e diel, shkurt 15, 2009

Diskutim letrarë mbi krijimtarinë e Novruz Habilekës

Arqile Gjata

Më datën 8-2-2009 në ambientet e Nevyork Kolegj në Rrugën Hamalia 38 Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Athinë Liter-Art organizoi takimin letrarë të librit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Novruz Habilekaj ‘’Enveri dhe të tjerët në jetën time’’

Ky diskutim pritesh me shumë interes dhe për këtë qëllim ishin marr të gjitha masat nga ana e LITER-ART për të pasur një diskutim dinjitoz dhe me vlera letrare dhe artistike .

Salla me kushte komode u mbush shumë shpejt, pasi dhe koha( pas një shiu të madh ) gëzohej për Noken, se e kishte gëzimin e parë që shtronte një sofër letrare me shok, miq dhe krijues të shumtë .

Bukuria skenike dhe interpretimi artistik i regjisorit dhe aktorit Lefter Simoni çeli diskutimin letrarë me pjesë të zgjedhura nga proza dhe poezia e N.Habilekës . Më pas Mjeshtri i Madh Miho Gjini paraqiti në rrugë studimore vlerat dhe punën krijuese të autorit N.Habilekaj, ku nuk kurseu dhe disa mendime ndryshe nga autori, këto nga një kënd vështrimi psikologjik dhe mendimit letrar dhe artistik të librit . Zoti Thanas Boç ri- pasqyroj shkrimin e tij të botuar në shtypin shqiptar në Athinë ‘’ Memoralistika publicistike e N,Habilekaj-një model katarsis për tu distancuar nga e kaluara’’ .

Shumë i këndshëm dhe me profesionalizëm në fushën letrare Zoti Ardi Stefa ( gazetari dhe shkrimtari ) vlerësoj personalitetin e N.Habilekës në kurajën letrare të trajtimit të jetës përtej viteve 1990 . I veçantë dhe me timbër të thellë analitikë ishte diskutimi i poetit dhe shkrimtarit ‘’ rrebel’’ Nase Janit që përcillte mesazhe miqësie dhe artistike për arritjet e publicistikës së N.Habilekës .

Zoti Adriatik Arifi master në administrim publik dhe kandidat për Doktoratë për shkencat shoqërore dhe politike tha: ‘’ Mbas 20 vjet demokraci ne jemi mbledhur për të diskutuar një libër i cili, nga përmbajtja shkakton qëndrime të ndryshme te diskutantët dhe dëgjuesit . Por unë do theksoja se nëpërmjet këtij libri autori na jep rastin të marrim kurrajon të diskutojmë vitet e një sistemi të pa kthyeshëm për popullin tonë, pavarësisht nga doza e ideologjizmit . Duke i uruar autorit Abilekaj suksese mendoj që ky libër ka vlera jo vetëm për ne, por dhe për brezat e ardhshëm, mbasi ka një gjuhë shumë të pastër letrare, vlera historike, gjë e cila do i jap mundësi popullit të kuptoj të shkuarën dhe ta gjykoj atë më mirë ‘’

Të pranishmit u njohën dhe me mendimet diskutantëve të tjerë si Marash Mëhilli Hamit Sinqenca, Spiro Xhavara dhe Koço Mërtiri .Dhe miku i hershëm Novruzit i ardhur nga larg për të përshëndetur zoti Fluzi Musai . Në kujtesën e të pranishmëve la gjurma mendimi letrar dhe analiza e ngjeshur me mendime për vlerat publicistikë të N.Habilekës në librin ‘’ Enveri dhe të tjerët në jetën time ‘’ i dramaturgut dhe kritikut Skënder Demolli . Ai e quajti librin (e cituar më sipër) arritja më e mirë deri më sot në lëmin e publicistikës në letërsinë shqipe .

Më pas ambienti u bë shumë festiv, ku Aktori Anastas Kozdine dhe Lefter Simoni me zërin e tyre i dhuruan të pranishmëve recitime të bukura nga proza e N.Habilekës .

Një koktej i përgatitur si për miq të zgjedhur shoqëroj muzikën e bukur me plotë ngjyra dhe ritëm e Kompozitorit dhe këngëtares Spartak e Anthulla Tili . Spartaku , si gjithmonë, në raste të tilla kompozon për krijuesit këngë me tekst të vet poetëve, në këtë rast një këngë shumë e bukur me titull.. Perralleza e mohimit

Ishin njehere nje djale e nje vajze,

nje djale e nje vajze qe u dashuruan,

u dashuruan se ishin te rinj,

se ishin te rinj dhe te bukur,

te bukur dhe te mire,

prandaj u dashuruan

Muzika, kënga, vera dhe rakija u përcollën familjes Habilekaj urimet më miqësore për suksese të tjera në krijimtari shkrimtarit N.Habilekaj .

Një risi e veçantë po duket në horizont ...disa qytetarë emigrant po ndjejnë ‘’detyrimin’’ moral për të sponsorizuar në botimet e librave të krijuesëve , Dallandyshja e parë ja na erdhi, Ajo është stilistja Zonja Dodona Qose e cila sponsorizoi botimin e librit të N.Habilekës ‘’Enveri dhe të tjerë në jetën time’’ . Të cilën të pranishmit e falënderuan dhe në veçanti zoti N.Habilekaj . PO kështu Shoqata ‘’ Vëllazërimi’’ dhe Kryetari saja , në mënyrë individuale zoti Adriatik Arifi që ndihmuan në shpenzimet për Aktivitetin . Një gjë të tillë bëri dhe miku i Novruzit zoti Fluzi Musai

BISEDË ME PROZATORIN E HESHTUR

Novruz Habilekaj

Para se të flas për analizën letrare të librit ‘’ Enveri dhe të tjerët në jetën time’’, e gjej me vend të cek dhe këto mendime të miat :

Dua të them se, zoti N.Habilekaj është prozatori i sirtarëve....i tillë është Novruzi, mjafton tu hidhni një sy maketeve ( librave të pa botuara të tija), që ndodhen diku aty në një tavolinë, do të bindeni se krijimtaria e Novruzit është tepër interesante, e përveçme dhe e pa shkelur nga autor të tjerr, (së paku për ata që ia kanë lexuar në dorëshkrim)

Për mendimin tim, krijuesi, autori, prozatori etje, etje,etje N.Habilekaj është një krijues i heshtur që mbart në vetvete pontecial letrar dhe intelektual dhe se koha do ta vlerësoj e do i japi vendin që i takon në prozën ton shqiptare . ‘’ Se tani është koha e daulleve, e tymit dhe e kokëqoshëve që grinden për të marr kurora dafine dhe pse nuk u takojnë ‘’ si thotë eseisti, shkrimtari,poeti dhe kritiku shumë i njohur Roland Gjoza . Si rrjedhoj shpreh mendimin tim dhe respektoj çdo kënd vështrim tjetër nga të pranishmit :

N.Habilekaj është një prozator shumë cilësor dhe krijimet e tija përbëjnë një hop cilësor dhe stad të veçantë në prozën tonë . Ashtu si dhe thonë dy emra të spikatura të prozës shqipe Faruk Myrtaj dhe Dalan Luzaj : ‘’ Novruzin mbaheni, se është njeri me karakter dhe një nga prozatorët më të fuqishëm të brezit të tij .’’

Për sa i përket librit ‘’ Enveri dhe të tjerët në jetën time’’ të Habilekës, si para kusht kam mendimin se, unë shpreh mendimet e mija rreth vlerave letrare që ka libri .

Së pari, ky libër, kjo prozë, kjo publicistikë do të ishte më e drejt të thuhet e Novruzit është një përsiatje shumë e arrirë nga ana kompozicionale, dhe nga mënyra e rrëfimit qëndron lartë artistikisht . Mënyra e përshkrimeve dhe gjetjeve letrare përbën një bukuri që meriton dhe të merret si model individual i kristalizuar me mjete letrare shumë të gjetura .Mund të them se autori është një arkeolog shumë i mirë i detajeve dhe i përpunimit të tyre artistikisht .

Së dyti Ai,(N.H) ka zgjedhur dhe ka dashur të veçoj ato fakte që i janë dashur, që i kanë interesuar, që i ka parë me syrin jo të një publicistit të’’pa anshëm’’ dhe si pasoj e subjektivizmit të paragjykuar ka shkarë në atë që quhet – pa vlefëshmërin e së vërtetës .

E gjykoj si dobësi të autorit, paralelizmat e pa motivuara nga pikëpamja filozofike, psikologjike dhe historike të së vërtetave qofshin këto dhe letrare si për shembull gjoja grotesku që ka ndërtuar autori (midis Veizit dhe Enverit ) Më duket një gjetje jo e qënsishme...pasi një udhëheqës, kushdo qoftë ky....nuk mund të rivalizohet, të barazohet, të stigmatizohet me një të pa ditur, me një lopçar . Do të ishte e besueshme që në vend të Veizit të ishte një ‘’Novruz’’ intelektual, që u formua në vite, se dhe Novruzi ynë nga një familje shumë e varfër fshatare vjen, por i rritur dhe shkolluar me poste të rëndësishme për kohën .

Së treti, zoti N.Hablikaj ka qen pjesë e superstrukturës, dhe si i tillë ai çdo veprim dhe mos veprim e ka bërë i bindur politikisht, pasi Ai ka qen i edukuar, i formuar si propagandist aktiv me një botëkuptim ideologjik e filozofik, dhe për pasoj ky botëkuptim.....në shumatoren e tija nuk mund të ndryshoj rrënjësisht dhe në thelb...dhe për pasoj jo të gjithë (lexuesit ) i marrin për të vërteta, të besueshme kronikat, gjykimet dhe refleksionet e tija(të N.H)

Së katërti .Në të tilla libra publicistikë autori duhej të ishte më i përgjegjshëm historikisht, pasi ai duhej ti referohej bibliografisë dhe burimeve nga janë marrë faktet, bisedat, referencat, këngët e të tjera kërkesa që ka zhanri i publicistikës .Një gjë e tillë ka vlera për brezat e ardhshëm kur ta lexojnë .

Por përsëri e them me zë të lart se prozatori .Habilekaj ka botuar një libër me shumë vlera dhe të pa krahasueshme deri tani me libra të tjerë të botuara deri më sot . Ky libër publicistikë me konsiderata sipërore nga ana artistike nuk mund ta shkruante ndonjë krijues tjetër më mirë se Novruzi, pasi ai tjetri.. nuk do e përballonte dot nga ana letrare dhe e materialit jetësor .

Ju faleminderit i dashur miku im gjysmë shekullor Novruz !!

Diskutim i mbajtur në takimin letrarë të LIBRIT ‘’ Enveri dhe të tjerë në jetën time të shkrimtarit Novruz Habilekaj Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve LITER-ART në Athinë

Athinë 8-2-2009 Nga Arqile Gjata .

Nuk ka komente: