e diel, shkurt 15, 2009

XHULIETA GUICARDI


( tregim nga Roland Gjoza )
Qe nga mosh 20 vjecare kur u vendos ne Vjene,Bethoveni nderroi 32 shtepi.Atehere ishte shurdh,miop,vuante nga tuberkulozi,ceroza ne melci,barku,pritej t'i nenshtrohej kater operacioneve te veshtire ,po pa sukses.Ishte me i madhi kompozitor i kohes,po jetonte vetem,bridhte fushave,u largohej njerezve dhe, kur duhej te fliste me njeri, perdorte leterkembimet.Fletoret e leterkembimeve arrijne me teper se 11000 faqe,aty jane dhe dialoget me Xhulieta Guicardin,te dashuren e tij te embel,lozonjare,qe se kishte me.Ai i humbi te gjitha:femrat,miqte,shendetin,vellezerit,nipin qe e kishte si djale,per hir te artit.
Kur e braktisi Xhulieta Guicardi,ai nga deshperimi i madh donte te vriste veten.Pasioni i rrembyer e bente te harronte gjendjen e veshtire ku ndodhej,virtyti,se ai ishte puritan,e revoltonte,mbahej krenar,po ishte mizantrop,sarhosh i prape,endacak,krenar,i trishte,i gezuar kur dilte ne natyre,fodull,i rende,i pakomunikueshem,femijet e ndiqnin sic i ngjiteshin dhe mizat mantelin e tij te ndragur,te strepsur,e te kruspullosur,sic e ndiqnin dhe vagabondet, sepse ai kompozonte me ze dhe i binte pianos ne ajer, ngaqe s'degjonte dhe ne keto raste dukej si nje i cmendur.Floket e dendur e te gafrruar i ngriheshin mbi ballin e madh e te kercyer si nje brerore e peshtjelluar ne kaos,ato i mbulonin kercenueshem e perplot kacurreleza te kaperthyera keqas me njera -- tjetren faqet me prerje te thella prej deshperimit e vuajtjeve, supet dhe shpatullat e gjera e te ngjeshura si te nje luani.
Ai kishte marre nje pale vegla degjimi prej mekanikut Maelzel,po perseri s'degjonte asnje tingull,asnje fjale,ai,pikerisht ai,Ludvig Van Bethoveni, qe kete shqise duhet ta kishte me te persosuren.Zoti e kishte vene ne proven me te skajme.
Ishte koha kur Vjena perulej para Bramsit.Bethoveni dhe Mozarti quheshin te vjeteruar,te dale mode,opera italiane kishte zbritur ne qytetin e vjeter te artit si nje Kopsht Edeni.Vjenezet kishin hequr dore nga bravura dhe ishin hedhur me pasion djaloshar te gazi popullor i taranteles italiane te Rosinit.
Bethoveni dilte nga shtepia ne Heiligenstadt,lagje ne periferi te Vjenes dhe bridhte fushave ne prag stuhie.Ishte periudha me e rende per te,shurdhimi i plote dhe ndarja perfundimtare me njerezit.Ai komunikonte vetem me letra.Atje ne fushen me gjurme rrotash karroce dhe thundra kuajsh ne balten e trazuar te vjeshtes perplot gjethe te vdekura,ai gjente shpresen dhe vullnetin per te krijuar,atje ai therriste si nje i marre;Jam une,,jam une,qe do t'ju sjell te deshperuarve gezimin,ja kjo eshte bota,nje prag stuhie,nje terr i mbushur me rrufe urrejtjeje per mosmirenjohesit dhe armiqte e krijuesit,nje kaos,nje ploje,une jam,une jam durimi,vullneti dhe gezimi,po patet durimin,keni jeten,po patet vullnetin,keni krijimin,po patet gezimin,keni dashurine.
Ate nuk e shikonte askush,se te marret nuk merren seriozisht dhe lihen te marrosen edhe me keq.Karrocat qe i kalonin prane nxitimthi e me rrapellime ne driten e fundit e te marrte te dites ne prag te shperthimit te shtrengates, vecse e sterpiknin me balte buzen e tij qe i shqiptonte keto fjale dhe ballin e larte qe mendonte Simfonine e Nente,pjesen e jashtezakonshme kur instrumentat pushojne dhe hyjne zerat me madheshti hyjnore per te shpallur gezimin.Ai atje e krijoi kete simfoni,fushave te Vjenes ne stuhi duke thirrur pa degjuar asgje ,duke nxjerre tinguj te nje orkestre ajrore prej 1000 instrumentistesh,pa degjuar kurrfare tingulli,duke pare shfaqjen me te eger dhe me madheshtore te natyres,po pa degjuar shpirtin e saj.Kjo ishte dhimbja e Zotit,qe ai e dinte dhe e pranonte me nje nenshtrim mistik.
