e shtunë, janar 31, 2009

Kjo vajzë-poete, meriton vemendjen tonë

Iliriana Sulkuqi

“duke dihatur nga malli për ty
Ndjej frikën të më presë si një brisk i vjetër.”


Ornela Musabelliu(Kiçi)


Të gjitha vargjet mund të ishin një parafjalë e fillimit të këtij komenti.

Kjo vajzë-poete, meriton vemendjen tonë. Kjo Poete meriton të jetë Poete, pa asnjë paragjykim .

Gjysmëportreti i saj(hije-dritë) dhe vargu i saj – më shumë se ylber, më bëri t’i përulem në lexim të disahershëm…

Vargu i Ornelës flet për atë dhe ne,tokësorët...

Pa qenë nevoja të vishet me rroba kozmonauti, apo të prekë një copë gur prej Hëne , të sjellur në tokë, për t'u bërë biznes i një muzeu dhe "maskë" e pseudo-poeteve, ajo i thotë kësaj bote të vështirë për t'u kuptuar brenda të vërtetës së saj, kësaj bote ku frymojmë : këtu jemi,përballë njeri-tjetrit.–nga e djeshmja, e tashmja dhe e ardhmja…

Ornelën, të cilën sapo e njoha nga vargu i shpirtit dhe i poetikës të saj e pershëndes, duke iu falenderuar Zotit për trashëgiminë e Fjalës së Bukur.


Nuk ka komente: