Përparim Hysi
"Në Petovë e në Mbrostar
Spahijtë groposëm,të gjallë"
Popullore
Tregim
Ishte dhjetor,i ftohtë-akull.Të ftohtët në Myzeqe është i hidhur,se ka lagështi dhe të therë mu në palcë.Kooperativistët,sado që ftoht,kishin dalë me natë e,mu tek sheshi i shkollës,kishin ndezur një zjarr bubulak që,kujtdo,në këtë stinë,ia do xhani.Se zjarrit jo më kot i kanë kënduar:"xhan,o zjarr,xhan,o burrë...".Unë e gjeta zjarrin ndezur dhe,kur thonë"gjete sofrën shtruar,shtrohu;gjete zjarrin ndezur,ngrohu",pa u afrova drejt atij zjarri që ta bënte me sy.Për çudi,në atë rreth njerëzish,gjeta një goxha vënd bosh dhe,tek sa matesha të ulesha, dëgjoj një zë:-Jo aty,dhaskal!-foli xha Zeneli një nga më pleqtë e fshatit.Dhe papritur që ta pyesja që pse mos ulesha aty,ai zuri të më thotë:-Jo aty.Se aty prehen spahijtë.Nuk mund të ulesh mbi shpirtërat e tyre.I dëgjon si heqin shpirt nga poshtë?!Unë ngrita supet,po ai vazhdoi:-Ti nuk i dëgjon se ashtu t'i do mushka drutë,por unë,ama,i dëgjoj siç të dëgjoj dhe ty kur më flet?!!!Ore,xha Zenel,- i them,-si është puna,se unë,sado vëndali me ty këtu, dhe,sado që kam 25-vjet mësues këtu,nuk e kam dëgjuar këtë histori.
-Ashtu,ë?Qëndroi pak,u zgjat dhe mori një shkarpë të ndezur,ndezi me të cigaren,dhe filloi:
-Ka hane-hane!Këtu e dyqind vjete të shkuara.Se gjyshit tim ia kish treguar gjyshi i tij dhe,gojë më gojë,kjo histori,more dhaskal,ka mbërritur deri tek ne.Epo njerëzit janë teste-teste:si dhëntë janë!Ke parë kopenë?Ca të bardha,ca të zeza.Ca prej njerëzve i pëlqejnë historitë dhe zënë e tregojnë për to;ca janë memecër.Ç'i do llafet?Mezalla,se e shqepin atë të shkretë gojë.Sikur e kanë vetëm për bukë!E që ta ngasim llafin... edhe llafi,more dhaskal,është si puna e tokës:e ngave tokën,do japë prodhim.E le ndjerrë dhe s'e ngave:mbeti ashtu shkretë dhe humbi.Ti po s'paske dëgjuar për spahijtë?!!!Pa më je dhe me gramë,pale?!Po kanë hak kalamaqërit që nuk mësojnë.Shiko dhaskalin:nuk di për spahijtë?!!!Dhe ia dha të qeshurit.Kjo e qeshur qe si një e ngjeshur për mua,por një plaku si xha Zenelit,çfarë nuk i falet.-Bëja shaka,dhaskal,-u mundua të zbutë bodecin e tij xha Zeneli.Epo ku mund ta dish kur kjo ka ndodhur 200 sene mmë parë?E shkruar jo;e folur jo;dhe iku sikur nuk ka qenë!Se,-u fut në muhabet,- para 200 vjetësh,Sulltani,kish lënë nëpër fshatra ca taksidarë që mblidhnin taksa.Quheshin turqisht:spahij!Këta,mor babaçe,mënd të merrnin ymrin.Qenë kthyer si hall më vete.Në çdo 10 kile,po një do ta jepje për ta.Për babadovletin,medemek.Mirë,o mirë po një të vendosur fshatçe,që thuaj ti,një t'i kapur prej veshësh dhe tak e i gropsën të gjallë.Për këtë trokë dheu,kështu ka ndodhur.Ja dhe vëndi:qy ku doje të uleshe zotrote.Dhe prapë qeshi.Edhe ata të Mbrostarti me një ditë me Petovën i futën spahijtë e turkut në dhe të gjallë.Dhe lindi dhe kënga:"Në Petovë e në Mbrostar/spahijtë i groposën të gjallë".Këndohej kënga qëmoti,po,dalëngadalë,po humbet.Se edhe kënga humbet,po s'u këndua gojë më gojë.Harrojmë shpejt,dhaskal!Dhe nuk ka më keq.Vajti lajmi deri në Stamboll,tek sulltani.Ky po ngarkoi kryeimamin e Stambollit,papo ky shkroi një nuskë mallkimi për Petovën dhe Mbrostarin.I mallkonte që këto dy fshatra për 7-breza mos kishin pikën e ujit për të pirë.Dhe po e vuajmë,o të keqen xha Zeneli tyja.Sa po heqim për ujë,t'ia tregojmë varrit.Po brezi i katërt jam unë(tha për vete),i pesti është rrazhga jote(për mua)dhe gjeçim ishalla për dy breza të tjerë.Se "ahu" i atyre poshtë(ore,i dëgjon apo jo?!),është i madh.Sado turq qenë,por qenë njerëz,mor evlat.Po kur thonë se njeriu është më i mirë se kafsha?Një mutë është më i mirë.Njeriu është me egërsirë se kafsha,ta them unë dhe e kam me prova.
More,po ti çdo ditë kur del në xhade në Mbrostar,a i ke parë ato tri varre?
-I kam parë.-Po a e di se të kujt janë?
-Duhet të jenë të farefisit të xha Fehrat Grëmit se ai kujdeset për ta.-E,ç'të afërm?Jo,more dhaskal,janë të spahijve.Fehratit t'i shkruhet për sevap që kujdeset,po varret janë të atyre.Po,kur them që harrojmë shpejt,ju nuk më kuptoni.Se,po të kishit pyetur ti apo ndonjë tjetër,s'prisnit që këto gjëra t'i mësonit nga unë.Nesër,ja që do vdesim ne që i dimë,por,po s'u shkruan,shkuan e humbën si ajo naxhakia që,po nuk i vure bisht,do të humbë.Edhe Mbrostari kështu si ne e ka dënimin:për 7-breza.Pa pikën e ujit.Por shyqyr që kemi lumin afër:shko,hap gropa,lëri të kullojnë dhe e hedh.Se do kishim vdekur si ai çifuti në shkretëtirë qëmoti.
Xha Zeneli qe njeri muhabetçi dhe,tek shkërrmoqej pranë zjarrit,vazhdoi:-Po në Kallmit(Kallm) e di ti,dhaskal,ç'ka ndodhur?Se ti dhe në Kallm ke dhënë mësim.Kur pa që ngrita supet,më tha:- E ke njohur xha Mesutin atje?-Po.-E i jati i xha Mesutit(Azbi ma ngjan se e quanin)e ka bërë ushtrinë në kohën e turkut,në Jemen:andej nga Arabistani.Jo pak ,po nja 14-vjet të mira.Dhe i paskësh treguar qy,kur u kthyeti,se ndërsa të tjerëve sulltani ua jepte mexhiden në dorë,këtyre nga Kallmi,ua vërviste tek këmbët duke u thënë:-Merre,jezit!Të tërë u çuditën me këtë dallim.-E dini përse?Se një bari nga Kallmi(Haki e kanë quajtur dhe bile-bile dhe mbiemrin e kish Kallmi!)paska mbytur në lumë një skuadër turqish me nja 15 ushtarë.Dhe,papritur që ta shponim ne,zuri të tregojë:
Kulloste dhëntë qy,Hakiu,që thoni ju.Kur sheh që po vjen një zaptie turqish.Të hallakatur nga rruga që mos o Zot!I thotë dikush:-More,arnaut,ku është ai vau i lumit këtu,se duam të kalojmë për matan.Dhe Hakiu( i erdhi gjahu në shteg se gjyshi i tij kish vdekur ushtar andej nga Arabistani ku piqej buka në diell!)-Hajdeni me mua!I çoi,që thoni ju,mu aty tek ish thelloma më e madhe:ku bënte lyla ujtë.-Këtu e kalojmë lumin ne,po lidhuni dorë për dorë që të mbani njëri-tjetrin,se sikur ka ardhur pakëz lumi.Dhe kështu bënë,or tunjatjeta, dhe që të gjithë i përpiu lumi.Haki"jeziti",bënte sehir dhe shkrihej tek shihte veprimin e tij.-Kallm-jezit!-mallkoi sulltani dhe kush shkoi ushtar me turkun pas kësaj ngjarjeje,mexhiden e merrte tek këmbët.Ne u gajasëm me këto histori,por xha Zeneli me një gur vriste dy zogj.Kish kënaqësinë që po tregonte këto histori të bukura e të varrosuar,por,nga anatjetër, më kish shpallur luftë mua,dhaskalit,që,sado me gramë,isha aq i paditur si të gjithë ata të tjerët që ngroheshin pas atij zjarri.Unë,natyrisht,e manifestoja në fytyrë këtë"injorancë"timen,që,gjithësesi,nuk qe për fajin tim.Por nga pësimet nxirren mësime dhe dëgjoja me prudencë çdo shpoti të xha Zenelit që,megjithatë,shprehte mirësi.
* * *
Dale se m'u kujtua dhe diçka tjetër.Dhe qeshi.Djalin e beut,po e rrahe,rrahe mirë se njëlloj do ta paguash doganën-tha ai.-Po në Libofshë,e di ti,dhaskal,se çfarë ka ndodhur?!More,më duket,se dhe andej sikur ke punuar ti?
-Po.Po.kam punuar tri vjet me radhë.
-Dhe si nuk e di seç ka ndodhur me një caush të Turqisë?-Jo,nuk e di.-Epo ta thotë pepja tyja.
Na paskësh ardhur një caush(kapter)nga Turqia në Libofshë.Dhe,toberstafulla(një llojmallkimi)dhe larg nesh se sa i keq!I sert po.Pusht dhe sevdalli po.Kapërdisej apo s'kapërdisej.Si maçoku në thekër,kur thonë.Po kur thoshte:-Në Libofshë,jam vet vezir?!!!Hajde çaçkë,hajde!Zullume të mëdha që mos e pyet.Nuk e kish për gjë që të merrte erzin në sytë e botës.Edhe pushtllëqet me gratë:në sy të botës.Gjasme jam unë që të bëj gazepin.Mirë,mor babaçe,mirë,po ajo e shkretë katruve shkon gjithmonë për ujë,po ja vjen një ditë e çahet.E,kështu që thuaj,more dhaskal, na shkon qy,caushi,një ditë tek një vëndas për gosti.Donte s'donte qy e priti me mish e me të tëra.Po dhe të tjerë në atë gosti.Hë,desh harrova:dhe Ikonomi(kryeprifti i nahijes),Ikonom Ziu,i patën thënë se vinte pakëz si i zi në surrat,por trim qy,Ikonomi,që shokët i kish të rrallë.Në një qoshe,caushi,përballaz Ikonomi. Dhe të tjerë:plot konaku.Kur caushi(epo qenit kur i vjen ngordhja,vete përmejrrë në portë të xhamisë?!)na mori shpatullën e qingjit dhe ma sheh në dritë të fiçorrit(kandilit).I thotë Ikonomi:-Caush aga,çfarë thotë ajo shpatull?(se dinin të lexonin të vjetërit,babaçe!).Dhe caushi:-Ne,turqit, i kemi vënë poshtë këmbëve kaurët dhe nuk i lëmë të bëjnë as gëk as mëk!Ikonomi, ca se ishte i zi, ca se dhe fiçorri aq dritë bënte dhe,ca më tepër nga ato që dëgjoi,i thotë:-Caush aga,pa shikoje mirë se mos ketë ndonjë kaur të gjallë gjëkund apo për reth?-Jo,kanë vdekur të gjithë kaurët,edhe në Libofshë.Ikonomi,sakaq nxorri koburen dhe e zbrazi.E la shakull.Ja,kështu,mor evlat,ka ndodhur.Këto di kjo"kaplloqja" ime.Po sa ngjarje janë varrosur dhe nuk kanë gojë të flasin,aq të mira u bëfshin.Tani zjarri u mbaruati,llafi im sosi,merre dhaskal dhe shkruaje se do të humbë siç kanë humbur plot histori të tjera.
Dhe unë e shkrova:në fillim si poezi aty nga viti 1986 dhe tani në prozë.
Përparim Hysi 16 nëntor 2008

Nuk ka komente:
Posto një koment