Iliriana Sulkuqi
(Kliko:)
ku jeni munduar ta bëni fjalën - më të butë se pambuku, më të ëmbël se mjalti, më të nxehtë se prushi, më të paqtë se heshtja, më të bukur se e bukura, më të mençur se vetë Mençuria, më të fuqishme se firma e vula…,
Të dashur dhe të nderuar kolegë e miq bashkëkohës dhe trashëgimtarë të moshës sime!
Ka lot që rrëshqasin vetiu mbi faqe…
Ka lot që të ngecin në fyt…
Ka lot që i kapërdijmë, me gjithfarë heshtjesh, derisa zbresin në shpirt…
Me këto të fundit, do të doja t’u kërkoja falje të gjithë atyre që , padashjen time, nuk i kam falenderuar për gjithçka kanë bërë dhe më kanë dhënë!
Nuk prita një ditë feste për të qenë të pranishëm tek unë dhe unë pranë jush. Njeriun nuk e bën Njeri një datë legjionare apo e përbotshme. Jo. Urimet që i bëjmë njeri – tjetrit në data feste, nuk do të thotë se na bën më të mirë, më paqësorë, më të bukur. Jo. Kush nuk e ka brenda vetes, në çdo rrahje zemre, nuk mund të tjetërsohet në ditë festash, për hatër të një urimi.
Vetëm se , në data të caktuara, i bëjmë kujtesë njeri-tjetrit për t'i thënë : jemi ende. Se e shohim, e prekim , e ndjejmë njeri-tjetrin duke e lexuar me sy të dëshëruar, të etur, të dashuruar; me sy që vëzhgojnë me mirësi për të marrë kënaqësisht brenda retinës së syrit tonë-dritëzën që na fal tjetri … Eshtë kjo arsyeja që në ditë Sublime urojmë, urojmë urojmë…
…
Qofshi gjithmonë të zgjedhurit e Zotit dhe të miqve tuaj!
Qofshi gjithmonë krijues dhe frymëzues për të gjithë ata që kanë nevojë për fjalën tuaj!
Qofshi gjithmonë prindër dhe gjyshër të lumtur!
Jetofshi për veten, për familjen, për fisin tuaj dhe për shoqërinë tonë të përbashkët , që ka nevojë për mençurinë tuaj!
Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen, u bëfshin për ju shumë e shumë vite që vijnë!
Me këngën e mëposhtëme, ju uroj edhe një herë, duke menduar se jemi si një ansambël miqsh, ku hyjmë e dalim qetësisht e me modesti, në këtë “bibliotekë” të Fjalës së lirë, ku lemë diçka nga vetja, pa kopertina dhe ISBN, në arkivin e saj.
Pranë jush, dhe në shërbim të Fjalës sonë-Iliriana
Nuk ka komente:
Posto një koment