Pas pesëdhjetë vjetëve me Profesor Vangjel Pici
Athinë
Athinë
Zotit Dalan Luzaj
Kisha pesëdhjetë vjet pa u takuar nga afër me Mësuesin tim kujdestar që më jepte në vitet e para në gjimnaz letërsi shqipe . Gjatë viteve të fundit e shikoja nga afër dhe e përshëndesja në Vlorë....por me sa dukej nuk më mbante mirë mend, vetëm mbiemri i kujtohej, siç më tha ditën që u takuam nga afër në Athinë .
Ishte data 4 Janar 2009, Si çdo ditë dhe atë ditë u ula te lokali ku mblidhemi vazhdimisht, në një tavolinë pash të ulur një shokun tim moshatar profesori i matematikës Janaq Vaso (ose Jani si i themi ne shokët e tij ) me Profesor Vangjel Picin . Sa e pashë e njoha dhe e përqafoj me shumë mall . Sëbashku me Janin lamë një takim për të nesërmen, për të ngrënë një drekë të tre së bashku diku në një lokal që e ka një shoku ynë emigrant .
Ajo drekë kaloj me shumë kujtime, kujtuam shumë shokë dhe shoqe të viteve të gjimnazit 1957- 1959 . DHE Juve i nderuar Dalan Ju kujtuam, megjithëse unë në vitet gjimnazit nuk ju mbaj mend . Aq shumë lumturi ndjemë sa kënduam dhe këngët e dikurshme të rinis, duke mos harruar dhe ato këngët e bukura ruse......
Profesor Vangjeli mundi të na jap vetëm një kopje të vëllimit me poezi, pasi nuk ka më të tjerra dhe atë po e lexojmë të gjithë me radhë, Jani, tani unë dhe më pas Novruz Habilekaj dhe shokë të tjerë më vonë . Por, Ai kishte një merak....T’ju dërgoja dhe Juve i nderuar Dalan një tufë me poezi nga vëllimi ‘’ Guackat e detit tim ‘’ , si dhe dy tre fotografi që unë bëra me celularin .
Si titull të ciklit kam mendimin ta përcaktojmë kështu, në qoftë se dhe Ju jeni të një mendimi me mua...
Pas gruas, si shoqe të jetës,
zgjodha poezinë .
Letër gruas
Në përvjetor të vdekjes,
S’e di sa kohë je ndarë me diellin,
se mua ditët më duken pa ngjyrë,
që ti ike, unë humba shtegun
si ai që mbetet i vetëm në pyll .
Gjithë natën e natës të dyja me hënën
si nikoqire të mira e nasqerisët varrin,
thirrët dhe yjet të ujisnin lulet,
se prisje nga larg çupat dhe djalin .
E di, ti rri aty dhe mendjen e ke tek ne,
pantofla dhe trike thur për nipa
e mbesa,
meraku të ha dhe gjumi s’ të zë :
‘’Po nusen e djalit si s’ ndenja ta prisja!’’
Këtu në shtëpi vetmia ecën në majë
të këmbëve,
ka frikë se zgjuan perdet në dritare,
sirtaret e tua, era myshk sapuni,
të presin t’i hapësh në pashkën e madhe .
Eh, si qenka kjo jeta kështu, moj grua,
ndërtuar ndryshe nga ç’e doja unë,
se më tradhtove, kur puthe qiellin,
ti doje mua më shumë .
Deti po fle
Është shumë i lodhur
nga nata e djeshme,
andaj po fle deti
këtë natë,
kishte garbi, kish tramontanë,
gjallë e përcolli barkën
e vogël,
mbushur me yje,
të gjithë refugjatë .
Mbi shpatulla ka hedhur
një tendë hardhie,
në vend të jastëkut
një kuckë mersine .
Kënga më e bukur
Të bukura janë këngët greke,
kanë mall brenda, melos,
brengë e dashuri,
por unë kurrë s’ e harroj
atë që më tha një miku im
para një muaj:
‘’ Kënga më e bukur në botë
është, o vëlla,
të dëgjosh gjuhën tënde
në një vend të huaj .
Deti në shtator
Kur vjen shtatori, deti qesh,
në sytë e tij sheh magjinë e thellësisë:
rrudhat e rërës që dridhen nga drita,
alga që flenë në gurët e gjelbër,
iriqët e detit si tufa manushaqeje,
peshqit e vegjël që hidhen si zogj
dhe yjet e larë mbërthyer në qiell .
Deti është i qëruar
nga djersa dhe vrugu i vapës
dhe ti e shikon dhe s’ ngopesh
ta puthësh në buzët me jod .
Ai është i lirë tani
dhe trupin e bukur e shtrin
në ranishte,
i vetëm si perandor,
me diellin mbi vetull
e plotë pulëbardha që bien
mbi det,
bien e shkrihen si shkrihet
një fletë dëbore e lehtë .
Rrëqethet deti
Rrëqethet deti nga era e ftohtë,
siç dridhem nënë një ditë emigrimi,
na ikën fëmijët larg nëpër botë,
s’ i nuk i mblodhëm dot në një çerdhe
gëzimi!
Guacka
Vala e detit e nxori në ranishte,
Atë vit kur qielli rridhte lot .
Ajo mbërthyer rri aty e vetme
me dhëmbët shtrënguar
e buzët që i çahen gjak
edhe sot .
Të gjithë e njohin atë guackë
dhe askush guxon ta prekë;
brenda në të është mpiksur një perlë,
loti i nënës që humbi foshnjën në det .
Dega e ullirit
E dëgjon degën e ullirit si po qan ?
I shkundën sytë e zezë .
Si do ta shohë diellin tani ?
Vajza e vogël me mollë
Një vajzë e vogël me çantën në krah
dhe rrezen e diellit mbi qerpikë
kafshonte një starkingë
dhe buzë bulevardit shkonte
në shkollë .
Të gjithë gëzoheshin me të,
se ajo ende s’ dinte diçka;
që ishte vetë
një kokërr mollë .
Skelarët
Mikut K. SH
Skelarët njihen që larg,
se vishen të gjithë me rreze dielli,
në supe u varet një algë e gjelbër,
në sy u notojnë peshqit bojë qielli .
Akili
Akili rreptë e goditi Hektorin,
ia çau gabzherrin me patërshanë,
roshanë e tërhoqi me kuaj të harbuar,
u drodh tërë kështjella, nga larg kur e panë .
Po vjen Priami, babai i dërrmuar,
trupin e djalit ia lypi për mort,
me ar e paguante shtatin e birit,
nga mjekra e plakut derdheshin lot .
Ky bir perëndie, krye trim dhe mizor
u trand si foshnja plakun kur e pa,
kokën e uli për dhimbjen e prindit,
një grusht prej lotësh nën dorë i dha .
Se trimat vriten në fushë të betejës,
vriten për besë, nder e lavdi,
por thellë në gjoks u rreh dhe një zemër,
që brenda mban fshehur emrin njeri .
Si lind poezia
Poezia lind nga një ditë e gjelbër
Grua .
Po, këtë e di .
Po në se buron nga dhimbja,
Brenda je ti .
Tani që u thinja
Tani që u thinja,
rri e shkruaj si një i ri,
kur kisha gruan,
nuk shkruaja një varg,
vetë ajo ishte poezi .
Pse dielli është kaq larg
E di pse dielli është kaq larg?
Që të na ngroh të gjithëve më mirë .
Sikur ta kishim mbi kokën tonë,
të gjithë do ta copëtonin brenda një dite
e vetë pastaj do mbeteshim
në errësirë .
Përgatitur nga Arqile Gjata 7-1-2009

Nuk ka komente:
Posto një koment