( tregim nga Roland Gjoza )
Aleksi ishte nga Ukraina.I gjate,shpatullan,me mustaqe te kuqe,qeshte gjithmone dhe ashtu kot dhe shprehja me e preferuar e tij ishte;Njerezit jane te cmendur.Ne thilene e xhaketes mbante nje njedollaresh leter te kruspullosur.Aty ku rendom sojllinjte ngecin nje trendafil,qe e lene t'u fishket.
Kishte nje jave qe me telefononte ore e pa ore dhe me thoshte gjera te trishtuara;Edhe nje dite,ndoshta edhe nje dite me ka mbetur..ajo kucka me la,prej kohesh me kishte lene,po une e hiqja mendjen nga e keqja..
Rronte fillikat,25 kile njeri,aq kishte ngelur nga gjithe ajo baterdi e Cernobilit.
I kishte humbur atje,nene,babe,grua,nje vajze 13 vjece,vete kishte ardhur ne Amerike,ngaqe mjeket i kishin thene se vetem atje mund ta sheronin.Dhe vertet beri 13 vjet ne Nju Jork.Pastrues,e merrte punen ne 4 te mengjesit dhe e linte ne 1.U lidh me mua per nje shkak te vogel,se une e degjoja kur llomotiste.Ai kishte vuajtur per degjues.I pelqenin cikerrimat.Cdo dite harxhonte 4-5 dollare te nje dyqan i lire Lot Less,qe do te thote shume gjera me pak para.Sa i lumtur ishte ne ato caste dhe kur mbetej vertet i kenaqur shtonte me nje buje te qeshure;Everybody is crazy.Te gjitha jane te cmendur.
Nje dite i dhashe nga ushqimi im,llazanje.E pelqeu shume.Ajo s'gatuan,me tha per te shoqen,nje ruse nga Moska,qe i bente parate pasqyrlira, luks.
Tani me telefononte cdo dite dhe me thoshte se edhe minuta ishte e shtrenjte per te,edhe sekonda..
Nje dite erdhi ne pune,nje kufome ajri,,jo dheu,kaq e tejpashme,e shpendet,sikur sapo ishte ulur ne toke dhe rrinte si e humbur,e meshirte,e trishte,perplot lutje per nje afinitet njerezor.
E lashe tryezen e pancimit, te kartave te identitetit,ku shenohej koha e secilit punonjes dhe e mora ne krahet e mi.Nuk dinte te qeshte me,as te fliste,vetem syte e shuar kishin shume dhimbje dhe terratisje.Ai ishte dhe s'ishte aty.Ku do te shkojme miku im?Nuk e di.Mezi kam ardhur.E ndjeva veten pak me mire.Jane ditet e fundit.Iu luta zotit para kores se Shen Marise.Kam mbaruar.E shikon qe kam mbaruar?Jo,nuk shikoj asgje.Shikoj vetem mikun tim qe me gezon shume me kete vizite ne shtepine e tij.Une vij me ty ku te duash ti.
E dini ku donte te shkonte,ne universitet,aty ku kishte punuar 13 vjet,kat me kat,hynte e dilte neper zyra si nje fantazme dhe shume nga grate nuk e permbanin dot nje klithme nga tmerri.E shikon kete brave,me thoshte,e kam vene une,kjo dere u shqelmua nga disa studente,une e drejtova,i kurseva bosit ca dollare,po historine e centralit telefonik e di,u dogj,bosi telefonoi,Verizon,ata i kerkuan 200.000 dollare,une ia bera brenda nates,fatura e disa veglave kushtonte 17 dollare,s'ma ka paguar as sot,as rrogen s'ma rriti.Po ai central qe rregullova une,i pa prekur qe atehere,,ja ku eshte dhe e krisura dhe tymi ne tavan.
13 vjet nuk jane pak,me tha pa fuqi.
E cova ne parkun e City Holl,e ula ne stol nen nje begonie qe rrezonte petalet.Ishte 53 vjec.Krejt i vetmuar.Pothuaj i shfytyruar.Mbreme pashe ne enderr vajzen,Ljuben,babi,me tha,ti me premtove te me blesh kukullen Barbi,me ate nje dollareshin,qe me dha ai zoteria me cante lekure te zeze..Ishte nje amerikan qe i kishte dhene vajzes kete dollarin qe mbaj ne xhakete,kete dollarin qe se kam humbur,po qe s'me solli dot fat sic shpresoja.Jam per rruge,miku im..Gruaja,ajo kucka me la,kam dy muaj pa paguar qirane..po zoteria eshte nje indian i mire.Raxh Kapuri,i them une dhe ai qesh,Rita,shtoj une dhe ai qesh prap,behu mire,se ketu jemi,me thote dhe iken duke ferkuar syte.I vjen keq per mua.Pse ndodhi keshtu,miku im,isha shume mire ne Ukraine,punoja ne nje uzine,kerceja me biondinka,pija vodke,beja jete te lire.Pastaj ma mblodhen babai,vellezerit,me gjeten nje derdenge nga fshati dhe me martuan ne kishe.Gruaja qelloi e urte dhe me desh.Linte koken per mua.Kur s'kisha per te pire,m'i jepte vete parate.S'kam vene dore mbi te,me vrafte zoti,me vrafte,nese te genjej.Per te tradhetuar,i kam luajtur qindin.E ndjente me ere se kisha shkuar,me kthente kurrizin dhe kaq.Kur lindi Ljuba,nuk e doja vajzen,u thoja te ma fshihnin, se po ta shihja kisha per ta flakur nga dritarja.Kur i afrohesha shtepise kollitesha disa here qe ta merrnin vesh.
