Përparim Hysi
Kujtimit të Olga Lepeshinskaja...
Sapo lexova në shtyp lajmin për vdekjen e Balerinës së Madhe,Olga
Lepeshinskaja,kërkova një poezi timen që kam shkruar dikur për të.Por
kjo "arshiva ime" është si një makazinë pa inventar dhe në
këtë"xhungël" të vërtetë ja tek gjeta një shkrim që është,siç e
vlerësoj unë, disa herë më i vlefshëm se ajo poezi imja.Ky shkrim
është bërë nga një poet përfekt që,pse dashuronte letërsinë,sidomos
atë botërore dhe,veçanërisht,atë perëndimore,bëri edhe nja 7-vjet
burg,për agjitacion e propagandë.Këtë shkrim ma ka dhënë si kujtim me
autograf të veçantë mua,që më ka mik,dhe,sado që nuk kam marrë
autorizimin e tij,po e sjell për lexuesit se ia vlen si
një"Pëshëpritje për Olga Lepeshinskajan-Balerinën e Madhe që qe mike e
Stalinit dhe,pas vdekjes së tij,e dha me penelata të gjalla portretin
e tij vanitoz.
Për të qenë më i afërt për lexuesin,po ju them se Lepeshinskaja
ka qenë për vizitë ne vëndin tonë dhe ka dhënë shfaqje në Tiranë,në
vitin 1948.
Nuredin Boriçi,autori i shkrimit,ka këputur me dorën e tij
një fragment nga libri"Njolla e ajkës së kafesë" dhe ma ka dhënë kur
ika nga Fieri në vitin 2000 dhe erdha në USA.Më kujtohet kur më
tha:-Ku do shkosh?Nuk e lë vëndin një poet! Dhe,kur po i shpjegoja
arsyet e mia madhore,shkëputi këtë fragment dhe më shkroi me dorën e
tij,këto fjalë:
"Me shumë dashuri,për Përparimin që e do Shollohovin dhe
Aksinjën si rrallkush."
Unë,me që fragmenti,siç edhe do të shihni,ka në qendër
Artisten e Madhe,Olga Lepshinskaja,po e sjell para lexuesëve.
* * *
Kapitulli XXI
Pjesa e tretë "NJolla e ajkës së kafesë"
Në kapanonin tre,atë natë vetëm Kasaforta Totozani nuk
flinte.Ai vuante nga një ekzemë që i përvëlonte lëkurën.U ul në
shtratin ku dikur flinte Niko Tanini dhe,i befasur,dëgjonte tjetrin
që,symbyllur,mërëmriste në ëndërr:"Ah,Varrinka,Varrinka,ta shohësh ku
na kanë mbyllur,këtu njerëzit ecin me katër këmbët sikur të ishin
bubuzhela të zinj,si e hëngre atë lepur të pjekur,përvëluar me verë të
fortë..."
Kasaforta Totozani dëgjonte i çuditur,ç'të jetë kjo grua me emrin
Varinka,pse nuk thëret Olga Lepeshinskaja ky matuf?E ku Varinka para
Lepesshinskajas me flokë të verdhë!
Ishte viti 1948,balerina ruse sapo kishte mbaruar
shfaqjen;një sukeses i
jashtëzakonshëm;duartrokitje,britma:Olga,Olga,Moska!Në llozh Enver
Hoxha,Koci Xoxe,Petro Bullati.Pranë tyre Nexhmie Hoxha,Sofie
Xoxa,Saveta Shanto(Bullati).Buqetën me lule e shpie Lirika Xoxe,vajza
8-vjeçare,e bija e ministrit Xoxe.Enver Hoxha,pas tri vjet
martesë,s'kishte fëmijë.Olga Lepeshinskaja falenderon sallën dhe në
një pusullë diçka lexon;e mbyll letrën dhe e vendos përsëri në buqetën
e madhe që i erdhi nga... Me vrull shkruan në një copë letër"Moj
daragoj Xoxe,ujë i kripur i Adriatikut mund të më çlodhë muskujt,më
nis në Durrës.Tani.Olga Lepshinskaja.
Si përherë,Kasaforta Totozani po zbatonte urdhërin e ministrit
Xoxe,po kësaj radhe jo me një bebe të vogël,por me balerinën më të
mdhe të Rusisë,mjelmën ruse,pulëbardhën Lepeshinskaja,sirenën e
Balshoj Teatrit që kërkonte të zhytej në ujërat e Adriatikut.Në këtë
udhëtim ai nuk ishte me një dado që kujdesej për një bebe,por ishte
një gjeneral,siç ishte dhe burri i Olgës,një gjeneral i shquar që
jetonte në vilat e Moskës,sepse pulëbardha e tij,Olga Lepeshinskaja
fluturonte në ujërat e Adriatikut.
Olga Lepeshinskaja kishte mbyllur sytë.Totozani e shihte nga
pasqyra me zili;mbi mollëzat e saj dallonte disa pika ngjyrëkafe,si
pëndëzat e një pulëbardhe,si luspat e një sirene.Ajo ishte e
lodhur;njëzet vjet në Balshoj Teatër.Kishte vetëm një rivale:Galina
Uljanova.Ajo e dinte që ajo po vallëzonte atë natë në Balshoj
Teatër.Ah,sikur të rrëzohej në piruetën e fundit dhe salla të
mëmëriste:tani ka vetëm një balerinë,Olga Lepeshinskaja që po vallëzon
atje,mbi shkëmbinj të Ballkanit...
Makina po i afrohej Durrësit.Kasaforta Totozani kontrollonte në
pasqyrë sytë e Olga Lepeshinskajës.Papritur,një zë i mekur u
dëgjua;buzët e saj lëviznin ngadalë.Këndonte në gjuhën e saj që,deri
tashti,kish shkëmbyer dy-tri fraza frëngjisht me profesorin e Liceut
të Korçës.
Ljubov major,idi skrajeje...që Totozani e përkthente kështu:
Oh,eja shpejt dashuria ime
Të të shkrij në gjirin tim
Mos i lër gjijtë e mi
Gjijtë e mi si dy mjelma
Ah që s'do më zërë gjumi
Fillikat...vetëm,sonte
...
Mon sher Totozani,kjo është kënga që Malva e Gorkit këndon për
Vasilin.Ajo jetonte me detin,ishte një pulëbardhë ruse.Unë pas
koncerteve e këndoj këtë këngë,më çlodh dhe më kujton rininë.Vasili im
tani fle atje,ndofta më tradhëton me një Malvë tjetër;"Babushka
im",-unë nuk i zëmërohem,e kam lënë të lirë dhe ajo u çua e filloi të
prekte fytyrën."Ju pëlqen Gorki.Edi ti atë frazën e Malvës kur ajo
thotë:"Ajo që më pëlqen shumë në këtë vënd është se këtu ka vetëm det
e qiell e jo njerëz të përbuzshëm;e mira të mirave do të ishte sikur
të mos kishte fare njeri këtu.Ju më jini pështirosur që të
gjithë".Dhe,për çudi,ajo filloi përsëri të kondojë.
Arritëm.Ajo u përqafua me pianistin rezervë,Vladimirin që e
priste atje dhe,pasi zhveshi rrobat,vrapoi drejt ujit.Vladimiri
vraponte drejt saj.Totozani vështronte nga bregu."Sirena me princin e
bukur",-mërmëriste ai me zili.Kaluan gati 20 minuta dhe,papritur,u
shfaq ministri Xoxe.
