e premte, shkurt 06, 2009

Roland Gjoza kerkon diasporen shqiptare.



VAID HYZOTI

Ndonese dhe vete ben pjese ne te. Dhe ai i perket diaspores ne Amerike.Thua te jete hutuar, ka humbur rrugen, apo...Nuk dua ta ngarkoj me faj mikun te mire. Nese cdo dite na ka rastisur te piqemi ketu ne Ridgewwood te New Yorkut, ne te gjitha bisedat tona rrihet per Shqiperine dhe shqiptaret. Per ata atje dhe te tjeret rreth nesh ,ketu ne...diaspore. E megjithate ende nuk kemi hasur ndonje organizim, qofte dhe pa te meta, apo me mangesi te medha, qe te mund ta pagezonim seriozisht diaspore.
Ndonje shkendijes, ndonje brumbullim zjarri e has vetem ne Filadelfia tek shoqata "Bijte e shqipes", fale kembenguljes dhe punes se vazhdueshme te Llazar Veros, Vlashi Filit, Sotiraq Pemes e nje sere veprimtaresh te perkushtuar. Atje qendra kulturore e shqiptareve vepron si nje organizem "zyrtar", shkolla shqipe, veprimtarite kulturore dhe letrare buisin me nje programim te rregullt dhe me seriozitet. Fale frymes shoqerore, mirekuptimit synohet qe shqiptaret t'u gjenden prane njeri-tjetrit ne te mira e te liga, apo, e thene teorikisht, jane premisat e profilit te nje diaspore te organizuar. Por numeri i shqiptareve ne Filadelfia sillet rreth 20-mijeshit, nderkohe qe sot ne ameirike flitet se jetojne rreth 350 mije shqiptare.Pra numerikisht kemi nje diaspore te lakmueshme, por faktikisht ajo pothuajse nuk ndihet.(Numeri i shqiptareve eshte i hamendesuar,
duke u nisur nga disa botime lokale se ne Michigan jane 150 mije shqiptare, po kaq ne mos me shume ne New York, rreth 50 mije jetojne ne Boston e rrethina, pa futur ketu shqiptaret qe jetojne ne Jaksonville, Clear Whater, apo Naples neFlorida-shenimi im v.h.).
Perballe shembullit pozitiv te Filadelfias, nje tablo te kundert paraqet Michigani, me nje numer teper te konsiderueshem shqiptaresh. Para tre vitesh hyra ne Web-in zyrtar te qeverise se shteit te Michiganit dhe ngela krejt i shokuar: vetem ne kete shtet ishin te rregjidtruara 49-te shoqata "patriotiko-kulturore" joprofitese, me qellimin e vetem te koordinimit kulturor shqiptaroamerikan, te integrimit shoqeror te shqiptareve, ndihmes dhe kujdesit per te porsaardhurit etj. S'ke c'te thuash; cdo gje duket per bukuri."Me letra" duket se gjithcka shkon per bukuri,por...Nga njohja nga afer, cilido{jo une qe per pese vite jetova ne Michigan), ve duart ne koke. Shoqatat i drejtojne ishkaptere ushtrie, pentare qesh, sazexhinj etj. te ketij kallepi, me qellim te vetem perfitimin ne ditet e festave kombetare te Shqiperise, ne gezime te ngushta familjare etj-dhe asgje
si "patriote'.(O zot, sa shume spekullohet me fjalen "PATRIOT" ne mergim}...
Ne nje menyre apo ne nje tjeter, kete lloj organizimi e has dhe ne New York e gjetke.E, per ironi, sa here qe permendet diaspora, kujtohen emera te pervetshem te nderuar si Artiste te Popullit, regjisore famose, shkrimtare te afirmuar qe heret, kengetare-fitues te sa e sa cmimeve te festivalet kombetare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni.Dhe ketu, si te gjithe te tjeret, bejne cdo lloj pune per mbijetese dhe perballimin e te perditshmes.
Nuk e di, por kur u njoha me numrin e shumte te shoqatave "patriotike" ne Michigan, mu kujtua numeri i shumte i partive dhe kryetareve te tyre ne Shqiperi.Dhe qe te organizohesh ne DIASPORE nuk duhet te majmunohesh me modelet me te keqija qe bartem nga Shqiperia, me tifozerine politike, por te kemi nje organizim te persosur, per t'iu gjendur me prane njeri-tjetrit.Dhe ne qe jetojme larg atdheut me deshire apo te detyruar kemi ku te mesojme me modelet me te mira qe ofrojne komunitetet e tjera ne kete free contry...


Nuk ka komente: