( tregim nga Roland Gjoza )
I rane portes fort dhe hyne brenda dy civile.Gruaja e shtepise po provante nje pale kepuce me taka para pasqyres prej porcelani me kornize mogani te kuqerreme.Ajo ishte e kolme,mezi i kishte shtypur mishrat e fshehur paq palat e laprat e barkut,ijeve e kofsheve pas nje fustani elegant te gjate me fruda,ndersa nje djale adoleshent po puthej me nje cupeline te hajthme,te ciles i dukeshin breket e bardha me dantelle.Ai qe kerkonin dy civilet,Terenc Stambolla,po priste me nje gershere te voclel mustaqet spice.Nga nje gramafon qe punonte me vajguri degjohej Enriko Karruzo me; O sole mio.
-- Terenc Stambolla! tha nje nga civilet.
-- C'doni,nuk hyhet keshtu pa trokitur e pa pritur t'ua hapin deren,zoterinj te nderuar,c'doni me ne fund..ah,keto mustaqet!
-- Terenc Stambolla ejani me ne.
-- Ku te vije?Jeni ne vete?Ma thoni pikerisht tani qe po pres majat e qimeve?Pastaj kam per te prere dhe thonjte e kembeve,pastaj..
-- Lerini fjalet,ejani me ne,perndryshe..
-- Cfare perndryshe,kush jeni ju?
-- Nuk ka c'ju duhet ju se kush jemi ne,po e zgjatet dhe ca do t'iu veme prangat.
-- Prangat?Margarita,degjon, moj,duan te me vene prangat.Sot eshte e shtune zoterinj,presim karrocen te vije e te na marre pas nje ore.Kemi ballo sonte ne hotel Dajti.Mos e keni fjalen per ballon ne hotel Dajti?
-- Po ju c'doni ketu,- nderhyri e shoqja -si hyte keshtu,pse me shikoni ashtu,nuk ju vjen turp qe shikoni nje grua ne drite te syrit pa ndjere nje grime sentimenti,delikatese?A me shkon ky fustan?
Civilet pane njeri-tjetrin ne sy,miratuan dicka ne heshtje ,i vune prangat Terenc Stambolles dhe e shtyne jashte.Gruaja u zverdh,nuk e priste qe civilet t'i vinin prangat burrit te saj, pikerisht nje ore para ballos ne hotel Dajti.Pas njefare kohe ajo e mblodhi veten dhe peshperiti me pezm;ku e gjeten sonte qe i kam veshur e mbathur te gjitha te reja,treng te reja,mall kontrabante.Do te shkoj vetem..edhe po s'erdhi ai, do te kercej me ate kontrabandistin e oreve atllantik dhe omega,ate ciganin me ate trupin e zhdervjellet,me hunden me cip.Sa budalla e kam kete burre.Gjithmone harron te jape gjoben atje ku duhet.Po me mire qe s'e kam sonte,se ai lajthit kur pi dhe ben skandale,ia kerkon asaj zuskes,gruas se atij te krimburit me para,atij te dyqanit me okazion.
Terenc Stambolla perfundoi i ulur ne nje karrige pa shpinore,ndersa e shoqja ngriti fustanin qe kerciti me shume se c'duhej,zbuloi pulpen e bardhe dhe nje pjese te kofshes se mishtorme dhe u plas ne pupene prej lekure te karroces me kater kuaj.Djali adoleshent kercente me vajzen e hajthme,pastaj e rrembente vrulltas ne krahe e shtrinte ne shtrat dhe benin dashuri.Ai i kishte pare te gjitha,edhe prangat ne duart e te jatit edhe karrocen ku hipi si mbretereshe e ema,po s'i kishte bere pershtypje asgje.
Ra ora 12 e nates.Terenc Stambolla dremiste i zhgenjyer ne karrigen pa shpinore.E kishin rrasur ne drejtorine e policise dhe po e linin te priste.Po ai Bilal Kukaleshi,shefi i madh,qe i kishte ngrene nje pjese te pasurise c'i ishte tekur sonte,mos donte t'i merrte edhe arkezen?Qeshi me vete.Ate se di askush,as gruja,as djali.Eshte e mbushur cit me napolona ar per dite te zeze.Ah,ky komunizmi,thone se eshte i te varferve,po Bilalet i duan gjelat prej verteti,,jo nga ato qe kendojne maje plehut, po nga ato qe provohen me dhembe dhe sa here u kris ai dhembi i krimbur u shkelqejne syte si daci kur dhjet.C'me lane pa ballo.Ajo e shkalluar ngre fustanin mbi gjunje qe t'i shikojne llokmat e medha,se tregtaret e jorganeve,qelesheve,opingave,sheqerkave,kepuceve,stofrave,pijeve,vdesin per nje cike tule.
Vetem me ate ciganin e bukur te mos perzihet,se ia kam pare hunden sensuale kur e drejton nga ai,e kam keqyrur si ia perdredh buzkat,si ia nxjerr gjuhezen prej neperke,si i ben shenja prej putane ,po ai hic,sikur se ka mendjen dhe e ndez e e pervelon keqaz rrufjani,gjersa ajo e marre prish mbremjet.
Terenc Stambolla qesh me vete,ferkohet,zgjat kembet,shfryn,jep e merr me spitullim dhe
koketeri me mustaqet,te cilat i fshik sapak me pranga.Ato i ka pike te dobet,femrat ia peqejne,ia puthin me naze dhe epsh turbullues.Ah,c'me gjeti,ky matuf Bilal Kukaleshi me hiqet dhe mik ,pale..
E zuri gjumi,nje gjume i keq,tejet i parehatshem,po u permend shpejt nga nje panxhe ariu qe e ngriti ne kembe dhe gati e terhiqi zvarre neper korridorin e gjate me noti dhe myk.
Margarita,gruaja e tij, kercente tango si e dogendisur,zderhallej neper mermeret e salles se madhe te hotelit dhe here pas here i jepte shenjeza te ndezura ciganit madheshtor,i veshur shik,i permbajtur,sarhosh i qete,po tejet i embel, qe ua merrte mendjen grave,me levizjet elastike perplot hir mashkullor.
Bilal Kukaleshi e priti vete,i peshperiti ;trego se e ke punen keq.Pastaj u zhduk.Nje hetues ,nje skerfyell i gjate me nje hunde te madhe i tha te ulej.
Margarita kishte prekur me majat e gishtave te saj gishterinjte flake te ciganit.Ai i hodhi nje nga ato veshtrimet brutale perplot afsh turbullues qe i terbojne grate.Ajo u lag,nje leng veshtullor i ngrohte i rreshqiti neper kofshe dhe e rreqethi me gjithsej.
-- Terenc Stambolla te kemi thirrur per nje shpjegim.Ju keni qene mesues, tani jeni i pa pune.Gruaja juaj eshte gjithashtu e pa pune.Ju s'keni trasheguar asgje nga familja juaj,as gruaja juaj.Mos keni gjetur ndonje qyp me florinj fare rastesisht dhe na e keni fshehur?
-- Nuk po ju kuptoj.
-- S'ka gje per te mos kuptuar.Mos u hiqni naiv.Populli jeton me triska.Vishet varferisht se jemi ne vitet e veshtira pas luftes.Ju hani majen e gjerit.Visheni si princ,frekuentoni hotelin me te mire.Ku i gjeni gjithe keto para?Po ju le per pak,kam nje pune te vogel,do te kthehem shpejt.
Hetuesi doli.
Ishte 44.Gjermanet vrisnin pa meshire cilindo qe gjenin rruges.Shtetrrethim.Bombardonin kur e kur dhe njerezit,ata me me fat,strukeshin ne bodrume.Shtepite ishin bosh.Nentoka popullohej.Dy hapa larg te vdekurve.Binte shi.Shurukama e streheve e shtonte friken, merzine dhe pikellimin.Ra dera fort,njehere,dy,tre.Gjermanet.Hape,i tha e shoqja,hape sa me pare se ata e thyejne.Ai mori fenerin dhe doli.Hoqi llozin dhe hapi nje grime deren e madhe me strehe.
-- Meshire!
Ishte nje njeri i vogel me syze,kryejashte, qulle nga shiu.I dridhej buza.
-- Meshire, njeri i zotit,me mbro,gjermanet me vrane vellane me gjithe grua m'u para syve te mi,une munda te fshihem,po ata me ndjekin.Me shpeto.
-- Cfare je ti?
-- Hebre.
-- Mos me merr me qafe,cifut.Nuk mundem.S'kam ndermend te humbas familjen per nje cifut qe ndiqet qe nga koha e Krishtit.Shko,eshte e kote,trokit ne nje shtepi tjeter, se kushedi..
-- Jo,s'kam kohe.E bejme keshtu, une do te jap cdo dite nga nje napolon flori,gjersa te mbaroje lufta.Fillojme qe tani.
I la ne dore, me doren e tij te thate qe i dridhej nje napolon flori.Kjo ishte historia.Nje histori e frikshme,cifuti kishte perfunduar ne bodrum,ne nje kthine ku mbanin qypat bosh qe dikur kishin patur vaj,turshi,djathe,gjize.Ai ishte shtrire prene qypave bosh mbi ca shtroja te holla nene cergat e medha te merimangave.
Margarita po zhvishej duke u dridhur e tera para ciganit te saj lakuriq.Ajo mezi priste te binte ne krahet e tij.Po kishte mbetur ne zhuponin me kolle te fustanit dhe ne lidheset prej mendafshi te dantellave.Mishrat e saj te medhenj tundeshin e shkundeshin perplot pohe gjersa u zbuluan krejtesisht, me se fundi ajo shkeli me ngut mbi teshat e reja qe kishin rene ne dysheme dhe vrapoi si e terbuar drejt ciganit te saj joshes me krahe te hapur shtrire pergjysme ne shtrat.
Hetuesi hyri.
-- Ju lashe kohe te mendoheshit.Ne qofte se do te na tregoni te verteten do te keni masa lehtesuese,ne te kundert ju pret burgu.
-- Une s'kam bere asgje.
-- Keshtu thone te gjithe maskarenjte.
-- Ju lutem!
-- S'ka ju lutem.Ne kemi shume menyra per t'iu detyruar qe te hapni gojen.Pyetja e pare dhe e fundit;Ku i gjeni parate?Tregoni!
Terenc Stambolla levizi ne karrige,u kollit.
-- S'kam c'te tregoj.
-- Une nuk te pres shume.Kam dy net pa gjume.Ju kontrabandistet,fallsifikatoret,hajdutet,po na sillni shume telashe.Po ne do t'iu varim per koqesh mu ne mes te pazarit,qe t'iu hane mizat dhe krimbat,qe t'iu peshtyje populli.Trego,qelbesire!Allaman!thirri hetuesi.U hap dera dhe hyri brenda nje perbindesh me kurriz,qe mbante ne dore nje kamxhik.Ai e ngriti lart si nje lecke Terenc Stambollen,e goditi me gju ne koqe,ia perplasi koken ne mur,e zhveshi nga mesi e lart dhe i hyri derrce me kamzhik.Ulerimat e Terenc Stambolles ishin te tmerrshme,ato degjoheshin deri poshte ne rruge.Ai u mbulua me gjak.
Margarita u prish per here te trete e kapluar nga nje dalldi fergelluese,cigani i saj kish qelluar nje qejfli i vertete fustanesh,nje hamshor i papermbajtur,i dhene fund e maje pas mishit te hatashem te derdengeve me lakmi e babezi te pafundme.Ajo cirrej e turfullonte sikur ai t'i kishin ngulur nje thike e jo rrenjet mashkullore,te zeshketa,tmerresisht te medha,qe asaj s'ia kishin zene syte kurre me pare ne kuroreshkeljet e saj te shpeshta.
Ndersa i ati dhe e ema provonin pervoja te ndryshme ne kete bote te kaosit,djali adoleshent,pasi kishte mbaruar pune me te dashuren e tij,i shpjegonte asaj arsyet pse ai i pelqente shume vajzat e dobta si ajo.Kockat e duarve,brinjet e dala qe ai i numeronte dhe i puthte me endje,kockat e mollaqeve,legenit,kerbishteve,atij i japin nje kenaqesi te rralle,te mezidurueshme.Ah,sikur te ishte e vdekur,skelet,do t'i shijonte me teper eshtrat e saj delikate.Vajza e shikonte me syckat e saj te fryra me nje grime tmerri qe e shpikte me teper per t'i bere qejfin atij.Ajo sapo i kishte thene se vdiste ta bente me burra te martuar dhe ai ishte hequr pak xheloz.Ishin te ngopur me njeri -tjetrin dhe donin te ndaheshin,ai i velur dhe i merzitur,ajo e pakenaqur me nje ndjenje hakmarrjeje,qe mezi priste ta vinte ne veprim.
Terenc Stambolla,krejt lakuriq,i care e i gjakosur,cale cale duke u mbajtur pas murit,erdhi dhe mezi u ul ne karrige dhe i tregoi hetuesit ngjarjan e asaj nate me shi kur cifuti i trokiti ne shtepi dhe iu lut ta shpetonte.
-- Me premtoi nje napolon flori per cdo dite.
-- E mbajti premtimin?
-- E mbajti.Cdo darke ai me jepte nje napolon flori.Po ama i shpetova jeten.Nuk kam vjedhur,nuk kam falsifikuar,,jam njeri i ndershem.Vetem se e kemi tepruar pak..e kemi tepruar.. u dhashe pas qejfit... gruan e ..ngopa..djalin..e ...kam bere mekat.Me erresoi syte paraja.
Margarita u kthye ndaj te gdhire dhe ra ne shtrat si e vdekur.As qe iu kujtua i shoqi.Djali adoleshent e pezuri vajzen e hajthme dhe nuk i la takim per te nesermen.Neser ne mbremje do te fle me Dianen,ate kingen,qe i heq breket me profesoret,mendoi ai.
-- Ku eshte cifuti?e pyeti hetuesi.
-- Atje ne bodrum.
-- Po c'ben ai atje?
-- Ate qe ka bere gjithmone,me jep nje napolon flori cdo nate.
-- Po lufta ka dhjete vjet qe ka mbaruar.
-- Ai nuk di asgje.Sa here me pyet une i them se lufta vazhdon.
Nuk ka komente:
Posto një koment