Nje karroce ndaloi prane tij,nje karroce fisnikesh me dymbedhjete kuaj qe ende shkumbezonin e shkrofetinin me hingellima te zgjatura.Kishte dale njera rrote, qe ende rrotullohej ne fushe ne rrebesh gjersa u pengua ne nje peme dhe u permbus ne ligatine nen driten e verbte te vetetimave.Prej saj doli nje burre dhe pas tij u duk koka e nje femre me vel mbi fytyre.Ajo ngriti velin dhe ne nje grime drite rrufeje ai pa fytyren nazike aq te bukur e mizore te Xhulieta Guicardit.Sa e urrente,ose me mire, sa e perbuzte.Iu shua muzika ne shpirt dhe e kaploi nje vale terbimi.Ajo e kishte lene.Ai thirri ne shterngate;Kjo eshte nata ime,stuhia ime,c'doni ju ketu ne kete salle me fantazma,kthehuni mbrapsht!Ketu luhet Simfonia e Nente!Ju jeni te paftuar.
Kaq donte Xhulieta dhe zbriti nga karroca.Kush jeni ju?thirri ajo.Ai nuk iu pergjigj.Une po shkoj ne Vjene te takoj Ludvig Van Bethovenin,tha ajo.
Ai nuk degjoi asgje.Keqyri kurmin e saj qe u shfaq pas fustanit te lagur krejt te puthitur pas kofsheve e gjinjve dhe kujtoi kohet e arta ne Hungari ne Martonvasar,te pronat e Tereza Brunsuik,kushurires se saj.Ai ishte i ftuar atje.I binte pianos nen driten e henes.Larg dukeshin kuajt hergjele te ciganeve dhe zjarret ne brymen e nates.Perdet fryheshin nga era dhe terhiqeshin perjashta ne qiell,plot flutura nate vertiteshin rreth shandaneve te medhenj me qirinj te kuq te gjate qe leshonin nje ame trendafilash dhe shkrumbi.Tereza i qendronte prane dhe motra e saj Jozefina nuk ia ndante syte.Ai i dashuronte te dyja.Ai nuk degjoi asgje, po shfryu flegrat e hundes, se nje taft pluhuri e goditi befas dhe pas pak ai u trondit kur pa mbi piano nje thunder perplot lesh ngjyre kafe te nje kali hamshor qe hingellinte hareshem mbi koken e tij.Ai u skandalizua,mbi kale ishte nje grua e re qe i buzeqeshte, nje femer nazike me cizme te gjata lekure,ajo u perkul dhe i mori doren.Mirembrema, Bethoven!Me thane se keni ardhur dhe nxitova t'iu shikoj.
Kali nuk e hiqte njeren kembe nga pianoja e zeze ku dukej nje e gervishtur e madhe.Nuk po e mblidhte dot veten.Aty prane kishte shishen me vere Ofener,mbushi nje gote dhe e ktheu me nje fryme.A nuk vini me mua ne fushe?Ciganet e mi kendojne kenge shume te trishtme.
Kali u ul me nje shenje qe beri ajo dhe ai u bind menjehere,zuri vend pas saj dhe fluturoi ne ajer duke u tundur rreze qafes se nje femre qe e joshte per ta puthur.Dhe ai s'priti po e puthi,nje here,dy here, njeqind here.
Ai i kishte kerkuar Francit,mikut te tij, doren e se motres,Terezes, te cilen e dashuronte prej vitesh, qysh atehere kur i mesonte pianon.
Po kjo Xhulieta Guicardi po e varroste te gjalle.Hapu dhe te futem e mbulome sa me pare, se nuk e mbaj dot kete turp.
