/Me rastin
e 136 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 qershor 2014/
PRESHEVA, DELEGATËT
E SAJ NË LIDHJEN SHQIPTARE TË
PRIZRENIT
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Hyrje
Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) është e banuar me shumicë shqiptare dhe aktualisht shtrihet në jug të Serbisë. Ajo qysh në Antikë i takonte Dardanisë, fisit Ilir që kryesisht shtrihej përgjatë lumit Moravë dhe Vardar. Këtë trevë shqiptare e bëjnë komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (këto tri komuna paraqesin tërësi politike, por jo edhe territoriale dhe gjeografike). Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kosovës dhe të Maqedonisë paraqesin etnikumin më të vjetër në rajon. Ata bënin pjesë në Mbreterinë Dardane, e cila për këtë etnikum paraqiste tërësi etnogjenetike dhe politike. Pra, një mundësi e madhe që ky etnikum të jetojë në një territor të përbashkët, me cilësi të përbashkëta etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike e politike. Mirëpo, luftërat e shumta të Mbretërisë së Dardanisë me Maqedonasit aq shumë e dobësuan, sa që pushtuesit e ardhshëm e copëtuan dhe e ndan këtë etnikum në disa territore.
Lugina e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar ate. Hekurudha përgjatë Lumit Moravë dhe Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por edhe kontinente. Autostrada poashtu është me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit aktualizohet edhe kanali përgjatë lumit Danub - Moravë - Vardar, për të cilin ishin të interesuar edhe më herët Amerikanët, Françezët, Anglezët. Kështu territorin e Shqiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI, ushtria turke në shek. XV, ndërsa më vonë edhe shumë pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve të Luginës, asnjëherë dhe kurrë nuk iu shua shpresa për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarëshqiptare.
Andaj edhe shprehja e Ibrahim Kelmendit, patriot nga Presheva: “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”. Poashtu historiani Shukri Rahimi shprehet: “Historia e popullit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane bënin një tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva i konsideroj sit të tilla, të ndara artificialisht. Ndërsa historiani Ramiz Abdyli shprehet kështu: “Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore të Karadakut, sikundër viset tjera shqiptare , jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë robërisë së huaj shekullore, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të përvuajtur, por krenare dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare. Kontributi i tyre është i çmueshëm sidomos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek XIX, përfundimisht me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane, që u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjarjeje më të rëndësishme në historinë tone”.
Edhe pse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e Preshevës ra nën sundimin e Perandorisë osmane, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin osman, andaj Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë viteve 1841-1845 u hodhën në kryengritje kundër Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu e shum patriotë të Luginës organizuan protesta dhe ngritën zërin kundër zbatimit të Tanzimatit në Luginë, sepse popullata e këtij rajoni nuk deshti t’i paguajë tatime të mëdha pushtetit osman. Pastaj të përmendin kryengritjen e Dervish Carës, më 1844, e cila kryengritje çoi në këmbë për liri gjithë popullatën shqiptare të këtij rajoni si dhe përfshiu tërë territorinë e Dardanisë.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës iu bashkangjitën kërkesave të Qeverisë Shqiptare të Shqipërisë, e cila kërkoi Autonomi Territoriale - Politike të Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane. Ajo nuk i pranoi 14 kërkesat e Shqiptarëve për Autonomi Politike, por vetëm kërkesat kulturore-arsimore.Kështu dështoi kërkesa dhe erdhi zhgënjimi në Perandorinë Osmane që Shqiptarët të jëtojnë në një shtet të përbashkët shqiptar. Mosnohja e autonomisë politike nga Perandoria Osmane, Shqiptarët e pakënaqur i motivoi të organizojnë Kryengritje. Kësaj iu bashkangjitën edhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në krye me patriotin Idriz Seferi.
1.Themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) është e banuar me shumicë shqiptare dhe aktualisht shtrihet në jug të Serbisë. Ajo qysh në Antikë i takonte Dardanisë, fisit Ilir që kryesisht shtrihej përgjatë lumit Moravë dhe Vardar. Këtë trevë shqiptare e bëjnë komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (këto tri komuna paraqesin tërësi politike, por jo edhe territoriale dhe gjeografike). Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kosovës dhe të Maqedonisë paraqesin etnikumin më të vjetër në rajon. Ata bënin pjesë në Mbreterinë Dardane, e cila për këtë etnikum paraqiste tërësi etnogjenetike dhe politike. Pra, një mundësi e madhe që ky etnikum të jetojë në një territor të përbashkët, me cilësi të përbashkëta etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike e politike. Mirëpo, luftërat e shumta të Mbretërisë së Dardanisë me Maqedonasit aq shumë e dobësuan, sa që pushtuesit e ardhshëm e copëtuan dhe e ndan këtë etnikum në disa territore.
Lugina e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar ate. Hekurudha përgjatë Lumit Moravë dhe Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por edhe kontinente. Autostrada poashtu është me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit aktualizohet edhe kanali përgjatë lumit Danub - Moravë - Vardar, për të cilin ishin të interesuar edhe më herët Amerikanët, Françezët, Anglezët. Kështu territorin e Shqiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI, ushtria turke në shek. XV, ndërsa më vonë edhe shumë pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve të Luginës, asnjëherë dhe kurrë nuk iu shua shpresa për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarëshqiptare.
