e hënë, tetor 07, 2013

GJETJA E VETVETES







O njerëz të shpirtit njerëzor dhe të krijimtarisë letrare dhe artistike. Po ju drejtohem me një pyetje drithëruese, a e kemi menduar se në jetën tonë vjen një çast hutimi dhe dileme, që kemi nevojë për tjetrin ose të tjerët, që të na kuptojë dhe të pranojë ashtu si jemi paraqitur para tyre si njeri, artist, shkrimtar, intelektual etj?
Nëse e kemi arritur një gjëndje emocionale apo respekti para tyre, si mund ta gjejmë një mik emocional, dashamirës apo kritikues ndaj nesh? A kemi krijuar një komunikim ndjenjësor, njerëzor, miqësie dhe mirëbesimi tek njerzit, publiku i gjerë rreth nesh?
Duke iu referuar historisë së artit shqiptar dhe botëror, vlerësimet, kundërshtimet dhe tensionet më të mëdha në historinë e njerëzimit janë shkaktuar pikërisht nga njerëzit, kolegët artist dhe miqtë më të afërt. Është fjala për çastet emocionale të rrëfimit, të shprehjes, të komunikimit njerëzor dhe artistik, që shfaqjen tonë t’ia besojmë dikujt kur kemi bërë një punë apo vepër të mirë për njerëzit e tjerë, në arrtijen e një vlere përgjithësuese letrare e artistike, të diçkaje të bukur për njeriun e thjeshtë dhe atë intelektual. Sa natyrshëm shkon besimi ynë si krijues tek dikushi, për të arritur tek ne dhe anasjelltas, për të shkuar ne, tek ai? Dhe për të arritur tek kjo pikë takimi, na duhet të besojmë më shumë tek vetja apo tek të tjerët, tek emocionaliteti ynë, apo i të tjerëve? Sa të ndërgjegjshëm jemi ne dhe si reagojmë nëse na emocionon kënaqësia e tjetrit, për veprën tonë krijuese? Sa të ndjeshëm jemi ndaj tjetrit, kur para syve tonë shikojmë se dikush ndjen, reflekton dhe afrohet me dashamirësi njerëzore, që ne e duam.
Ne emocionohemi, sepse ai rrezaton tek ne, bashkohet me ne dhe na thotë të kuptojmë se ajo vepër letrare e artistike e realizuar nga ju, është e kuptueshme edhe për ne të tjerët. Ne, si krijues, gëzohemi me emocionin e dikujt para nesh, që e duam shumë, sepse na jep të kuptojmë rëndësinë e krijimit tonë artistik, që ka për të, dhe kjo reflektohet në fytyrën e tij gazmore. Çdo lloj komunikimi ka nxjerr menyra , eksperienca të veçanta, preferenca, marrëdhënie individësh dhe shoqërish të ndryshme, te cilat realizojnë në mënyrë direkte te njerëzit kuptimet, këndvështrimet apo emocionet e krijuesit, të shfaqura në publikun e gjerë. Të gjitha këto përpjekje shkojnë në procesin e afirmimt të krijuesit te të tjerët, nëërmjet gërmimit shpirtëror të njerezve dhe në të njejtën kohë mbjell farën e krijuesit si vetëvete, produktiv, jetësor dhe njerëzor. Në këtë mënyrë, ka gjetur vetveten si njeri, shkrimtar dhe artist.

                                                                                                            Ndini R. Bardhi
                                                                                                               Piktor,