Fatmir Terziu
“Fjala e Lirë”, uron bashkëpunëtorin e ngushtë të saj, përkthyesin e shquar, njeriun e letrave britanike, John Hodgson. Uron dyfish. Uron për marjen e çmimit "Jusuf VRIONI". “Ky çmim i jepet atij përkthyesi, i cili ka dhënë një ndihmesë të ndjeshme në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhët dhe kultura të huaja.” Dhe këtë për herë të parë e fitoi John Hodgson. Uron edhe për angazhimin e tij në Letërsinë Shqiptare.
Ishte një kënaqësi e dyfishtë të dëgjoja për këtë titull, për këtë çmim. Ashtu siç ishte kënaqësi të dëgjoja çmimin për Kadarenë. E them me kënaqësi edhe faktin se miku im dhe bashkëpunëtori i ngushtë i dy mediave që unë drejtoj në Britaninë e Madhe, gazetës shqip-anglisht “Albanian Mail” dhe të përditshmes elektronike “Fjala e Lirë”, është intelektuali që me zemër iu përkushtua letrave shqipe dhe tërë fenomenit të krijimtarisë shqiptare, duke dhënë një kontribut të padiskutueshëm. Si përkthyes i parë i të Madhit Kadare, ai mbetet jo vetëm një simbol dhe nismëtar dashamirës i letrave të Kandidatit për Nobël, por edhe një shtysë për iniciativa e ndërmarje të reja.
Është një njohës didakt i gjuhës shqipe. Për këtë le të them një fakt të freskët. Në Londër, zhvillohej një aktivitet kulturor-artistik. Aktiviteti zhvillohej nga shoqata Anglo-Shqipëri. John Hodgson më thotë me shaka: “Korrespondenti nga Gramshi, Joni po përgatitet për detyrë, a je dakort…Dua të bëj një faqe reportazh.” Sigurisht në shqip i them unë. “Po, në gjuhën e bukur shqipe,” - thotë ai. Reportazhin do ta bënte ai, madje edhe shkrimin shtesë për një takim me muzikantë shqiptarë në Londër, në restorant-kafe “KOHA”, që ndodhet në Leicester Square. Fotot do ti realizonte fotoreporteri Alban Bytyqi. Dhe kështu u bë. Kur ma solli shkrimin ishte vonë. Në mëngjez ditës tjetër e lexova me vëmendje. E rilexova. Dhe prapë e rilexova. Pashë se diçka nuk shkonte me një fjalë. Ishte fjala për muajin Nëntor… E mar në telefon dhe i them po me shaka: “Të ka shpëtuar miku im Nëntori…, apo si do ti Nëntorit e Kuq me gërma të mëdha…?” Ai qeshi dhe me një zë tipik më ktheu: “Është faji i Albanit më shton ai. Ai e dinte se Nëntori, shkruhet me germë të vogël…” Pastaj i drejtohem Albanit. Ai thotë: “Është me gjithë për tu habitur, sa mirë e flet dhe e shkruan gjuhën shqipe!” Ndoshta edhe kaq mjafton për të thënë se sa vlera ka që një përkthyes i autorëve të mëdhenj, të jetë një njohës i mirë i gjihës nga e cila përkthen, po aq edhe njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze në të cilën ai përkthen. Dhe John Hodgson i ka të dyja. Si ish shtudent dhe profesor i Kembrixhit, ai është figura më e plotë dhe më e merituar e këtij çmimi për të.
Para disa ditësh e ftova që të jetë ligjërues në tubimin për nder të Një vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. I thashë: “John, mik i mirë dhe i shtrenjtë i shqiptarëve, një detyrë e rëndësishme të pret. Je i caktuar të flasësh në një miting shqiptarësh në Londër me rastin e përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës.” Ai menjëherë vetëm falënderoi dhe shtoi: “I dashur Fatmir, është kënaqësi të propozohem nga Ju dhe të flasë në një ngjarje të tillë të madhe. Do ta bëjë me kënaqësi… Do të flas vetëm shqip!”.
Tani që ai nisej për të marë çmimin i telefonova, por nuk e gjeta në shtëpi. Ishte miku i tij Philipi, një muzikant i shquar anglez. I them se e kam marë ta uroj. Ai buzëqeshi. Menjeherë do t’ja transmetojë këtë mesazh dhe ain ë fakt e priste atë. Dhe në këtë mes i telefonova sërrish. Ishte edhe një telefonatë që duhej të kryente edhe një detyrë tjetër. Disa miq dhe drejtues të “Fjala e Lirë”, dëshironin edhe ata nëpërmjet meje t’ja përcillnin urimin mikut tonë të përbashkët. Dhe ashtu u bë. I pari që më dërgoi email ishte shkrimtari shqiptar nga Kanadaja, Faruk Myrtaj: “Çmimi “Jusuf VRIONI”. Ky çmim do t’i jepet atij përkthyesi i cili ka dhënë një ndihmesë të ndjeshme në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhët dhe kultura të huaja. E fitoi John Hodgson. I nderuar Terziu. Ju lutem, përcillni edhe nga ana ime, urimet më të mira mikut të letrave dhe bashkëpunëtorit tuaj në Fjalën e Lirë, zotit John Hodgson. Respekte, Faruk Myrtaj, Toronto.”
John Hodgson do të jetë të martën në Londër. Ai do të jetë përsëri në mesin tonë dhe ne do të jemi më optimistë në rrugën tone, me “Fjalën e Lirë”. Të tillë me njerëz që prodhojnë vlera, me njerëz që njohin dhe ecin me bashkëkohoren, me krijimtarinë dhe të mirën në shërbim të së mirës. Urime miku ynë John!
Nuk ka komente:
Posto një koment