Në këtë jetëshkrim (në vargje) kushtuar kryeheroit
tonë është shkruar jo vetëm në një lloj vargu e strofe. Kjo, si e si të mos bëhen
monotone e të mërzitshme poezitë. I ndarë në pesë cikle, në të janë rrokur pikat
kulmore të jetës, sfidave e betejave të tij.
Vërejtjet tuaja,- qoftë një fjalë, një
varg, një poezi a shenjë pikësimi,- ndihmojnë në botimin e veprës për klasat
tetë, nëntë dhe nxënësit e shkollës së mesme, që është synimi i autorit.
Po e hedh veç e veç secilin cikël në
facebook, që mos t’u barroj njëherësh,- dikë duke e shkëputur nga puna krijuese,
apo dikujt duke i ngrënë kohën e lirë.
Ju faleminderit!
M I H A L D E D J A
HYJNIA E
ARBËRIT
JETËSHKRIM NË
VARGJE
Korrektimi letrar
dhe kopertina
nga autori
=============
Mihal Dedja =============
PARATHËNIE
Përveç shpjeguesit në fund të librit për
çdo poezi, po japim disa shënime, ku jeta dhe vepra e kryeheroit ndahet në pesë
pjesë, nga 15 poezi secila.
E para i takon periudhës nga fëmijëria e
tij deri në Kuvendin e Lezhës më 2 mars 1444.
E dyta nga viti 1444 deri në mbylljen e
një cikli të pashoq betejash të mëdha më 1457.
Periudha 5-vjeçare e viteve 1458 - verë 1462,
paqë midis Skënderbeut dhe sulltan Mehmetit II.
Periudha e katërt nga viti 1462 deri kur
mbylli sytë në Lezhë më 17 janar 1468.
Periudha e fundit u ideua vazhdimësi e
jetës së një njeriu të madh, si kryehero i shekujve në vazhdim.
T’i shkëputësh të besuarit të sulltanit
një ferman në fund të një beteje të
humbur të osmanëve, ku qe repart rezervë dhe e braktise; të japësh kushtrimin në
trojet e vendlindjes në 3-4 ditë e të futesh me guxim në gojën e ujkut (në
kështjellë) me fermanin e rremë bashkë me
300 kalorësit që të
pasuan pas betejës së braktisur; të asgjësosh garnizonin armik me t’u futur
kryengritësit e fshehur në male më parë; të ngresh flamurin e lirisë në bedenat
e kështjellës që e njohe, e studiove dhe e zgjodhe qysh kur ishe me njëfare grade vite më
parë aty; të mbledhësh pas tre muajsh princat e të formohet
3
============
Hyjnia e Arbërit
===========
për herë të parë
një besëlidhje dhe ushtria e bashkuar nën komandën tënde... Ja gjenialiteti i
një strategu të ardhshëm!
Dhe
kështjellat para tij
binin
me at’ lehtësi,
siç
rrok burri vesh’n e tij!
(Llongfellou)
Nëpër inatin kryeneç të të voglit nuk
kalon dhe aq lehtë, ashtu sikurse nuk harroi lehtë si e morën peng në moshën 10
- 12 vjeç; sesi prej atij çasti u rrit peng në shkollën e jeniçerëve; sesi u
shqua luftëtar në trojet që otomanët e paepur për pushtim po i merrnin radhë; sesi
u detyrua të jetonte me të tjera rite të panjohura fetare; sesi nuk arriti në
ditën që mbylli sytë ai princ që ti i bëre gropën më 1418... ti që i kthehesh dhe
të birit, (aleatit tënd), teksa bën paqë me pushtuesin e të dyve, duke e sulmuar
atë njëkohësisht,- në këtë lojë mes dy zjarresh, a mund ta falë inati, apo
urrejtja e një shpirti të pastër si fatosi?
Një arbër trim,
sikur në dyluftim,
kurrë i sfiduar!
As ishte parë dhe dëgjuar të vinte një
sulltan, siç qe Mehmeti II, për të dytën herë në rrethimin më të madh
4
=============
Mihal Dedja =============
të Krujës; të
shkretohej gjithçka arrin dora e ushtarit
mbi një popull të
stërmunduar, të përgjakur, të vrarë deri me jetë fëmijësh, grash e pleqsh; që e
bëri prijë- sin arbër të ndalej një dimër të tërë në viset italikë, saqë, kur kryeluftëtari
iku i dëshpëruar, ahere Papa i dërgoi menjëherë ndihma në të holla, sepse, as
bëhej fjalë t’i jepnin pas një ushtri në «ferrin e përgjakur» arbëror
komandantit të përgjithshëm të kryqëzatës, i emëruar tre vjet më parë: kryqi
kundër hënës! Kështu, nëse kujtoheshin premtimet në rrethimin e bërë para tij
dhe as në tjetrin që pasoi të dytin.
Strateg
që nuk e kish për gjë
jetë
e ushtarit ku e zë,
i yni prijës.
Ngadhënjyes
gjersa ish.
Ja që tradhtia, herë në zemra të fshehta dashnorësh,
herë me qese florinjsh për një fortesë a për të vrarë një princ a prijës,- edhe
ajo paska pjesën e saj në histori. Nip nga motra ai, luftëtar i denjë deri në
kështjellën e vogël kufitare ku qe caktuar komandant, çuditërisht, e la portën
hapur, sepse iu «tek» zotërisë së tij të dalë për gjah(!) me tërë garnizonin...
dhe osmanët hynë si në shtëpinë e tyre. Princi më i zot i Dibrës ai që kaptoi
kufirin në vitin e zi të Arbërit, kur u humb e vetmja betejë pa qenë kryeheroi
atje. Ja që zemra e bardhë fal
5
============
Hyjnia e Arbërit
===========
pikërisht atë që u
nis një vit më pas në krye të ushtrisë osmane,- princin dibran që u rrop së
gjalli vetë i tetë në Stamboll, i zënë rob mbas aq fitoresh krah Gjergj Kastriotit.
Ja që zemra e vrerosur fal nipin më të zot në luftë, atë që donte të ishte vetë
në fron, atë që tek ne personifikon tradhtarin, Hamzanë.
Tërmeti të dredhë tokën;
kurrsesi kokën,
derëziu ti!
Pa
ndonjë betejë të njohur në viset e pushtuara të osmanëve; pa u sprovuar më parë
ushtria e re dhe të bësh plane luftimi në krye të një ushtrie dyfish më të
vogël se armiku,- si ajo e Torviollit që e vlen të jetë në studimet akademike;
të shpërndash ushtrinë çeta - çeta në një çast të vështirë, në një kohë që
njihej njëra anë e strategjisë nga nipi tradhtar; të hamendësojë ai dhe armiku
braktisjen nga princërit arbër dhe ta bashkosh papritur në betejën më të madhe,
në Ujëbardhë, ballë një armiku pesëfish në numër, doemos që do rendite-she ndër
shtatë kapitenët më të mëdhenj të botës, në krye të një ushtrie të vogël.
Kurrë pa parë në ndonjë
vis;
binte shkëmbi
me gjithë lis!
6
=============
Mihal Dedja =============
Nëse mund të harroheshin 14 vjet luftë me
rradhë, u arrit një paqe 5-vjeçare. Paqe me pahir, sepse nuk ulej hunda e një perandori
që nuk dëshiroi një herë të ish i pranishëm ambasadori i Skënderbeut në oborrin
perandorak, në një kohë që palët ndërluftuese i ftonte. Një paqe që nxitte vendet e Europës, deri në Anglinë
e largët, njëlloj
sikur t’u thoshte: Kryqi kundër hënës,
kryqi kundër
hënës, por kështu siç veproni ju, kur t’i vijë dita e zezë të vërshojë drejt
Europës pushtuesi, do t’ju flakë në të s’ë...s! Paqe me pahir, aq sa mund të
shkoje në viset italikë në ndihmë të aleatit napoletan,
i rrezikuar aq
shumë në fron.
Dhe vetëm pesë pranvera,
pa hasmin më tek dera,
o,
pa të.
