhe për ne që kishim bërë kaq përgatitje, por nuk ishte e mundur të kundërshtonim amerikanët që atëherë ata na furnizonin me armë dhe me shumë mjete të tjera luftarake dhe kështu iu shmangëm një lufte që për Shqipërinë do të kishte pasoja tragjike dhe që nuk i dihej si  do merrte fund kur dihej se edhe Jugosllavia e Titos kishte pretendimet e saj drejt Adriatikut…”
Nuk i zura besë as oficerit derisa disa vjet më vonë do të hapeshin arkivat  dhe do të vertetoheshin të thënat e tij. Por unë nuk prita deri atëhere. Si thamë më sipër Profesori ishte mësimdhënës i Konstandinit dhe hynte e dilte në pallatin mbretëror. Në një ceremoni festive ku ai ishte i ftuar, më mori dhe mua me vete.Në një sallë të madhe ku ishte mbledhur e gjithë e ashtuquajtura aristokracia helene, Profesori më paraqiste tek të njohurit e tij  si…”letrar i ri  nga Shqipëria” gjë që për faktin se isha “nga Shqipëria” vetvetiu krijonte pikpyetje dhe habi se nuk ishte diçka e zakonëshme të kalonte nga festat mbretërore dikush nga…Shqipëria! Papritur Profesori qëndroi pranë dikujt dhe duke i folur anglisht i tha se unë “letrari i ri nga Shqipëria” po mësoja  intensivisht anglisht njëkohësisht me gjuhën helene! “FromAlbania?!” ja bëri bashkëfolësi dhe pasataj mësova se ishte  sekretar në ambasadën amerikane në Athinë. Ai tregoi interes për mua dhe kërkoi të takohej diku shumë shpejt me mua. “Pse nuk vini në shtëpinë time të pimë dhe ndonjë gotë verë?’ e ftoi Profesori dhe kështu takimi i mbyll aty npër aty… 
               3.   DOKTRINA  “UILSON” DHE POLITIKA AMERIKANE NDAJ SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE.
Po të na thoshte dikush se shqiptarët kanë pasur ngahera përkrahjen e amerikanëve do të na dukej absurde. Kush nga ne kishim mësuar se ç’ishte bërë në vitin 1919 dhe për takimin e Nolit me Presidentin amerikan? Veçse ky takim dhe kjo miqësi  nuk u shuajt kurrë dhe doktrina “Uilson” mbijetoi dhe u ruajt akoma dhe në kohën e komunizmit. Amerikanët asnjëherë nuk do të sakrifikonin ekzistencën e Shqipërisë vetëm e vetëm që të largonin nga pushteti Enver Hoxhën. Madje faktet historike vertetojnë se sa here Shqipëria u rrezikua të pushtohej akoma dhe të copëtohej, Uashingtoni me një shkop “magjik” ndërhynte dhe e shpëtonte nga lakimtarët e saj. Rasti i 49-ës nuk ishte i vetmi që amerikanët “garantoin” me mënyrën e tyre “pavarësinë” e shtetit shqiptar. Këto do të vertetoheshin dhe në vitin 1961, kur Tirana “u prrish” me Moskën, ashtu dhe  kur disa vjet më vonë do të denonconte traktatin ne Varshavës. Ngahera amerikanët siguronin Tiranën se nuk do të lejonin shpërbërjen e Shqipërisë nga lakimtarët që e rrethonin dhe kjo i jipte mundësi diktatorit Enver Hoxha të sillej si pasha ipamëshirëshëm ndaj popullit të tij.  Nga takimet dhe bisedimet e mia të mëvonëshme me shumë diplomatë dhe jo, amerikanë, kam arritur në përfundim se të gjitha britmat e komunistëve për rrezikun anglo amerikan ose nga jashtë ndaj Shqipërisë, ishin thirrje propagandistike por që nuk pushonin të faktonin se Enver Hoxha nuk ishte komunist por një pragmatist që manovronte si i leverdiste që të mbante pushtetin dhe e mbajti derisa vdiq. Dikur një grek, me të cilin bëja një debat për komunizmin botëror dhe kur thashë se një nga komunistët më të rreptë ishte Enver Hoxha më tha: “Mos u bëj budalla…Enveri nuk është aspak komunist por nacionalist i egër..” Duke ditur se akuza të tilla dëgjoheshin ngahera nga “komunistët internacionalistë” të huaj, e kundërshtova, por u habita kur disa vjet më vonë të njëjtin mendim kishte për të dhe një amerikan (dukej se nuk ishte i vetmi amerikan që besonte kësisoj, por ishte bërë një politikë si nënrrogoz..) Por le të flasim për takimin me amerikanin që do të paraqitej në shtëpinë e profesorit dhe do të më njoftone se ishte mik i gjeneralit që më kishte marrë në hetim vite më parë dhe më kishte këshilluar të shikoja punën time..Megjithë naivitetin tim të atëherëshëm kuptova se takimi nuk ishte i rastësishëm dhe se diplomati amerikan nuk kishte ardhur për një bisedë miqësore si mund të besohej. Megjithatë e sulmova që në fillim duke i thënë se amerikanët nuk kishin lejuar ushtrinë greke të “çlironte” Shqipërinë nga komunistët. Ai buzëqeshi dhe më tha këto fjalë:
“Je keqinformuar, ose më mirë ata që të kanë thënë këtë ngjarje të kanë thënë gjysmën e së vërtetës. Amerika do të donte shumë që regjimi komunist të shëmbej, por jo të shëmbej dhe vetë Shqipëria. Është e vërtetë se tek ne ekziston dogma Uilson ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve,por kjo sipas rrethanave dhe tani rrethanat janë që ne të mbajmë qëndrim antishqiptar,përderisa jemi antikomunistë. Sipas jush duhej të lejonim ushtrinë greke të sulmonte Shqipërinë komuniste dhe të na e jipte në pjatë si vend demokratik? Por është e njohur se grekët nuk kishin vetëm këtë synim ose nuk kishin aspak këtë qëllim. Ndërhyrja e tyre ushtarake  kishte si qëllim copëtimin e vendit. Nga ana tjetër ç’do të bënte Jugosllavia? Ç’do të bënte Italia? Do të rrinin këto vende duarkryq, besoni ju? Sigurisht jo! Dhe Amerika duhej të harronte testamentin e Presidentit Uilson dhe të lejonte copëtimin e Shqipërisë nga fqinjët? Këtë duhet ta kini të qartë:ne nuk  do të lejojmë shpërbërjen e Shqipërisë për hir të një diktatorit që dikur do të shëmbet. Kohët e fundit (ishte viti 1963 kur po bëhej kjo bisedë) Shqipëria u prrish me Bashkimin Sovietik, rusët nuk kanë baza më në bregdetin Adriatik,në një fare mënyre Enver Hoxha, pa e dashur, po bëhet aleati ynë…Duket shaka, duket absurd në sipërfaqe, por në këto rrethana a nuk duhej që Uashingtoni të siguronte Tiranën se nuk i  kanoset asnjë rrezik nga perëndimi? Do të thoni se populli vuan…Po a nuk do të vuante duke qënë nën zgjedhën ruse dhe sllave? Tani për tani ne nuk kemi mundësi të bëjmë gjë tjetër veçse t’i garantojmë pavarësinë…”
Një gjë që më bëri përshtypje atëhare dhe që m’u desh mjaft kohë që ta kuptoj ishte se amerikanët thoshin “Shqipëria dhe shqiptarët” thua se këto të dyja ishin të ndarë nga njëra tjetra. Më vonë do ta kuptoja si do të informohesha se bëhej fjalë dhe për shqiptarët e jashtëkufijve shtetërorë, shi Jugosllavisë. Kësisoj kuptova pse Ahmet Zogu e kishte quajtur veten “Mbret i shqiptarëve” dhe jo të Shqipërisë ndonse e dija se ai nuk jipte asnjë dysh për shqiptarët jashtë atdheut të tij.Sa isha në Shqipëri shumë pak fjalë kisha dëgjuar për Kosovë e Metohi, si e quanin aso kohe dhe m’u desh një vizitë në Llavrio në një familje emigrantësh kosovarë qe të bëheshaivetëdijëshëm se në të ardhmen duhej t’u kushtohesha me mish e me shpirt kosovarëve dhe shqiptarëve të tjerë të ish Jugosllavisë…Bëra mirë? Ku ta dish? E kaluara nuk ndryshon
               4.  JUNTA FASHISTE NË GREQI, INVAZIONI RUS NË ÇEKOSLLOVAKI DHE SHQIPËRIA…
Ngjarjet   në Greqi ishin të vrullëshme gjatë dhjetvjeçarit të gjashtëdhjetës. U rrëzua qeveria e së djathtës të Karamanlisit, e mori pushtetin Papandreu (plaku), u mbyllën kampet e përqëndrimit të ishujve të thatë duke u liruar me mijra të internuar të akuzuar për komunistë ose thjesht të majtë. Lëvizja popullore për demokraci të vërtetë kishte marrë përmasa të papara deri atëhere për Greqinë e pasluftës. Si ishte bëe natyrëshme (?) unë mirrja pjesë aktivisht në këtë lëvizje demokratike, demostratat dhe protestat nuk rreshtin derisa mori pushtetin Papandreu dhe, përderisa edhe unë mirrja pjesë në këtë lëvizje ishte e natyrëshme të vihesha në shënjestër të forcave “reaksionare” ose ultra të djathta. Gjatë kësaj kohe, nëpërmjet KamberMerdinit, munda të lidhem me disa organizata kombëtare në Amerikë si ishte Vatra, Legaliteti e të tjerë. Në Itali mora kontakt me Isa Ndreun dhe LecShllakun që botonin revistën Koha jonë ndërsa lidhjet më të ngushta me Amerikën ishin nëpërmjet HasanRisilisë që në atë kohë ishte sekretar i Legalitetit.Me ardhjen në pushtet  në Greqi të kolonelëve të zinj, si i quanim krerët e jundës, pas shpërthimit të grushtit të shtetit më 21 prill 1967, ishte e natyrëshme që të ndiqesha dhe unë si mijra helenë të tjerë, ndose unë isha me shtetësi të huaj.  Dihet se regjimet fashiste ushtarake diktatoriale shfrytëzojnë se tepërmi ndienjën patriotike të popullit të thjeshtë, duke  dashur të justifikojnë aktet e tyre brutale antinjerëzore. Edhe diktatura helene nuk bënte përjashtim në këtë drejtim dhe çirrej se  kishte marrë pushtetin me dhunë për të shpëtuar vendin nga rreziku komunist dhe për të…çliruar tokat e zaptuara nga vendet fqinjë dhe në shënjestër  u vu që nga ditët e para Shqipëria e Jugut (aliasVorio Epiri). Shumë pak ishin ata që besonin  kërcënimet e kolonelëve mëndjeshkurtër, por gjithsesi një shqetësim dhe nevrozizëm ishte shfaqur në kryeqytetet ballkanike dhe europiane. Askush nuk dinte gjë se si do të reagonte Uashingtoni,ose më mire nuk e dinin njerëzit e thjeshtë se ma merr mëndja nëpër analet diplomatike ishin dhënë shpjegimet dhe qëndrimet e gjithsecilit. Kur u lirova nga Jaro-ishulli i shkretë vendinternimi për kundërshtarët politike të çdo diktature- u përpoqa dhe krijova shpejt lidhje me forcat ilegale antidiktaturiale. Ndërkohë KamberMerdini po bënte ç’ishte e mjundur që të më shpëtonte nga thonjtë e fashistëve, si thoshte dhe në këtë drejtim kishte përkrahjen pa rezerva të MitataVranicës  dhe HasanRisilisë…Kamberi kishte arritur derisa të trokiste në dyert e  administrates amerikane-kishte shkuar në Selinë e OKB-së (nuk dinte ku gjetkë të shkonte) dhe ishte  munduar të takohej me delegacionin amerikan që të ndërhynte pranë zyrtarëve greke që të më lejonin mua të largohesha sa më pare nga Greqia. Kur pa  se nuk mundi t’ja arrinte kësaj menjëherë  u bë garant për mua-si bëhej zakonisht aso kohe në Kanada dhe më dërgoi biletat e udhëtimit me shpresë se grekët do të më lejonin të largohesha …Ai nuk mund ta dinte se  fashistët më kishin hequr të drejtën e udhëtimit dhe gjendesha në izolim- duke mos pasur të drejtë të largohesha nga Athina… Por zhurma e tij, sidomos takimi me një nëpunës amerikan në Nju Jork solli si rezultat takimin tim të ri me një “diplomat” amerikan në Athinë, ku edhe njëherë do të konstatoja interesin e vazhdueshëm amerikan për Shqipërinë. Ishte e vërtetë se emri im ishte bërë mjaft i njohur në një rreth të ngushtë intelektualësh dhe gazetarësh helenë, madje me disa prej tyre isha njohur në internim, si ishte poeti JanisRiços, ManolisGlezos (këtë e njihja  që më parë se ishim fqinjë në Athinë) të cilët kishin famë botërore që më parë, madje Glezoja ishte një nga heronjtë më të famëshëm  në luftën kundër nazizmit. Të gjitha këto falë ndihmës që më kishte dhënë Profesor Tamasoklisi dhe  shkrimtari ManolisSkuludhis. Edhe arrestimi dhe internimi im në Jaro, nuk kaloi pa u vënë re sepse isha i vetmi me shtetësi të huaj që po ndiqej nga junda fashiste. Thuhej se një ambasadë e huaj që mbronte të drejtat shqiptare në Greqi, kishte kërkuar shpjegime nga qeveria greke, por kjo nuk është aspak e sigurtë se askurrë nuk u interesova të mësoj … Në këto rrethana pra një ditë erdhi në dyqanin ku punoja një nëpunës i ambasadës amerikane dhe kërkoi të takohej me mua. Fillimisht më tha se në ShBA ishte ankuar një shqiptar se “gjoja” unë po persekutohesha nga junda dhe kërkonte ndërhyrjen amerikane për të më shpëtuar nga thonjtë e fashistëve. Qeshëm të dy me këto teprime të Kamberit, ndërkohë që unë i fola për realitetin e situates në Greqi, gjë që ai e njihte më mire se unë. Dikur ai më shikoi drejt në sy dhe më tha: “Një ushtaraku ynë të këshilloi kur sapo kishe ardhur në Greqi, që të qëndroje larg telasheve dhe ngatërresave politike në këtë vend ku ti, e do apo jo, je i huaj. Ç’punë ke ti me të ashtuquajturit demokratë grekë që në të vërtetë janë komunistë? Ti u largove nga një vend që t’u shpëtosh komunistëve, pse nuk rri rehat tani?” “Prandaj kurdisët juve grushtin e shtetit të kolonelëve?” e provokova unë jo pak i zëmëruar. Ai sikur u zu në befasi ndonse diplomat shumë rrallë e tregojnë këtë. Dihej se  forcat demokratike greke akuzonin amerikanët se kishin organizuar puçin ushtarak, ndonse nuk ishte plotësisht e vërtetë. Forcat ultrareaksionare greke të asaj kohe, me mbretin (ose mbretëreshën Friderika) në krye,kujtonin se kështu mundnin të mbysnin kërkesën e popullit për demokraci të vërtetë.Amerikanët nuk u përpoqën t’i ndalonin, gjë që mund ta bënin sipas shumë analistëve grekë. Është e njohur tashmë se ajo aventurë e çmëndure ushtarakëve i kushtoi Greqisë tragjedia e Qipros dhe e mbretit humbja e fronit të tij, duke u detyruar të mirte arratinë…në Londër ku qëndron dhe sot e kësaj dite. Bashkëbiseduesi im nuk bëri asnjë pëpjekje të mbrohej se e dinte se ishte e kotë.Antiamerikanizmi në Greqi atëhere kishte arritur kulmin..
“Këtu nuk erdha të bisedoj me ty për diktaturën në Greqi sepse çfarëdo që të them ti nuk do të bindesh se ta kanë mbushur kokën shokët e tu. Interesohem vetëm për ty dhe në se kam mundësi të të ndihmoj. Disa miqt e tu në  Amerikë ankohen se ti rrezikohesh dhe duhet të largohesh nga Greqia. Por duhet ta dish se pa pëlqimin e administrates greke, ne nuk mundim të të nxjerrim nga Greqia dhe sa dëgjova ty të kanë ndaluar rreptësisht të  udhëtosh jashtë Greqisë.Atëhere ç’na mbetet?  Të mbajmë njëfarë komunikimi dhe në rast rreziku të na lajmërosh…”
Këtu ai pushoi ndërsa unë e shikoja si guak. Ç’kërkonte ky njeri nga unë? Ay piu pak kafe dhe papritur më pyeti: “Ç’të reja ke nga Shqipëria? Ç’mëson nga vendi i vetëm ateist në botë?” Tani ishte radha ime të befasohesha. “Ç’mund të di unë kur dhe ndonjë letër nga njerëzit e mi bën afro dy muaj të më vijë?”e pyeta. “Të rejat andej i mësojmë nëpërmjet radios dhe dihet se si propagandojnë akoma dhe ateizmin. Mund të them se në këtë pikë pajtohem dhe unë se besimet fetare kanë qënë dhe janë katastrofale…Por nuk pajtohem që kjo, ateizmi, të bëhet me dhunë. Dhe bota demokratike çfarë bën? Shqipëria ka mbetur vetëm në mes të Europës, u prish dhe me lindjen, madje me arrogance denoncoi dhe traktatin e Varshavës…? Kush e mbron më këtë vend të vogël dhe të varfër?” Ai nxori një paketë Marlboro dhe, si e ndezi për vete ma vuri mua përpara. E ndeza dhe unë.
   “Kush e mbron? Normalisht do të duhej ta mbronim ne se të gjitha aktet e Enver Hoxhës janë në favorin tonë. Kush tjetër do të guxonte të dëbonte sovietikët nga vendi i tij? Kush tjetër do të guxonte të denonconte paktin e Varshavës, në një kohë kur ushtria e kësaj aleance ka invaduar në një vend  pjestar, me preteks se Dubçeku dilte nga rruga e …socializmit? Në këto kushte pra duhej ta mbronim ne dhe në njëfarë mënyrë e mbrojmë.Ai e di se nuk rrezikon nga ne, ai e di se SHBA nuk do të lejojë pushtimin e Shqipërisë nga vendet fqinjë… Besoj se je në dijeni me çështjen e Lladaiti cili deklaroi se tani Greqia është në  gjëndje të sulmojë Shqipërinë dhe të “çlirojë” “Vorio Epirin” Pas disa  orë Papadopullos e kishte dëbuar nga qeveria duke deklaruar se nuk kishte asnjë të drejtë të bënte një deklaratë të tillë luftënxitëse. Nga ana tjetë duken në horizont shënjat e para për rivendosjen e marrëshënieve diplomatike ndërmjet Tiranës dhe Athinës.E shikon? Komunisti Enver Hoxha, është gati të  lidhë marrëdhënie me ata që ai i quan monarkofashistët e Athinës dhe kjo kur shumë vende po u distancohen kolonelëve grekë.Ç’tregon kjo? Tregon se ata që thonë se Hoxha nuk është komunist është e vërtetë. Ai është një diktator pragmatist që i intereson vetëm pushteti i tij.Por ne nuk duam të harrojmë popullin shqiptar por Hoxha ka refuzuar me kokfortësi disa herë ndihmën tone. Ç’të bëjmë pra? Nuk kemi veç të presim të vdesë ose ta rrëzojnë nga brënda, gjë tepër e vështirë. Por edhe sikur të ndodhë kjo shpresojmë të mos e marrë pushtetin ai anarkisti- terroristi Mehmet Shehu…Ai është i aftë të mbysë popullin në gjak, po kaq i aftë është të kthehet nga Moska. Madje çdo tentative për të rrëzuar Hoxhën mund ta bëjnë miqt e Moskës gjë që nuk na leverdis aspak Ne nuk kemi asnjë mundësi ta rrëzojmë nga brenda se…nacionalistët tanë janë shpërndarë kudo në botë dhe nuk ja kanë ngenë të maten me regjimin e Hoxhës… Ç’na mbeti pra? Të lëmë Hoxhën hë për hë pa i rënë në qafë se kështu na leverdis…   Po Kina? E pyeta. “Nuk përbën rrezik për rajonin dhe për ju aleanca  Shqipëri Kinë? Më sa dëgjojmë përditë Kina e MaoCeDunit po depërton në Europë nëpërmjet Shqipërisë? Ju shqetëson kjo?”
Në një të ardhme të largët mund dhe të bëhej shqetësuese. Por duke kujtuar të kaluarën e Enver Hoxhës,nuk besoj që kjo miqësi ose aleancë të shkojë larg. Sot për sot Kina ndihmon ekonomikisht Shqipërinë e vogël, por Shqipëria përfaqëson interesat kineze kudo dhe në këtë kontest shqiptarët ndihmojnë më shumë. Hoxha bëri mik kinezin më shumë që të ketë kokën të sigurtë se kinezët janë kaq larg dhe nuk kanë mundësi të mëdha të ndërhyjnë në punët e brëndeshme të Shqipërisë. Me fjalë të tjera kinezët nuk kanë shumë miq në udhëheqjen shqiptare-shumica e tyre ka dale nga shkolla sovietike dhe nuk do të mund të ndikojë kurrë që të rrëzohet  Enver Hoxha…Në këtë drejtim ai ka zgjedhur mikun ideal, sa më larg aq më mire. U a piu lëngun miqve të afërt, në fillim jugollavëve dhe pastaj sovjetikëve….”
