Suzana Kuqi
Nëse do t'a shkruaja mbi nje fletë të bardhë, ne vend te vizave te drejta, do të vizatoja tela me gjëmba, e do të shkruaja mbi to...
Doktori, ose herr Doktori, hoqi dorezat dhe doli nga laboratori. Nxorri paketën dhe ndezi një cigare që filloi t'a tymoste lehtë. Pak më tej, ndën rrezet e një dielli të zbehtë shqoi bardhësinë e trupave të xhveshur. Ishin vetëm trupa ose më mirë skelete të shtrydhura nga çdo esencë që mund të të kujtonte njerëzoren. Vuri buzën në gaz kur mendoi neverinë që i kishin shkaktuar në fillim. Tashmë shumë prej tyre ishin “ish-kaviet e tij”. Vetë Zoti i tyre i kishte pranuar flitë që në kohëra që nuk mbaheshin
mend, kafshë të vrara e të djegura në tempullin e tij. Ky ish më i madhi që i bëhej, në sofër i servirej populli i “zgjedhur”. “I zgjedhur”...?! Një valë urrejtjeje të paspjegueshme ju ngrit sërish. Kish qenë ky qëllimi i eksperimenteve të tij, vërtetimi mbi pabarëzinë e rracave, rraca e tij ishte superiore. Aq i bënte tani, të gjente se ku i kishte rrënjët ajo urrejtje, atij i ishte dhënë një rast i papërsëritshëm, kavie njerëzore. Duke tymosur qetë dhe me një hap po aq të qetë, ju afrua grumbullit të trupave. Një çast qielli u hap duke zbrazur një tufë rreze. Mbajti hapin. Nga grumbulli kish rrëshqitur një ish-kavie e tij, një trupth, një kokë e rruar me sytë... Jo nuk kish mundësi, pak orë më parë e kish mbi tryezë... I kish injektuar substanca në sy për t'u ndryshuar ngjyrën. E nuk kish hequr dorë edhe kur trupi i lidhur kish ngrirë e nuk jepte më shenja jete. I donte të kaltër ata sy, si ajo e rracës së tij. Donte me çdo kusht të shikonte se si dukej një fëmijë ebre me sy arianë që të kishin firmën e dorës së tij. Jo se nuk kish fëmijë të tjerë ebrej me sy të kaltër, por sytë e këtij fëmije, edhe se të erret kishin një ëmbëlsi... i ishin cingrisur nervat që në fillim kur e kish parë, e më shumë kur ngjyra e tyre nuk jipej. E tani ishin të kaltër. Apo ishte qielli që ishte reflektuar në to? Era u ngrit e zhvendosi renë e errët të tymit të krematores duke errësuar qiellin. Por sytë mbeten të kaltër. Ndezi një cigare tjetër pa vënë re se re të errëta e të ngarkuara tashmë ishin mbi kokën e tij. Ja arrita, mendoi, ja arrita...
- Ku je Zot !?- i klithi sfidues qiellit me gjithë forcën e mushkërive. Pastaj shpërtheu në të qeshura. Hodhi bishtin e cigares së mbaruar e me hapa të shpejtë hyri në ndërtesën ku ndodhej laboratori i tij. Duhej të shpejtonte, lufta ishte në mbarim e me të mbaronte dhe periudha e artë e eksperimenteve. Disa pika shiu i njollosën këmishën e bardhë. Ishin të errëta, shi i përzier me tym e hi që e kish ngritur era. Ktheu edhe një herë kokën nga grumbulli i kufomave të cilën një skuadër të burgosurish po e ngarkonin në karroca dore për të ushqyer gojën e zezë që villte zjarr, të krematorit. Mbi një tezgë, si dy copa të pastra qielli, shndrisnin sytë e fëmijës. Ju duk sikur dëgjoi klithmën e tyre:
-Ku je Zot !?
Të njëjtat me fjalët e tij, por toni ishte akuzues.
- o -
Shiu pikoi gjithë ditën. Bashkë me të hiri dhe dheu. Të burgosurit, skelete ende lëvizës, hidhnin skelete të ngrirë në gojën kuçedër. Asnjë mendim, asnjë ngurrim,u hiqnin ndonjë dhëmb floriri po të kishin, e... Tashmë ishte një punë mekanike, ashtu do t'i hidhnin edhe ata... pas pak çastesh apo pas pak ditësh. Ajo që i mundonte më shumë, ishte ajo tokë që rigonte nga qielli. Asnje rreze dielli atë ditë, e kur mungonte edhe ai... Veshi u kish kapur lajme të mira, nga lindja po marshonin tanket për t'i liruar. Por edhe ky mendim u bënte keq, u bënte t'u rrihte zemra e gjunjët t'ju këputeshin nga emocioni, e po të binin në tokë... nuk do të pritnin as të jepnin frymë e do t'i kallnin në atë gojë të zezë që villte zjarr. Edhe qielli ishte fshehur. Zoti i tyre i kish braktisur...
