Nga Sami Milloshi
Tre- katër vjet më parë, një profesor në Universitetin e Omahasë, këtu në Amerikë, më thoshte se i dukej e pamundur që Kosovës t'i njihej Pavarësia. Unë i këmbëngulja se shqiptarët nuk do të pranonin kurrë më pak se Pavarësi. Tani që Pavaresia është fakt i kryer, profesorit R. Conce nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse ta pranojë atë që unë ia thosha, "me pasion",sepse sipas tij, në gjykimin tim, kishte ndikim fakti i të qenit shqiptar.
Unë natyrisht nuk jam i vetmi që e kam shfaqur këtë pasion. Jam i bindur se ka shumë e shumë të tjerë që, ashtu si unë, jashtë shtetit amë, në kushtet dhe me statusin e emigrantit dhe, njëkohësisht atë të qytetarit Amerikan kanë folur dhe flasin për të vërtetën e Kosovës.
Ne nuk duhet të heshtim tani që Pavarësia e Kosovës është fakt i kryer. Sepse ka shumë punë për të bërë. Pavarësia duhet të njihet nga sa më shumë shtete deri sa më në fund, të arrijë një numër i tillë i njohjeve ndërkombëtare që Kosova, ligjërisht të njihet dhe të pranohet ne forume ndërkombëtare sic është Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndokush mund të më thotë mua: po cfar do të bësh ti për këtë punë, kush të pyet ty, ti je thjesht një qytetar Amerikan me orgjinë shqiptare, ti nuk ke asnjë tagër diplomati të bisedosh me diplomatë të huaj, shkurt me ata që e kanë në dorë këtë punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ashtu është. As unë , as mijëra të tjerë si unë nuk janë në rolin e diplomatit zyrtar. Por ne, megjithatë, nuk duhet të heshtim. Sepse ne jemi qindra mijëra diplomatë jozyrtarë. Unë po iu them vetëm nje fakt që pohohet edhe nga zyrtarët në shtypin e Tiranës. Dhe fakti është ky; që nga vitet 90-të dhe deri tani, Shqipërisë i është larguar më shumë se gjysma e stafit akademik universitar, profesorë e doktorë shkencash. Këta janë një kontigjent që nuk mund të mos kenë krijuar lidhje me të huajt në Perëndim. Këta nuk mund të mos kenë thënë një fjalë të mirë dhe sigurisht kanë bërë sa kanë mundur për ta prezantuar Kosovën në arenë ndërkombëtare. A nuk i ndihmon kjo cështjes së Kosovës? Patjetër që i ndihmon. Atëhere cfar duhet të bëjmë më shumë? Ja kjo është cështja.
T'i përgjigjesh kësaj pyetje në radhë të parë do të thotë të mos lodhemi. Dhe c'është më e rëndësishmja, të tregojme maturi dhe mencuri. Dhe mencuri nuk është kur del dikush dhe si racist e shan ambasadorin Amerikan ne Ëebsitën e tij mediokre , se gjoja medemek, zotninë e paskan cuar ne Tirane "për të promovuar njerzëit me ngjyrë.". Nëqoftese dikush shkruan kështu në gazetat e Tiranes, kjo është puna e tij. Por kur këto sharje amplifikohen në ëebsita që hapen e mirëmbahen nga njerëz mediokër e te papërgjegjshëm në Perëndim, që gjoja ëndërrojnë të bëhen edhe qytetarë Amerikanë, kjo është më shumë se papërgjshmëri. Eshtë poshtërsi se njollos virtytet e shqiptarit, ndër të cilat një vend nderi zë mirënjohja për kombe dhe personalitete që i janë gjendur në krah kombit shqiptar. Dhe, padyshim, Amerika dhe Presidentët Klinton dhe Bush kanë bërë pothuajse të jashtëzakonshmen. Mund të më thotë ndokush mua, se Amabasadori Amerikan në Tiranë nuk është as Presidenti Bush dhe as Amerika. Nuk është kështu. Ai është atje. Ai është Amerika atje në Tiranë. Prandaj ne duhet tu tregojme koshin e pleherave atyre që kërkojnë të ngrefen si gjelat në pleh me analfabetizmin e tyre mbi politikën dhe diplomacinë. Kjo është njëra ane.
Ana tjetër është që ne , si të thuash, diplomatët jo zyrtarë të Shqipërisë nëpër botë, do të duhej t'u ndihmonim edhe më shume përfaqesive diplomatike shqiptare jashtë. Ta shumëfishojmë personelin e tyre, në kuptimin që t'u vijmë në ndihmë për ta bërë edhe më prezente tek të huajt njohjen e Pavaresisë së Kosovës, dhe në një kontekst më të gjerë, historinë e saj mijëvjecare,por sidomos historinë moderne të saj. E di që ka mjaft njerëz që ,ose nuk i pyet kush nga përfaqesite diplomatike ,ose madje edhe janë harruar. Por, ne nuk duhet të heshtim. Sepse ka zëra të arsyeshëm kudo nëpër Ambasadat shqiptare në botë. Unë për shembull kam pasur rastin të këmbej medime me një diplomat te ri, por mjaft te talentuar, Kreshnik Collakun dhe kemi biseduar pikërisht për Kosovën. Dhe jam i bindur se keshtu si unë kanë marrëdhënie të mira edhe të tjerë bashkatdhetare të mij me diplomatë nga Tirana. Shume shpejt këto marrëdhenie do të zgjerohen edhe me personelin e ambasadave te Kosovës në botë. Dhe kështu, do të mund të bënim të gjithë së bashku, atë që duam: njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Sa më shpejt aq më mirë. Dhe sa më shumë të përfshihemi edhe ne, diplomatet jo zyrtarë që sic e thashe janë me mijëra, aq më shpejt dhe aq më i sigurt do të vijë ky moment po kaq historik sa edhe shpallja e Pavarësisë.
Nuk ka komente:
Posto një koment