Andaj edhe shprehja e Ibrahim Kelmendit, patriot nga Presheva: “Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”. Poashtu historiani Shukri Rahimi shprehet: “Historia e popullit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane bënin një tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva i konsideroj sit të tilla, të ndara artificialisht. Ndërsa historiani Ramiz Abdyli shprehet kështu: “Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore të Karadakut, sikundër viset tjera shqiptare , jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë robërisë së huaj shekullore, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të përvuajtur, por krenare dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare. Kontributi i tyre është i çmueshëm sidomos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek XIX, përfundimisht me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane, që u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjarjeje më të rëndësishme në historinë tone”.
Edhe pse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e Preshevës ra nën sundimin e Perandorisë osmane, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin osman, andaj Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë viteve 1841-1845 u hodhën në kryengritje kundër Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu e shum patriotë të Luginës organizuan protesta dhe ngritën zërin kundër zbatimit të Tanzimatit në Luginë, sepse popullata e këtij rajoni nuk deshti t’i paguajë tatime të mëdha pushtetit osman. Pastaj të përmendin kryengritjen e Dervish Carës, më 1844, e cila kryengritje çoi në këmbë për liri gjithë popullatën shqiptare të këtij rajoni si dhe përfshiu tërë territorinë e Dardanisë.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës iu bashkangjitën kërkesave të Qeverisë Shqiptare të Shqipërisë, e cila kërkoi Autonomi Territoriale - Politike të Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane. Ajo nuk i pranoi 14 kërkesat e Shqiptarëve për Autonomi Politike, por vetëm kërkesat kulturore-arsimore.Kështu dështoi kërkesa dhe erdhi zhgënjimi në Perandorinë Osmane që Shqiptarët të jëtojnë në një shtet të përbashkët shqiptar. Mosnohja e autonomisë politike nga Perandoria Osmane, Shqiptarët e pakënaqur i motivoi të organizojnë Kryengritje. Kësaj iu bashkangjitën edhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në krye me patriotin Idriz Seferi.
1.Themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Lidhja
Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300
përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në Kuvendin shqiptar, të mbajtur
në Prizren, më 10 qershor 1878. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti
autonom shqiptar që do të mbulonte Vilajetet të Kosovës, Shkodrës, Manastirit
dhe Janinës. Lidhja ishte përpjekja e parë e madhe për të krijuar një
regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në
Mesjetë.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës, me kohë e lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën
pjesë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha
Lëvizjet patriotike dhe politike të Shqiptarëvë të ish-Jugosllavisë për të
drejta dhe çlirim kombëtar.
Lidhja e
Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe, e organizuar në mënyrë
administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.
Burimet
serbe e trajtojnë formimin dhe aktivitetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Studiuesi Jovan Hazhivasileviq shkruan:
“Edhepse
Porta turke e formoi Lidhjen Arnaute/Shqiptare/, ajo nuk dëshironte që kjo ti
dalë jashtë ndikimit dhe me pasoja të papara, ndërsa Lidhja Shqiptare e
udhëhequr nga Shqiptarë të arsimuar dhe nën ndikimin e agjitacionit të huaj, u
zhvillua në drejtim tjetër dhe në përmasa të tjera e jo ashtu siç e planifikoi
Porta turke.Në këtë kohë parija shqiptare u thirr në Stamboll, për tu bindur që
të mos luftojnë kundër Portës, por kundër Serbisë dhe Malit të Zi, me besim të
plotë se Turqia do të angazhohet që kufiri në mes Serbisë dhe Turqisë do të
jetë në Toplicë dhe se do ti kthehen tokat e uzurpuara nga Mal i Zi. Për këtë
Turqia ndër Shqiptarë dërgoi hoxhallarë, imamë, sheikë, dhe klerikë tjetër për
ti bindur shqiptarët, në qëllimin e mirë të Turqisë”.
Shqiptarët
u mblodhën në Prizren dhe nga Stambolli në mënyrë të pavarur si dhe kundër
dëshirës së Portës shkuan në Prizren Abdyl Bej Frashëri dhe Jani Vreto, me
program të hartuar, të cilin e shqyrtuan dhe e miratuan në mbledhjet e Lidhjes.
“Sipas
këtij program, Shqipëria do të formohet nga 4 pashallëqet: 1.Janinës, 2.
Shkodrës,Tiranës, Elbasanit, 3.Shkupit,
Dibrës,Tetovës, Gostivarit, Prilepit, Velesit, Manastirit dhe Ohrit, 4. Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Pazarit të Ri,
Mitrovicës, Sjenicës, Prishtinës, Gjilanit, Preshevës dhe Kumanovës”, shkruan
Jovan Haxhivasileviqi në librin: Lidhja Shqiptare, Beograd, 1909, f.40.
Pas shumë
mos pajtimeve në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit u formua Komiteti qendror I
Lidhjes, në mesin e të cilëve hyn edhe Maksut Efendija Shehu nga Presheva, si
dhe Kamber Aga dhe Haxhi Abazi nga Presheva, shkruan në të njëjtin libër
Haxhivasileviqi.
Pas kësaj
merret qëndrim që të formohen Degët e Lidhjes në disa qytete të shqiptarëve,
ndërsa në Degën e Preshevës hyjnë Maksut Efendija Shehu, Kamber Aga, Haxhi
Abazi e të tjerë. Degët kishin për qëllim arsimimin e shqiptarëve në këto treva,
shkruan Jovan Haxhivasileviqi në Lidhjen Shqiptare, f. 45.
Pas
Kongresit të Berlinit, Shqiptarët në
Vilajetin e Kosovës, në Shkup, Kumanovë,
Preshevë dhe Gjilan iu dha e drejta e formimit të Gjykatave shqiptare,
pos atyre të Portës. Ato përbëheshin prej 10-12 personave.
Perandoria
osmane nuk ishte e kënaqur me veprimtarinë dhe aktivitetet e Lidhjes Shqiptare,
andaj edhe nga Vilajeti i Kosovës kërkohet që Porta e Lartë të dërgojë 40-50
tabore ushtarë për ta shuar Kryengritjen shqiptare.
Më poshtë
po e paraqesim Letrën e dërguar nga Vilajeti i Kosovës për Portën e Lartë, ku në
mes të tjerave thuhet:
“Për të
rivendosur rregullin dhe qetësinë në këto vise të këtij Vilajeti, për t,i
mbrojtur organet e pushtetit dhe popullsinë besnike ndaj Perandorisë kërkohet që
sa më parë të dërgohen forca të shumta ushtarake, përkatësisht 40-50 tabore, për
ta shkatërruar plotësisht qëndresën dhe rrezistencën e këtyre kryengritësve”.
Kështu më
vitin 1881 pushoi se vepruari Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe Degët e saja nëpër
qytetet shqiptare.
2.Delegatët e Preshevës në Kuvendin e LSHP
Për një tubim të tillë të përbashkët ishte caktuar Prizreni, me datën 10
qershor 1878, për të mund kërkesat shqiptare të nxirren para se të mbahet Kongresit
i Berlinit dhe protestë e Shqiptarëve ndaj vendimeve të Shën Stefanit. Më 10
qershor 1878, në Prizren kishin arritur përfaqësuesit e Prizrenit, Gjakovës,
Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Pllavës, Gusisë, Novi Pazarit, Prishtinës,
Vuçitërnës, Manastirit, Ohrit, Dibrës, Gostivarit, Tetovës, Kumanovës,
Preshevës, Shkupit, Tiranës, Elbasanit e qyteteve të tjera.
“Nga
aspekti i përkatësisë klasore, pjesa më e madhe i përkiste shtresës feudale. Në
tubim merrnin pjesë edhe pashallarë dhe bejlerë që ishin nën ndikimin e Portës
dhe vepronin në interes dhe sipas udhëzimeve të saj”, shkruan Shukri Rahimi, në
Gjurmime historike të Rilindjes Kombtare, Prishtinë, 1986, f.87.
Pra, qysh
me kohë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe
morën pjesë aktive në Lëvizjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha
Lëvizjet politike të Shqiptarëvë të ish-Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim
kombëtar. Se Presheva dhe Lugina e saj ishte liridashëse, e kyçur në Lëvizjen Mbarëkombëtare
dhe se i dha kontribut Rilindjes Kombëtare Shqiptare fletë edhe fakti i
themelimit të Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë, me në krye
me Sheh Maksut Efendiun, si dhe pjesëmarrja e patriotëve nga Presheva në Kuvendin
e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 : Sheh Maksut Efendiu, Osman Çaushi,
Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga dhe Haxhi Abazi. Atje tek ne thonë: “Mbahu
Prizren se po vjen Presheva”.
Pjesëmarrja
e Delegatëve preshevarë në Kuvendin e LSHP
ishte objket studimi e shumë studiuesve. Në këtë shkrim do të përmendim
disa studiues që merren me këtë çështje dhe sipas burime të tyre caktojnë
numrin e pjesëmarrësve nga Presheva, si dhe i cekin emrat e delegatëve
preshevarë në LSHP.
Fehmi
Kelmendi, në librin : Përjetime, Poezi, prozë, publistikë, Tiranë, Globus R.,
2004, f.109 pos tjerave shkruan: “Në Kuvend morën pjesë 110 delegatë të ardhur
nga të gjitha viset shqiptare.Të deleguaritë nga Presheva ishin:Haxhi Abazi,
Kamber Aga, Maksut Shehu, Osman Çaushi dhe Mehmet Doshlaku” ndërsa në f.151,
shkruan: “Në Kuvendin Kombëtar të themelimit të LSHP morën pjesë 4 delegatë nga
Presheva, që përfaqsonin Kosovën Lindore. Këta ishin: Osman Osmani/Osman
Çaushi/, Maksut Shehu, Mehmet Doshlaku dhe Maliq Kamberi”. Në këtë citim,
profesori I nderuar nuk e përmend Haxhi Abazin, edhepse në faqen 109 të këtij
libri ceket ai apo ndoshta gabim teknik.
Abdurrahman
Zylfiu, Ismet Bajrami, në shkrimin: Kontributi i Preshevës në Lidhjen shqiptare
të Prizrenit, Zgjimi, nr.13, qershor 1998, në f.9, shkruajnë: “Në Lidhjen e
Prizrenit morën pjesë edhe preshevarët siç janë: Maksut Efendiu, Haxhi Abazi,
Kamber Aga dhe Memet Aga”. Nuk e përmendim edhe Osman Çaushin e Preshevës.
“Në
Kuvendin historik në Prizren më 10 qershor të vitit 1878 nga Presheva kanë
marrë pjesë:Maksut Shehu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga dhe Haxhi
Abazi, shkruan Rexhep Selimi në revistën “Zgjimi”, nr.16-24, Preshevë, 1999.
Në këtë
kohë të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe pjesëmarrjes së delegatëve të
Preshevës në Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarët e Luginës u gëzuan aq shumë
me shpresë se do të ndodhë bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes së delegatëve
dhe mbajtjes së Kuvendit iu këndua
Lidhjes së Prizrenit. Shqiptarët e Preshevës me lule dhe valle i përcollën
delegatët në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit. Bile, thuhet se atëherë edhe lindi vallja e
Miratocit “Miratocka”
Presheva
vallëzoi dhe këndoi gjatë përcjelljes së delegatëve preshevarë për
në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare në Prizren, por edhe përfundimit dhe pritjes së
rezultateve të Kuvendit, që ishin me rëndësi edhe për fatin e Preshevës. Është
e njohur se Presheva që nga viti 1878 u bë qendër e Kazasë së Preshevës.
Vallja më
e njohur preshevare, Vallja e Miratocit “Miratocka” është valle me motive
epike, e cila lindi në kohën e mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Vallja në fjalë ka dy etapa ritmike, në fillim të valles ka një
ritëm të ngadalshëm muzikor e të hapit, ndërsa pjesa e dytë apo e fundit e
valles ka ritmin më të shpejtë, por në të dy etapat nuk humbet hapi i rëndë
burrëror dhe krenar i valles shqiptare. Vallja ka lidhshmëri me përcjelljen e
delegatëve, kur ritmi i valles është më i ngadalshëm dhe pritjen e delegatëve
preshevarë nga Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur ritmi
përshpejtohet duke i pritur me kureshtje të madhe lajmet, haberet dhe
rezultatet e Kuvendit.
2.1.SHEH MAKSUT
EFENDIU
Sheh
Maksut Efendiu u lind në Preshevë më 1812. Ishte djali i Ymerit. Sheh Maksuti
pati vetëm një fëmijë, djal,i cili vdiq në moshën 17 vjeçare, nuk dihet emir i
tij, varri i tij është afër varrit të Sheh Maksutit.
Sheh
Maksuti dhe baba i tij i takonin familjes së Shehlerëve të Preshevës, familje e
madhe dhe një ndër më të arsimuarat në Luginë të Preshevës.
Familjes së
Shehlerëve i takonte edhe Hafëz Aliu, teolog, mësimdhënës dhe drejtor i shkollës
“Darul-mualimmin” në Prizren.
Sheh
Maksuti Efendiu ishte delegate i Kuvendit të LSHP, sëbashku me delegatët tjerë
nga Presheva. Ai mjaftë kontribuoi në Kuvend si delegatë, kështu për
veprimtarinë dhe aktivitetin e tij në Lidhjen SHP ai u zgjodh edhe kryetar i
Degës së LSHP në Preshevë.
Më poshte
po e japim telegramin e Vilajetit të Kosovës, dërguar Kryeministrisë mbi
zgjedhjen e përfaqsuesve të Degëve të Lidhjes së Prizrenit, ku pos të tjerave
shkruan:”Sipas korrespodencës së mbajtur me mutesarifët e vendeve jemi
informuar si vijon më poshtë: Në Shkup për kryetar/reis/ është zgjedhur Jashar
Beu, në Emenije Bashri Beu, në Preshevë Maksut Efendiu…”
Në këtë
telegram përmenden vendet ku u themeluan Degët e Lidhjes së Prizrenit, ndërsa
anëtarët e Degëve janë zgjedhur sipas madhësisë së çdo rrethi- kazaje prej
10-40 anatarë. Anëtarët janë zgjedhur prej parisë së çdo fisi dhe kombësie. Nuk
hasëm në literaturë se Dëga e Lidhjes së Prizrenit në Preshevë sa anëtarë pati.
Më lejoni të përfundojë se Sheh Maksuti, Mehmet Muhaxhiri, Osman Çaushi, Kamber
Aga dhe Haxhi Abazi janë zgjedhur sipas parimit të fisit në Preshevë.
Përshkak
se Maksut Shehu Efendiu kishte familje të madhe Shehlerësh, ai e detyroi
kajmekamin e Preshevës Hasan Kudretullahu ta pranojë respektimin e çdo kërkese
të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, në realitet të Degës në Preshevë.
Ymer
Presheva mori pjesë si bashkëluftëtarë dhe organizatorë kryesor i Kryengritjes së Dervish Carës. Ymer
Presheva, pos Sheh Maksutit kishte edhe tre djemë: Sheh Hysenin, Ali Agën dhe
Osman Agën shkruan Rexhep Selimi në “Zgjimi”, por shihet edhe në trungun
familjar të Sheh Maksutit, të hartur nga Shehlerët: Hasan Yelmen i shkuar në
Turqi dhe Xhemil Aliu,i cili jeton dhe
vepron në Preshevë.
Sheh Maksuti
u shkollua në Preshevë dhe Stamboll, pra kishte kulturë të lartë, andaj edhe
dashuria e tij për arsimim ishte e madhe si dhe ishte dashamir i diturisë.
Sheh Maksuti
posedonte një bibliotekë të pasur me libra, por e cila mjerisht nuk është
ruajtur, pos 4 librave që janë të shkruara në osmanishten e vjetër. Këto libra i
ruan Xhemil Aliu i Familjes së Maksut Shehut.
”Shihet se
sipas dimensioneve të varrit si dhe nga kujtimet e trashëguara të Ali Abdullah
Shehut, Sheh Maksuti Efendiu ishte me shtat të mesëm dhe i plotë. Kishte
krahëror të zhvilluar dhe ishte pak zeshkan. Mustaqet i kishte të zeza dhe të
mëdha, kurse zakonisht vishej me shallvare, shokë, barte një pelerinë dhe
mbante një shkop të bukur. I adhuronte shumë pëllumbat dhe qengjat kur
blegëronin. Gjatë jetës kreu shumë punë administrative dhe ishte funksionar i
pushtetit turk deri në vitin 1878. Ishte i mençur, orator, njohës i mirë i
shumë gjuhëve të huaja dhe gëzonte autoritet të lartë në popull. Ishte i pasur
dhe gëzonte shumë prona tokësore në Preshevë dhe Tabanoc. Ju ndihmonte
materialisht nxënësve që shkolloheshin, të varfërve, fëmijëve bonjakë e
tj”,shkruan Rexhep Selimi në “Zgjimi” nr.24, tetor 1999, f.22
Maksut
Shehu Efendiu ishte i njohur jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe më
gjërë. Ai njihte dhe mbante korespodencë edhe me Mehmet Ali Pashën e Egjiptit,
me rastin e shkuarjes së tij në haxh at e ftoi Mehmet Ali Pasha i Egjiptit dhe
ne shenjë të respektit i dhuroi Sheh Maksutit një flamur me shtizë, një mangall
dhe dy shpata, të cilat ruhen në Tyrben e Preshevës, ku janë varret e 4
Shehlerëve të njohur.
Perandoria
osmane nuk ishte e kënaqur me veprimtarinë dhe aktivitetin e LSHP, sidomos të
Degës së saj në Preshevë, andaj ajo dërgoi shumë tabore ushtarësh dhe e shoi
LSHP, por më këte u shua edhe Dega e LSHP në Preshevë, më 1881.
Maksut Shehun
Efendinë e arrestuan me dy bashkëluftëtarë dhe e internuan në Stamboll.
Në vitin
1885 u kthye nga internimi dhe pas dy viteve, më 1887 vdiq në Preshevë, ku u
varros me nderime të mëdha si shehit para Tyrbesë, pranë varrit të djalit të
vetëm, 17 vjeçar.Porosia e fundit e tij ishte që në varr ti vehet një gur, ku
do të shkruhet vetëm viti i lindjes dhe emri i babës.Sheh Maksuti Efendiu, pos
që ishte kryetar i Degës së LSHP në Preshevë dhe delegat i Kuvendit të LSHP, ai
mori pjesë edhe në rrezistencën e Shqiptarëve kundër forcave dhe ushtrisë
serbe, e cila në atë kohë pastronte terenin duke i shpërngulur Shqiptarët nga
trojet e veta etnike. Është e njohur rrezistenca në Grykën e Gërdelicës, për të
cilën populli i thurri këngë popullore Sheh Maksutit:
Sheh Maksuti po e rre telin
Në Gërdelicë po i çon askerin
Baba Shehu në kamë u çue
Në Gërdelicë në luftë me shkue.
2.2.KAMBER AGA
Kamber Aga lindi dhe vdiq në Preshevë, ishte djali i Kurtës, Mëhallë e
Kamberëve në Preshevë.
Ai i pati 8 djemë dhe 4 vajza, i martuar dy herë, njëra grua ishte nga
Bilaçi dhe e dyta nga Rahovica.
Me Haxhi Abazin ishin kushëri, Mëhallë e Kamberëve në Preshevë, ky Kamber
Aga sipas fjalëve të familjarëve të Kamber Agës i ndihmoi Haxhi Abazit në
ndërtimin e xhamisë dhe çezmeve.
Djali më i madh i Kamber Agës ishte Veliu, apo si e quanin Qorrveliu, i
cili si personazh përmendet edhe në romanin historik të autorit: Prizrenac,
Krvavi jagluk/Shamia e përgjakur/, Beograd, 1923, i cili bënë fjalë për Rahovicën dhe dashurinë
e vajzës shqiptare të një Age në këtë fshat, e dashuruar në djalin e ri serb, I
cili punonte argat dhe në shërbime të tjera në familjen shqiptare. Ajo ik me
djalin serb në Vranjë dhe familja e vajzës e angazhojnë Qorvelinë, i cili ishte
trim, për ta kthyer vajzën ne Rahovicë. Por dashuria ishte aq e madhe saq
vdesin të dytë në kufi të Serbisë me Turqinë në Ristoc.
Djali më i vogël i Kamber Agës quhej Adem Aga. Këto fjalë për Kamber Agën
i thanë Aga Sylejman dhe Aga Bushat, në ndejat dhe për të cilat më tregoi Adem
Kamberi i Ri.
Të themi se Adem Kamberi u zgjodh kryetar Bashkie i Preshevës më 1944,
gjatë revolucionit në Preshevë, kur qeverisën me Preshevën forcat patriotike
dhe të Ballit kombëtar. Këtë kohë e quajtën Shqipëri e vogël. Poashtu nga
familja e Kamber Agës shquhet edhe Nijazi Kamberi i ndjerë, anëtarë i NDSH, mik
i Nexhat Agollit, i cili sëbashku me shumë patriota nga Presheva një kohë të
gjatë u meshefën te Bira e Kaçakëve, por më 1944 forcat partizane i zbuluan dhe
I sulmuna për ti zanë. Aty vdiqën Shukri Doda dhe Shahini i Mëhallës së
Alimetëve, disa u burgosën, ndërsa Aga Azi si e quanin Nijazi Kamberin dhe
Hysen Totorllozi ikën.
2.3.HAXHI ABAZI
Në shkrimin e Abdurrahman Zylfiut dhe Ismet Bajramit thuhet : “ Haxhi
Abazi rrjedh nga fisi Thaç, i një familjeje të pasur nga babai Hysen dhe nëna
Zade që ishin me tradita kombëtare”, shkruajnë këta dy autorë në gazetën
“Zgjimi” nr.13, të vitit 1998.
Në Preshevë, në popull ekziston gojëdhana dhe flitet me të madhe për
dymbëdhjetë /12/ Çezmat /krojet/ e Haxhi Abazit, të ndërtuara në kohën e
Turqisë, atëherë kur Presheva ishte Kaza.
Mirëpo lidhur me Çezmat e Haxhi Abazit ekzistojne disa alternative.
Kështu plaka e Familjes së Abazëve, Hysnije Haliti, e lindur më 1915 tregon dhe
i numron shtatë /7/ Çezmat e Haxhi Abazit, Shaban Zymer Rashiti poashtu i
Familjes së Abazëve tregon dhe numron dymbëdhjetë /12/ Çezmat /krojet/ e Mixhës
Haxhi Abaz Halitit, plaku Isa Latifi i Begajve të Mëhallës së Kuklarëve tregon
dhe i numron gjashtë /6/ Çezmat e Haxhi Abazit, Bejtullah Osmani mësimdhënës i
matematikës nga Presheva, i Mëhallës së Alimetëve tregon dhe i numron 9 Çezme,
ndërsa Qani Haliti në shkrimin e tij “Uji me rrjedhë përpjetë(!) në gazetën
“Veprimi” shkruan : “Dymbëdhjetë krojet e Haxhi Abazit” si dhe Abdurrahman
Zylfiu e Ismet Bajrami në shkrimin e tyre : “Kontributi i Preshevës në Lidhjen
Shqiptare të Prizrenit shkruajnë për nëntë /9/ krojet e Haxhi Abazit.
Plaka Hysnije Haliti e Familjes së Abazëve në bisedën që e pata me te me
shumë këthelltësi i kujtohen disa detaje të Familjes së Haxhi Abazit. Kështu
ajo tregon se ishin 5 vëllezër : Haxhi Abazi, Aga Kurtë, Aga Zili, Axha Kamber
dhe Aga Veli.
Haxhi Abazi thotë ishte tyxhar /tregtar/ i njohur në relacionin
Preshevë-Selanik-Prishtinë dhe sëpari kur bëri para, bleu një ka, pastaj e
shiti këtë dhe bleu dy e kështu me radhë. Më në fund vendos për të shitur të
gjitha kafshët dhe për të shkuar në Haxhilluk, e kishte bë nijet /qëllim/ dhe
për të rregulluar e ndërtuar diçka për hajrat /mirësi/. Në Kumanovë shtron
kalldërme /rrugë e shtruar me gur/ dhe ndërton një urë.
Me këtë dokument sipas fjalëve të Avdush Abazit, stërnip i Haxhi Abazit,
Haxhi Abazi kalonte prej një Vilajeti në Vilajet tjetër, bëntë tregti, sidomos
në relacionin Preshevë-Shkup-Selanik. Për këtë
leje, Haxhi Abazi garantonte me pasuri, me një arë të madhe te Allajt.
Në bisedë
me familjarët e Haxhi Abazit mësova se ishin krenar me punën dhe veprimtarinë e
Haxhi Abazit, por nuk posedojnë ndonjë dokument valid për pjesëmarrjen e tij në
Kuvendin e LSHP, pos një Leje apo letërnjoftim me disa shënime biografike të
lëshuara nga administrate turke në Stamboll.
Çezma e
Madhe në Mëhallën e Kuklarëve, thotë plaka Hysnije Haliti është ndërtuar pas
këtyre shtatë /7/ Çezmave, por edhe këte e ndërtoi Haxhi Abazi.
Po edhe
Çezma e Xhamisë së Poshtme është e ndërtuar më 1878, që do të thotë se edhe
Çezmat të tjera të Haxhi Abazit janë ndërtuar në atë kohë, kur Presheva u bë
Kaza.Më tëpër për Çezmet e Haxhi Abazit :Xhemaledin Salihu, Çezme e vjetra në
Preshevë.
Sipas
fjalëve të Shaban Zymer Rashitit të Familjes së Abazëve të Preshevës, në bisedë
me Hasan Emërllahun, Haxhi Abaz Kurteshi ishte marrë me tregti të kafshëvë dhe
kështu ishte pasuruar dhe u bë ndër më të pasurit e kësaj nahije.
Në moshën
60 vjeçare nisët për të blerë kafshë në Prishtinë me dy nipat e vet. Aty takon
një jaran /mik/ te vetin, i cili e pyet për pasurinë, pasi i tregon, jarani i
thotë se boll kemi bë për këtë jetë duhet të bëjmë edhe për hajrat, për atë
jetë. Në atë moment Haxhi Abazi vendos të ndërtojë objekte për popull : xhamia,
ura, çezme e tjerë. Kështu, sipas fjalëve të Shaban Rashitit, para 150 vjetëvë
blen pasurinë e Shehlerëve, te Kisha, e cila pasuri kishte burime të pasura me
ujë. Prej aty me gypa të botës e bien ujin në Preshevë. Haxhi Abazi i ndërtoi
6-12 çezme. Punët në ndërtimin e Çezmeve e bëri një mjeshtër serb, i cili me
tre ndihmësa punoi afër 6 muajë. Këta Çezmat i mirëmbajtën edhe pas ndërtimit
edhe një vit. Për këto punë Haxhi Abazi i shpërbleu edhe me një dash. Të gjitha
këto i kishte paguar me para të arit, me lira.
Sipas
Shaban Rashitit, Haxhi Abazi poashtu ndërton kalldërmenë e Xhadës së Vjetër
Preshevë-Kumanovë dhe Urën e Kojnares, sepse në këtë fshat Haxhi Abazi e kishte
pasur të martuar motrën. Pas ndërtimit të Xhamisë së Poshtme me Familjen e
Isufit të Lutë Mehmetit shkon në Haxhillëk.
“Haxhi
Abazi i Mëhallës së Kamberëve në Preshevë, i takon fisit Thaç, rrjedh nga një
familje e pasur bujare preshevare, nga babai Hysen dhe nëna Zade si dhe me një
traditë kombëtare e atdhetare. Me anë të kësaj lejeje, udhëtonte, por garant në leje ishte pasuria e
tij, sidomos ara te Allajt. Haxhi Abazi ishte aktiv dhe merrte pjesë në
mbledhjet e Parisë së Preshevës, ku rraheshin problemet me karakter patriotik
të Shqiptarëve”, shkruan Rexhep Selimi, Presheva gjatë fazës së parë të
Rilindjes Kombëtare Shqiptare/1839-1881/, Zgjimi, nr.26-22, 1999
2.4.OSMAN ÇAUSHI
Osman Çaushi u lind dhe vdiq më 1913 në Çukarkë.Baba i Osmanit e kishte
emrin Bislim dhe ai ka pasur tre djeme dhe 2 vajza. Njëri vëlla i Osmanit quhej
Rexhep, ndërsa për tjetrin nuk e mësuam emrin e tij. Dy motrat e Osmanit ishin
të martura, Hanifja ishte e martuar në familjen e Ymer Efendisë, ishte nëna e
tij, Mëhalla e Mutishëve në Preshevë dhe tjetra motër e martuar te Hafëz Beqiri, ishte nëna e tij, gruaja e Jusufit, Mëhalla
e Liçajve në Preshevë.
Osman Çaushi kishte vdekur në Çukarkë dhe ka pasur 1 djalë dhe 5 vjaza.
Djali i tij quhej Mustafë, ndërsa vajzat ishin: Halise, Mejrem, Akile, Zejnepe
dhe Fatime. Mustafa ka pasut djalin Isa dhe Sylejman Çukarkën.
Gruaja e osman Çaushit ka qenë Ajetja nga Mëhalla e Çitakëve në Rahovicë.
Familja e Osman Çaushit ishte një ndër familjet më të pasura në Luginë të Preshevës e më gjërë. Ajo zotroi
shumë hektarë tokë, andaj edhe e bëri të merret me aktivitete atdhetare.
