e martë, mars 12, 2013

Edith Lomovasky- Goel





Edith Lomovasky- Goel u lind në Argjentinë me 1952 dhe emigroj në Izrael me 1972.
Është autorja e 14 librave poetik, të botuar në gjuhën Spanjolle dhe dy në Hebraishte, ndërsa është gjithashtu artiste edhe në artet figurative, ilustratore dhe përkthyese. Me 2010 ajo hapi projektin reciprok të përkthimeve poetike, ku përkthen në gjuhet Hebraike dhe Spanjolle, por është njohëse edhe e gjuhëve tjera.
Ajo u diplomua për Spanjisht dhe studime Latino-Amerikane, në Universitetin Haifa.
Studimet master për Edukimin Gjuhësor në Shoqëritë Multikulturale tek Kolegji Levinski, me fokus në projektet kërkimore “Diskursi Social Izraelit”, në raportet ndërmjet civilizimit dhe IAF. Interesimi i saj është sidomos në letërsinë periferike, me fokus jo-hegjemonik.
Edith Lomovasky –Goel studioj në Itali tek Akademia e Arteve të Bukura në Florencë dhe Kaligrafinë Zen dhe Pikturë nga Zen Masteri Joponez, Katsuo Ishii, i cili akoma është profesor i saj.
Edith ka qenë Presidente e Shoqatës Izraelite të Shkrimtarëve Spanjisht-folës në Izrael.
Poezitë e saj janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja siç janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Portugalisht, Rumanisht, Gjermanisht, Suedisht dhe Shqip. Poezitë e Edith Lomovasky janë botuar në shumë antologji anë e kënd botës, ndërsa ka marrë disa çmime siç janë: Lucia Palacios - Venezuelë, Cosquein 5 Argjentinë), Voces Neuvas, Torremozas (Spanjë), Rey Vendo (Meksikë), Bartolome Mitre (Argjentinë), Soliloquio Teatral (Meksikë).
Përveç shkrimeve vështruese për librat poetik, ajo është një artiste aktive, duke ju qasur në mënyrë përkushtuese dhe të vazhdueshme ndaj artit në përgjithësi. 

Prezantime nw Izrael dhe jashtë vendit:
Nw mars 2001: solo Big në Institutin e Artit Bashkëkohor Almada, Lisbonë, Portugali. Mysafire Nderi e kryetarit të komunës, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Portrete të grave indiane Amerikano-hispanike. Patrocinate nga qyteti dhe me mbështetjen e Ministrisë izraelite e Punëve të Jashtme.
Në nëntor 2002: Ka marrë pesë në Takimin e ‘Mujeres i Letras’, Shtëpia e Lirë (Casa de Libro) në Barcelonë.
Në nëntor 2003: Takimi Ndërkombëtar i Grave poetëve në Meksikë dhe Oaxaca. Patrocinatja nga Instituti Mixteca dhe Ministria izraelite të Punëve të Jashtme.
Në prill 2005: Takim ndërkombëtar poetik në Berlin, Gjermani. Dialogu ndërmjet shkrimtarëve hispanike dhe gjermanishtfolës.
Në gusht 2005: Takim Ndërkombëtar: Gjinia dhe Identiteti, shkruar në Amerikën Latine dhe në Izrael, Shkrimtarëve femra Pikë-takimet e spanjisht dhe latino-amerikane, Hebraisht Studimeve Universitare, Mount Scopus, Jeruzalemi.

Poezi të zgjedhura dhe përkthyera në anglisht nga vetë autorja

Shkretëtirë

Grimcat e trupave pazëshëm zhduken
Përmes zllotëve të një kënge
Në një maskë
Në frymëmarrje
Përmes frikës
Duke ngalur një anie
Pa qiell.

Kjo shkretëtirë ka humbur
Të gjitha oazat e saj
Në vendin ku planeti prek Perëndinë.

                Nëse vetëm mundem
Do ta humbi peshën e padurueshme
Të atdheut.


2.
Atje është gjithmonë fundi i trupave
Ndërsa duke shëtitur
Në shëtitoren tuaj
Unë jam kapiten anije
Majat e pishave në ultinë
Kapërcej
Mbi gishtin tip.

Pa e ditur përkohësisht
Nëse po shpëtoj
Prej aktit final
Apo nga fasha.
E pranoj se isha një udhëtare, ose e pa-biletë
Ne të gjithë i përkasim
Një qyteti të humbur
Në pafundësi të savanave.
Ndërsa i shtrirë në shtratin e dashurisë dhe vdekjes,
Çdo gjë është e mundur në shikimet tona.


2. Tela Aviv verë 2003-dimër 2003 gjithmonë i njëjtë qielli

Ne kemi
Akoma
Mori
Ushtime
Nga një dritare
Tek dritarja tjetër
Tek dritarja tjetër
Tek dritarja tjetër
Te një detë tjetër
Te një lum tjetër.

Njerëzit belbëzojnë
Disa herë Babylon

Ky qytet sigurisht nuk
Duket i klonuar në Amsterdamin tim

Në dritën e këtij trafiku të ethshëm
Kjo nuk është as djep
As festival i ndonjë gjëje të vërtet
Që ka lindur
Sepse kishte për të.

Një procesion i sycamores
Ia plasë në
Dhe ma jep mbrapa
Një lloj të dështimeve
Në një verë të palëvizshme
Gjithmonë një dhe vetme.

Gjithmonë se qielli bukurishëm
Ky vend ka marrë shijen e thartë
Të një premtimi të pa-mbajtur
Në sytë e secilit.

Bulevardi Har Tzion
Wonnabe
Wonnabe

Kjo nuk është Brazil jo edhe në më të mirën e gjitha festivaleve
Me shfaqjen e mysafirëve të lartë
Punëdorja e madhe e duartrokitjeve.
Hapat kanë qenë kujdesshëm numëruar
Në të mirë të kurseve salsative
Duke vallëzuar një salse të rreme,
Kjo salsë është gjithmonë e pangopur për salsen tjetër
Tjetër lëkur i duhej
Tjetër lëkurë mungonte.

Dhe gjithë ky ritëm pushton një tren
Që kurrë nuk përsërit veten
Nuk ka rrugë, nuk ka ishuj, kjo nuk është as ishull, atje nuk ka afërsi atje
Është metali i djegur në ketë qiell, të cilën e meritojnë më tepër një bazilikë,
Se kjo rrugë vrazhdësie që prek shpirtrat tanë dhe zërat tanë
Në at rrugë nuk ka mbetur buzëqeshje.

MP3 e Institutit Kazalite Cervantes të miqësisë
Nuk ka miqësi nuk ka institute
Mund ta prekë një salsë tjetër, tjetër dhomë, rrugë tjetër të keqe

Kjo nuk është Kuba dhe nuk do të jetë
Kjo nuk është Barcelona
Edhe pse do të mjeshtërosh rrezatimin e një agimi

Do të qëndrojmë këtu të gjithë vetëm
Përgjithmonë
Të gjithë vetëm në maskim.

Thirrja sundon këtu
Përmbi zërat
Dhe kërthizat nën qiellin e hapur
Nuk janë ndoshta kërthiza të vërteta.

Është vetëm një thirrje hije
Tek
Miami-jennifer-lope-enrique-iglesias-roderigo latino-ay si latino no no-nosotros por favor-telenovelas-big kisses-big swearing-poemas-en las telenovelas-për disa minuta-nën lëkuren e tjetrit.

Ijë - gjysëmzhveshur-por-më-beso-dhe-t'i-shih-nga-çfarë-ju-shihni-nuk-është-çfarë-ju-të merrni

Çudoja jonë është më shumë një mashtrim sesa trup i prekshëm

Jetë përjetimeve sa patetike

Telenovelat banojnë
Në anën tjetër dhe lëkura parashtron këtu
Akoma mushama dhe shikon tjetër jetë ndjenjën e tyre
Askush s’u përgjigjet pyetjeve
Askush s’kërkon falje, ose përulet
Për më tepër askush s’pyet për shuplakën e tjetrit
Për ta parë fatin e vet
Me i fol të gjitha gjërat që mbajmë paemër.

Nuk mund të qajmë
Ndoshta jemi bërë nga një gurë i djegur
Jemi më të mirët e më të mirëve
Ende mund të ndihemi aq të vetmuar
Absolutisht ndryshe
Kaq shumë thika janë gati të shpërthejnë
Çdo gjë shpërthen
Shpërthejnë asgjëtë.

Çdo gjë është akoma e njëjtë

Nuk ka dramë
S’ka këngë
Nuk ka përjashtime
Nga rregullat.


3. Pa heshtje

Çfarë torture
Këto këmbë pa shpirt
Këta sy pa buzëqeshje
Ky procesion i  gjatë i armeve
Makut në dritë.

Sa zëra lutës
Bilaadi*
Moledet*
Drejt grykës së shpellave tona
*Atdheu në arabisht dhe hebraisht

5. Përshkrimi i zonës

Fëmijët janë akoma duke qarë
Në varret e tyre boshe

Hëna qanë brenda secilit
Dhe çdo shtrat

Prehja e ngushëllimeve
Ku kanë shkuar të gjithë ata

Një kujtesë e vullkanit
Është akoma duke pushtuar

Holokausti i ëndrrave
Hedhur në agim

Njëqind metra
Nën tokë të mallkuar.

6. Me çfarë merren shpirtrat tanë

Me çfarë merren shpirtrat tanë
Kush pushton vogëlsinë
Tonë
Shpejtë
Të armatosur
Me guximin e një njoftimi të vagët.

Një orë alarmante
Është gjithnjë duke këmbëngulur
Nga ana ime.

Kush është shëruesi
Kush len mbi ne
Shenjen e tij definitive.

Çka është thelbësore
Në kokëfortësinë korrente
Të qepallave tona.

Çdo ditë lëkundemi në plumba dhe bisturi si atje të ishte një
Zog i dalë në korridoret në dhomat e urgjencës Dhe çka do të
Korrigjojmë ku dhe kurë ndoshta skedojmë vetëm vdekjen tonë
Kohën e pritjes dhe serish feja tjetër na premton kuti magjike

Por kush shpëton
Trupi:
Dashuria
Shkenca
Thika e hershme.

Apo ndoshta
Mrekullia
E disa brishtësive imagjinare
Duke kërkuar azil.

Disa ëmbëlsi imagjinare
Gjallë
Shpërndajnë muzikën e një reje të largët.



7. Shtatzënësi

A e din
Rastësisht
Çfarë po mbani në barkun tuaj?

A jeni e sigurt se mund të mbështeteni në
Çdo shënim
Çdo qelizë
Çdo zë
Çdo grimcë e Oksigjenit
Që derdhet në
Qarkullim të gjaknxehtësie?

Ja mbajmë brenda
Të gjitha inkognito
Deri në fund dukshmërisë
Deri në pafundësi vjen për të qëndruar.



8. Vizitë turistike

Po pikturoj muret e mia

Desert
Nën një emër shije vere
Zvarritjet nëpër rrugë
Si një viktimë
Apo murtajë
Duke pritur për shpjegimin e fundit.

Dikush arriti
Në brendinë e tregut
Dhe tani
Tjetër shkretëtirë shfrytëzon.

Planet po fluturojnë mbi gjumnajen tonë.

Ligjet e devotshme të Universit
Na kanë lënë
Një plejadë të plagëve
Dhe kodin e gëzimit
Akoma të plasaritura.

Po qëndrojmë këtu
Në ketë ishull të turpshëm

Muret e shtëpisë sime
Më përqafojnë
Me momentumin baltor të tyre
Pak më afër mirësisë.

Kjo baltë,
Lindur në qetësi,
Është akoma duke shikuar Nënë Bërje.

Një këngë rrethore inicion
Tjetër lavires.

Një bark gjigant ma mbanë tani trupin  e përgjumur, muret kanë marrë ngjyrë
E shpirtrave, Përqafimi i nënës kurrë nuk vdes, ajo kurrë s’ka lindur Ne akoma jemi përmalluar për përqafimin e dashur anonim i cili nuk arrin kurrë te na Dimri arrin nën krihet e dhomës time të gjumit, në mitrën time të madhe atje është një etje e brendshme më hedh nëpër rrugë.

Në korridor ka një kënd të vendit tjetër gjelbrak tjetër kohë
Tjetër fe pa frikë pa sakrificë pa të shkuarën  borxheve tona.



9. Dalja e paparaparë

Ta dish
Është mision i pamundur
I Astronomisë

Kapërcej yjet
Po shoh
Guximshëm, burrë i padurueshëm
Pra vetëm besimi
Në vetminë  e tyre
Në mes të kafazit të tyre të paralizuar.

Jeta gjithmonë ndodh
Nën fatin
E tjetër trotuari
Takojmë njëri-tjetrin
Asnjëherë takuar.

Kurrë vërtet prekurazi
Shpirtrave tjerë.
Është vetëm rreth
Hedhjes tonë larg
Me gëzim
-Kurrë në paqe-
Drejt një hapësire të kerubinjëve thyera.

Po shkoj për në salto

Kush do të hedh
Në neton e thesarit.

Sa vështirë është
Ta gjesh kohën më të errët rrugicave parkuese në planet tona sa lehtë është të kthehem mbrapa në shtëpi dhe rivendos paqen një ajër komod në ushtimë në  zërin tonë në çelësin e derës tonë që leh
Një kafshe që përçuese në kthimin tonë.

Sa komod është
Jo të takoj ndokënd
Duke u kthyer vetëm
Mos të pres përsëritjen e premtimeve
Premtimet
Elokuente e zërit që monologun me iluzionet e tij me imtësinë e
Skenës së tij të vogël në fronin e pasqyrës së Narcisë që ka kohën e
Tij në vjeshtë.

Kur flladi intim i venave tona dhe kërcënimet e trupave tonë
Me acarin e pashpjegueshëm ndjeshmërisë së trupi tonë të heshtur.

Është i pafajshëm
Për të ndarë një të huaj
Me geishat virtuale
Të gjitha ato
Perfekt
Pafundësisht
Si vetvetja.



10. Malibu, Kalaja. Nes Tziona

Dikush
Posedon një pallat lehtë të thatë
Bosh
Përgjithmonë.

Qentë e Malibusë
Ankohen për një zbrazëti
Që kurrë nuk mund ta plotësojnë.

Amviset
E Maribusë
Ankohen për një shmangie në guximin e tyre
Ato kurrë nuk mund ta plotësojnë
Pronaret e Malibusë
-Gjithmonë në bërje-
Kurrë nuk ankohen
Për çka nuk dinë
Ata kanë marrë ketë zbrazëti të madhe
Në guximin e tyre
Në duart e tyre
Në mollën e syve të tyre.

Vajzat e përsosura të Malibusë
Banojnë dhomave të tyre të uritura
Ato zakonisht shpejtë
Nuk e dinë se ato kanë marrë një zbrazëti të madhe
Në barqet e tyre
Në duart e tyre
Brenda syve të tyre.

Arkitektura në Malibu
Kufjet në një premtim
Biologjik
Lufte.

Mesdheu Malibu
Pse nuk e quajnë atë
Qartazi
Rëra numër një
Rëra numër dy
Dhjetë mijë...

Prej këtu
Mund ta shohin vetën
Shtëpitë,
Fortesat,
Shtrëngatat
Rërat
Qielli
Aeroplanët.

Asgjë
Për të shkruar për shtëpinë.


11. Sekuencat

Zjarri mund të na ndihmoj jashtë xhunglës sonë arrogant
Vizitova linjën Sepia nën peizazh
Drejtuar në terrenin ideal për fara.
Megjithatë, nuk ka fara.

12
Lule të lehta imponojnë vetën me forcën mishit tyre
Nga dëshirat e tyre të mjaftueshme në çdo jetë e një agimi definitiv.

13
Dy male përballen me njëra-tjetrën kurrë si ndrijnë gjurmët
Ecëtari nxjerr lutjet e tij dhe vazhdo zbathur trupin dhe shpirtin.

Zemra rritet.

14
Një rresht i pemëve të afërta ndalet nga
Për të vazhduar horizonti-lyerjen nga një zjarr vicioz-

Pastaj , në rrugët drejt Çajit Gjelbër Përherë shënon moment tjetër.

15
Një tulipan dominon skenën
Hija e një lepuri të padukshëm duket i hutuar në tokën e zezë.

16
Dikush diçka
Është duke treguar

Atje është një kërcënim
Në at fluturim

Këto janë metale ajrore
Duke fluturuar përmbi lulet afër.

17
Hija e madhe e një zogu
Bënë kullotjen e një kafshe të vogël

Breshëri diçka në të dyja

Ndoshta gjurmë të një zjarri fizik
Lënë gjurmët e veta

Ndoshta kjo është e gjitha me petalet e kuqërremta
Vazhdueshëm në ajrin gri

Përfundimisht
Zogu i madh
Vazhdon
Apo më mirë,
Është ngulitur
Në një enë invazive.
 Përktheu nga Anglishtja: Jeton KELMENDI