e mërkurë, janar 14, 2009

Pak fjalë për njeriun e artit Zef Leka



Pierre-Pandeli Simsia


Kam patur fatin e mirë ta shoh dhe ta dëgjoj nga afër kompozitorin dhe poetin e talentuar Zef Leka, në referencat e tij për krijimet muzikore, për krijuesit, talentet e rinj...
Kam patur fatin e mirë gjithashtu, të njoh nga afër, djalin e tij, muzikantin e talentuar, si edhe vetë ati i tij, Sokol Leka, të më shoqëronte në fizarmonikë, ndërsa unë këndoja.
Edhe pse në ato vite të largëta, kur unë në atë kohë isha në moshën time të adoleshencës edhe pse kanë kaluar shumë vite, ende i rruaj në kujtesën time, bisedën e ngrohtë, zërin e njeriut të artit Zef Leka.
Artisti i talentuar dhe fatkeq. Artisti, që në kulmin e krijimtarisë së tij muzikore, jo vetëm u dënua nga komunistët dhe partia që ata i shërbenin, por edhe u diskreditua pa të drejtë.(Me paturpësinë më të madhe, Artisti Zef Leka arrestohet në mbledhjen e këshillit të lagjes...)
Sa herë e kishim dëgjuar zërin e prezantuesve në koncertet e ndryshme, në festivalet e rretheve dhe ato kombëtare të muzikës sonë popullore, kur përmendnin titullin e këngës dhe: "Teksti dhe muzika Zef Leka, këndon..."
Ndërmjet krijimeve të shumta të këngëve për fëmijë, të muzikës së lehtë dhe asaj popullore, sot, edhe pse kanë kaluar shumë vite, të gjithëve na kujtohet kënga "Qingji i vogël", prodhim i të talentuarit Zef Leka.
Qyteti Kuçovë (Qyteti Stalin i djeshëm) pati fatin e madh të kishte në gjirin e tij një artist të talentuar të lindur për art, për të bërë art, Zef Lekën.
Partia dhe komustët bashkë, në mesin e viteve 70-të dënuan, burrgosën në atë kohë Zef Lekën, viktimën e pafajshme të radhës të Artit Shqiptar, e bashkë me Zefin u dënua edhe vetë qyteti Kuçovë, u dënua edhe njëherë Kultura dhe Arti Shqiptar.
Ishte fati i keq i Artistit Zef Leka dhe familjes së tij të binte viktimë e pafajshme çmendurisë së shfrenuar komuniste shqiptare.
Për vitet që Zefi dhe Familja e tij jetuan në Kuçovë dhe që i dhanë shumë artit dhe kulturës së atij qyteti, meritojnë nderim dhe respekt...

Dy këngë nga Zef Leka

"Ndale pak makinën motër"

(Paraqitur në Festivalin Kombëtar të Muzikës Popullore, Tiranë, 1976)

Ndale pak makinën motër,
se n'qyrtet un' du me ra.
Asnjiher s'ma kish' marr' mendja,
se me ty rrugën kam me e ba.

Mos u tremb bre, trim i trimit,
se timonin mbaj në dorë.
Ti e di, se edhe pushkën
gjithmon' mir' i kam përdor.

Besa besë, sot çikat tona
sot gjithkush i ka zili.
I don t'urta, i don punëtore,
i don nuse për shtëpi.

I don t'urta, i don punëtore,
heu, i don nuse për shtëpi.

Qingji i vogël.

Qingji i vogël pse mendushëm
bë, bë, bë.
Pse më flet ashtu trishtueshëm
bë, bë, bë.

Eja, eja, bashkë në arë
tring, tring, tring.
Un' mbledh lule, ti ha bar
tring, tring, tring.

Shih n'livadh fatos i dashur
bë, bë, bë.
Shokët e mi në tufë janë mbledhur
bë, bë, bë.

Un' i vetëm u mërzita
tring, tring, tring.
m'ço dhe mu' te grigja
tring, tring, tring.

Baba tash' më ka premtue
qingji im,
në kooperativ' me m'çue
qingji im.

Do të jem baresh' e fshatit
tring, tring, tring.
Do kullos gjith' gringjën shpatit
tring, tring, tring.

Nuk ka komente: