e mërkurë, shkurt 11, 2009

IDEAL BIZNES


( Ese nga Roland Gjoza )


Kam nje shkolle shqipe ketu afer ne Madison Avenue.Ajo ka nje histori.Se pari ishte kafene,pastaj u be restorant,ose me mire restorant i kamufluar,se nuk duheshin perdorur pijet.
Qazim Ziu ,pronari,nje barkalec qyfyrxhi,nje nga ata te kontrabandes me Tir,qe kembenin verdhushkat me gjel me oret zvicerane,nuk u mesua te punonte ne pastrime,i doli shpirti duke pastruar dyzina hale amerikane ne nate,prandaj i udhehequr nga pragmatizmi i tij i lindur,fitimi i kollajshem ne fryme hedonistike,pa e vrare trurin dhe trupin,vendosi te hedhe syte rreth e qark.Atje ne nje kafene kuterbuese e mori ate shkendije frymezimi te befte,hapi nje kafene,solli kengetare nga andej,i dogji te shtunat dhe te dielat me kenge rakie,pastaj e shtoi aktivitetin,vuri ne pune bimsat ( bodrumet ) dhe kopshtin perjashta.U harrua pastrimi derrmues me 10001 halete amerikane qe kishte kruar e lemuar me duar,u harrua bosi i padukshem,qe rronte ne yllin Mars.
Po e mira eshte e perziere me te keqen,se kur mendon se ke vene festen menjane ia beh nje e papritur trushkulese,gjobat e alkoolit.C'nxjerr per nje muaj i paguan me gjobat.Mire kjo, se po e gjen njefare shpetimi,po gjobaxhinjve,atyre minjve te nates,ca fytyra te mbuluara si djaj, qe te vene pistoleten ne fyt dhe te thone te paguash taksen e ruajtjes se biznesit,c'tu besh,vec t'u hash mutin.
Prap vuri ne pune prakticitetin e tij te lindur,beri nje kurs dhe mori licencen per te hapur nje cerdhe me kapacitet 12 femije.I eci mbare,aq shume i bente per te qeshur femijet me kollotumbat e tij sa dhe me verdhacuku qe s'fuste gje ne goje u kuqelua e vuri dhjame.
S'kishte si Qazim Ziu dhe e shoqja e tij,Haxhire Ziu.I donin te gjithe.Kerkesat u rriten.U fut prap ne kurs,dha dicka nen dore dhe e zgjeroi aktivitetin,tani mbante me ushqim,agetim,fjetje 24 femije nga ora 7 e mengjesit gjer ne ora 5 mbasdite.Aq shume u kenaq nga parate,qe i kujtonin kohen e arte te napolonave flori sa u hap fjala,po vete nga ai,se Qazim Ziut i bente kendezi ( ai gjeli i arte ) veze.
Bleu shtepi trekateshe me kopsht te madh,bazen,peme, lule gjithfaresh,park femijesh me lodra,bleu gjithfare kafshesh e shpendesh dhe i mbylli ne kafaze,qe te argetoheshin femijet.U shkruajt per te ne gazete.Tani vishej me kostum te shtrenjte,firmato,mbahej rende,hynte ne kafe me nje shpure njerezish nga pas,qe i luteshin t'u merrte femijet ne kopsht.Ai ua priste me zerin e tij si te mbeshtjelle me veze te rrahur;
-- Ju lutem,mbani radhe,qetesi,c'kerkoni nga une?
Ata,cifte te rinj,polake,rumune e amerikano latine,i luteshin me dhimbje te vertete,ndersa shqiptaret e kafenese degjonin dhe bindeshin perhere e me teper se Qazim Ziu e meritonte nje post deputeti andej nga atdheu.
Ulej ne tavoline prane meje duke shfryre dhe thoshte me zerine tij te embel sikur sapo e kishte ngrene ate revanine me shume veze e sherbet;
-- Te shohim se mos bejme ndonje nderhyrje,dukuni neser! Vec te ndahem copash!
Nje dite me habiti gjesti i tij,ngjiti ne muret e kafes nje lajmerim per hapjen e nje shkolle shqipe.Pastaj me beri mua nje ftese.Eja,me tha,lere tavolinen e pancimit,ku dremit si derr i bute,mesoju femijeve te vegjel shqip.Po harrohet gjuha e nones dhe e babes.Turp,per ne shqiptaret,s'kane per te na ra kockat rehat! Lanet,ata prinder qe s'u flasin shqip femijeve,po i nxisin ta lene shqipen e te mesojne gjuhe te huaj,vetem gjuhe te huaj.Katunaret! Kane ra katunaret ne carshi e po e bajne lesh e li.
Qazim Ziu e rriti dozen e patriotizmit.
Tani e kishte te zene gjithe javen;5 dite cerdhe me 24 femije,dy dite,te shtune e te diele mesim i gjuhes shqipe me 40 nxenes.
Thashe t'i beje nje vizite patriotit tim dhe iu afrova shtepise amerikane si shtepi kukulle.Ne ate kohe femijet po luanin ne kopsht.Ishte ora e pushimit.Hap deren e kopshtit pasi i bera nje zile dhe e shoh mikun tim ne tuta duke lozur futboll.Femijet gajaseshin me te.Plendesi i madh i tundej hop lart e hop poshte.
-- Femije,mjaft!Shpejt, kapni librat!
Femijet u futen ne dy klasa,po hareja dhe rremuja vazhdonte,kur e kur degjoja Haxhirene qe u mesonte disa vajzave si gatuhej tava e kosit dhe fergesa tiranase.
-- Shyqyr qe erdhe,-- me tha miku im, -- lulekuq ne fytyre, -- s'po me bie qe s'po me bie ky barku! Uf!
-- E paske kombinuar,mesimin me lojen.
-- Pse, keq?Une ul barkun,gruaja ban gjellen.E nimojne gocat,zavallen.Cunat kenoqen me top,gocat me feltere.
Ai qeshte si nje femije.E donin te gjithe.
U fut ne klase me tuta dhe i pyeti;
-- A e shkrujtet germen A? A e madhe e shtypit,a e vogel e shtypit.O,pra,ene vjershen ta msoni permenc,qi kur te shkoni ke shpija ta keni bo uje.
Femijet e shikonin me dashuri te madhe.
Ai nuk ma beri me ftesen te jepja mesim te shkolla e gjuhes shqipe ne Madison Avenue.Nuk kishte nevoje.Gjuhen e neses dhe babes e dine te gjithe te rriturit.C'duhen mesuesit me diplomat e Dulles?
Kerkesat jane rritur shume,se shqiptaret punojne te shtune dhe te diele dhe s'kane ku t'i lene femijet.
Une takohem rralle e me rralle me Qazim Ziun, se ai s'ka kohe.Tani i nderron kostumet cdo dite dhe ka shume makina,madje dhe nje mikrobuz shkolle,per ata femije qe e kane shtepine larg.
Kur vjen ndonje i madh nga Shqiperia,ai shkon dhe e takon,sponcorizon sallen ku mbahet mbledhja.
Po afrojne zgjedhjet e reja.

Nuk ka komente: