Mëhill Velaj
Vitet rreshqitnin ngadal,pritja ishte e gjate,o Zot i madh dymijë e kusur vite, një popull priste lirinë, atë liri të larë me lotë pritje, e larë me gjak trimashë, e përkundur në djepa , me ninanatë e gugulitjet e para, e futur në zemra të rinisë , testament trashigimie, gjenerata ,gjeneratës ia linte amanet, amanet që nuk e tretë as dheu:Biro,unë po vdes amanet, lufto për lirinë e Kosovës.Shumë hordhi barbare kaluan në trojet shqiptare,duke lene vese e tradita nga me të ulëta njerezore,por,shqiptaret kjo rrace e veÇantë si racë që zoti e zgjodhi si të parë, qendroi vertikalisht, beri ball si shkëmbi në shtërngatë,sa erëra e furtuna kaluan ,mbi ty Kosovë martire, trime, Çfare ke parë me sytë tuaj ,sa vuajtje ke pasur , sa e sa herë tu ka djersitur balli nga torturat ,sa miliona vite i kalove në burgje vetëm se kërkoje liri, sa gjaku rrodhi Çeliave të burgjeve ,sa femije mbeten jetim ,sa nuse nuk e shijuan martesën, se të dashurit e tyre nuk ktheheshin kurrë në shtëpi ,kalbeshin nepër kazamate të ndryshme, pse kaq urrejtje për ne, o zot, pse nuk na donte askush , përgjigjja ishte e thjeshte se qengji e ujku nuk mund të jetojnë bashke, ne, të bekuarit, të zgjedhurit , të veÇantit e këtyre kapercyllëve të viteve e shekujve nuk benim bashkë , ne, ishim këtu ,ku i thonin bukës ,bukë e ujit uji, këtu denbabaden,ishim atëhere kur u krijua planeti Tokë,donim të jetonim në paqe e qetësi ishim në ketë planet të bekuar ku zoti na dha pushtetin të qeverisim,si qenjë njerezore e zgjedhur dhe me shtimin e popullit deshira jonë për qenë në këto troje , u lindem në pjesën me të bukur të planetit , lindem e u rritem në një djep e kulturë të civilizuar, edhe në koherat me primitive të parët tonë qyshse para lindjes se Krishtit gjeten mundesinë e mbijetesës, krijuan jetën dhe kushtet e domosdoshme per ne ,i dham botës kulturë, fe e atdhe, edukatë , të gjitha të mirat njerezore,derisa popujt tjerë akoma ishin nëpër degë lisash , të pareformuar ,ne kishim mbretër e mbreterësha e perandori, po ti referohemi historisë, kishim arkitekt të të gjitha profileve, vizionar të artit , kulturës , artit luftarak, artit të mirësisë.Gabimin e madh e me fatal si popull e kemi berë duke besuar shumë , njerezëve që ua hapem zemrën, i pranuam në shtëpi,i ulem këmbëkryq në ball të oxhaku, ata njerezë le që nuk ishin faliminderues por me kalimin e kohës u benë edhe pushtues, zot shtëpie në vatratë tona , nga ata kurrë me nuk kishim qetësi sa, ka vuajtur ky popull nën thundren katile më sundime e sundues të ndryshem të gjitha kategorive,ecëm dinjitoz nuk jetuam kot së koti ,herë u shëndrruam në lodra lufte ,herë kemi rënë në pika loti, pesëqind e kusur vite nën Turqi ,njëqindë vite nen Serbi , pesëdhjetë vite komunizem të zi, sa Çudi!, akoma mbetem njerërez, në tokat tona behej pazare, po të shikosh hartat kombetare të ike truri fare , ku ishim , ku mbetem , edhe ketë pakëz tokë të t`kurrur tej mase, me mund e gjak ia dolem.
Ishte fat se jemi gjall, fal zotit kishim një cep toke të Ilirisë të lire, një copë tokë quhet Shqipëri -Nënë , nga e cila mekonim qumeshtin e qe na rriste dhe na mbante nën flatrat e shipës kthetrangrëhur dhe fluturonte nëpër horizontin për të kërkuar liri,duke e pasure këte Nënë te shënjt e të shtrenjët , ne, bijtë e bijatë e saj ishim me të fortë , kur malltretoheshim gjatë luftës nacional uzurpuese, ne aksionet famëkeqe të armëve ku tredhej rinia shqiptare nga të dy anët e kufirit,në Kosovë nga shkjau e në Shqipëri nga vëllau, më yllin pesëcepësh e me kazmë e lopatë si shkau ,rinia Kosovare kishte një dhunti nga zoti që mos ta humbas kurrë shpresën për liri, e bindur se pas shiut , shëndritë dielli i lirisë , nëpër protesta duke shprehur pakënaqësi ,në vitin 1968, kërkonin Flamurin kuq e zi që të valoi i lire, me qindra e mija të burgosur e të vrar, në vitin 1981, viti i kundërshtimëve masovike kundër padrejëesive , kështu, Populli i Kosovës me hapjen e Universitetit, u Ç`rrenjosën shumë tema që deri atëhere ishin tabu , se një popull i shkolluar tani nuk mund të mbahej i okupuar, filloi odisejada për Vdekje a Liri, të privuar nga liria e shtypit , liria për t`u shkolluar , e drejta njerezore për të jetuar , ishim të privuar nga liria për të ecur dinjitoz, na kosideronin zvarranik , pakurrizor e kanibal, rinia bashkë me popullin i ven gjoksin, ballin, forcën dhe diturinë , ecën pa e këthyer kokën prapa, me Urti e menÇuri , kur që nevoja duke e përdorur terë forcën që njërherë e mirë ketë tokë të larë me gjak ta gëzojmë, është pjesa e Diellit, Lotëve, e gezimeve, vuajtjeve tona.Punuan të gjithë që nga Akademia eShkëncave dhe artëve , Bujku , Fëmiu , Punëtori në arë , Minatori në zgafell e Trimi në mal , i menÇuri në zyrë e kancelari të botës duke kërkuar të drejtën njerëzore për të jetuar si popull dinjitoz si nipa të Kastriotit e Nënë Tërezës, të Teutës e Agronit, duke e ruajtur bërthamën e Kombit.Pas një lufte të pabarabarte ,dhe fal miqëve tradicional të shqipetarëve Kosova po e kremton Një vjetorin e lindjes, po i numërojmë sukseset, jemi të njohur nga me shumë së pesëdhjetë shtete me të përparuara të botës , po hapim ambasada, po ndërtojmë Ura shprese e të miqësise për bashkim të trojeve Etnike ,pa i rrezikuar askujt të drejten për të jetuar si vëllezër me ne, është koha e të shtypurëve është koha e Kosovës që po lëshon shtat, këngën e Kushtrimit për Çamërin, Iliriden, Kosovën Lindore , Plavën e Gucin e Jakup Ferit, Malësin e Dedë Gjon Lulit, Ulqinin e Shasin e Shestanin, aty ku Shqipja ka valuar përherë e lire deri në Istren e sotme, ndoshta absurd , por, e mundshme se atë që zoti i krijoi bashkë njerezit e ndan, janë po njerzit që prap do ta Ribejnë.Pse?, jo me një Kosovë të lire dhe një Shqipëri forcë e përbashkët e organizmave ndërkombetare , tani frymojmë më lirshëm . Urime, njëvjetori i RIBËRJES KOSOVË MARTIRE , e larë me gjak ndër shekujë, por, nuk u përule kurrë, nuk u lodhe kurrë , duke kërkuar Liri.Gëzuar,Pavarësia,Kosovë ballëhapur,Kosovë baladë e shkruar me gjak trimash,Kosovë, Kështjellë trimërie, Kosova kurrë nuk bie. Me fat Ribërja, me shpresë për Ribashkimin e trojeve tona.
Mëhill Velaj
Stamford,SHBA
Nën/kryetar i SHSHSHA
Nuk ka komente:
Posto një koment