Në çdo kohë të jetës sonë, brenda vetes, kemi një energji
shpirtërore për shkrimin e fjalës së bukur artistike dhe leximin e letërsisë,
poezisë, romanit me gjuhën kombëtare shqipe. Dhe për atë që krijojmë brenda
vetes, në të njëjtën kohë, kërkojmë edhe vlerësimin e lexuesit, sepse
shkrimtari apo artisti në udhën e tij krijuese vlerash shpirtërore është në
pozicionin e pyetjeve, përgjigjeve dhe dëshirave ndaj të tjerëve. Letërsia në
vetvete i përket të gjithë njerëzve, të gjitha vendeve të botës dhe të gjithë
lexuesve të njerëzimit. Ajo buron nga vetmia më e thellë e studios së
shkrimtarit e rrjedh si energji ndriçuese të mendjes së njeriut dhe popujve, të
shumë gjuhëve e të shumë vendeve .
Historia e letërsisë jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri
e ka dëshmuar realisht rolin e saj si një fakt i pandryshueshëm e i gjithëkohshëm.
Ne ende lexojmë me pasion të madh letërsinë botërore dhe shqiptare, ne ende
lexojmë letërsinë e baladave të vjetra, ne ende komentojmë kulturën antike të botës,
ne ende jemi të uritur për këtë lloj letërsie të prodhuar mijëra vjet para
nesh, kur njerëzimi kishte të tjera forma strukturore dhe organizative të qytetërimeve
dhe kulturave; ne ende lexojmë më madhështoret krijues të letërsisë të këtyre
kohëve dhe në të njëjtin sens, ne përsëri bëjmë pyetje të natyrshme njerëzore,
se a menduan ndonjëherë këta shkrimtarë të papërsëritshëm për veten e tyre, për
sakrificat e panumërta shpirtërore e kohore të jetës së tyre, për gjithëpërfshirjen
ndaj njerëzve të popujve të tyre, për kufijtë e shteteve, gjuhës dhe të vetë
ekzistencës kulturore.
Filozofia e veprave të mrekullueshme, që shkrimtarët
shqiptar, që ata krijuan në kohë dhe sisteme të ndryshme politike dhe
ekonomike, mbetet aktuale edhe për shoqërinë e sotme shqiptare moderne, për kohën
tonë demokratike, për njerëzimin e ditëve tona në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kjo është një arritje kulmore e prurjeve universale e botës letrare dhe
shkrimtarëve, ku njeriu, shoqëria, populli, kombi dhe njerëzimi gjejnë dhe
rigjejnë veten, atdheun e gjithsecilit dhe copën e tokës të të parëve të tyre.
Një temë e rëndësishme për shkrimtarët dhe artistët ka qenë, tema e ATDHEUT.
Atdheu, në përhershmëri krijuese e tyre, është tretur shpirtërisht në mendjen
dhe ndërgjegjen e lexuesve të nivelit të lart kulturor dhe ideor, të atyre që
kanë mbrojtur me dashuri dhe sakrifica ekzistencën e tokës së shtrenjtë, të
asaj toke, që përjetësisht i mban gjallë në breza gjeneratash e shekujsh.
Atdheu, për shkrimtarin dhe lexuesin shqiptar, ka qenë dhe është tema më
hyjnore e gjuhës së nënës që i lindi dhe i edukoi me ndjenjën e dashurisë për të,
të të menduarit dhe të lidhjes me çështjet e tij, me ngjarjet përmes rrjedhjeve
historike dhe ndërgjegjes kombëtare, që në të gjitha kohët shkon natyrshëm me
fatin e popullit. Fati i popullit varet nga ekzistenca e vendit, ku ky popull
jeton dhe ndërton të mirat shpirtërore dhe materiale të tij. Edhe fati i letërsisë
lidhet me ngjarjet e popullit dhe të vetë krijuesit shkrimtar e artist, ku
jetojnë e krijojnë.
Nëpërmjet krijimtarisë së tyre letrare e artistike, kemi
ekzistencën e Atdheut, popullit shqiptar, njeriut të tij, botës së tij dhe letërsinë
e mrekullueshme, të shkruar ndjenjshëm në librat shpirtëror dhe gjeneratave
krijuese të gjithëkohshëm.
Shkrimtari dhe artisti në gjithëkohësi të ekzistencës së
tij si njeri dhe krijues ka qenë dhe është, jo vetëm në Shqipëri por edhe në
botë, ndërgjegjja e popullit, shoqërisë dhe individit, nga kohët antike e deri
më sot në kohët moderne.