Mbi një mijë libra për kryeheroin tonë,
rradhë pas atij të M. Barletit, që e përhapi famën e Skënderbeut në mbarë Europën;
legjenda e legjenda, sesi shpata e tij preu një gur më madh,- dhe të çojnë ta
shohësh me sytë e tu. Gojëdhëna e gojëdhëna, sesi me doriun e tij kaptoi nga
njëra kodër në tjetrën,- dhe të tregojnë dy gjurmat e mbetura në gur ku u hodh
kali. Rrëfenja e rrëfenja, sesi shpëtoi ai nga një rrethim duke vënë në brirët
e tufës së dhive nga një pishtar,- ato në njërën anë aq të llahtarisura, kurse kryezoti
në anën tjetër.
7
============
Hyjnia e Arbërit
===========
Legjenda,
gojëdhëna, rrëfenja si në një botë përrallash e imagjinatash.
E
thanë, doli që nga dheu,
në mos shenjti,
Skënderbeu.
Duke pasqyruar edhe pasvdekjen e një
njeriu aq të madh si Skënderbeu, përzgjodha disa pika kulmore që mund t’i quash
«vazhdimësi» e jetës së tij deri më sot. Jo më kot dorëzimi i Krujës në vitin
1478 do të zinte vend, si dhe bërja hajmali e eshtrave të tij nga pushtu-esit,
duke e konsideruar shenjt atë. Jo më kot arbrit në shekujt e mëpasmë e quanin
veten shqiptarë,- mbajtës të shqipes: pra, nipa të atyre që luftuan nën një
shqipe si ajo e Skënderbeut. (Mbase një mënyrë kundërshtimi në heshtje ndaj pushtuesit,
meqë shumica ndërruan fe, por jo atdhe). Jo më kot rilindësit evokonin epokën e
tij në një tjetër kohë zgjimesh të kombeve. Jo më kot u ngrit flamur i tij
kuqezi nga I. Qemali më 28 nëntor 1912 dhe E. Hoxha më 29 nëntor 1944. Jo më
kot në epokën e një jete të re kryeheroi u portretizua në sa e sa piktura,
basorelieve, buste, shtatore e përmendore në vendin tonë e në vise të botës.
Autori
8
=============
Mihal Dedja =============
I
SIKUR ZEMRA,
E
PANDARË
NGA KRAHARORI
(1405 - 1444)
9
=============
Mihal Dedja =============
I MBËSHTJELLUR
ME FLAMUR
Në çardhak e në oborr,
vogëlushin
ç’e miklon,
gaz
e dhele dorë më dorë,
gaz e dhele deri vonë.
Si në duar porsa lerë,
një nënoke çka e mburr,
si në
duar porsa lerë,
i
mbështjellur me flamur.
Në çardhak e në avlli,
me të
vogëlthin zgalem;
valle
donte fis i tij,
valle
shpatash dhe tre djem.
Herë-herë, si nëpër erë,
farefisin
çka e mburr,
herë-herë, si nëpër erë,
i
mbështjellur me flamur.
11
============
Hyjnia e Arbërit
===========
Veç një çast në kalërim,
trok e
trok me ta një çast,
haj
seç zog në cicërimë për babanë me trima pas!
Herë-herë, si nëpër erë,
Kastriotë
çka i mburr,
herë-herë, si nëpër erë,
i mbështjellur me flamur.
* * *
12
=============
Mihal Dedja =============
KURRË PËR
TË MOS HARRUAR
Ishte ditë e tëra gaz
për
një djalë, një fatlum.
Tak-tak-tak, porta një çast,
tak-tak-tak,
pa pritur shumë.
Dymbëdhjetë muaj ka viti,
aq
dhe vite një fëmijë.
Tak-tak-tak, sekush trokiti,
tak-tak-tak,
hija përbri.
Heshtin lodra, lodërtarë;
ky i huaji diçka paska.
Do haraçin me të parë,
veç atë, gjë tjetër s’dashka.
Herë e tretë çka shihte djali;
çfarë dëgjonte, herë e
tretë.
Veç haraçin e vasalit,
hija s’dashka shumë
vërtet.
13
============
Hyjnia e Arbërit
===========
Lodërtar me shpata druri,
siç e gjeti, e la hija.
Mos harrojë një hije burri,
kokën pas
një
çast
fëmija...
* * *
14
=============
Mihal Dedja =============
NJË KUSHTRIM NË
MAT U DHA
Princi Gjon në Mat i parë,
dha kushtrimin vetë i pari:
O në shpinë haraçin barrë,
o ndër këmbë siç shkelej bari!
Luftëtarë sa qenë në Mat,
gjer në Dibër t’i dëgjoje:
Gjersa rrojnë krahëshpatë,
zot do jenë në këto troje.
Më i vogli djalë i princit,
mburrej a s’mburrej filizi:
-Në u mbajtsha mbi dori,
pritmë, o at, pritmë ti!
* * *
15
============
Hyjnia e Arbërit
===========
AMANETI I
NJË NËNE
Ju që ikni plagë e brengë,
o ju djem të katër peng;
në prag nënën tek e lini,
gur u bëftë nëse nuk vini!
Ju
të katër nga një vatër,
ju
të katër zogj pa flatër;
amanet-o si me bëma,
më të voglin që ka nëna.
Ditë e kthimit kur të vijë,
o
ju zogj me të në gji;
në u kthefshi për një prag,
kurrë një vëlla më pak!
* * *
16
=============
Mihal Dedja =============
AQ LARG
SA JE
Shtatë ditë larg,
aq
larg sa je,
nga tëndi prag
harruar
ç’le!
Një tjetër emër,
të
tjera rite;
ç’donte një zemër,
njatjeta, vite!
Dije, stërvitje,
aq edhe
peng,
llërët në rritje
ç’u
tundnin mëngë!
* * *
17
============
Hyjnia e Arbërit
===========
SHPIRT I
PLAGOSUR
A thua, vinte nga një tjetër shteg
luftimi;
në anë
të vrarët shihte
e shihte një grimë.
Për një sulltan,
për një pushtim,
këto kurrize dheu me të vrarë...
Një luftëtar.
* * *
18
=============
Mihal Dedja =============
NË DYLUFTIM
Çka la
si
qerrja
pluhur pas,
për atë djalë thonin në çast:
-Shpatën penel,
në s’kishin parë,
në
një duel
shihni krenar.
Në
dyluftim,
aty i ftuar,
një arbër trim,
kurrë i sfiduar!
* * *
19
============
Hyjnia e Arbërit
===========
TË VETMET
HISE
Burimin e rrufiti,
i pirë me lëfyt.
Burimi që e rriti,
i tiji... sikur sytë.
Një çast të tijat vise,
përpara sysh një çast.
Të vetmet ato hise,
hasmi pa hequr pas!
Në prag e mira nënë;
oxhakut pranë i ati.
Kulla qenka në këmbë;
ja zemra tek e hapi!
* * *
20
=============
Mihal Dedja =============
MES TË
HUAJVE NË KRUJË
Aq lehtë e lehtë e lehtazi,
(flatërz’ e zogut siç lëmon),
aq lehtazi e fshehtazi
dora
mbi mure
deri vonë.
Kala e fortë,
për atë zot,
nëse do mund një dite.
Muaj e... vite.
* * *
21
============
Hyjnia e Arbërit
===========
TRIM I LAKMUAR
Tej
faqeve të pasme të një muri,
sado
të zgjaten
për t’u
puqur
një çast duart;
aq larg vendlindjes sërish burri,
në një ofiq aq i larguar.
Nën gradë e shpatë
i ligu fat
gjer pa të shtruar...
* * *
22
=============
Mihal Dedja =============
SI
PËRPARA NJË ALTARI
Aty para atij varri,
si përpara një altari,
aty para atij varri,
ndër vëllezër, ai thosh:
«Trimërinë
për këto troje
atit s’mundi t’ia tregojë,
princit që u sos.»
Një fatos.
* * *
23
============
Hyjnia e Arbërit
==========
ME NJË
ÇETË TRIMASH ARBËR
Larg
nga hija e një tende,
(e
një vrasësi në mendje),
pa kqyrur çehren e zbehtë
që i la hija aq vjet
për një kthim...
Hej, seç trim!
Me
treqind të marrë kuaj,
flamur flakësh flakur tej,
flakur tej flamur i huaj
një
ushtri e një betejë,
i
pabujë...
gjer
në Krujë.
* *
*
24
=============== Mihal
Dedja ===========
ERDHI PRIJËSI!
Herë e parë me një çetë,
një sfidant aq i patutur,
mu në strehë ujkonjës vetë,
në kështjellë,
aty i futur...
Një nga një ato që binin,
kulla,
mure
e kështjellë.
«Erdhi prijësi!» sokëllinin
Krujë,
Stelush
edhe Petrelë.
* * *
25
============
Hyjnia e Arbërit
===========
NË LEZHË,
BESA-BESË
T’i shihje në kuvend,
aty në besa-besë:
bedenë hijerëndë,
sikur në një fortesë.
Princa
të thinjur,
princa të rinj;
shpirt i panginjur
veç për liri.
Paçka buza e qeshur
dhe syri aq i qetë;
secili armët ngjeshur,
sekush emblemë të vet.
Kreshnikë
të thinjur,
kreshnikë të rinj;
shpirt i panginjur
veç për liri.
T’i shihje bri kështjellash,
çka fshihnin plagë lufte;
26
=============
Mihal Dedja =============
tinguj të dhimbsur telash,
këputur nëpër dufe!
Burra
të thinjur,
trima të rinj;
shpirt iu panginjur
veç për liri.
Pa hasmin më në vatra,
as pranga gjithashtu.
Ai që u dha flatra
mes tyre gju më gju.
Trima
të thinjur,
trima të rinj;
shpirt i panginjur
veç për liri...
* * *
27
============
Hyjnia e Arbërit
===========
EMBLEMË HYJNISH
Dy brirë të artë në përkrenare;
në mendje ç’kish,
ta
dinin:
Zemrat e bardha luftëtare
emblemë hyjnish i prinin!
Si përkrenarja mban të artë
dy brirë për prijësin Kastriot,
o, si ajo,
parmendë e shpatë
shtrëngoni fort!
* * *
28
================ SHPJEGUESI
================
I
1 - Gjergj Kastrioti, djali i katërt (ndër
pesë motra) i princit
Gjon Pal Kastrioti, u lind më 1405.
2 - Ditë, kur më i vogli djalë gëzonte të
dymbëdhjetat dhe një-
kohësisht i kërkonin haraçin ndaj
sulltanit.
3 - Si aleat i Venedikut në luftë kundër
sulltanit, Gjoni u ngrit
të mos i paguante haraç sulltanit dhe u
mund.
4 - E plagosura zemër e nënës e di kur i
marrin djemtë peng,
sikurse Vojsavës të katër bijtë.
5 - Në Turqi Gjergji u fut në shkollën e
jeniçerëve, ndërsa vë-
llezërit shërbenin në ushtrinë e
Muratit II.
6 - Në fushata Gjergjit i bënin përshtypje të
vrarët për cmirën
vrastare e pushtuese të një sulltani.
7 - Me emrin e ri Skënder ai u shqua në disa dyluftime,
i ftuar
nga sfidantë të huaj.
8 - Herë-herë ai vinte me vëllezërit e tij në
vendlindje për pri-
ndërit e mbetur vetëm me vajzën e
vogël.
9 - Radha e shërbimit Gjergjit i qëlloi në
Krujë, ku i pëlqeu
pozicioni i saj strategjik.
10- E largojnë me gradën e lartë,- Skënderbej,
me zemrën jo
më për ato luftëra të padrejta.
11- Gjergji vjen prapë në Mat, sapo e
njoftojnë për vdekjen e
të atit, Gjon Kastriotit.
12- Skënderbeu braktis betejën midis turqve
dhe hungarezëve,
nëntor1443 në Nish dhe kthehet në
Dibër.
13- Me një plan të guximshëm prijësi i ri
çliron Krujën edhe
mbarë principatën e tij.
14- Heroi i ri bashkon princat arbër më 2.3.1444
në Kuvendin
e
Lezhës, ku zgjidhet komandant i përgjithshëm.
15- Çdo luftëtar arbër tashmë duhej të mbante
tok shpatën dhe
parmendën,
nëse donte lirinë.
109