- o -
Pas hekurave të dritares së ngushtë të barrakës, një tjetër fëmijë ndoqi me sy trupin e vogël tek mbartej mbi karrocë. Kish mbetur pa gojë, vëllai i tij binjak, me sy të ëmbël në gjyrë dheu të errët, tani i kish të kaltër e shkëlqenin si dy copa të bukura qielli. Dy qiej të vegjël aty poshtë, ju dukën atij, ndërsa toka kish kalëruar e mbuluar qiellin e rigonte hirin e vdekjes. Holokausti, banketi i perëndisë, e ai e pa veten si një grimcë të tij. Por a kish nevojë qielli për të? A thua Zoti që e kish krijuar, nuk mund t'i shkruante një fat tjetër? Nëna i kish thënë se nëse nuk ishte shkruar që të rritej, do të bëhej një engjëll i bukur i qiellit. E përfytyroi veten me krahë të brishta engjëlli. Por çfarë bëjnë ëngjëjt? Një engjëll duhet të jetë i dashur, misioni i tij është të përhapë dashuri, por ai... ku do t'a gjente atë dashuri... Tani që nuk e kishte më vëllain e tij... sa e kish dashur... një vrull urrejtjeje ju ngrit për gjithshka, jo vetëm për njerëzit e egër me uniformë, por për gjithshka, për ato qenie të mjera që nuk ngjanin më si njerëz, për fatin, për jetën... Jo për jetën, donte të jetonte. Kjo është çmenduri, të lindësh për të jetuar dhe...
- Ku je Zot!?- pyeti ai, - ku je fshehur?
Dhe mendja e tij e njomë dhe e mpirë u vu në lëvizje për të kërkuar Zotin, për t'ju lutur që ta linte të jetonte. Ra mbrëmja e ai u kot për gjumë. Cfarë e priste nesër? Herr Doktori kish marrë dy çifte binjakësh atë ditë në barrake dhe kish fiksuar edhe atë. U rrënqeth kur kujtoi atë çift binjakësh që Herr doktori i kish qepur për t'i bërë siamezë. Nuk do t'i shihte më, vdisnin të gjithë. Ai është i çmendur, mendoi, i çmendur dhe i frikshëm. Mos vallë do t'i mbillte edhe atij në sy dy copa që do t'ja vidhte qiellit?... Ndoshta, nëse vazhdonte kështu nuk do ta shihnin më qiellin, atë do t'a kalëronte toka duke e varrosur pak nga pak në sytë e fëmijëve... Edhe Zoti do të jetë çmendur... këtu në Aushwitz...
- o -
- Ku je Zot!? - mërmëriti lutës fëmija para se të mbyllte sytë, e trurin ja përshkoi mendimi se ndoshta ishte e fundit natë që sytë do t'i kishte në ngjyrën e dheut të murrmë. E papritur e gjeti përgjigjen e cila mundohej të mos mjegullohej nga gjumi. Zoti nuk është çmendur, kur toka kalëron qiellin...është fshehur... fsheh turpin e tij...I gjithëfuqishmi... është aq i fuqishëm... e aq i pafuqishëm kur ndesh çmendurinë njerëzore... Fëmija përfytyroi veten në vend të Zotit tek kqyrte dhomat e shfarosjes. Njerëz që shtynin njerëz, e që i lanin me gazin vdekjeprurës të tokës...
- “Njerëz të çmendur, Luftë e çmendur, Botë e çmendur...”- i oshëtiu në veshë një zë i paidentifikuar, tek humbiste në honet e gjumit.
Shënim :
Ndryshimi i ngjyrës së syve, një prej shumë eksperimenteve të zhvilluara në kampet famëkeqe naziste të përqëndrimit. -Shkruar për ditën e Memories, 27 Janar, por... a mjafton një ditë... Le të kujtojmë Kosovën. Fjala holokaust – i djegur tërësisht- i referohesh sakrificave që u kërkohej të bënin ebrenjtë nga perëndia e tyre Torah, kafshë të vrara e të djegura në altarin e tempullit. Në fillim të shek XX ky term ju atribua masakrave dhe katastrofave në shkallë të gjërë. Për shkak të kuptimit teologjik që mbart kjo fjalë, shumë ebrej nuk e shohin të përshtatëshme në këtë përdorim, e quajnë ofenduese të mendosh se vrasja e gjashtë milion ebrenjve të ketë qenë “ofertë për Zotin”. Nga ana tjetër, populli i tyre nuk u dogj i tëri, një pjesë i mbijetoi genocidit. Ndaj në vend të saj përdorin fjalën Shoa.
27 Janar- Dita e Memories. A mjafton një ditë... Le të kujtojmë Kosovën.
Imperia, me 17 janar 2009

Nuk ka komente:
Posto një koment