Temat, mbi të cilat, kanë krijuar ata, janë frymëzime të
gjalla nga realiteti si ngjarje dhe subjekte, që kanë ndodhur realisht në sytë
e njerëzve.
Mjeshtërisht dhe artistikisht, krijuesi i talentuar, këto
realitete i ka përgjithësuar si vlera njerëzore shoqërore dhe ndërgjegje
emocionale të kohës, të cilat, përtypshëm, hap pas hapi në hapësirat kohore dhe
njerëzore, janë eksploruar si çështje të ditës së vetë shkrimtarit, popullit
dhe Atdheut të tij. Ai në qenien e tij, ka pasur shqetësime të brendshme shpirtërore,
ideore të mendimit, të jetës individuale për temën e Atdheut, si qenie e veçantë
humane dhe produktive.
Ndikimi i energjisë pozitive për tokën dhe njerëzit me
emrin simbol, ATDHE, për krijuesin, është kthyer në vetëdijen se çështja e tij
në ekzistencë tokësore, hapësinore, historike, qytetërimi dhe njerëzore, do të
sillte edhe ndryshime në konceptin e krijimtarisë si estetikë, bukuri dhe
ndjeshmëri – Pra, krijuesi do të veproj si qenie e lirë dhe e natyrshme njerëzore.
Populli shqiptar në të gjitha kohërat e ekzistencës së tij
si komb i qytetëruar, për shkrimtarët e artistët e vet, ka investuar shpirtërisht
e materialisht, duke i çmuar ata si monumente kulturore kombëtare, krenari e
vlerave shpirtërore dhe Atdheut të patjetërsueshëm e të shenjtë të tij. Po kohët
e reja moderne ç’bëjnë? Ende vlerësojnë moralisht dhe materialisht krijuesit për
kontributin ndaj Atdheut dhe popullit, stilin dhe temat e tyre kombëtare. Ende
u bëjnë vlerësime veprave dhe prodhojnë vlera të reja shpirtërore e artistike në
favor të shkrimtarëve e artistëve, të cilët janë njerëz të veçantë me një fat
njerëzor origjinal dhe gjuhësor specifik kombëtar shqiptar. Shkrimtari dhe
artisti i vërtetë ende e në çdo kohë ka nevojë për dashurinë, ngrohtësinë, vlagën
jetëdhënëse të Atdheut, e pse në situata të veçanta vështirësie shpirtërore e
materiale kalon drama njerëzore si njeri dhe krijues vlerash. Shpesh ju është
shkaktuar braktisje, duke u larguar jashtë kufijve të Atdheut drejt lirisë dhe
gjetjes së personalitetit të tij (saj) krijues. Për këtë, shembujt e historisë
së letërsisë kanë dëshmuar eksperienca të dhimbshme, jo vetëm në Shqipëri, por
edhe në botën e qytetëruar, që nga kohët antike e deri në kohët e sotme
moderne. Nëse atdheu i shtrenjtë për shkrimtarin dhe artistin kalonte situata
kritike e kërkonte shpëtim, ai si njeri dhe intelektual me zemër të madhe, ka
dhënë kontribut të madh moral, njerëzor, shpirtëror për njeriun, shoqërinë,
kombin, duke eksploruar tema të atdhedashurisë e patriotizmit, duke kënduar me
vargje të mrekullueshme përmes artit madhështor dhe veprës së tij, si një
prurje e shkëlqyeshme në botën e letërsisë shqiptare dhe botërore. Kontributi
mbeti i gjithëkohshëm si vlerë shpirtërore, pavarësisht sistemeve politike e
ekonomike, diktimeve dhe orientimeve ideologjike të krijuesit shkrimtar dhe
artist. A do të kishim ne, në ditën e sotme demokratike, ne, bota e artit dhe
bota e kufijve kohor, poemat, poezitë, romanet, legjendat, veprat e artit etj.,
nëse shkrimtari dhe artisti nuk do të kishte sakrifikuar nga vetja për letërsinë
e artin, në emër të idealit dhe dashurisë për njerëzit, popullin dhe atdheun e
tij (tyre).
Edhe gjuhës shqipe e shqiptarëve i këndoi me gjithë shpirt,
ky shkrimtar romantik e poetik i përsosur. Është tashmë një e vërtetë e
ndritur, që shkrimtarët dhe poetët e gjuhës shqipe, të letërsisë shqipe, u morën
me dashuri për të, sepse krijimtaria e tyre eksploroi temat e atdheut dhe pikërisht
ky atdhe i frymëzoi më tepër se gjithçka tjetër për të bërë një art të bukur,
si një dëshmi e përjetshme e gjallë e të gjithë kohëve prej ndërgjegjes së
ndezur të shqiptarëve të mrekullueshëm si njerëz dhe atdhedashur, patriotë e
hyjnorë.
Kjo gjeneratë elitare shkrimtarësh dhe artistësh shqiptar e
quajtur “RILINDJE”, nga kohët dhe historitë ekzistuese të popullit shqiptar, e gjeti
një vend dhe një tokë të bekuar, të quajtur ATDHE, e cila i këndoi si himn
jehonash të shpirtit shqiptar në shekuj dhe breza njerëzish. Ndërsa shumë të
tjerë, pasues të tyre, vazhduan udhën e shenjtë të mbrojtjes së Atdheut, të
lirisë së tij dhe njerëzve që e donin me gjithë shpirt deri në sakrifikimin e
jetës së tyre. Atdheu për ta e për këta trashëgimtar krijuesish shkrimtar,
poet, prozator e artist, u bë i shtrenjtë, temë qendrore e krijimtarisë deri në
hyjnizimin dhe mitizimin e tij qiellor e tokësor.
Letërsia shqiptare, duke ecur në vlagën e ngrohtë dhe jetëdhënëse
të Atdheut, e kultivuar në mënyrë produktive shpirtërore me gjuhën e nënës
njeri dhe Perëndi, e ka gjetur veten në rrugë e drejtime të ndryshme vlerash
artistike me dinjitet e krenari kombëtare.
Letërsia e gjuhës shqipe, me korifejtë e saj krijues shpirtëror
e atdhedashës, solli me energjinë e saj letrare e artistike, prurje në botën e
shqiptarit dhe të vetë shkrimtarit, që jetojnë në shekuj në një tokë të shenjtëruar
nga Zoti, me emrin ATDHE. Kur ky ATDHE është i shenjtë, i shtrenjtë dhe i
patjetërsueshëm, edhe letërsia me temat e për këngët e ATDHEUT, është letërsi e
shkëlqyer dhe e madhërishme për njerëzit e çdo kohe.
Kjo mrekulli shpirtërore na bënë të mendojmë në çdo çast të
jetës se Atdheu është i shtrenjtë për çdo njeri dhe krijues vlerash artistike,
historike, patriotike etj., qoftë ai shkrimtar apo artist. Këta për temën e tij
kanë sakrifikuar energji shpirtërore, njerëzore dhe krijuese, për të arritur në
cilësitë e një letërsie të mrekullueshme shqiptare dhe asaj botërore. Ai që e
vlerëson dhe e dashuron shpirtërisht këtë temë është lexuesi dhe intelektuali
me botë të madhe atdhedashurie dhe shqiptare. Lexuesi i vërtetë shpirtëror, me
kënaqësi e merr dhe e vendos në fondin e artë të librave të tij, librin e
dashur me temën (temat) për Atdheun qoftë ajo në poezi, prozë, ngjarje, ide
etj. dhe e bën pjesë të ndërgjegjes së tij atdhetare, patriotike dhe shqiptare
si vetvete. Shkrimtari shqiptar e ka të nevojshme këtë lidhje të natyrshme me
njerëzit lexues, tregimtar, agjitativ, sepse, pikërisht këta misionar shpirtëror
e mbajnë gjallë këtë libër me temën e Atdheut. Vlera e artit letrar si frymëzim
i përhershëm krijues e bën veprën e letërsisë atdhetare që të hyj kudo në
zemrat e njerëzve dhe të qëndroj në përhershmëri rrezatimi në raftin e librave
të tjerë elitar, të bibliotekës. Shkrimtari atdhetar tashmë është mbjellë përgjithmonë
në studion time (atij, asaj), si prozator në raftin tim të bibliotekës, si poet
në krahun e zemrës, si mjeshtër i fjalës në të menduarin tim, si këngë në
shpirtin tim, si shqiptar në gjuhën time.
Bota e Atdheut të shtrenjtë del prej ndërgjegjes së çdo
shkrimtari patriot, që e quan veten shqiptar i kudondodhur, brenda dhe jashtë
kufijve të tij. Çdo shkrimtar është një bilbil në shtratin e tokës së bekuar të
Atdheut dhe gjuha shqipe, që shkruan është një simfoni e muzikës së shpirtit të
çdo shqiptari, që këndohet prej shekujsh, kudo që është, kudo që jeton e kudo që
gëzon. Koralet dhe perlat e krijuara për Atdheun janë të shtrenjta dhe për to
investohet për t’i pasur në përhershmëri si vlera të shpirtit shqiptar, si
identitet, si ekzistencë, si trashëgimi e përjetshme e popullit shqiptar, të
cilat natyrshëm e me krenari kthehen në dashuri, gjendje shpirtërore dhe vazhdimësi
frymëzimi.
Shkrimtari me vetëdije shkruan për Atdheun me etje e me
zell, kurse lexuesi përfshihet prej ndjesisë dhe perceptimit të harmonizuar, të
temës më të dashur, të Atdheut. Fjala Atdhe, shkrim e lexim për të, janë në përhershmëri,
ndjesi emocionale, brendi shpirtërore. Ajo, për krijuesin kthehet në gjuhë dhe
shndërrohet në art. Është materie që ndërton strukturën e tokës e të rrjedhës
njerëzore, është temë antike dhe moderne, ku në qendër të objektit dhe
subjektit të saj, si retorikë e përjetshme, është njeriu shqiptar. Ajo, si fjalë
hyjnore e patjetërsueshme, ka energjinë më të bukur dhe madhështinë e emocionit
të njeriut për ta dashur si gjënë më të shtrenjtë të jetës së tij, të ekzistencës
dhe kuptimit se përse ajo ka peshë dhe vepron magjishëm në gjithë universin
njerëzor në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti.
Fjala Atdhe nga shkrimtari dhe artisti, në çdo kohë e jetë
njerëzore shqiptare, ka marr kuptim simbolik i njeriut që ka ekzistuar, por,
edhe kur ai nuk ka ekzistuar fizikisht, ajo ka qendrat e mbjell si qenie e
gjallë në tokën e të parëve të tij. Fjala Atdhe është e shtrenjtë. Çdo njeri
shqiptar do ta ndjej gjithë jetës si vetë shpirtin, zemrën, qenien e tij,
sidomos kur e dëgjon jashtë kufijve territorial të vendit, Shqipërisë.
Shqiptimi i fjalës Atdhe krijon një ndjesi drithëruese në shpirt të çdo
shqiptari patriot, sa që kur je në vend të huaj, njerëzit që duken të panjohur,
sa i dëgjon shqip, i kërkon dhe i bën vëllezër dhe në mënyrë të ngrohtë futesh
në një komunikim të sinqertë dhe të përmallshëm në mes tyre. Kjo është një
mrekulli e paparë dhe fantastike për çdo njeri.
Fjala Atdhe në gjuhën e nënës, shqipe, në këtë hapësirë
marrëdhëniesh tingëllon si ndjenjë e magjishme njerëzore, duket si energji që
ushqen dashuri, komunikim, respekt etj., për të qenë modeli më i mirë shpirtëror
dhe rrezatim ngrohtësie.
Krijuesi shkrimtar e artist për të marr si subjekt të veprës
së tij, ka thithur mjeshtërisht filozofinë popullore, thelbin e saj, fabulën,
por edhe fjalën Atdhe si gjetje emocionale, e krijuese. Për të konceptuar këtë
filozofi atdhetare, brenda kohës ekzistenciale të tij, ai jep kohën njerëzore,
e botës shpirtërore, e vështruar kjo edhe me realitetin e ndjeshmërisë për
Atdheun nga njerëzit si cilësi përfaqësuese të identitetit të tyre shqiptar, në
rrjedhën kohore të papërcaktuar. Kjo është shumë e rëndësishme si fenomen,
sepse është një kohë individuale që ka në disponim njeriu brenda kohës
kolektive, kur funksionon në mënyrë harmonike në komunitet, krijohet një marrëdhënie
shoqërore me interes të ndërsjellë e shumëplanësh, sigurohet një jetë tokësore
atdhetare që njeriu e dëshiron dhe e lakmon për ta pasur atë, sidomos kur ndjen
ngrohtësinë e vlagës së tokës Atdhe dhe shpirtin e tij për të ripërtërirë në këtë
jetë shqiptare.
Ndini
R.Bardhi
Piktor, shkrimtar