Familjarët tregojnë dhe e mbajnë në mendje se Osman Çaushi nuk ka ecur
këmbë, por gjithnjë me at. Pos pjesëmarrjes delegat në Kuvendin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit mori pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve në Luginë të
Preshevës e më gjërë. Poashtu mbahet në mend se ka qenë plak i urtë.
Familja e Osman Çaushit më 1950 u shpërngul në Preshevë.
2.5.MEHMET AGA MUHAXHERI
Biografinë e Mehmet Agë Muhaxherit po e marrë të plotë nga shkrimi I Abdurrahman
Zylfiut: 100 vjetori I Lidhjes Shqiptare të Pejës/1899-1899/, Zgjimi, nr.20, janar
1999, f.24 dhe njëherit e falëmnderojë.
Mehmet Aga rrjedh nga një familje e pasur preshevare dhe ishte e ngritur
në aspektin e çështjes kombëtare. Kishte autoritet të madh te bashkombasit
preshevarë. Ishte treguar I aftë, I njohur dhe arriti pasuri të madhe, ku iu
ndihmonte materialisht atyre që kishin nevojë për ekzistencë e sidomos ndihma e
tij ishte e pakyrsyeshme për organizimin e tubimeve dhe të aktiviteteve tjera më
karakter kombëtar. Ishte anëtar I Këshillit të Pajtesës dhe në bazë të të dhënave
gojore ishte një ndër anëtarët më aktiv.Pasuria e tij tokësore përfshinte një
sipërfaqe të madhe edhe atë të varrezave të qytetit e deri në fshatin Zhunicë,
në të dy anët e Lumit të Preshevës.
PËR SHKAK TËautoritettit që gëzonte dhe pasurisë që dispononte, ai ishte
caktuar të merrte pjesë në Kuvendet e organizuara shqiptare. Si pjesëmarrës I
Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor 1878 dëshmohet se përcjellës personal e ka
pasur Arif Malokun. Për pjesëmarrjen e tijnë Kuvendin e Pejës të të dy
preshevarëve, përveç shkresës së përmendur të konsullit austrohungarez Zambur,
dëshmohet se përcjellës për Pejë Mehmet Aga e pati një person të Norçës nga
familja Gjinaj.
Mehmet Aga kishte vetëm një trashëgimtar, Hasanin, po edhe ky pati vetëm
një djal, Mehmetin. Ky i fundit është një ndër intelektualët e parë në komunën
e Preshevës, professor i gjeografisë dhe merita e tij është se qe ndër
inicuesit e parë për hapjen e Gjimnazit në Preshevë, që u bë realitet më 1961.
REFERENCAT
1.Xhemaledin Salihu, Presheva në Lëvizjet e proceseve politike mbarëshqiptare,
Jehona, nr.66, 2002
2.Fehmi Kelmendi, Kush janë Shqiptarët, Tetor 1990
3.Fehmi Kelmendi, Përjetime, Poezi, prozë, publicistikë, Tiranë, Globus
R., 2004
4.Abdurrahman Zylfiu, 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Pejës/1899-1999/,
Zgjimi, nr. 20, Preshevë, 1999
5.Abdurrahman Zylfiu, Ismet Bajrami, Kontributi i Preshevës në Lidhjen
Shqiptare të Prizrenit, Zgjimi, nr.13, Preshevë, 1998
6. Jovan Haxhivasileviq, Arbanska liga, Arnautska Kongra i Srpski narod u
Turskom Carstvu/1878-1882/Beograd, 1909
7. Dr.Iljaz Rexha, Lidhja e Prizrenit në dokumente
osmane/1878-1881/Prishtinë, Arkivi i Kosovës,1978
8. Shukri Rahimi, Gjurmime historike të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë,
1986
9.Xhemaledin salihu, Ritet e dasmës shqiptare në Preshevë me rrethinë, me
theks të veçantë valet e burrave në dasmën preshevare, në librin: Dasma
shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot, Preshevë, 2012
10.Xhemaledin Salihu, Presheva në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim dhe
Bashkim/LKpÇK/ dhe kërkesat për Bashkim me Shqipërinë Etnike, në librin: Lugina
e Preshevës në Lëvizjen Shqiptare gjatë historisë, Preshevë, 2013
11. Rexhep Selimi, Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare
Shqiptare/1839-1881/, Zgjimi, nr. 16-22, Preshevë, 1999
12.Bisedë me plakën Hysnije Halitin e familjes së Haxhi Abaz Halitit, e
lindur më 1915, në shtëpinë e Bakush Halitit më 06.08.2010
13..Bisedë e Hasan Hajrullahut nga Rahovica me Shaban Rashitin e familjes
së Haxhi Abaz Halitit, më 10.10.1992
14.Bisedë me Avdush Abazin, stërnip i Hazhi Abazit, në Preshevë, më
07.06.2014 dhe
15.Bisedë me Adem Kamberin e Ri, stërnip i Kamber Agës, në Preshevë, më
07.06.2014
Preshevë, më 10 qershor 2014