Adnan Abrashi
Prizreni historik i shqiptarisë, qyteti i mirënjohur shqiptar i Kulturës dhe Humanizmit, ndau këto ditë mes miqsh, dashamirësish dhe njerëzish të letrave, emocionet që të jep libri i poetes së këtij qyteti në emigracion, Medije Vraniqi. Ishte pikërisht salla e mrekullueshme e shoqërisë “Agimi” që mbajti emocione, lotë dhe dhimbje poetike për një ndjesi njerëzore që u rivizatua si me urdhër të të Madhit Zot dhe e përjetësoi mes vargut të poetes vajzës ëngjëll, Valonën. Në promovim morën pjesë shumë poetë, shkrimtarë, gazetarë, ekipe të TV, zanatlinj, esnafë dhe intelektualë të ndryshëm.
Amaneti i vulosur në poezi nga Vraniqi shkoi në vend dhe ishte një sukses i jashtëzakonshëm.
Në linkun që po japim më poshtë, është “TV OPINIONI” dhe aty mundeni me shiku LIVE emisionin për KULTURË "LIVE", ku do të prezantohet edhe promovimi i librit “Gjithmonë mes nesh…, Valona”
Emisioni shkon të MARTËN , më 10.02.2009, sipas orës së Kosovës , 20:30, ndërsa sipas orës Amerikane, 14:30. Emisionin mundeni ta shkoni në internet live në këtë link:
http://www.tv-opinion.com/live/
Më poshtë keni edhe fjalimin e rastit të mbajtur nga poeti i mirënjohur prizrenas, Rexhep Smajlaj.
Nuk ka komente:
Posto një koment