Njehere isha bere tape,nuk po e gjeja dot shtepine.Nje vajze e vogel me mori per dore dhe me futi ne shtepi.Ishte Ljuba,vajza ime.Ishte shume e bukur.Me doli pija.Ajo vajze me beri njeri.Atehere ndodhi katastrofa.Per nje kohe te shkurter i humba te gjithe.Humba dhe Ljuben.C'ta doja jeten?Ma vune nofken Cernobili,Aleks Cernobili.
Amerika me dha 13 vjet jete.Ishte e bukur,a ishte,nuk e di, e kam pare me teper nga plehrat qe mblidhja ne cdo kat dhe i nxirrja ne rruge naten,nga dritaret e spitalit ku u operova kater here.Padyshim ishte e bukur,ketu kam blere sende te rralle fare lire,qe me kane dhene kenaqesi te vertete.I kam edhe sot ca stringla.
Gruaja e pare po te qelloi e mire,te mundon,sic me mundon ajo mua,gruaja e dyte sido qe te jete,s'te shkakton asgje pothuaj,eshte si mysafir.Po te kisha jete merrja edhe grua te trete e te katert,se ne s'rrime dot pa gra,po keshtu si jam katandisur une,s'ka grua ne bote qe te me qendroje prane.
Pastaj e percolla ne metro,se nuk qendronte dot ne kembe.I vinte mire kur i thosha se do te behej mire.Nuk e pashe me per shume kohe.Kur e kur me bente telefon dhe me fliste me mall dhe per nje dite qe po ikte.
Ne pune ai u harrua pothuajse krejt.Nje dite me dhane nje zarf per te.Eshte nga bosi i madh,me tha sekretarja.C'eshte?e pyeta.Ajo ngriti supet.Me bosin nuk komunikonte asnjeri.Ai shkonte dhe vinte pa pershendetur askend,tejet nervoz,sikur t'i kishin bere nje poshtersi.Kohet e fundit gati cdo jave hiqte nga puna nga nje punonjes.Tjeterkush e jepte lajmin.Te pushuarit vinin tek une qe te panconin,te kalonin karten ne makine per here te fundit dhe me peshperisnin me trishtim se s'do te shiheshim me.
Shkova te zyra e Identitetit dhe u thashe dy zonjezave qe merreshin me taksat e studenteve,se Aleksi ishte duke vdekur.Kush Aleks?Ai pastruesi.Shikonin njera-tjetren te hutuara.Po vdes?Perse?Nuk e dini?Jo,s'dime asgje,me pergjigjeshin duke rremuar ne kujtese.U duka te bursat.Aleks Cernobili po na le.Ju kujtohet Aleksi?Ai qe ka punuar 13 vjet ketu?Na e pershkruaj.Ua pershkruaja duke shtuar hollesi.O,Zot mos eshte ai qe i hante shume farat e kungullit?
Asgjekundi nuk e mbanin mend.Ne fund fare shtoja;Bosi ka dhene nje shperblim per te.Dhe u tregoja zarfin.Ato qeshnin,kukurisnin sikur t'u kisha thene se qe te dyja i ngjanin shume Anxheline Xholise.
Ai vdiste krejt vetem ne nje nga shtepite me qira te Nju Jorkut.Ishin kujtuar me ne fund t'i jepnin nje shperblim.Dhe erdhi ajo mbasditja e fundit,ai muzg i vone qe me mori ne telefon dhe me tha;Mbaroi dhe kjo dite,i dashur mik,me duket se eshte dita e fundit.Neser s'me ke.Pse thua fjale te trishtuara gjithmone?Jo,nuk them fjale te trishtuara,megjithese nga dritaret shoh mure.Duhet te ngrihem te dal ne kuzhine qe te shoh pak qiell dhe kohe pas kohe avionet.Do te jap nje lajm te mire,bosi te ka dhene nje shperblim..Ashtu?Cudi,eshte kujtuar per mua?E di qe i kam qene ne shtepi,i kam lyer dhomat pa para,i kam nderruar bravat e dyerve,i kam bere ca pune te vogla...ja,qenka kujtuar per mua.
Te nesermen ai vdiq ne spital.E kishin marre naten ne gjendje kome.Tani qendronte ne morg.S'do ta shikoja me Aleks Cernobilin pa fat,s'do t'ia degjoja zerin qe me fliste per minuten e fundit,ndersa une mezi prisja te ikte koha e te kthehesha sa me shpejt ne shtepi.E hapa zarfin.Aty nuk kishte cek,po nje lajmerim qe e kishin pushuar nga puna.
Nuk ka komente:
Posto një koment