e hënë, shkurt 09, 2009

Interesante dhe impresionuese



(Rreth fotografisë eksperimentale të Qesarit)

Fatmir Terziu

Pasi shekulli që lamë pas vuri në tension traditën dhe avant-garden, në art dhe sidomos në fotografi, haset tashmë në shumë forma. Një nga këto forma u pa këto ditë edhe në fotografinë e lëvruar nga Vasil Qesari. Qesari, solli mes nesh një foto tipike ku vlerat e ngjyrave, kompozimi dhe dritëhijet ngjanin me një eksperiment, apo lëvrim i ri, por që në fakt sillnin ndjeshëm tipare që i përkasin ortodoksisë që identifikohet si Modernizëm, apo art modern, që nga koha kur Impresionizmi ishte një shpudrosje e aritjes mashkullore që fiksohej tek personaliteti krijues i artistit. Modernizmi në këtë sens, pastaj, qëmtoi atë detaj që në foton e Qesarit shihet si një purifikim i instalimit dhe asaj që në këtë lëmi arti quhet déclassé. Instalimi i prodhuar tepër mjeshtërisht nga Qesari vjen si një ide e prejardhur nga Dada dhe sipas një ryme të surealizmit të shfaqur nga Fluxus, Arti Konceptual dhe mjaft lëvrime radikale që u pasuan aty rreth viteve 1980-të nga mjaft artistë gjermanë. Në këtë foto-krijimtari, Qesari, përfshiu tensionin dhe vëmendjen artistike nga një objekt njësor në shumë komplekse dhe marrëdhënie strukturore që shihen dhe formësojnë vetveten në hapësirën e prezantuar. Në këtë krijim fotografik hapësira është ndërmarë si një kontekst fizik dhe jo thjesht si një bagraund neutral tipik fotografik.
Duke paraqitur këtë foto, artisti shqiptar, Vasil Qesari, alias Simbad Detari, ritregon identitetin formësor të materies dhe objektit mes ngjyrave duke prodhuar një déclassé tipike dhe tejet të arirë. Brandon Taylor në librin e tij “Arti i të sotmes” thekson: “atë që ky art signifikon është njeshtëria që të zakonshmen e shndëron në një kompleks material në funksionin të së tërës dhe sundimit të logjikës”. Këtu duket dhe bie në sy menjëherë edhe kultivimi i kësaj teorie nga Qesari. Ndërsa vetë Vasil Qesari e shpreh këtë me një modesti: “Këto kohët e fundit i jam përkushtuar një pasioni tjetër të ri: Fotografisë "eksperimentale". Në thelb, kjo gjë konsiston në "shpërbërjen" e plotë të një fotografie të zakonshme dhe në "deformimin" e saj në një tjetër imazh, duke përdorur mjete dhe përvoja të ndryshme të teknologjisë numerike ...”.
Duke marë shkas nga kjo ‘teknologji numerike’, të cilën e përmend vetë Qesari, sqarojmë se ndodh kështu, ose më saktë sic Taylor sqaron: “një hyn në një hapësirë të corientuar në të cilën menjëherë dicka ndodh ose është gati duke ndodhur”. Kështu duket edhe në foton eksperimentale të Qesarit, ku objekti i sipërfaqes është një lloj neglizhimi që plotëson leximin e detajuar artistik. Këtu shihet një qetësi, madje një interes analitik për të depërtuar. Interesante dhe me vlerë në këndin e realizuar.

Nuk ka komente: