Agim Shehu, Gjenevë
Kosova mbushi një vit e Pavarur. E besueshme nga e drejta e saj Njerëzore e Ndërkombëtare; e pabesueshme nga ankthi me të cilën e ka pritur gjatë sipër gjakut të saj ku djepet qenë aq afër arkivolëve dhe frymëmarrjen e bënte përmes plagëve. Vështirë të gjesh popull në botë të jetë prerë aq dhunshëm nga Fuqitë e Mëdha duke e ndarë me aq cinizëm nga trungu i vet mijëvjeçar. Më tepër se krim ndaj saj, qe krim ndaj njeriut dhe Zotit, shënuar me gjak të pafaj në ballë të qytetërimit europian. Qe tragjedi e rëndë që riprodhonte vetveten nga një brez te tjetri.
Arësyeja njerëzore e Europës e ndriçuar fuqishëm nga horizonti i pastër amerikan i lirisë, më në fund ndreqi fajin historik duke shpëtuar një komb e duke nderuar vetveten. Kosova është ngritur tanimë më këmbë si shtet sovran dhe po ecën me dinjitet përpara, me mundimet e njeriut që ngrihet nga një gjumë i rëndë me ëndra të trazuara. Është tepër e brishtë ende, por në trup i peshojnë shumë drama që s’e lënë të lëkundet drejt rënies. Beogradi, pushtues këmbëngulës, vazhdon i rri përpara si hije ogurzezë duke thurur metastaza të reja robërimi. Nuk bindet se me Kosovën e rëndë në shpinë i merren këmbët në udhën drejt Europës. E zgjuar me diell lirie në sy, Kosova e sheh botën me gëzimin e rilindjes, duke vështruar andje-këndej herë me shpresë se bota do ta njohë shpejt e gjitha; herë me një lloj trishtimi kur ndjen se në njohjen e saj është dhe «tregëtia» politike! Ajo është e vogël si shtet dhe e brishtë si e lirë që të ngarkojë pazare të rënda për fatin e saj. Te shteti-amë, më sigurt se qeveritë, ndjen se ka popullin e saj të një gjaku e të një ëndëre, që është gati me çdo tejmundim t’i zgjatë supin për t’u mbështetur në të papriturat. Pavarësia asaj iu dha, po për fat të keq iu vu dhe mbi peshore tregu. Beogradi u lejua që mbi trojet shpallur «të pavarura» të afrohej përsëri me thikë në dorë, si në gosti të përbashkët! Me gjithë arritjet, krerët politikë në paqe s’iu përgjigjën plotësisht meritës historike të luftëtarëve në luftë. Ndoshta ulur ëmbël në karriket s’iu dha të zgjateshin më këmbë, se ç’po ndodh më larg me Kosovën dhe lirinë e saj! Ndoshta besuan nga bota më tepër sa duhej! Zgjidhja e tragjedisë duhej nisur nga rrënjët, nga kish filluar në Vranjë, Kurshumli, Toplicë si një e vërtetë unike, pavarësisht ç’do bënte diplomacia botërore. Me Mitrovicën që orët e para s’duhej lejuar asnjë tregëti a mëdyshje për ta lënë jashtë syrit. Nëse «tryeza» u shfaq plot për zyrtarët, deti ende s’qe bërë kos për shqiptarët! Nëse krerët ndjeheshin të pafuqi, të thirrnin vullnetin e Popullit gjersa hekuri qe i nxehtë. Vetvendosja me Referendum si parim ndërkombëtar në fuqi duhej të qe «pushteti» i parë pas të cilit të vinte çdo pushtet tjetër. Kjo mefshtësi e pafalshme çoi në rimarrjen e vetes nga Serbia, dhe ndodhi paradoksi: nga Gjyqi i Hagës ku viktima çoi vrasësin, vrasësi po e çon viktimën në Gjyqin e Strasburgut!
Lexime tepër të hidhura për historinë të ndërthurur me gëzimin për Pavarësinë, e këto i themi nga dhimbja për rreziqet që i vinë rrotull jashtë dhe i mbijnë keq brënda saj. Kur flasim për Kosovën flasim për kombin shqiptar. Askush nuk ka më shumë të drejtë se Kosova që të thotë se «jam Shqipëri»! Me Kosovën e Pavarur Shqipëria hap portën e idealit më të madh e më jetik të shqiptarëve, Bashkimin Kombëtar në trojet etnike. Është amaneti i të parëve të ndritur, i pandërprerë e i paftohur kurrë. Këtë detyrë e lexojmë tepër hijshëm në ballin e Kosovës së lirë. Ëndëra merr atë fuqi që solli Pavarësinë e saj. Për këtë, siç thoshte Mit’had Frashëri, «të gjithë jemi para gjyqit të historisë». Shërbëtorët sllavo-grekë ngrohurr brënda dosjesh për t’iu kundërvënë këtij misioni, tek i shohin shqiptarët më këmbë, struken më keq se krimbat.
Një vit Pavarësi, e Kosova rri më këmbë me dinjitet. Plagët e marra nga historia i japin bukuri e i dëshmojnë vitalitet. Ajo rri modeste për to, duke vështruar udhët e saj që do bëjë. Kush vallë veç Prometeut do përballonte aq tragjedi e do ngrihej përsëri më këmbë kaq hijshëm e kaq frymëzuese për kombin e lashtë e të ri të saj!?

Nuk ka komente:
Posto një koment