Imagjinata
Nga Fatmir Terziu
Në mjaft fjalë ajo është gjithmonë pranverë
Vetëm në një,
të vetmen fjalë ajo është muzg
Dhe qielli nën të është i kaltërt
Dhe Deti poshtë saj është një ëndërr.
Pasi kemi ikur nga agimi në muzg
Ecejaket në rrugë përthyhen
Si një rrotë qerreje të ndotur.
Sytë nën tymin e cigares,
Kuaj të drobitur betejash
të lodhur vetëm për gjumë.
Destinacion i jetës paarsye
Zvarritet mes shalëve kokëposhtë
Në murin bosh vetëm një gozhdë.
I ngritur si mulli ere
Astari i shpirtit ikanjak
Poshtë pantallonave merr flakë...
Pemë që mbijnë rrugëve
Ku qentë shurrojnë pa siklet
Hije për hithra që djegin.
Një fjalë, ajo që duhet. Burrit
kur nuk i mungon në jetë
Dhe bota nuk trembet, fle e qetë...
Kuaj që fluturojnë mbi retë.
Nga Fatmir Terziu
Në mjaft fjalë ajo është gjithmonë pranverë
Vetëm në një,
të vetmen fjalë ajo është muzg
Dhe qielli nën të është i kaltërt
Dhe Deti poshtë saj është një ëndërr.
Pasi kemi ikur nga agimi në muzg
Ecejaket në rrugë përthyhen
Si një rrotë qerreje të ndotur.
Sytë nën tymin e cigares,
Kuaj të drobitur betejash
të lodhur vetëm për gjumë.
Destinacion i jetës paarsye
Zvarritet mes shalëve kokëposhtë
Në murin bosh vetëm një gozhdë.
I ngritur si mulli ere
Astari i shpirtit ikanjak
Poshtë pantallonave merr flakë...
Pemë që mbijnë rrugëve
Ku qentë shurrojnë pa siklet
Hije për hithra që djegin.
Një fjalë, ajo që duhet. Burrit
kur nuk i mungon në jetë
Dhe bota nuk trembet, fle e qetë...
Kuaj që fluturojnë mbi retë.