Ajo e ndali kalin ne mes te fushes dhe u kthye nga ai.Nuk kishte pare femer me te bukur,me hamgjitese,me finoshe,gati si nje lule,qe i hap petalet ne syte e tu.Ishin nen driten e henes.Poshte vezullonte bari dhe margarita e bardhe e eger,nje pjese e saj e shtypur nga kuajt.Ajo i tha;I degjon kenget e ciganeve?Dashuria eshte e shkurter,kendojne ata,se gjaku s'eshte njelloj,kur ka drite hene eshte i kuq,kur ka vranesira behet blu,po ti dashurome kur drite hena ka dhe gjaku eshte i kuq..atehere dua te ngul thiken,qe gjakun ta kem ne duar,gjakun tend te kuq, qe t'i ma fale mua..I degjon?
Po ai s'degjonte asgje.E shikonte ne sy, ne buze, ne gushen e bardhe me shkelqim,ne gjinjte e shternguar,ne floket e geshtenjte qe i merrte era.Te dashuroj,i tha.Dhe une te dashuroj,Bethoven,i tha ajo.Hapu dhe,peshperiti ai.
Ajo e coi te ciganet,te zjarret e medhenj.Fusha u mbulua krejt nga bryma dhe nje pjese e kuajve flinin ne kembe nen driten e henes.Ai i zgjati nje cigani nje fletore dhe nje pende dhe i tha t'ia shkruante fjalet e kenges.O zot,peshperiti, dhe ne agim ne pianon e gervishtur ne sallen e madhe pa njeri, ne pranine e Xhulieta Guicardit qe e veshtronte me dashuri, kompozoi per te, sonaten :Drita e Henes"
Tani ajo i fliste ne terrin e zi dhe te perflakur te shterngates nen shiun e furishem dhe ai nuk kuptonte asgje,behej gati te ikte,po nuk ikte dot,sepse ajo ishte me e bukur se atehere,megjithese kishin kaluar gati 20 vjet.O c'plage iu hap.C'vuajtje.Kush jeni ju? e pyeste ajo.Pse nuk pergjigjeni.Ia shkroi ne leter;Kush jeni ju, zoteri?Pani,i tha ai,fantazma e tij.
I shoqi i beri shenje te mos merrej me te,se ai dukej qe ishte nje i marre,po ajo kembengulte,se kishte pikasur te ai nje te njohur te vjeter,po pa e sjelle nder mend plotesisht.Bethoveni ne ate kohe dukej si nje 70 vjecar.Ku po shkoni, zonje?e pyeti ai.Ju, mos jeni,mos jeni ai..Bethoveni?Jo,zonje,nuk jam ai.Ku po shkoni?Te Bethoveni,t'i kerkoj nje favor per tim shoq,kontin Gallenberg.Nuk e di nese ka per te me pritur.Ai nuk pret,po dhe nuk perze,zonje.Nuk ka zemer.Ku e njihni ju?e pyeti ajo. Oh,ate e njohin te gjithe.Eshte shume i famshem.E di,iu pergjigj ajo,ai gjithmone ka qene i famshem,po fatkeq.
Te gjitha keto u shkruan ne fletore ne karroce,ndersa shiu i kishte lagur te dy,i kishte bere qulle.
Nje karroce tjeter i mori dhe kur ajo vuri kemben ne shkalleze me fytyre nga ai,Bethoveni thirri me pezm;Xhulieta Guicardi, ju kam dashur me shume se te tjerat.Ndersa sot, ju perbuz me shume.
Kur ajo u be gati ta ndiqte,ai u zhduk ne erresire.
