Tregim
Nga Fatmir Terziu
Ashtu qetë-qetë u mbështet mbi dorak. Mes gishtave trazoi ftohtësinë kacarumçe të tij. E gjithë nata me freskinë e saj ende të ndjeshme dimërore në ikje e sipër, kishte ndikuar mbi të. Pastaj ktheu pëllëmbën e së majtës në formë gjethe delli dhe u shtriq me gjithë të në dorë. Pasi ndjeu dy-tre kërcitje brinjësh dhe një oh të lëshuar në ajri, filloi të kërciste gishtat. Shikimi i kishte mbetur andej nga dritarja. Tërhiqte, mblidhte e lëshonte gishtat në atë ministërvitje trupore. E gjitha sa andej nga dritarja dielli lëshoi një rreze verdhoshe në ngjyrë ari që dukej se ishte në lëvizjen mëngjesore turavrap të shkundte veprimin e tij të çastit. U ngrit sërrish në këmbë ashtu me ndihmën e atij shkopi, ku doraku më i trashë e dyherëkthyer gati ofshante nën peshën e tij trupore. Eci disa metra për nga dritarja. vështroi qetësinë që stilohej nën fluskërimin e gonxheve pranverore, që ngjanin si në një kupshore me kokra misri për kokosha. E bardha që vishej nga çasti në çast i dukej si një rrobe të cilën natyra e vishte ashtu në atë qetësi, që në fakt zotërohej aty në dhomën e tij dhe natyrshëm prishej jashtë dritares nën pushtetin e lëvizjeve monotone të pemëve, e gjithshkaje frymëmarrëse. Teksa nisi të kërciste papandehur dhe krejt instiktivisht gishtat ra në mendime.
-“Mos i kërcit gishtat!”-
-“Pse të bezdis?!”
-“Ah, jo i dashur, jo. Asgjë e jotja nuk më besdis, kurrë s’më shqetëson më shumë se shëndeti yt, sot, nesër e përgjithmonë në këtë jetë”.
-“Ah, shëndeti… E ç’lidhje ka kërcitja e gishtave të mi me shëndetin?”
-“Ka shpirti im, ka. Në këtë revistë, ja mere, lexoje, dhe shiko mirë se ç’shprehin ato foto.”
-“Ua, ua, ua”
-“E sheh pra? Kur të plakesh do të të dridhen gishtat…”
-“Po pse e paska quajtur kwtw swmundje ‘click’, mos ka tw bwjw me…
Dhe ashtu me atw bisedw iku ora. Ora ikte shpejt ato ditw. Ikte e askush nuk e kuptonte ikjen e saj. Ishin ditwt e para tw vitit dhe tw gjithw ishin nw shushatjen dhe amorfimitetin e ditws festive. Ditws qw tradicionalisht edhe kwndej festohet ndjeshwm.
vazhdon…
Nuk ka komente:
Posto një koment