Rrefime
NGA GEZIM LLOJDIA
Rrefimi Nr 1
Kryeredaktori me heqë të drejtën e shkrimit
Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek rininë time.Në atë stinë ,vjeshte kur përthithte aromën e fundit ,më erdhi një letër nga redaksia e gazetës.
Në dt 23 tetor të paraqitesh në redaksinë e gazetës Zëri i Vlorës.
Kryeredaktori.....
Isha i tmerruar, ndërsa ktheja nëpër duart fletën.I gdhiva netët me pyetjet torturë dhe i ngrysa tre ditët e fundit me ankth. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për momentin.I brengosur deri në thellësi të shpirtit zbrita në qytet herët,ndërsa një brymë e lehtë kishte zaptuar jonxhishtet.I ftohur nga shpirti, bërë copë-copë,zbrita në derën e kryeredaktorit. Ai quhej D.M. Ishte i shkurtër me flokë të rënë.
-Ah Gëzim,Gë... çfarë na ke bërë ofshau. Rajvizimi i portretit të tij është i ndërlikuar.
Më pushtuan lotët,isha vetëm një gjimnazist. Redaktorët e mi të besuan dhe nuk e kontrolluan fare shkrimin..Tashmë këtë shkrim e ka lexuar Elez Biberaj tek Zëri i Amerikës .Ja kush janë njerëzit tanë,tha armiku Biberaj.
-Nuk e dije mor djalë, që ajo ishte mbesa e armikut të popullit dhe të Partisë Sadik Premtes. “Xhepi”del në Francës shanë shokun Enver,mallkon partinë tonë. Kaq do të mjaftonte për tu shpallur armik. Heshti një çast. Ne si redaksi kemi vendosur të të heqim të drejtën shkrimit.U rrëqetha. Nëse ka instrument për të matur shpirtin,do ta gjykoja se ai ishte strukur në pikën më të zesë .Mu afrua pranë por :duke gjykuar se je kaq i ri. Nuk do të hedhësh në letër asnjë fjalë,për 6 muaj .Raportimi do të bëhet sot, të është hequr e drejta e shkrimit.Ruaji nga ata të fshatit,andej të erdhi rrebeshi. Gjykuan se je i ri dhe ke rrëshqitur padashur,në udhën e armikut të klasës. Reflekto se përpara ke kohën për të shkuar në universitet. U ktheva në qytezën e vogël buzë lumit,në muzg mjegulla e kishte mbështjellur. Pritej jugë ishim futur në stinën e shirave. Dy sy depërtues më panë me urrejtje. E solli kokën. Shkruan për armiqtë e klasës. Ofshau pas meje një mesoburrë. Ishte N.....E kishin sistemuar në një punë gjeraqine. Besoj se paguhej edhe për të torturuar të tjerët me fjalët,që lëshonte. Gjëndej kudo ku bëheshin muhabetet, që dënoheshin armiqtë e klasës.I shte më i egri,ndoshta sepse vinte pikërisht nga fronti i luftës,dhe në brez mbante edhe një kobure si trofe të saj.
Plepat filluan të kërcasin nga pesha. Era i rrihte,keqani .U mbylla brenda për një javë. Sekretarja e partisë e brigadës tonë ishte një vajzë e re,por rreth një vit a dy më e madhe. Vazhdonte shkollën natën. E bukur,flokë të gjata,më tha se organizata bazë kishte ndërmend, që të më analizonte. Unë nuk jam anëtar partie si do të më gjykojë. Ajo heshti u afrua pranë murrit.
-Luaj vendit ,kam urdhër tha, të të gjykojë,ç’shenjë e keqe,qe ajo që të zuri për të shkruar për armiqtë e klasës. Tundi në erë flokët dhe e përpiu muzgu. Erdhi të shtunën. “Më urdhëruan tha,ta bëjë gjyqin tënd. Vështroja fytyrën e saj,vërshimin e flokëve. Unë do të të mbrojë tha.
Erdhi për vizitë Siriu.... Flitej se ai i kishte gjuhën më të rëndë.
-Hë zuzar i dreqit. Çfarë ke bërë na nxive jetën .Ku do futesh mavri?Më kapi sekretari i byrosë në rrugë. Ma tregoi të gjitha, ka shkruar për kulakët. Kur më thanë,nuk besova.Po e di ti more çfarë na ka bërë partia neve?
Më vonë erdhi Hisua. Hyri furtunë.
-Po,po çfarë ka ngjarë. Ky ka nxjerre në gazetë mbesën e Sadik Premtes. Ç’turp bobo për baba Ali do të mbysim me këto duar.
Hyri xhixhua. Gjithë mërzi shfryu
-Çjanë këto kuje ,që ka zënë këtë shtëpi.
Erdhi baxhija. I pa mirë lëvizjet në filxhan me ca sy depërtues .C’farë do të thotë?Gjurma e kafesë mos vallë kishte shkruar fatin tim?Apo fryma ime ishte atje ku baxhia dinte të lexoj gjithë ato,heliogrife,thua ?Por të pa lëçitshme. Ç’farë përbënë një vijë lart,një krahë poshtë ?Nën dy harqe urash .Si për të thyer rutinën foli
-Do kalojë.
-Aman te keqen o baxhi, lexoje mirë çështë kjo katrahurë.
Bëri ballë Qebiri .I mençur.” Kurrë s’na lanë të qetë llafazanët tha. D.m.th dhera,zallishte,gurishtave, oshtijnë, shkrofëtijnë, etj,... Porosia Gjej një raport mjekësor në Vlorë. Dërgoja brigadierit. Mugutirë. E vështirë nata. Përgjërohem,fshehtas. Përndryshe. Vdekatarë të pa tretur nga vjeshta. Bëjë një lutje mjerisht. Më dhëmbë trupi,shpirti ishte ngjyer në katran. Brigadierë Velua,e priti mirë tim më. Më la këtë mesazh Bota ka 12 llafazanë,K...ja 13. E mendojë dhe shqyrtojë pozicioni e atij njeriu të mirë.
Nëpër kopshtije ka rënë nuri i vjeshtës. Është dita e tretë,që rri mbyllur. Shikoje përtej qelqeve në Cair, tokën e lëruar dhe brazda brazda palosura,të kafenjta në krahë sigurisht,te zezat të përmbysura rrënjësisht. Lumi nuk duket nga shtëpia. Verës shterpon. Eh i morri lumi te gjitha...
Plakat përkarshi gjithë ditën shikonin këtej.
-Ua morr njeri ,thonë është mbyllur brenda.
-Çdo ti bëjmë vallë ?-Gjynah është djalë i vetëm.
Tundi derën fort me bastun xhaxhua.
-Do të bëhet shkrimtarë,lumi që morri Vunon.....përse s morri dhe....fisin tonë.
Zgërdhihet Zisua. Qyteza ishte mugulluar atë vjeshtë. Për mua nuk lëviz fare ora ,ishte ngurosur vjeshta .Haberi i parë mbriti rreth orës 18oo. “Të hënë mblidhet organizatat bazë e partisë”. Sekretarja me flokët e gjatë,ma tha. Shpirti lëvizi nga frika. Fytyrë e hutuar. Në hapësirë binin meteorë,lëvizin galaktika. Këtu tek ne prehej fantazma e vjeshtës,e gënjeshtër. Qyteza zinte. Kishin nisur letra me emra ,tha sekretarja. Anonime pyeta. Jo me emër. Të dënohet gazetari, që shkroi për mbesën e armikut Sadik Premte. Kryeredaktori ishte shprehur e dënuam,i hoqëm të drejtën e të shkruarit. Gazeta kishte në dorë këtë vendim .Kryeredaktori kishte mbajtur përgjegjësinë,nuk e kontrolluam shkrimin, e botuam në mirëbesim.Te furra e bukës N. kishte cingrisur sekretaren e partisë të brigadës,kur do ta gjykoni ?
Leua bëri një punë të poshtër. Thua i paguar. Vinte çdo mbrëmje hiqej miqësor,mirëpo duke qenë nga ata që nuk i mbante gjë b.....thoshte nuk është i sëmurë,ka marrë raport me mik. Ishte strukur në shtëpi nga frika. Hë të shikojë tani do të shkruajë më në gazetë. Graria e brigadës time që përgjëroheshin pyesnin Lean?
-Hë ç’bënë ai gazetari ku fshihet?Shkove nga banesa e tij ?
Një javë reshtë ai mbrinte pa ftuar duke kërkuar informacion gjoja miqësor. Trokiti Shurrapaj. Mos i thoni më asgjë Leas se ai i thotë të gjithë në brigadë,porositi ajo.
Qielli ishte i ngrysur apo më tepër i mërzitur. Idetifikimi nga mërzia e madhe,ishte haruar, silueta e tij mashtruese , blinte kur isha i brengosur çuditërisht. E deshifruar do të thote. Copë perëndimi i harueshëm në sytë e mi. Sekretarja e partisë erdhi me një frymë.
-Si je ngatërruar ty,ska lumë e përrua që të lanë. Mendoja trupi i shtrirë në atë rrokullimë,mjerisht i rrjedhur,deri në palcë,fshehur në errësirë .
-Më bëjë një deklaratë me shkrimin tënd. Shkruaj se nuk e njihje,që ajo ishte mbesa e Sadik Premtes. Sigurisht që nuk e dija.S hkruaj se nga sot nuk do të shkruash më nëpër gazeta,do ti grisësh të gjitha .Lamtumirë letra.....përgjithmonë lamtumirë. U rrëzuan lotë. Pabesisht duhej të perëndonte lulëria.
Tashmë duhej mbyllur si në kohë të motmotit. Bënte vitin,që ndonëse në shishe mu duk se e vulosa djallin,haruar pavdekur, ringjitur nga zhapiku i trupit të vet,zvarritur nëpër kallamishte,përgjonte. Grisa ditarin. Fletët copë,dhe shpirti që gryhej. Dhimbja ishte më brenda. Grisa librin e parë me poezi. E bëra cika –cika librin në prozë me artikuj publicistikë. O e keqe të shkurtofsha urët ,thërrita kur tymi në sobë i ngjante kaminës. Lotëgëryer. Cfarë ka shkelur ky që i jeni qepur kështu ulëriu M .plaka e mëhallës tonë.
REVISTA :”PIONIERI”
DHE BEQIR BALLUKU
Sekretarja e partisë të brigadës time hyri në banesë afër muzgut. Duhej të ishte e pranishme në shkatërrimin e krejt arsenalit letrar,që unë disponoja në raftet e bufesë së vjetër.S e di ,sa kohë do të bëhej ndarja me diellin .Vajza e partisë më thotë se duhet filluar,e ha meraku për punën. Kam frikë ti hap sirtarët vjetruar,që kanë zënë myshkë. Presin të zgjohen apo unë i kam tradhtuar tradhtisht. Më ka marrë malli,për ti shfletuar edhe një herë,për të fundit .Ishin dënuar thellësisht me vdekje .Do të shkonin,iknin për në atë botë. Por çuditërisht jo nëpërmjet engjëjve,por flakës dhe zhurit,xhixhës dhe vetëm hiri mbetej. Por dhe hirin do tua ruaja. Kisha dëgjuar se Cu En Lai,gjyshja ime i thoshte Cune Lai u dogj dhe hirin ja hodhën në lum,unë do ti ruaja në një gotë qelqi .Deri në kockë po më futej hekuri,deri në palcë po më gryente një thikë. Nxora revistën “Pionieri “ ,që e ruaja si sytë. Kishte shkrimin e parë.Si nise të shkruash,më pyeti vajza e partisë. Ç’ta fshehë. Formula e të shkruarit gjendet në kodin tim gjenetik .Ka qenë një revistë Pionieri. Na e jepnin në shkollë. Një ditë pashë në një kënd të saj,një konkurs me pyetje që i dija. Ishte dhe adresa e saj. Mora një fije letër dhe shkrova përgjigjen. E mbylla zarfin e hodha në postë .Kur numri tjetër erdhi në shkollën tonë,midis fituesve ishte edhe emri im. Dhe çfarë të tregoj që ndodhi pikërisht eklips. U ngopën me dritë mushkrit,ndërsa revista dhe fletët e saj mbanin emrin tim.