Ai e mori ne shtepi,ne dhomat e tij te varfera dhe ajo u ul ne kolltuket e rrjepur.Ishin ende te rij,Ajo bente pershtypje te madhe.Ai i sherbeu si nje sherbetor,e coi ne opera,po rangu i saj i larte i donte karrocat me dymbedhjete kuaj,keshtu qe ai u shkund nga xhepat dhe kur ajo i fliste me afsh per ndjenjat e saj,ai s'degjonte asgje.Ajo detyrohej t'ia shpjegonte ato shperthime qe i vinin nga shpirti me nje pende pate ne fletoret e tij te kruspullosura te bashkebisedimeve.Shpesh here e gjente te semure.E conte ajo te mjeku dhe priste me dite qe ai te permiresohej.Ai i thoshte; Me fal qe te dashuroj,une s'di c'bej,ti je kaq e bukur,po une te mundoj,e dashur nuk e di si do te veje fati im..Nje dite ishin ne nje taverne.Ai u ul ne piano,nje piano e vjeter qe e kishte mbuluar pluhuri,ngriti kapakun dhe nderi gishterinjte mbi te.Pronari i tavernes i tha se ajo piano nuk punonte,po ai se kuptoi.I ra sonates Drita e Henes per Xhulieta Guicardin.I binte tasteve i zhytur thelle ne ndjenjat e tij melankolike e delikate,po askush nuk degjonte gje,se pianoja nuk nxirrte tingull.Ata e njohen Bethovenin dhe per respekt e degjuan deri ne fund,sepse ai te magjepste me furine hyjnore te lojes se tij.Kur mbaroi u be heshtje.Xhulieta Guicardi kishte ikur.Pas ca muajve ajo i coi leter ku e lajmeronte se ishte martuar me kontin Gallenberg.Ate dite ai donte te vriste veten.Po e mbajti vullneti i tij i forte dhe mesimi i Plutarkut se njeriu duhet t'i nenshtrohet fatit.
Dy dite pas stuhise, ai e keqyrte Xhulieta Guicardin te gjunjezuar te kembet e tij duke qare dhe duke fshire lotet me nje shami te parfumuar.Miku im i vjeter,une ju dashuroj,gjithmone ju kam dashuruar,po nuk kisha forca per te duruar sakrifica,nuk isha ne gjendje t'iu ndihmoja ne fatkeqesi,nuk jam lindur per te vuajtur,konti, im shoq, me ka bere te lumtur,po ai rrezikon te vritet,vetem ju mund ta shpetoni,falmeni dhe ndihmomeni ne diten me te keqe te jetes sime.Ju jeni njeriu me i shquar i Gjermanise,keni plot miq ne pallatin e Arkidukes,i lutem zemres suaj,ne qofte se ruan nje grime dashuri per mua,po nuk i falem,,jo, mendjes suaj, qe ka plot arsye te kundershtoje,bejeni kete per mua.
Sa e vogel,sa e zakonshme i dukej kjo grua Bethovenit.Shkoni,i tha,,ju perbuz.Po ne te vertete e donte akoma.Me zjarr,me shume zjarr.Ajo u cua me syte plot lot,dhe ai per pak sa nuk e mori ne krahet e tij qe t'i jepte nje puthje te gjate ne buzet e ngrohta ku kullonin lotet.Po Bethoveni ishte stoik,nuk i pelqente cenimi i moralit,ai ishte aq i paster dhe korrekt.Nuk tha ate qe ndjeu,sepse perhere i gjente forcat te nenshtronte ndjenjat per hir te nje qellimi te larte,ngriti koken krenare,koken e nje luani plak te rregjuar perpara asaj bukurie verbuese perplot tundim satanik dhe, me rreptesi, tha;ik,te perbuz!
Ajo e pa ne sy per here te fundit me lotet qe i rridhnin papushim neper faqe e buze ne heshtje,ndersa ai i pa dhe i ndjeu me dhimbje jo vetem ato,po dhe ate fergellimen e befte te femres tunduese e lozanjare qe eshte mesuar vetem ta dashurojne e t'i plotesojne cdo teke.
Bethoveni zuri shtratin.O,sa e kishte dashur! Ne mbremje shkoi te Arkiduka dhe e shpetoi kontin Gollenberg nga dueli.Ai eshte armiku im,tha,eshte e arsyeshme qe une sa te mundem t'i beje mire.
Te nesermen Xhulieta Guicardi erdhi ta falenderonte,po ai se priti.Keshtu beri dhe me Tereza Brunsuikun,qe i kushtoi sonaten e famshme Apasionata dhe me Jozefina Stakelbergun.Ai nuk ua fali qe nuk e dashuruan deri ne fund,po nuk i harroi,portretet e tyre te dashura i mbante ne albumet e tij.Edhe para operacionit te peste,qe s'u be dot,se ai vdiq ne moshen 57 vjecare,krejt i vetmuar,ai i puthte portretet e tyre me mall te madh dhe fliste si i marre;Prapseprape ju dashuroj,,ju kam falur te dashurat e mia te perjetshme,po me fort me ka prekur zemren Xhulieta Guicardi me ate thundren e kalit mbi piano ate nate ne Martonvasar.Me ate thunder kali do te shkoj ne varr.

Nuk ka komente: