(Përsiatje për Ismail Kadarenë)
Perparim Hysi
Kam kaq kohë që matem të shkruaj për Kadarenë.Mëdyshem e mëdyshem,jo se nuk kam për çfarë shkruaj për të,por ajo që më pengon është fakti tjetër:sa do të arrij që të japë atë që di,pak veç të tjerëve,për të.E di dhe zor se më ka shpëtuar çdo shkrim për të.Nga ana tjetër( e di që nuk jam i vetmi)që kam pretendimin modest që kam lexuar çdo gjë që ka shkruar ai,duke përjashtuar librin e fundit të tij"Darka e gabuar".Edhe pse nuk e kam lexuar,për çudi,kjo vepër e tij më dha shtysën për këtë përsiatje.Dhe ja se si ndodhi: Ndërsa po klikoja për çmimin e fituar së fundi,m'u rrëfye figura në një të përditshme dhe ndjej time shoqe që më thotë:-Po ky sikur është Ismaili?-Ai është,- i them.Ka marrë çmimin e parë në letërsi.-Pse kush do ta merrte veç tij?-ma preu ajo si me sopatën e dardharit.Apo ndonjë që shkruan shatra-patra.Dhe mos kujtoni se ime shoqe është ndonjë e apasionuar pas letërsisë,po ka lexuar"Gjeneralin..." dhe,veç këtij,"Dimri i vetmisë së madhe".Me kaq,dhe i ka vënë notën.Kur tha ndonjë që shkruan shatra- patra(ta themi mes nesh dhe mos e marrë vesh ajo)kush më siguron që nuk e kishte për mua?!Por le t'i lëmë hamendësitë dhe t'i kthehemi Kadaresë.Kur them kam lexuar çdo gjë nga Kadareja,e kam fjalën që nga"Princesha argjiro" e deri në këto të fundit.Pse e dua si shkrimtar,kur erdha në USA në mes 250 librave që solla,qenë,veç tjerash,të gjitha librat e Kadaresë:në poezi(se poezinë ka lëvruar së pari) e në prozë.Më çuditi kur "tradhëtoi"(kështu shkroi
shtypi i partisë) se as që më shkonte në mëndje kurrë që mund ta bënte.E dini pse?Se para se të arratisej,kam qenë delegat në Kongresin e fundit të Frontit Demokratik dhe,tek rrinte në presidium në krah të djathtë të Ramiz Alisë,në të majtë qe Nexhmie Hoxha,vija re(kuptohet jo vetëm unë) që gjatë gjithë seancëc,Ramiz Alia vinte si barrierë dorën para gojës dhe veç bisedonte me Kadarenë.Ne që ndiqnim këto biseda intime,supozonim për një miqësi dhe intimitet mes tyre.Dhe si rrufe në qiell të kthiellët,u dha lajmi bombë:Kadareja"tradhëtoi?!".U shkrua me të madhe kjo tradhëtoi dhe,po të ndiqje ato që bëheshin,zakonisht,me tradhëtarët,priteshin pasoja më dramatike ndaj tij.Po kjo qe dhe çudia që të çudiste më tepër.Me këtë"tradhëtar" u
veprua më ndryshe.Fare ndryshe.NGa librat e letërsisë nuk u hoq asnjë nga shkrimet e tij dhe trajtohej po ashtu siç kish qenë trajtuar.Se ndodhte ajo që Lenini ka thënë për Leon Tolstoin:"Dy carë ka Rusia.Car Aleksandrin dhe Car Tolstoin.Po,ndërsa car Aleksandri nuk i bën gjë dot car Tolsotit,ky i fundit e trondit fronin e carit".Dhe e vërteta qe kështu.Partia shtet qe gjunjëzuar para madhështisë s ë Kadaresë.Ajo parti-shtet që kish dërguar me gjyqe farse apo pa gjyqe fare të gjithë ata që kupola(veçanërisht shoku Shpati apo Tar(r)asi)i dërgoi në atë botë,me Ismailin nuk qe e zonja.Përkundrazi,u dorëzua.Kapitulloi.Vrau gjysmën e byrosë e deri kryeministrin, por para Ismailit e pa që rrezikonte veten.Ismaili qe alteregua i Kont Tolstoit.Mos po flas çaprazëshe? Jo. Aspak.
Ja edhe prova.Në vitin 1991 isha drejtor shkolle.Na kishin thirrur të gjithëve(ndërkaq,Ismaili,kish marrë azil në Francë),dhe mbledhja u bë në fshatin Seman.Nuk mbaj mënd pse u bë atje?Ndoshta inaugurohej një muzeum për zonën(qe sebep,kuptohet),por ajo që na çuditi qe se mbledhjen do ta nderonte edhe sh.Lenka Çuko ,anëtare e Byrosë Politike.Na u dhanë "udhëzime" që të bënim kujdes me pyetjet.Po unë e kisha vendosur:do t'i shkoja "gurit për të cofur" kur thonë.Sa shoqja(po sa e ditur qerratesha?!)Lenka tha:-Kush ka ndonjë pyetje?Unë e zbraza:-Dëgjo, sh.Lenka, - i them,- kam një pyetje: Unë vërtet që jam drejtor shkolle po jap dhe letërsi në shkollë. Si mund t'ju them nxënësve unë kur t'u flas për të. Dëgjoni(ironizova,kuptohet) ky"tradhëtari"ka shkruar bukur. Ajo u ngrit dhe,përnjëherësh me të,u ngrit sekretari për agitpropin, Adem Tuka,që ishte,për çudi,edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ai tha:-Nji kët'problem ta sqaroj veta (qe nga Shkodra ky anëtar pa vepra),po unë:-Sh.Adem pyetjen e kam bërë për sh.Lenka se ajo është në Byro Politike.Qe pak situatë e nxehtë(po ena e partisë po rridhte pak nga pak se"pluralizmi" qe shpallur,unë po qeshë edhe kandidat për deputet për PD)dhe ata e ndjenin mirë rrezikun,ndaj u detyrua të pohonte:Kadarenë do ta bëjmë ashtu siç e kemi bërë nëpër shkolla se e do rinia.Sidomos studentët.Kuptohet sh.Lenka fliste me gojën e saj,po mendja ish nga kupola.Dhe po ta shikosh në tërë dinamikëne saj "çështjen Kadare" e kupton përnjëherë që edhe kur ishte Enveri gjallë,ishte si një"mit" që aq sa i duhej partisë dhe shtetit,aq,njëherësh,survejohej e përndiqej.Në doli "palagur" nga gjithë kjo ritiratë e zezë,jo se partia dhe Enveri e donte.Por i duhej.Se qe i vetmi që çau me penë Europës edhe më tej.
* * *
Në vitin 2000 erdha në USA.Këtu ku banoj unë ka shumë shqiptarë.Merreni me mënd:shumica nga fshatrat,por edhe nga qytetet.pa ditur anglisht.Në punë hasnin vështirësi.Ja seç i ndodhi një puntori nga Pogradeci.I thoshnin të bënte iks punë,ai i shihte në sy dhe qeshte.Menaxheri urdhëroi ta pushonin.E pushuan.Shkon një shqiptar të nesërmen që dinte anglisht dhe i lutet menaxherit që ta merrte në punë.Ky anglishtfolësi i foli veç të tjerash edhe për Shqipërinë.-Pse shqiptar është?-pyeti menaxheri.-Po.Oh,-tha,- qenka nga vëndi i Kadaresë le të vijë nesër në punë.-Pse e njihni Kadarenë?-ndërhyri shqiptari.Po.Po.Është madhështor.Kam lexuar"Gjeneralin e Ushtrisë së vdekur".Gjenial.GJenial,Kadareja.I thoni atij të vijë në punë.Të nesërmen fshatari nga Pogradeco filloi punë.Përkhtyesi dinak i dha librin e tij"Gjenearli..." dhe me të në dorë u paraqit tek menaxheri.Dhe,sa filloi punë,tha:-More ku është ky Kadare që ta marrë për drekë se më shpëtoi.-Në Paris,-ia pritën njëzëri.-Epo iu shtoftë ymri,se më bëri me krahë.
* * *
Shetisja me mbesën,trivjeçare,në të njëjtin trotuar për çdo mëngjes.Një çift pleqësh sa shihnin mbesën time(Alba quhet) të gëzuar hapni krahët dhe ajo fluturim(tip i ngjitur shumë)e në qafë të tyre.Apo nuk cicërinte si një rabeckë.Nga e ëma,Alba,është meksikane por kurdo që e pyesin thotë:-Jam nga Albania!Dhe atyre pleqëve po kështu u thoshte.Më shikonin mua dhe nuk i jepnin dum.Më thotë ai,plaku,kjo vajzë kaq e bukur ,me siguri do jetë o greke o sllave.-Jo,mohova.-Është shqiptare.-Ndoshta nga Rusia apo magjare.-Jo,jo.Po ku bie kjo Shqipëria? U tregova.Prapë nuk po hanin sqepar.Po na thuaj,- më thanë,ndonjë person të dgjuar:-Nënë Tereza,- unë. No, është nga Kalkuta, më thanë.Kur thashë Kadareja.Okej,bërtitën.Tani e dimë.Kadareja është i madh.
Ja,këto,pata.Ndofta nuk janë shumë.Por edhe pak nuk janë.Se është një shkrimtar që njihet në gjithë botën dhe më potencial se sa vet shteti.
Duke e mbyllur shkrimin tim modest,i uroj shkrimtarit të madh jo vetëm jetë të gjatë,por edhe prodhimtari të metjeshme si një pasuri me vlera të pakompensueshme.Në këtë urim timin është edhe ai që këtë vit marrtë Nobelin.Po edhe pa këtë çmim ai mbetet maja më e lartë e Letrave Shqipe,deri tani e paarritshme.
Përparim Hysi,7 shkurt 2009
Nuk ka komente:
Posto një koment