Ai që fiton nga reklamimi
Fatmir Terziu
Te reklamosh biznesin në një gazetë mund t’ju kushtoje pak. Gazeta të ndryshme ofrojne këtë shërbim i cili duket se nuk lë indiferent bizneset. Por kjo risi e njohur e lidhjes së biznesit me gazetat dha rezultatin e saj edhe në një bashkëpunim mes “Penge Food Centre” dhe gazetës “Albanian Mail”. Andy, njëri nga bashkëpronarët e kësaj kompanie shprehet: “Është një kënaqësi të reklamosh në “Albanian Mail”. Ne arritëm më shumë se kërkonim. Arrritëm t’i sigurojmë lidhjet me konsumatorin shqiptar, që pa vlera dhe shijoi produktet tona cilësore.” Ahmed, pronari tjetër i “Penge Food Centre” thotë se ai ndjehet optimist në këtë bashkëpunim të frutshëm. Ne thotë ai kemi produkte të lira dhe të mira që shijohen dhe pëlqehen nga komuniteti shqiptar.
Kështu shihet qartë se “Penge Food Centre” është ai që fiton nga reklamimi. Ai që në fakt ka fituar konsumatorin me të drejtë. Dhe konsumatori nuk ndjehet i zhgënjer. Haxhiu na thotë se blen tashmë rregullisht në këtë supermarket dhe i pëlqen produktet e larmishme që shten atje. Këtë na e thotë edhe Burhani, axha rahim dhe mjaft të tjerë. Në këtë mes ne i arsyetuam edhe fuqinë e gazetës sonë online. Reklamimi online i saj tashmë kërkon një efikasitet dhe një mirëkuptim. Shembujt e reklamimeve online janë shumë por ne po përmendim disa. Sipas drejtuesve te nje prej faqeve ‘on line’, Shqiperia.com, portal i krijuar prej tyre, e ka bazuar te gjithe vizionin e saj ne krijimin e ketij mediumi te ri si mjet alternativ tregtimi. Sipas tyre, shpeshhere jane bere perpjekje per te ngritur nje mjedis njohjeje te ketij sherbimi, nepermjet publikimeve ne gazeta dhe ne ‘neësletters online’.
Biznesi shpesh stepet ta perdore masivisht kete forme pasi perdoruesit e internetit ne Shqiperi ende nuk jane ne nivelet e vendeve te tjera perendimore. “Nese nje firme prodhimi ushqimesh, detergjentesh apo edhe produktesh qe konsumohen çdo dite, reklamon ne nje faqe interneti, grupi i synuar i tij qe ne shumicen e rasteve jane femrat shtepiake nuk ka mundesi te perdore internetin, çka do te thote se perpara fillimit te nje fushate te tille duhet te kesh te qarte se kujt i drejtohesh”, -thote Marenglen Dhima, drejtues i nje kompanie sherbimesh informatike. Sipas tij, biznesi qe terhiqet me shume nga reklamimi ‘on line’, jane agjencite e udhetimit, bankat, apo edhe kompanite e sherbimeve.
Perparesite ‘on line’
Per krijuesit e faqeve te internetit, reklamimi ‘online’ sjell disa perparesi, qe mediat e tjera nuk kane mundesi t'i ofrojne. “Efekti i reklamimit ‘online’ eshte i matshem. Teknikat e internetit lejojne qe kushdo te jete ne gjendje te mase numrin e vizitoreve, qe ka marre ne faqe dhe t'i ndjeke ata deri ne burimin se nga kane hyre dhe me çfare identiteti. Me pak fjale, shume lehtesisht mund t'i identifikoje se kush ka qene vizitori i tyre”, -thone drejtues te faqes Shqiperia.com. Ndryshe nga kjo menyre reklamimi, sipas tyre, mediat e tjera e kane te pamundur te japin nje shifer ekzakte se kush e ka ndjekur reklamen dhe çfare segmenti tregu i ka perkuar audienca. Sipas ketyre krijuesve faqesh, reklamat ‘online’ jane gjate gjithe vitit te arritshme dhe nuk ekziston mundesia te kalohen pa u verejtur te pakten nga vizitoret.
“Nderaktiviteti, qe ofrojne keto reklama ‘online’ e kalon ecurine e formatit te nje reklame ne gazete, por edhe te asaj ne televizion. Kjo do te thote qe nje reklame/’banner online’ mund te ofroje nje filmim, nje mesazh te animuar njesoj si nje reklame televizive. Perveç kesaj, kjo reklame/’banner’ ofron mundesine te lidhet me faqen ‘ëeb’ te kompanise apo me çfaredo lloj materiali tjeter me oferte apo informacion qe i intereson kompanise qe e shfaq”, -thote Marenglen Dhima. Sipas tij, reklamimi ‘on line’ thellon dhenien e informacionit per konsumatorin potencial te kompanise, gjeneron nje trafik me te madh per kompanine duke e renditur ne vendet e para te listave te motoreve te kerkimit, por edhe mund te rezultoje me shitje direkte ‘online’.
“Çmimet e nje reklame ‘online’ (po flas per kushtet aktuale ne Shqiperi) jane shume here me ekonomike se ne çdo media tjeter. Nje reklame televizive varion nga 80 euro deri ne 500 euro per 30 sekonda spot. Nje reklame ne gazete varion nga 20 euro deri ne 300 euro ne varesi te permases se reklames dhe kolorit (d.m.th. me ngjyra ose pa ngjyra). Ndersa nje reklame/’banner online’ mund te varioje nga 20-50 euro per gjithe muajin”, -thote drejtuesi i portalit Shqiperia.com. Megjithate çmimet e reklamimit ne internet ndryshojne nga nje faqe ne tjetren dhe kjo eshte teresisht ne funksion te numrit te vizitoreve ose edhe te informacionit, qe ofron kjo faqe.
Reklamat ne internet
Reklamat me internet mund te çojne ne nje rritje te konsiderueshme te te ardhurave, te numrit te konsumatoreve dhe te perhapjes se emrit te kompanise. Jo vetem kaq, por ato jane nje kanal tregtimi me kosto te ulet qe bizneset e vogla mund ta shfrytezojne per te depertuar direkt te konsumatoret dhe per te shitur prodhimet.
Sipas Anisa Hoxhes, eksperte dhe pedagoge marketingu, reklamat ne internet jane menyra efikase per t'ia percjelle mesazhin klienteve te mundshem, duke ju lejuar qe te depertoni ne nje klientele me te madhe dhe duke ulur ndjeshem shpenzimet e tregtimit. “Ndryshe nga shumica e programeve te marketingut, qe jane te veshtire per t'i ndjekur, reklamat me internet te japin nje ide te drejtperdrejte te fitimit nga investimi i bere ne marketing si dhe ndihmojne per te ndertuar nje baze me te madhe klientesh dhe te ardhurash.
Klientet e sotem e vizitojne internetin jo vetem per lajme nga teknologjia apo per te blere, por edhe si nje burim per te njohur produkte dhe sherbime te ndryshme”, -thote Hoxha. Sipas saj, studimet e reja te kompanive te ndryshme "Kelsey Group" dhe "ConStat" tregojne se 70% e te rriturve amerikane e perdorin internetin si burim informacioni kur kerkojne te blejne produkte dhe sherbime ne zonen ku banojne, nga 60% qe ishte kjo shifer ne vitin 2006. “Reklamat me internet jo vetem ndihmojne per te shtuar trafikun ne nje faqe te caktuar interneti, por ndikojne pozitivisht edhe ne shitjet me menyra tradicionale, pasi sherbejne si burim per te perhapur emrin e kompanise.
Kompani te medha dhe madje kandidate presidenciale me fushata tradicionale marketingu kane zgjedhur rrugen e reklamave me internet”.
“Gjate pergatitjeve per zgjedhjet e vitit 2004, kandidati demokrat Hoëard Dean ne SHBA grumbulloi me shume se 60% te fondeve te tij permes internetit”, -thote Hoxha. Sipas saj, firma studimore "eMarketer" parashikon se me shume se 12 miliard dollare do te shpenzohen kete vit per reklamen me internet, dy here me shume sesa ajo qe u shpenzua ne vitin 2007.
Sipas saj, ne Shqiperi mungojne shifrat e fitimeve nga perdorimi i tyre. Por si e arrijne suksesin kompanite ne kete fushe reklamimi? Sipas Anisa Hoxhes, tre jane hapat me te rendesishem, qe çojne ne suksesin e kesaj lloj reklame: njohja e audiences, testimi i vazhdueshem dhe ndjekja hap pas hapi e rezultatit.
Informacion i shpejte
Sipas eksperteve te marketingut, bukuria e reklames me internet eshte sasia e informacioneve qe ju mund te grumbulloni nga fushata juaj. Kur ju e keni vene ne vije fushaten e reklamave me internet, kompania qe ju ofron sherbimin e reklames, ju ben nje raport, ku tregon se sa sukses ka pasur fushata juaj. Megjithate, shume analiste marketingu bejne nje gabim duke analizuar vetem rezultatin. Ka rendesi qe ata te bejne nje hap me tej per te percaktuar se çfare veprimesh ka bere bleresi kur ka hyre ne faqen tuaj te internetit. A eshte larguar ai nga ‘site’-i juaj menjehere pasi ka klikuar reklamen? Apo ka qendruar me gjate aty duke lene emrin ne formular ose duke blere diçka? Kjo mund te gjendet duke perdorur programe me shikueshmeri te larte. Shikojini me kujdes te gjitha shifrat, sidomos ato qe kane te bejne me koston e blerjeve. Duke bere kete, ju do te filloni te kuptoni ndihmesen qe jep fushata juaj e reklames me internet ne strategjine tuaj te pergjithshme te marketimit.
Nuk ka komente:
Posto një koment