(Tregim triptik nga Roland Gjoza)
Dasma po harbohej nen pjergullat e rrushit te kuq tajge.Dem Muzala therriste me zerin e tij te ngjirur;
Tinka dhe dy gra te tjera i prene bistaket me gershere bagetish dhe mbushen dy tepsi plot me rrush.Ishte nje zallamhi,nje katrahure e vertete,gjindja hante me dore dhe pinte si e babezitur.
Ajo i tregoi nje tufe me letra.
-- Merren me qimen.Ai,Fric Mushkalla po zjen nga terbimi.Ka konkurence dhe ne dasma,grua.Ia kaluam.Jane te kenaqur.Shiko si i shqyejne syte,si thone shaka,mish pa hesap,vere det,raki det,birre 350 arka me nga 12 shishe secila.Nje vajze kam.Neser ne dreke iken.Me le,iken grua,iken neser ne dreke.Vjen e merr ai gjyslyksi,profesori i misrit.
Dasmoret i pushuan fjalet dhe mermerimat.Ku ishte pare e degjuar qe vjehrri te perzinte nga shtepia dhendrin?
-- C'nuse.S'ke pune me te.Shko,mos harro t'i vesh majat nga thembrat. Mos t'i pafsha syte!
Mira Muzala u fut ne nje dhome dhe s'doli me.Tinka Muzala beri dy morfina intravene.Njerezit hynin e dilnin papushim,hanin llokume,pinin kafen me surba te vogla dhe komentonin pa ndonje interes te vecante.Dasma vazhdon.
Mira Muzala hapi dritaren dhe pa poshte.Lidhi carcafet dhe u kacavirr ne shkurret me shermashek blu.Ia dha vrapit neper kopsht,shkeli mbi tepsite me rrush,rreshqiti,shqeu fustanin e nuserise,nje cohe e kushtueshme prej mendafshi dhe u zhduk.U shtrua dreka,nje dreke me mish e pije,u dehen e kenduan njerezit,s'pyeten fort per Dem Muzalen,qe terhiqte lart carcafet me terbimin e nje demi te goditur ne zemer.Iku,peshperiti,me la,iku pergjithmone zemra ime dhe qau.Ma punoi,me turperoi.
Andej nga dhenderi vazhdoi dasma pa krushqi,ketej krushqia priste te nisej e s'po behej mbare,po dasmat vazhduan ne lindje dhe perendim.Ketej mbeti gjindja midis te mirave qe s'mbaronin as per shtate dite,ndersa andej gjithashtu per shtate dite e shtate net llauzi ngopi barkun e piu trute.
Nuses i kishte ardhur nje pusullke,pikerisht ne kohen kur ajo priste qe ai t'i ulej ne krah.Ajo lexon;"Liza,me ndje,ika,ika pergjithmone.Mos me prit.Te kerkoj njemilion here ndjese.Po iki me nje tjeter,qe e kam dashur,po me ka refuzuar gjithmone.Te kam mashtruar.Me ndeshkofte zoti.Ate kam dashur vertet,vetem ate,po s'te kam thene.Edi qe te kam mashtruar.Me fal.Eshte e rende,ndoshta ti s'me fal kurre dhe une te jap te drejte.Sot krejt papritur per fatin tim dhe fatkeqesine tende,ajo me tha po dhe ne u nisem menjehere,pa ndonje drejtim,ku te na conin kembet.Lamtumire pergjithmone.Mos u pikello,duro,ndoshta nje fat me i mire te pret..jeto me kete enderr.Me fal."
Asaj iu mor fryma.Me shume se cdo gje ndjeu hakmarrjen.Pastaj e hapi prap letren krejt e marrosur, se ende nuk i besohej asgje.E lexoi dhe njehere me klithma te vogla.Dasma ishte ne kulmin e vet.Degjohej orkestra,ne piste kercenin te gjithe si te harbuar.Iu kujtua se dicka i kishte shpetuar pa e lexuar."Ps.E zhvesha kostumin e dhenderrise.Ia fala nje lypesi."
Lin Delia mbushi nje shishe me sherbet dhe ia dha djalit,Mart Delise.Ishte mbremje.Ishte pahitur ne bar e qe fashitur pothuajse fare pluhuri i rrafshnaltes ku kishte kaluar me vrundullime grigja e fundit.Ai po nisej te lajmeronte dasmoret.Kali shkrofetinte e kur e kur ngrihej kas me dalldi.Doli hena.Maja e malit zuri cipe.Kali nxorri nje pale flatra dhe u ngrit lart.Yjet keputeshin me furi me nje muzike te cuditshme.
Shtepia e pare.I zoti i shtepise e gjerbi sapak sherbetin.Je i ftuar ne dasmen time Luigj Veroneze.Ajo shishe shkoi shtepi me shtepi dhe te gjithe robt e Kelmendit i uruan te trashegohej per jete e mot.Kali fluturonte dhe hingellinte neper mal.Sherbeti po behej fir e drita e henes derdhej neper gryken e holle te shishes e dyndej brenda me ngjyren e qiellit kur behet gati te dale agsholi.999 fryme ishin lajmeruar perfundimisht,me nje grime sherbeti aromatik qe te le ne goje shijen e mjaltit te trendafilit te eger dhe te qiellit te nates me hene.
U kthye Mart Delia poshte ne pyllin me kedra blu dhe beri nje pushim te vogel.Atje ne rrafshulte e flaku shishen e cila ra ne nje rrase varri.Djali e mori shishen ku kishte mbetur grima e fundit e sherbeti dhe e derdhi mbi rrase duke thirrur ;Je i ftuar o i vdekur,kushdoqofsh ti,,je i ftuar prej Mart Delise ne dasmen e tij.
999 fryme erdhen ne fshatin Katmarane dhe u be nje dasme qe do te mbahet mend.Shtate dite e shtate net u zbrazen qilaret e kulles se Lin Delise qe martonte djalin e vetem.Temotjet mbushen tryezat prej dru lisi,brumerat ,mishrat perplot arome bjeshke,vererat,rakia,embelsirat me shume pete te topitura me arra e bajame te grira.Dikujt i beri pershtypje nje njeri i panjohur qe rrinte diku nga fundi.Prane tij qendronte nje vajze e re e veshur me rrobat e nuserise.I panjohuri mbante nje kostum popullor, brekushe te bardha jelek me flori dhe qeleshe.Iu afrua Lin Delia.
Pastaj ai i tregoi historine.Po benin dasmen,atij i pushon zemra.Bashke me te shtijne ne varr dhe gruan e gjalle sipas zakonit te vjeter.Ajo nuk qau, peshperiti ai,kjo me dhembi.Me kishte dashte,e mira e dheut.Ja,shishja qe ra mbi rrasen e varrit.Djali juaj e derdhi piken e fundit mbi te dhe me ftoi ne dasmen e tij.Erdha me gjithe nusen time.E pime sherbetin,burre i dheut.
Lin Delia i ftoi te uleshin prane ciftit,te benin dhe ata dasmen e tyre te lene pergjysme.Po s'qe e thene;doli agsholi dhe cifti i vdekur u be fir.
Nuk ka komente:
Posto një koment