                      5. SHËMBJA DHE LUFTA E KOSOVËS: PA AMERIKËN ASGJË S’DO BËHEJ…
Në atë bisedë e kisha pyetur në se ato mendime ishin vetiake apo shprehte qëndrimin e administrates amerikane. “Unë jam nëpunës i administrates amerikane dhe këtu përfaqësoj diplomacinë tonë. Si rrjedhojë nuk mund të shpreh mendimet e mia personale. Po të takohemi ndonjëherë kur të marr pension, atëhere do të flas lirisht…” Nuk kisha asnjë shpresë të takohesha here tjetër me të, veçse pas luftës së Kosovës,  patëm një takim të papritur, takim të rastësishëm sipas fjalëve të tij. Këtë bisedë e kam botuar në gazetat shqiptare të asaj kohe, madje mjaft nga ato materiale u  shfrytëzuan në romanin tim të pabotuar “BOMBARDONI BEOGRADIN” prandaj këtu do të flasim shkurtimisht. Ajo që na ka brengosur, si mua ashtu dhe atë, gjë që e kishte shptrehur dhe “miku im,” ishte dhe është njëfarë antiamerikanizmi që ekziston akoma tek disa shqiptarë. Të jenë kaq mosmirënjohës shqiptarët? Mosnjohës të historisë dhe të vërtetës historike? Kështu duket-të dyja këto kanë ndikuar për të ushqyer atë që quajmë antiamerikanizëm
Por shqiptarët dikur duhet të bëhen të vetëdijëshëm se i vetmi aleat që kanë pasur dhe kanë ështe Amerika dhe këtë u a ka lënë trrashëgimi të shënjtë Fan S. Noli dhe me vargjet e tij  “Nënokë (Shqipëri) mos ki frikë – se ke djemt në Amerikë!” Jam i bindur se pa ndërhyrjen e SHBA-ve as Shqipëria do të ishte ajo që është as edhe Kosova do të çlirohej kurrë nga Sërbët, as edhe shqiptarë e FYROM do të gëzonin të drejtat e tyre, paçka se këta nuk dine t’i shfrytëzojnë dhe t’i përdorin të drejtat e fituara me gjak. Më qartë: Shqipëria pa përkrahjen e Uilsoniit do të kishte dalë e cunguar, akoma më e cunguar se në vitin 1919; pa presidentin Truman fati i Shqipërisë mund të ishte krejt ndryshe, ndoshta katastrofik në vitin 1949 dhe arrijmë në vitin 1999 (kudo kemi  nënta!) kur sllavët (sërbomëdhenjtë) u hodhën në sulm që të çrrënjosin dhe të çfarosnin faktorin shqiptar në Kosovë dhe në zonat e tjera të ish Jugosllavisë,kur Europa plakë po llomotiste e derdhte lotë krokodili për shqiptarët e shkretë, që sipas tyre “nuk ishin krejt të pafajëshëm pasi u binin në qafë (!) sërbëve”, dy Presidentë Amerikanë (Bushi-plaku dhe Klintoni) ndërhynë me forcë, që të ngrejnë më këmbë të gjithë botën e lirëperendimore për të shpëtuar shqiptarët nga masakra që po përdorte Millosheviçi dhe shokët e tij. Ka ndonjë shqiptar gjëkundi që të besojë se pa ndërhyrjen amerikane, do të ngrihej kush në Europë kundër Sërbisë për të shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi masiv? Në se e besojnë këtë janë naivë, ose  me dashje nuk duan të kuptojnë realitetin historik. Prandaj unë besoj se shqiptarët duhet të ruajnë si gjënë më të shtrrënjtë miqësinë me amerikanët. Prandaj e them këtu troç: ndoshta nuk pajtohem nga hera me deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, por jam i bindur se ai nuk e bën këtë me keqdashje se nuk ia do të keqen popullit shqiptar. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo shqiptar i ndershëm dhe të mos bien pre të “analistëve” dhe “opinionistëve” që vitet e fundit npo mbushin për ditë faqet e gazetave si njohës të gjithçkaje. 
                                  KRISTO ZHARKALLI.     Dhjetor 2014, Athinë.