Isha në mos gabojë në klasën e 5-të. Shkolla jonë ishte e vogël një ndërtesë dy kate pranë postës. Drejtori, që më njihte se banonte përkarshi dhe kishte një emër lab , buzëqeshi. “Bravo ,më tha kështu nderon shkollën tonë. Poshtë emrit tim kisha vendosur klasën dhe emrin e shkollës. Një mësues më pa me një sy dyshues.Ca morrakë, që kishin zbritur nga një fshatë filluan të tallen,kjo ishte mënyra për të mbështjellur dhimbjen e tyre .Bena shoku im erdhi në shtëpi dhe u mbyllën në dhomën e madhe. Vendosëm të shkruanim çdo ditë nga një shkrim me dy emra. Përse e bëjmë gjithë këtë mundim? pyeti befasisht Bena.të bëhemi si Kadareja i thashë prerë. Oh mirë e ke menduar tha ai.
Në fillim menduam për titullin,ai nxirte një titull,unë kundërshtoja. Zgjidhja unë, ai pohonte me kokë pastaj:” Jo nuk shkon, thoshte. Tre ditë të mbyllur brenda nuk nxorën gjë ,ndonëse shtrydhëm trutë. Sikur të marrim një gazetë tha, të gjejmë një artikull dhe ti vëmë emrat tanë. Morëm gazetën e parë që gjetëm “Zërin e Popullit”.Shfletuan gjithë faqet. U ngulëm në faqen 3,kur flitej për historinë. Kishte vetëm një artikull te gjate gjysmë faqe gazete. Këtë artikull menduam, nuk e kanë lexuar. “Brigada sulmuese “,fliste për komandantin e saj Beqir Balluku.E gjithë e shtuna na shkoi duke kopjuar shkrimin gjysmë faqe gazete.E morëm, Bena e mbylli në zarf dhe e dërguam me dy emra. Titulli me germa të mëdha:
” Brigada sulmuese e shokut Beqir Balluku”.
Në zarf shkruam:”Revistës Pionieri Tiranë.
Pritëm botimin e artikullit, që besuam se do të zinte 3-4 faqe reviste ,ndërsa revista nuk po vinte siç kishte paralajmëruar ardhjen e saj .Mirëpo atë javë,ndërsa shtynim ditët në shkollë me të fshehtën tonë duke pritur revistën,shkuan në postë.”S’ ka ardhur revista ‘Pionieri”tha postarja,por do të vije të hënën .Edhe sa ditë mbetën pyeti Bena. Edhe tre ditë. U strukëm në dhomën madhe. Filluam të mendojmë si do të pritej artikulli ynë. Drejtori,brente vaki që të na nxirte përpara shkollës. “Që sot shkolla jonë ka dy emra të ndritur- do të shprehej.Po mësues N..që s’na shihte dot me sy si do të bëhej kur të lexonte revistën dhe artikullin tonë për shokun Beqir Balluku. Mësuesja e matematikës që na mbushte kokën me ato sojli formula të çuditshme ,do të na shikonte me një sy tjetër.Profesor P. ,ai burri i plakur e me shumë fëmijë,por ai lexues i të gjitha librave dhe revistave,kur të lexonte do të sthoshte:”.Nëntë kam gabuar,tani keni vetëm dhjeta në lexim”.Drejtorit mund ti shkonim në zyrë.”Shoku Drejtor!Kemi ardhur se duam të bëjmë një konkurs për letërsinë me shkollat tjera të fshatrave.Shumë mirë,ja ku duhet të marrë shembull mësues N ,që ka emulacionin e shkollës .Ndërsa M... vajza e bukur,që rrinte me Benin djalin e Hazbos,pas kësaj do të vinte në bankën tonë.Ishte një hiçmosgjë me atë kokëmadhin. Trokiti Pina gjithë katrahurë u bë shtëpia.”E morët vesh u tha prindërve ajo. Kanë arrestuar...... dhe mbylli derën e rëndë.” Janë fëmijë të mos e dëgjojnë këta.Bena iku.Mirëpo lajmi që u dha ishte më i tmerrshmi.Ishte arrestuar Beqir Balluku.Bena më trokiti në portë.Ishte ora 9,radio Tirana e dha në lajmet e mbrëmjes ndërsa ndërpreu radiopostën.”Kush është “-pyetën familjarët e mi.”Unë “tha ai.”Hajde pak përjashta “.E more vesh,kanë arrestuar shokun Beqir Balluku.Mos !Ramë si të zalitur.E hëngrëm pilafin tha ai..”Pse? pyeta i tmerruar. Por ne i dërguam revistës shkrimin me emrat tanë për historinë e shokut Beqir Balluku. Ti më more në qafë tha ai se unë nuk kam shkruar kurrë,ti më the të shkruajmë nëpër revista se do të bëhemi si Ismail Kadare. Nuk më zuri gjumi. Nëse artikulli botohej do të na nxirrnin përpara shkollës.Drejtori:I shikoni këta dy armiq të popullit dhe partisë.Do ti kalbim në birucë.Mësuesi N...Në burg është pak tua presim mishin me thikë ,kanë shkruar për armikun Koci Xoxe. Drejtori korrigjoi :Beqir Ballukun.
M...vajza e bukur,do ikte nga banka do të shkonte tek djali i Hazbos:Ata janë armiq,të partisë. Vetëm e kam parë në ëndërr në lugun e murrmë me ca shpirtra,që vinin dhe venin.
