( Kryetarit te pajtimit te gjaqeve )
Kur Zoti krijoi Nikaj Merturin,
E bjeshket mahniteshin me kreshniket e Jutbines,
me zemra bujare e te forta sa gurin,
Linden pasardhesit e pare te krahines.
U betuan trimat se keto male per jete,
Do rrisin vec trima si zana,
E kjo ne fakt nuk ishte legjende,
Se vec trima gjithmone ketu rriti nana.
Vitet kalojme e fiset burrnohen,
me bijte e saj qe i njohu malesia,
E ne breza gjithmone ata do kujtohen,
me synin ne shenjester n'kullat me frengjia.
.E nder ta kish lind dhe Sokol Delia,
Nga dera e shquar e bajraktarit,
Burre i mencur ne viset e mia,
per fjale dhe pushke trim e sokol djalit.
Ti mbete pasqyre e bjeshkeve te mia,
Skalitur ne kujtesen e brezave te gurit,
Per ne do mbetesh gjithmone krenaria,
Per fiset me emer te Nikaj Merturit.
Fjala e jote kullave do jehoje
Bylbyl zaambel e ndera e pajtimit,
Skalitur ne mendje me fjalen ne goje,
Ti ishe dhe mbete bardi i vllaznimit…
REKUIEM PER FSHATIN TIM…
Lart mbi bjeshkë,te retë e bardha,
Fshati Peraj shëndrit si meteor;
Me pemë të shumta,rrush,mollë,dardha,
Rrin varur maleve anës së një përroi.
Hijeshinë ia shtojnë cikat si zana,
Tek hedhin farë n’brezaret bredharake;
E rrushin vjelin vjeshtave me bardhana,
Duke ngrënë kumbulla vendi Bardake…
Gjon Neçaj