e diel, janar 04, 2009

Shqiptarë dhe amerikanë së bashku në festë



Pierre-Pandeli Simsia

Në Long Island në Nju Jork, më 31 Dhjetor 2008, shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve. Restoranti Per Un Angelo, në Long Island, Nju Jork, pronare e të cilit është kantautorja nga qyteti Sarandë Eli Rizo-Gjezo ishte zbukuruar si për festë. Në një atmosferë tepër të këndëshme, zbukuruar me shije nga pronarja, ambient tepër i bukur, shlodhës dhe festiv, të dyja sallat e mëdha të restorantit ishin mbushur plot me bashkatdhetarë shqiptarë dhe amerikanë për të festuar ndërimin e viteve 2008-2009. Midis bashkatdhetarëve, shoh të kishin ardhur edhe ish Presidenti i Klubit Sportiv "TIRANA" zoti Bujar Bakalli me familjen e tij. E ftuar në atë mbrëmje festive nga vetë Eli Rizo-Gjezo ishte edhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare Kleopatra Dokle me familjen e saj. Atmosferë festive, ambient i këndshëm, muzikë e bukur, menuja e ushqimit e pasur. Shqiptarët dhe amerikanët vallëzonin nën ritmet e muzikës amerikane të shoqëruar në DJ dhe nga dy këngëtarë amerikanë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Edhe fëmijët e ardhur me familjet e tyre u bënë pjesë argëtuese e asaj mbrëmjeje gazmore muzikore, tek lëviznin këmbët dhe trupat e tyre nën tingujt e muzikës.
Dhjetë sekondat e fundit të vitit 2008 ishin edhe çastet emocionante, kur nga zëri që dilte nga boxet dëgjonim: "teen, naain, ejet, seveen, siiks, faaiv, foor, thrii, tuu, uaan, HAPI NJU WEAR". Dritat e lokalit fiken dhe salla ndriçohet nga fishekzjarret. Tingujt muzikorë shoqërohen me zhurmën gazmore të balonave.

Muzikë, puthje, përqafime.

"Hapi Nju Jër" "Hapi Nju Jer". Amerikanë dhe shqiptarë u bëmë një. Edhe pse të panjohur, ajo mbrëmje na bashkoi të gjithëve, për t'ë shtrënguar duart me njëri tjetrin, për të uruar Hapi Nju Jer, Gëzuar Vitin e Ri. Filloi muzika amerikane tradicionale e vitit të ri. Çiftet e ndryshme me buzë të bashkuara, të përqafuar, vallëzonin nën tingujt e valsit të lehtë.
Ishin sekondat e para të vitit të ri 2009. "Hapi Nju Jër, Hapi Nju Jër evri badi". Gëzuar Vitin e Ri. Viti i Ri 2009 po na gjente të qeshur, duke vallëzuar e kënduar, të gëzuar. Kështu qofshim përherë. Me emocione dhe duartrokitje u prit edhe këngëtarja e mirënjohur Kleopatra Dokle, jo vetëm për shqiptarët që e njihnin, por edhe për amerikanët, që e dëgjonin për herë të parë zërin e saj.

Kleopatra Dokle këndon këngë amerikane

Pas disa këngëve të lehta të muzikës shqiptare, Kleopatra Dokle këndoi edhe disa këngë amerikane. Ndërsa Kleopatra këndonte këngën amerikane "Instant Replay", pjesëmarrësit shqiptarë dhe amerikanë u bënë një me këngëtaren, duke kërcyer nën ritmin e tingujve. "Shi is sou suiti! Shi is sou kjut! Oh maj Gad!" u shprehën disa amerikanë, që iu afruan dhe e përqafuan këngëtaren Dokle. Tre gra, kliente të përhershme që e frekuentojnë atë lokal, iu drejtuan Elit. "Edhe ti je këngëtare, edhe ti këndon shumë bukur. Hajde këndo, na kënaq sonte; të këndojmë të gjithë së bashku". Kantautorja Eli Rizo-Gjezo ua plotësoi dëshirën. Bashkë me Kleopatra Doklen filluan të këndojnë këngën : "Nju Jork, Nju Jork", këngë, e cila pastaj u shoqërua edhe nga të tjerë pjesëmarrës. ishte një kombinim i shkëlqyer zërash i duetit Rizo-Dokle.
Duartrokitje, vallëzim, muzikë; me këto pjesë argëtuese e përcollëm vitin 2008 dhe e pritëm vitin 2009. Kështu qofshim përherë me njëri tjetrin, me dashuri, lumturi, me harmoni të përhershme. Faleminderit Eli Rizo-Gjezo për çdo gjë kishe bërë, që na krijove atë ambient kaq të këndshëm! Faleminderit këngëtarëve amerikanë! Faleminderit këngëtarja Kleopatra Dokle! Gëzuar Vitin e Ri 2009 të gjithëve.

Nuk ka komente: