Kostaq Duka
Tregim
Orët e para të mbrëmjes. Taksia ndaloi përpara godinës së doganës. Perpara ishin 3-4 taksi e vetura private. Punohej në dy sportele. Qetësi. Hodha një shikim të shpejtë rreth e rrotull.Ndjeva kenaqësinë e rregullit dhe sigurisë.Punonjësi i shërbimit, na përshëndeti me mirësjellje. Veshja dhe krehja bukur e flokëve harmonizoheshin me lëvizjet e shpejta të dhjetë gishtrinjve në tastierën e kompjuterit.Për dy minuta mbaruam punë.
-Po më duket si ëndërr- I thashë taksixhiut tek makina fërshëllente nga shpejtësia në autostradën për në Selanik.Prisja tjetër gjë në doganë.
-Sot ishte qetë….
-Sidoqoftë duket që ka rregull…
-E po s’do mend….Do futemi në Europë! Por ti, ti që kur s’ke qënë këtej?!
-Në qershor mbush 10 vjet….
Taksixhiu, më peshoi me shikim fund e krye. Veshur me bluxhinse dhe atlete nga më të lirat sikur s’i ngjasova me ata të perëndimit. Nuk doja të jepja hollësira…….Po futeshim në një nga tynelet moderne gjithë dritë të autostradës. Ndjenja e ndryshimit m’u ringjall e fortë. Donim s’donim perëndimi do krijonte portretin e vet dhe në këtë rip me natyrë të egër në dy anët e kufirit.
xxx
Dhjetë vjet më parë dogana i ngjante një pazari kaotik pa formë, ku mund të shihje gjithë fytyrat e deformuara të veseve të liga, kontrabandistëve të mëdhenj me mauna, te vegjël me kamionçina, që fryheshin si tullumbace, kryesisht me plaçkurina e zarzavate qe qelbnin që tutje, me këmbësorë me çanta të mëdha, me zyrtarë kravatashtrëmbër, e fytyra të lyrosura, me prostituta të llangosura tmerresisht në faqe , me shoferë fugonësh që prisnin të ngarkonin rrefugjatët e sjellë nga autobuzi blu me rrjeta te serta teli nga ana tjeter e doganës…..E në një nga ditët me këtë pamje te zakonshme m’u desh të shkoja me një detyrë te posaçme në doganë. Rreth ores 1 pas dite, tre anglezë nga Oksfordi mbrinin me një makinë tip vene, të mbushur plot me vegla muzikore,violi,violincela,kitara e madje dhe një piano të vogël mësimore.Gjithcka dhuratë modeste për shkollën artistike të qytetit. Me cilësinë e drejtorit, emëruar jo shumë kohë më parë, më duhej t’i prisja tre anglezët duke u uruar mirëseardhjen.Ishte prilli i vitit 1998, vetëm një vit pas katrahurës së 1997.
Mes rremujës së doganës, së bashku me doktor Janin

Nuk ka komente:
Posto një koment