-Paske frikë nga ujë,unë do të zhytem,kujdesu për vajzën është te
makina atje dhe,pasi u zhvesh,u largua drejt detit.Totozani vështronte
i befasuar;ç'të ishte kjo dëshirë e ministrit për detin kësaj
nate?Pianisti Vladimir doli nga ujë.Mjelma ruse me ministrin Xoxe
notonin pranë e pranë.Pas gjysëm ore Olga Lepeshinskaja doli krejt e
zhveshur.Vladimiri vrapoi dhe e mbështolli me një peshqir të
kaltër.Ajo i rrëshkiti nga duarët dhe me peshqirin e lidhur nga mezi e
poshtë si një sirenë me bishtin e gjatë,vallëzonte gjatë bregut dhe
këndonte këngën e Malvës"Adinokaja..."
Atë çast doli ministri Xoxe.Ngadalë e ngadalë,mezi merrte frymë.Më hiq
këto rroba që kam te këmbët,-mërmëriti ai me një ndjenjë
turpi.Totozani u përkul nga kërciri i djathtë,zgjidhi sutjenin në
këmbën tjetër...Sa të rënda i dukeshin ato rroba të lagura si të ishte
gjithë Ruisa.
Minsitri Xoxe u vesh dhe shpejtoi drejt vajzës që vallëzonte
në krahët e Olga Lepeshinskajës.
Vot,tak,tak,prekrasno,jeshjo raz! *
Olga Lepeshinskaja përqafoi ministrin Xoxe në errësirë.
Kasaforta Totozani çeli sytë,po ai kapanon,po ata njerëz,po
ajo"Varinka,Varinka".Totozani e zgjoi nga gjumi përkhtyesin e Varinkës
dhe i bërtiti:-A e di ti seç m ngjau me Olga Lepseshinskajan kur
notoja me të në ujërat e Durrësit në mezin e natës;ajo më llastoi si
një sirenë me luspa me bishtin e artë; ajo donte të më mbyste.Ajo u
zhyt thellë dhe më guduliste trupin.-Mjaft,të lutem Olga,i lutesha
unë.Kur dolëm jashtë,ç'të shoh,ishte ministri Xoxe që kishte ardhur
për të më kontrolluar.-Do të të arrestoj.Ti,Totozani,ke përdhunuar një
balerinë ruse;më jep ato luspa me sytjenin e Olgës që
provojnë"krimin".Ti nuk meriton besimin.Marrsh në birucat e burgut.Unë
ta besova Olga Lepeshinskajan.
Atë natë në ëndërr ai zhytej thellë e më thellë në ujërat e
Adriatikut mbi një sirenë të bukur që i lutej:"Mos më zhvish luspat e
bishtit,unë do të fundos atje,në thellësinë e Adriatikut,atje do të
takosh dhe ministrin tënd Xoxe dhe pastaj u bë errësirë.
Epilog
E solla fragmentin të plotë,siç ma ka dhuruar miku im,Nuredin
Boriçi,autor i 7 librave në prozë e poezi deri në vitin 2000.Nuredini
është mësues letërsie në Fier ku "për agjitacion e propagandë" u dënua
me 7-vjet burg.Atje ka njohur Totozanin(ka qenë deri ministër arsimi
e poezi dhe si në Pëshpëritje të madhe për një Balerinë me famë
botërore,që ndërroi jetë para dy ditësh.
*ja,kështu,kështu;mrekullueshëm;edhe një herë.
(përkthiimi është imi dhe mungon në tekst,në një kohë kur Nuredini e
di shumë mirë rusishten)
Përparim Hysi,30 dhjetor 2008

në qeverinë e Hoxhës)..E solla për lexuesin"Kritika","Fjala e lirë"
dhe"Fotjonart" si një detyrim për lexuesit e kirjimeve të mia në prozëe poezi dhe si në Pëshpëritje të madhe për një Balerinë me famë
botërore,që ndërroi jetë para dy ditësh.
*ja,kështu,kështu;mrekullueshëm;edhe një herë.
(përkthiimi është imi dhe mungon në tekst,në një kohë kur Nuredini e
di shumë mirë rusishten)
Përparim Hysi,30 dhjetor 2008
Nuk ka komente:
Posto një koment