Benës i thashë,shkojmë i dërgojmë revistës që të mos ta botojë shkrimin se pastaj do ta pësojmë. U mbyllëm në dhomën e madhe të ftohtë .
“Të nderuar shokë të redaksisë së revistës “Pionieri” ne dy pionieret Dh.XH.GLl kemi dërguar në revistën Pionieri një shkrim për brigadën sulmuese dhe për shokun Beqir Balluku,
Mos e shkruaj shoku Beqir Balluk,ai nuk është më shok ai është arrestuar. Mirë shkrova
...... Beqir Ballukun.Këtë shkrim e kemi kopjuar nga gazeta” Zëri i Popullit” datë....,ju lutemi të mos e botoni këtë artikull...
Me respekt G.LL,Dh.Xh
-Mos e shkruaj fare emrin shkollën ,tha Bena se nuk na gjejnë dot.
Kur Enver Hoxha foli se: pas puçistëve ka edhe të tjerë,Bena më trokiti në derë. Mos e ka gjë fjalën për ne,tha. Gjithë natën e natës me hënën ,me rruzuj lotësh e mbuluam errësirën. Dy-tre vjet me ankth pritëm ndëshkimet,duke hequr në zemër nga frika. Emri jonë nuk u përmend asgjëkund .
NGA GAZETAR TE BEKCIU I GRURIT
Deri në gusht kur të ktheheshim isha i dënuar në prodhim,prindërit na thanë të komunikonim njëherë me brigadier Velon ,ai është shpirt njeriu dhe mase gjenim ndonjë punë,sa për të blerë librat dhe rrobat e shkollës. Velon e gjeta me të mira. Ndonjë punë i thashë. Kam një roje nate më tha. Ku ?Në muzg te jesh në qafë të Lofatës. E di ku bie? Po,atje është një kavaletë me grurë ,pikërisht atë do të ruash. Shiko tha,atje kalojnë edhe udhëtarë të panjohur, është një rrugë ca më tej por ti mos u ngatërro me ata. Si të mos ngatërrohen e pyeta. D.m.th të mos biesh viktimë. Afër muzgut shkova në qafë të Lofatës. Lëmi ishte mes ca kodrinave dhe kavaleta në mes të tij. Fshati më i aftë qe dy orë larg. Muzgu i ceki ngadalë kodrinat. Më pas i përpiu. Shikoja dritat e fshatit të Hysoverdhë. Dukej një ngrehinë dykatëshe. Më kishin thënë se atje sapo kishte përfunduar shtëpia muze e Kadri Habziut,mirëpo ajo nuk u inaugurua, kurrë me një arsye gati të thjeshtë. Ministri më jetë gjatë ishte shpallur armik,ishte vjeshtë sigurisht ,koha që hante. Dritat u fikën. Lëmin e pushtoi heshtja e gjatë. Mbi ca kulumbri filluan këngën bulkëthët. Çfarë mund të bëja i vetmuar dhe pakës i trembur nga nata. Kur pika e saj e zesë pushtoi gjithçka ,hipa në majë të kavaletës me grurë. Ora,po besoj se kishte përshkruar tejpërtej mesnatën e verës. Dëgjova hapa kuajsh. U struka poshtë ca denekëve me grurë. Hapat sa vinin dhe dëgjoheshin më pak. Iknin apo vinin?Nuk e përcaktova dot por nga trokthi besoj se mund të ishin 2 kuaj. Zgjata kokën dhe pashë dy fshatarë që lëviznin si hije rreth kavaletës. Mu rrëqeth trupi .Fshatarët ,që fëmijë ua kishim frikën. Na dukeshin të vrazhdët,shumicën e kohës i shikoja pa rruar dhe tepër të zymtë më dukeshin. Ndërkohë pavarësisht se thuhej se rendi ishte tepër i sigurt,nëpër fshatrat flitej se shpesh kishin parë ose kishin dëgjuar se lëviznin njerëz tepër të dyshimtë. Në klub bëheshin shpesh muhabet të tilla. Gjyshja më kishte treguar se më parë bëhej fjalë për vitet 50 i kishte ndodhur një ngjarje,që nuk e hiqte me kollaj nga kujtesa. Ajo e kishte kllaposur ngjarjen rëndshëm dhe sa herë , që bëhej fjalë për dyshime e tregonte .Ishte koha kur kooperativa ende nuk ishte marrë formë të plotë. Blegtorinë e kishin në Shurr të Kuce. Shtëpinë në Goronecë. Mbylli,portën,shoi vatrën, shikoi pulat në shulin e prrallit ,morri kalin dhe i grahu se po mugej. Deri në Lëpushë kur kalonte ujërat,nata erdhi shpejt dhe kali ngulconte. Ka qenë një shpellë,diku andej fshehur mes ferrave. Kur ka kaluar përpara saj kali befasisht qëndroi në vend,gjyshja i binte me një shkop thane fort e trembur de kuqo,de shejtan de ,mirëpo ai jo vetëm që kishte nguluar këmbë por shikonte i frikësuar nga ana e shpellës,nga ku erdhi era e duhanit .Errësira xëx. Gjyshja i foli me sa fuqi pati,de dreq de kuqo..mirëpo kali kishte ndjere erën e njerëzve, që gjendeshin në atë shpellë prandaj nuk capitej. Majë kalit çfarë mund të bënte e vetme një grua ?Dukej ,që brenda në shpellë kishte njerëzë. Ajo morri guximin dhe foli Cjeni ju njerëz a dreq se s’po më ikën kali....
Është dëgjuar vetëm një zë i ashpër .Hë mo shko.....
Ëndërr vallë thua,Jo kurrsesi,kali lëvizi ,por në vesh i gjëmonte zëri. Kur mbriti në Shurrë u tha blegtorëve të mëhallës së tyre se te shpella në Lëpushë kishte parë njerëz të dyshimtë,mirëpo ata thanë një fjalë me mëndë. Sonte është natë dhe njerëz të dyshimtë .Të nesërmen blegtorët kanë shkuar tek shpella dhe kanë gjetur bishta cigaresh dhe kuti konservash,por nuk u mësua asgjë për banorët misterioz të asaj nate. Kur e rikujtova këtë ngjarje pashë dy hije misterioze,që vërtiteshin rreth kavaletës me gurë. Ata shikonin lartë,atëherë më hipi një dridhmë,ndërsa frika më alarmoi të tërin. Me kujdes për të mos bërë zhurmë,u zhyta më poshtë ndërsa hijet rrotulloheshin rreth kavaletës. Po më kërkonin të më vrisnin apo si ,të më zhduknin.
Dëgjoja vetëm zhurmë që bëhej në fundin e kavaletës,kështu vazhdoi rreth një çerek ore.U dëgjua hapat e kuajve, që po largoheshin. Kur hapat u shuan u ngjita në majë të kavaletës,dhe nëpër errësirë nuk shqova më gjë. Mirëpo pas gjysmë ore,hapat e kuajve u dëgjuan më afër Mos vallë ishin fshehur dhe po prisnin të shfaqesha. Hoqa ca denekë të tjerë dhe u ula më poshtë sipër hodha denekët e tjerë. Zhurma e kashtës dhe grurit, që bëhej në fundin e kavaletës ,ishte identike. Bobo ,thashë po më kërkojnë për të më vrarë. Zgjati rreth njëzet minuta dhe u shua. Morra frymë thellë. Shpëtimi më erdhi nga denekët që hodha sipër trupit. Sa duhet të jetë ora mendova dhe sa orë natë kishte ende?U dëgjuan sërish hapa kuajsh,ishin larg. Hoqa denekë të tjerë dhe pothuajse isha futur në mesin e kavaletës. Hapat erdhën rrotull dhe zhurma e kashtës e grurit ishte e njëjtë. Zgjati rreth gjysmë ore. Kuajt pastaj iknin. Frika më kishte pushtuar të tërin. Ata siç dukej po më kërkonin me ngulmë,ikin dhe vinin mund të kishin informatë se ai gazetari gjendej tashmë tek kavaleta,dhe mund të kishte urdhër për të më zhdukur ose mund të ishin njerëzit e dyshimtë, që netëve bridhnin fshatrave,i kishin parë shumë herë në zonën tonë. Mendova të ikja,mirëpo nata ishte më e zezë se mund të pritej Shtigjet nuk i dija se nga binin .Dhe rruga më e gjatë e kësaj nate një fund e kishte .Të prisja mëngjesin,nuk dihej sa orë natë ende mund të kishte?Të dalë në lëmë,më vrisnin,ku të shkojë, sa do të pres,?Deri kur. Sa do të zgjas kjo natë e pambarimtë?U fik drita e mendimit. Kujtesën e kam krejt të pluhurosur.
Ishte e njëjta panoramë errësire. Mirëpo kur u ftohë e kuptova se agu po vinte. Një ndriçim në qiell më zgjoi të trembur. Erdhën thirra apo ndoshta zëri më doli befasisht. Nuk ishte asgjë,por mu duk se një hije vrapoi pas shkurreve .U zhyta ashtu deri sa zbardhi agu. U ngrita shkunda kashtën, që më ishte qepur nëpër rroba. Erdhi ndërruesi i ditës një komunist gjysmë analfabetë,me vete kishte bukë, domate, djathë mbështjellur në një letër cimentoje,dhe një batanije.
“ Bobo !,thirri ai sapo u afrua. Nga kavaleta zbrita poshtë i dyllosur nga frika. “Çfarë ka ndodhur kështu mbrëmë?,pyeti ai gjithë hetim.”Deshën të më vrisnin- i thirra .Pashë ca hije që iknin dhe vinin me kuaj më rrethuan,por hipa në majë të kavaletës dhe u shpëtova.
-Jo ore ,tha ai më një nënqeshje misterioze ,po ata more s’kanë patur hallin tënd ,nuk e shikon të kanë vjedhur grurin e kavaletës. Vetëm atëherë e pashë se fundi i kavaletës ishte në të rrëzuar.Më bënë një proces-verbal me tre firma.Prandaj është roja duhej të ruaj kavaletën,prandaj të paguajmë më thanë.Po unë s’kam marr asnjë rrogë,mbrëmë ishte nata e parë e punës. S’na duhet gjë, gati logjikuan në një gojë shtabi i brigadës. Shkruan në proces-verbal se e grurin e kavaletës në qafë të Lofatës ishte vjedhur por ,unë dënohesha me ndalesën e pagë,që do të punoja në muajin gusht për të shlyer grurin, që fshatarët i kishin marrë kavaletës. Kësaj i thonë :”kali që zihet shinë në lëmë”. Nuk dihet se kush është kali dhe kush lëmi,provokoi komunisti.
Rrëfimi Nr 2
TELEGRAM ENVER HOXHËS
Frymëmarrja e asaj nate shtoi në shpirtin tim më tepër se frikë,një panik që filloi të më sundonte. Si date ishte rreth 15 gushti, ndërkaq orën nuk e kam të memorizuar në kujtesë. Orë terri, dhe një mjegull kaploi mendjen tim. Njoftimi nga ime motër erdhi i ashpër dhe gati i prerë Sapo janë shpallur bursat dhe emri juaj nuk gjendet asgjëkundi. Kur janë shpallur ku dhe si?Ç’të duhet mavri ku dhe si kur emri nuk është i përfshirë në ato lista .Për të sajtin viti, kushedi , që kur , atë natë vere bursat shpalleshin në një vend të fshehur,pas godinës kryesore të gjimnazit “Ali Demi” .Hajde nesër në Komitet Ekzekutiv. Në orën pesë të mëngjesit,duke kaluar krejt natën pa gjumë i kërkova shoferit të një makine, që mblidhte qumështin në këtë luginë tonë të më shpinte në qytet.
-Ke hall më vrejti ai dukesh i ri. Po i thashë,Çfarë, pyeti ai?Më kanë hequr bursën !Si ta kanë hequr ato mbrëmë janë shpallur tha ai , çbëhej mbrëmë atje. Me fener i kishin lexuar emrat .Unë e kisha bursën i thashë,por ma hoqën .Kush ta hoqi dhe si ta hoqën pa u shpallur. Shoferi më pyeti dhe disa herë.Eh more ,tha më pas,jo të gjithë do të shkojnë në universitet. Po padrejtësi bëhen , dhe lëshoi hirin e duhanit përmbi këmishën e re edhe me vajzën time u bë, këtu poshtë uji turbullohet tërë ditën e Perëndisë,atje del i kulluar. E shikon fjollën e tymit tha, ja si shkapërdridhet .Listën nuk e lexova ndonjëherë ashtu siç ka qenë e shkruar Një ditë do të kthehem atje “.Ishte, qëkur kjo, shpresa e vetmja imja .Përpara godinës të Komitetit Ekzekutiv qëndronte zotëria i bursave,njeriu hije në banesën e të cilit kishte shkuar dikur Enver Hoxha dhe prej asaj kohe,ky njeri me pseudonimin Kovi i shkurtër me syze,qetohej lirshëm dhe në atë livadh ,pela më azat,besoj ai ishte. Shoku Kovi i fola. Mezi ktheu kokën. Vagëllimi fytyrës së fryrë dhe vështrimi djallëzor më shtypi dyshimin. Substanca për njerëzit e shkurtër ka qenë tepër negative,ky ka qenë një ideja ime .Besoja se në shpirtin e tyre ruajnë shumë mërira të fshehura. Tek të tjerët ikin dhe vijnë ,tek ata mbetet ajo pikë e ertë e ligësisë. Jam G.Ll i fola,por ai ma ktheu serioz,nuk ju njohë. Ndoshta arsyet,i kllaposin mjegullat e kohërave ,por gjykimi më i përafërt është se ata mbetën të këtillë gjithë jetën. Kërkova të takoja shefin e Arsimit ,Lolon ai më priti. E dimë rastin tend,por nuk e hoqëm ne,tha Tirana,pra ministria. Bëri ca shënime,kuptohet që ishin asgjë dhe u ndamë. Do të ankohem i thashë në Komitetit i Partisë, dola i zëmëruar ,shko më tha. Komiteti i Partisë ishte një godinë e madhe në Skelë,përball detit. Shkova në fillim tek gazeta. Gazetarët nuk gjëje nëpër zyra.
Një zonjë grua sekretare më pyeti S’të dhanë bursë Gëzim,jo i fola.Ah ofshau me dhimbje. Kërkova sekretarin për Kulturën,që i lexonte me ëndje reportazhet e mi.Në të vërtet isha ushtruar më tepër në publicistik dhe mundoja që reportazhet,dhe pjesët tjera të kësaj gjinie i kisha për zemër. Sekretari më priti ngrohtësisht.
- Dëgjo Gëzim, më tha.Jam informuar për rastin tuaj,i kam telefonuar edhe kryeministrit,shokut Mehmet. Ngriti supet, Nuk duam të të shkatërrojmë ëndrrat. Në të vërtetë bryma e asaj nate vere i kishte vrarë ato. Çfarë do të bëhet,pyeta Asgjë tanë ska çtë bëhet tha. Ika nga ajo godinë .Zgjohesha në ëndrrën e përnatshme. Engjëjt vonoheshin të zbresin, mbrëmjeve të ngadalta. Engjëjt,ndoshta s’kishin në kalendar,vizita për ëndrrat e mija. Agimi i sapoçelur,mbyllur nga elipse resh. Pikëza e vesës,cingërisin ëndrra gjembaçët. Ëndrra herë si petale-freski,gjakpetale,fletë-dëbore. Mirëpo nuk ishte vetëm kusuri që të zinte,por edhe pyetja kureshtare ,që më bënin në qytezën e vogël. Për çdo natë një dreq bekçi veshti si i thonë nga anët tona më pyeste Hë çfarë bëre?E takova shokun Enver Halili...për tiu shmangur rojës së bostanit,u futa brenda,mirëpo bekçiu bostanit trokiti në derë. Çfarë bëri G....,pyetni nënën time. Shko, tako Sekretarin e parë ,që të të shpjerë tek shoku Enver më thërriste nga përjashta,dëgjove. Roja i bostanit erdhi nga dritarja,qëndroi përball qelqeve. Vjet kur shoku Enver ishte në vila,ju hodh njëri nga murri,dhe i tha më kanë hequr bursën, shoku Enver e dërgoi në universitet jashtë shtetit.
Kur ikën studentët në irinde me sy të fshirë nga mjegulla vreja largimin tyre drejt Tiranës,me valixhet e drurit,ku ruanin brenda ndërresat,gjendja,ime qe e trishtë.Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt t’ja rrëfeja përveç shpirtit të kurthuar ,nuk mund të duronin dot dëshirën,që kisha për të derdhur lot. Oqeanet e tyre në këtë vendin tim janë bërë dunicë.
Një baxhi, që më pa filxhanin,më tha :” Për atë Zot,që ke për të shkuar në universitet,ja ke dy zogj,që po vijnë drejt teje”. Përkund, gjurma të tyre nuk pashë deri në fund të gushtit. Atëherë mendova të shkoja në kryeqytet në Ministrinë e Arsimit. Më thanë se ka bursa shtesë,por i jep Ministria. I telefonuam një miku të familjes nga Progonati,një ish-oficeri në lirim një njeri pijanec,që na kishte marrë borxh nja dhjetëmijë lekë dhe nuk na ktheu kurrë. Posi tha do tju pres unë tha tek treni,dhe i kujtoi drekën që shtruar me mish të pjekur në shtëpinë tonë në jugë,mirëpo ish-oficeri jo vetëm që erdhi pas nja dy orësh duke na lënë të vetmuar tek shkallët e trenit ,por na zuri edhe muzgu,dhe kur e solli kokën na shpuri në një restorant të shtrenjtë ,bëri sikur u deh,kështu që im atë jo vetëm pagoi por miku pijanecë sikur u zgjua pikërisht nga pija,kur do të ndaheshim na tha se na kishte zënë një hotel,sepse në Tiranë nuk gjeje kurrë hotel,ishte gusht dhe kryeqendrën e vendit e mësyjnë të gjithë. Kështu miku ynë na kishte rezervuar një surprizë akoma më të shtrenjtë na tregoi ndërtesën madhe sipër kokave të tjera të banesave në Tiranë,ishte hoteli më i ri dhe më i bukuri 15 kate,për atë kohë i zinin frymën qiellit,madje ky ishte i pari qiell-gërvishtës ,u duk sikur na ra në kokë gjysma e tij,ndoshta nga kati i shtatë e sipër. Dhoma kishte pikërisht atje me një çmim marramendës vetëm fjetje një natë,200 lekë.Miku ynë shkoi tek sporteli bëri sikur e kishte të njohur hotelxhiun,u bëra kurioz dhe duken ndenjur pas tij dëgjova :” Kam nja dy miq tha kanë mbetur pa hotel ka dhoma ?,pyeti- Posi këtu gjithmonë dhoma boshë.
-Hajdeni ,na tha i paska ruajtur dhomat,është treguar lab i vërtetë është pikërisht nga jugu,ku gjen hotele këtu .Nuk kishte dhimbje më të madhe kur të mashtron edhe miku ,në të vërtet mashtrimi që dhe nga gurëzimi i materias, ajo e krijuar si zanafill djallin prore kanë udhërrëfyes .Ministria e Arsimit shqiptar aty rreth viteve 80 kishte një ministre, që quhej Teftë,atë ngrehinë që ka edhe sot,atë fytyrë gjysmë të fshehur në rrugën e Durrësit.Por në muajin gusht ajo ndërtesë ishte epiqëndra e të gjithë gjimnazistëve,ajo ktheje në sytë tanë në një tempull kur rradhët e gjata të pambarimta përpara dyrve mbeteshin perzentë.Përpara dyerve të ngurosura,mësoje dy gjërra:histori të cuditshme se si kishin marrë shkollimin kur i kishin zënë udhën ndonjë udhëheqësi byroje dhe nuk ishte çudi që shumë kush kishte dalur prej andej me një bursë,mirëpo kur porta hapej rreth orës 12,zyrat e saj ishin pothuajse shkretinë,nënpunënsit zhdukeshin gjithmonë rreth kësaj ore,ndërkaq atje gjeje ulur zyrave ishin përvec ndonjë pastrues ,sekretar dhe nënpunës pa rëndësi.Të tjerët ishin me leje nëpër kabina plazhesh diku në jug.Kur vijnë,Një Zot e di.Nga mesi shtatorit.
Radhët përpara Ministrisë ishin më të vështira. Zyrat e lënë bosh ku dëgjoheshin telefona,që binin. Askush nuk na priti tre ditët e para. Dikush nga jugu tha se do të ankohej në K.Q,këtu bie erë armiqësore,duan të bëjnë popullin të pakënaqur,ku i kanë gjetur këta. Zyrtari është në shërbim të popullit. Ditën e kartë erdhi edhe miku ynë, na gjeti në radhë. Hë pyeti çfarë bëtë,asgjë. Ua thash unë shkoni në Vlorë .Ditët i harxhonim dukë ngrënë rrush me bukë,flinim tek hotel Vjosa,një hotel i pistë,gjashtë veta në një dhomë,me çarçafë ,përzier me erë djerse,mungonte uji. Në mëngjesin ditës së katërtë erdhi Zv-ministri Anastas Kondo. Kisha lexuar disa libra të tij,ishte nga jugu. Miku ynë që u ndodh aty më udhëzoi- Prei rrugën -Cacit,kujt e pyeta Cacit më tha,
Zv-ministrit e ke nga anët tuaja nga bregu i Vlorës është. Ishte një vegim ëndrre sepse kreshta e saj ishte shpallur. Nxitova përpara të tjerëve dhe kur Zvministri zbriti nga makina,i dola përpara. Mbeteshin ca hapa nga rruga tek porta kryesore. Gjithë brutalitet dhe me një pakënaqësi, që i zihej rruga më pyeti :Çfarë do. Jam një krijues nga Vlora i fola duke i nxjerr çantën e madhe ku kisha rreth 362 gazeta një libër dorëshkrim dhe krijime të tjera, nuk më kanë dhënë bursë, i thashë.Nuk merrem unë me këtë tha ,e ka shoku Lili Zhamo. Çau turën, që u bë kurioze të dëgjonte. Mirë bëre,që i zure rrugën më tha një përmetar,kur s’të zgjidhi ty, që e ke nga Vlora, ne as ka për të na pritur fare. U dogj edhe dita e katërtë. Miku na këshilloi mos harxhoni kohën zyrave. Kthehuni në Vlorë. Me trenin e fundit u kthyem deri ne Fier. Ende hekurudha nuk kishte mbritur në Vlorë.Një shtresim i hollë e mbuloi,zemrën,që për asnjë çast nuk arritëm të kuptonim thelbin e pushtetit të kohës.Rreth orës 5 mëngjezit dëgjova bekciun e bostanit,që pyeste.E takoj shokun Enver?Plakat e mëhallës më rokanisën kokën me pyetjet se përse nuk shkove tek ministrja,po në K.Q te shoku Enver te veje morre vesh të kërkoje të drejtën tënde.Udhëtarët morre djalë, pyesnin para shtatëqind vjetësh, se nga bie udha,ti nuk pyesje ku bie K.Q?Vendosa, që javën e parë të shtatorit,të rikthehsha në dyertë e ministrisë.Me trenin e mëngjesit mbrita rreth orës 9 .Në xhep ruaja një zarf që ma kishte dhënë një i afërm i familjes,për Leonidhën,zyrtarin e ministrisë. Thuaji që,letrën ma dha Aliu.Pasi u hap porta e ministrisë në mesditë,këmbë zyrtari nuk gjeje në zyrat e boshatisura.Pyeta për Lonidhën dhe asgjëkundi nuk e takova.I kërkova mikut ti bënte një telefonat Leonidhës por ai diç ngatëroi , ai kurrë skishte për të më zgjidhur.Leonidhën për fat e ndesha në shkallët e ministrisë.I dhash zarfin,nuk kërkojë nder i thashë por vetëm të drejtën.Ai më pa me një vështrim qortues.Të gjithë të drejtën kërkojnë,foli megjithse më tha një të vërtetë:” Dëgjo thuaji Alit sepse ai e di më mirë se këtu nuk ka bursa,edhe ato që vijnë në Vlorë do të ndahen,mos harxhoni paratë dhe kohën dyerve të ministrisë.Ne këtu celsat e kashtes kemi...Shkova në hotel Vjosa i dërmuar.Pasdite u futa në postën qëndrore ,mora disa fije telegrami.Nxirosa këto fjalë:”
Sekretarit të parë të Komitetit Qëndror të PPSH,shokut Enver Hoxha
Tiranë.
Jam.... kam përfunduar shkollën e mesme me notë mesatare 9.9.Komiteti ekzekutiv i Vlorës më dha të drejtën e studimit në degën gjuhë letersi –Elbasan,por nga Ministria e Arsimit më është hequr padrejtëisht duke mos më vendosur në asnjë degë tjetër.Kam qënë për 4 vjete bashkëpunëtori gazetës Zëri i Vlorës,kam shkruar 362 reportazhe,skica,shënime udhëtimi,kam përgatitur një libër .Kërkojë të drejtën time për të vazhduar shkollën e lartë.
G.Ll hotel Vjosa Tiranë,kati i dytë dhoma Nr ...
Pastruesja më tha se ata të K.Q vijnë dhe të kërkojnë vetë ,njërin nga Delvina erdhën e morrin me bëçë dhe e shpunë në K.Q çfarë burse do i thanë atje e shpunë.Pas tre ditësh jo vetëm nuk erdhi asnjë njeri dhe nuk pata asnjë informim,por këmbët më shpunë vetë tek ndërtesa e madhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit.Shkova tek derzhurni në katin e parë. Ishte një burrë .Jam filani ,fola i kam bërë një telegram shokut Enver,për arsye se më kanë hequr bursën.
-Përse e shqetësoni shokun Enver, briti derzhurni ,nuk merret K.Q me bursat ka Ministri Arsimi.
-Në ministri kam dy javë që vete dhe atje s’na pret asnjë.
-Ore djalë shko në Ministri se atje janë të gjithë.
Aradha e nënpunësve të tregonin dyert,që ishin zbardhur që kurrë.Përmbi prarimin e lodhur nga koha,kuptova se gjithçka aty nuk merrte kurrë zgjidhje , pagova hotelin,dhe shkova udhës drejt stacionit të trenit,në përfundim të bulevardit. Tre ditë më pas më erdhi një letër.Zarfi ishte me mbishkrimin KQ. Bursa thashë,është pasqyra e përpjeke të mia.E shqeva zarfin nga nxitimi dhe lexova
Lidhur me telegramin tuaj dt ...viti... ju vëmë në dijeni se K.Q ,nuk merret me bursat,por Ministria e Arsimit....
Vangjelo Sotiriadhi..
Pas kësaj përgjigje nuk u duk më as bekçiu i bostanit. Fillova punë në një brigadë të ndërmarrjes bujqësore. Një ditë brigadieri më dërgoi me djalin e madh të Abdyl Këllezit ,familja e të cilit kishte rreth 7 vjet,që ishte e internuar aty. Ishim në Brusnje. Kanali i madh ishte pastruar dhe në duhej të numëronim vetëm orën .Leonit i tregova gjithë ecejaket nëpër zyra e Ministri,kohën e humbur,parat e harxhuar ,mundimin,fjetjet në hotelin e pistë,telegramin dërguar E.Hoxhës. Leoni filloi,dëgjo të të tregoi si e sistemova Marietën. Në gusht prindërit shkuan në kamp .Marieta ishte në Korcë. Një mik i familjes më tha,po nuk u interesove vetë,Marieta mbeti në Korçë. Shkova në Ministrin e Arsimit. Një burrë ulur në karrige më pyeti çfarë kisha i thashë isha djali zv-kryeministrit,por ai as e çau kokën fare. Shkova reshtë disa ditë në ministri. Ishin ditë humbura sepse në gushtë zyrtarët shkonin në kampe dhe plazhe. Një miku im që e njihte personin që mund të bënte transferimin më tha s edo të linte një takim në bulevard,gjoja rastësisht. Në mbrëmje me Marietën u takuam me mikun që ishte në krahë të personit q kishte në dorë transferimin e saj. I morëm i darkuam tek pesëmbdhjetëkatëshi. Dëgjo këtu më tha personi duhet urgjentisht të më sjellësh nga Korça dosjen e saj.U nisa të nesërmen për në Korçë .Por shefi i arsimit ishte me leje. Shkoni u thash njerëzve të Marietës dhe ma gjeni,përndryshe ajo mbetet këtu. Erdhi në mbrëmje dhe na dosjen që e shpumë në Ministri. Ndërkohë personi që siguroi transferimin tha se tani ishte puna në zanafillë të saj. Një nëndrejtor i shkollës artistike kishte kërkuar të bëhej komunist,atë e dërguan në stazh,në vend të tij shpunë mësuesin e fizikës dhe në vend të saj siguruam Marjetën. Pesëmbëdhjetë ditë nuk shkova në asnjë kamp dhe mu dogj edhi plazhi .E more vesh si funksionon kjo puna më tha ai. Nuk ka punë note këtu e drejtësie. E vura vëth në vesh.

Nuk ka komente:
Posto një koment