Nga Sami Milloshi
Ne nje mjedis shqiptaro-amerikanesh,pergithesisht te shkolluar, nje diplomat nga Tirana shtroi kete pyetje:" A keni menduar te perfshiheni ju ne jeten politike Amerikane?"
Nje pyetje shume e thelle,me vlere te madhe. Nje pyetje qe vlen nje milion dollare do te thuhej ne Anglishte. Po cfar pergjigje t'i japesh se?
Po provoj une t'i jap nje pergjigje,megjithse e dij se mund te me versulen si "antikombetar". Se pari, a kemi ne nje komunitet te mjaftueshem ne numer per te pretenduar per perfqesime politike? Kesaj pjese te pyetjes qe vlen nje milion e me shume dollare, mund t'i pergjigjesh pozitivisht. Po, ne kemi me qindra mijera shqiptare tashme ne Amerike. Dhe sidomos ne qytete te medha si New Yorku, Cikago, Bostoni apo Detroiti. Pra nga pikepamja numerike ka ardhur koha qe shqiptaro-amerikanet te kene perfaqesues ne skenen politike Amerikane. Te jete dikush sepaku, kryebashkiak, qofte edhe i nje qyteti te vogel si ai i Vasilles ne Alaska me 5 mije banore ku e nisi karrieren politike nje politikane energjike dhe plot te ardhme si Sarah Palin. Te jete dikush se paku anetar i nje legjislativi ne nje shtet, senator i nje shteti a ndoshta ne nje nivel me te ulet. Por, te jete te pakten dikush. Qofte edhe sa per te thene qe ne e kemi. Nje per be. Por jo nuk e kemi as edhe nje.
Pse nuk e kemi ? Ka shume arsye .Une nuk pretendoj se i perceptoj te gjitha keto arsye,por do te perpiqem te them ndonje. Ne radhe te pare e mbi te gjitha, ne kemi nje te mete te madhe se duam te krijojme ,si te them, ishujt shqiptare ne kete oqean e madh qe quhet Amerike. Psikologjia e ishullit qe i kenaqet vetizolimit eshte kaq e perhapur sa ate mund ta prekesh lehtesisht ne lloj lloj pamjesh e detajesh.Ka tjetri me dekada te tera ne Amerike dhe nuk ka mesuar nje fjale Anglisht. Si mund te ingranohet pastaj ky lloj "trimi" e te behet pjese e skenes politike, qofte edhe si anetar i Keshillit te nje qyteti? Krejt e pamundur. Eshte nje mjerim i madh qe ka me mijera shqiptare,madje dhe me arsim te larte qe kane pothuajse me shume se nje dekade ne Amerike dhe nuk kane mesuar Anglisht? Pse? Nuk u eshte ofuar mundesia? Jo ,eshte krejt e kunderta. E kane pasur dhe e kane me pash kete mundesi,por jane tkurrur ne guacken e vetizolimit.Jane me rehat ne kafet me tym te shqiptareve ku hyjne vetem shqiptare, ky hyjne vetem burra,ku behen vetem thashetheme per politiken ne Tirane,ku aparatet televizive transmetojne vetem kanale shqiptare,etj,etj,pamje prej ishulli...
A ka individe qe e kapercejne ,te themi, psikologjine e ishullit? Sigurisht qe ka. Ka nga ata qe dijne Anglisht shkelqyeshem,qe kane edhe punera te mira. Por, edhe keta, megjithate,kenaqen me ate cfar kane arritur ne jeten private. Dhe kur vjen puna per te garuar ne skenen politike Amerikane asnjeri nuk behet i gjalle. Ka disa prej tyre qe me kohe kane zgjedhur pozicionin e "rripit te transmesionit". Njeri prej tyre, kohet e fundit, na dergoi nje leter publike ,si Enveri ne kohe te vet, dhe na bente thirrje si komunitet shqiptaro-amerikan te votonim per Obamen,se ashtu e paskesh zgjedhur ai. Nje individ tjeter, here pas here, dergon letra poshte e perpjete dhe kercenon sipas oreksit qeveritaret e Tiranes, a thua se ky na qenkesh i perkedheluri i Washingtonit qe e pyesin per ceshtjet shqiptare. Ca te tjere shkruajne opinione per qeverisjen e Tiranes me shume se c'mund te shkruanin duke qene ne Tirane. Nje gare per t'u dukur te "rendesishem" ne Atdheun e pare dhe per te bere "presion" me fuqine e emrit te Atdheut te dyte. Mekat i madh. Po, keta te gjore nuk e kuptojne se bien ne rolin e Narcisit ,sepse realisht askush nuk u var ne Atdhen e pare dhe aq me pak u varin ne Atdheun e dyte. Une nuk kam pare ndonje nga keta "trima" te arrije te botoje ndonje artikull ne shtypin Amerikan. Kush eshte burre le ta tregoje ketu mencurine qe pastaj te themi se dikush ia degjon fjalen. Por, kete nuk mund ta besh nese nuk jeton si Amerikan,nuk mendon si Amerikan. Sepse nuk mjafton te kesh fituar ligjerisht te drejten e qytetarit Amerikan. Eshte e pamjaftueshme. Duhet te dalesh nga ishulli i vetizolimit, duhet ta braktisesh tymin e kafeve shqiptare dhe te hysh ne rrjedhen e vrullshme te jetes Amerikane qe te te jepet mundesia te thithesh ajrin e paster. E pse jo, edhe te behesh pjese e skenes politike Amerikane.
Mirepo cfar ndodh? Ngaqe shqiptaro-amerikanet nuk i kane perfaqesuesit e tyre ne skenen politike Amerikane, mjaftohen te kenaqen me perkrahjen qe gezojne nga perfaqesues Amerikane filo-shqiptare. Nje i tille eshte per shembull kongresmeni i njohur Eliot Engell. Dhe ai eshte vertet nje mik i madh i shqiptareve. Por, une se paku me gjithe kete, mendoj se guvernatori i Ilinoisit , serbo-amerikani Blagojevic mund te kete afeksion me shume tek presidenti i sapozgjedhur Obama se sa mund te kishte ,bie fjala, zoti Engell. Po te kishim nje senator shqiptaro-amerikan ne shtetin e Illinoisit mund te ishte ndryshe puna. Po nuk e kemi dhe ndoshta nuk do ta kemi per shume vite. Atehere? Atehere ngaqe nuk jemi ne gjendje te bejme kete qe duhej te benim me kohe,kemi gati dekoratat per filo shqiptaret. Keta te fundit sado burra te mire te jene dhe sado ta duan Shqiperine, nuk mund te pritet ta duan e t'u dhembe shpirti sic i dhemb nje shqiptaro-amerikani. As te mos i shkoje kujt ndermend kjo gje se eshte pretendim i madh i paarritshem.
Dhe per t'i mbyllur keto pak rradhe: ne te vertete pyetja e diplomatit shqiptar i cili duhet pergezuar per guximin intelektual dhe per vizionin e tij, tregon se ceshtja eshte me interes te ndersjellte. Nje komunitet shqiptaro-amerikan i perfaqesuar edhe ne nivele politike Amerikane do te ishte dinjitoz jo vetem per identitetin e tij,por do te behej vertet nje ure reale komunikimi midis adminstrates se Washingtonit dhe asaj te Tiranes. Keshtu sic eshte tani per tani ky komunitet i ngjan nje turme laramane ku mburravecet zene rradhet e para me gjokset plot dekorata. Dhe po ashtu me ato dekorata te dhena vetvetes po ata ,mburravecet pra, jane te paret e ishullit plot me tym. Te ishullit te vetizolimit ne nje oqean Lirie...Qe tani per tani, ka per banore nje turme mijerash, asgje me shume...
Nuk ka komente:
Posto një koment