e shtunë, nëntor 15, 2008

FERNANDELI





( tregim nga Roland Gjoza )

Ai ishte kopja e Fernandelit,aktorit te njohur francez te viteve 60 -te.Kur linim oret dhe shkonim per te pare ;"Burri me pantallona te shkurtra",ai shiste bileta me te shtrenjte.Hingellinte si kale me ate fytyren tejet njerezore,aq te embel e pa te keq,sa ne nuk e mbanim dot gazin ,,jo vetem ne kinema,po edhe kur e kujtonim.Do t'ia dime per nder,sa here mblidhemi dhe kujtojme vitet 60 -te,ate naten e dyte dhe te fundit te filmit qe do te kritikohej per pornografi,"Nje jete",sipas romanit te Mopasanit.Ne erdhem vone,ai na pa nga larg dhe hingelliu me ate tromben e tij pariziene;-- E dija qe do vinit,-- tha -- vetem se eshte cmim ca i kripur.Ai ishte dreqi vete,e dinte kush ishin dashnoret tona dhe luante me ne si macja me miun.Kishte patur te drejte Fernandeli,se ate nate kofshet dhe gjinjte,buzet dhe breckat qe s'jepeshin kollaj,e humben misterin,bukurine joshese te fshehjes,gati u shnderruan ne rendomesira si embelsirat veleritese te festave.Ai djerrakohe i kinemase i binte me dore te rreshti i fundit dhe here-- here hingellinte si i handakosur.
Nuk e pashe me.Kaluan shume vite,tani punoja skenarist ne Televizion.Mblidheshim te Pergola,llomotitnim per enderra boshe me nje gote fernet branka perpara dhe me nje nga ato copat qe rrinin si te karfosura kembe permbi kembe.Ajo copa kerkonte me ngulm dhe paturpesi nje vend te zgjedhur ne spektaklin e fundit,e per kete valaviste ne Pergolan mondane placken e saj si nje tundimnaje coroditese.
Brenda ia behu Fernandeli,qendroi ne mes te klubit me fytyren e tij prej kali,beri grimasen e pare,nje si ngerc,pastaj plasi hingellimen,nje trombe cjerrese,po gjithsesi gazmore,tejet qesharake si nje sensasion i gabuar.Ishte midis artisteve te velur per vdekje dhe pati sukses te plote.Ia thane disqet nga kutia e hapur qe mbante kraheqafe.Ia moren Pavarotin,Bocellin,Vangelisin,Janin,vetem se ai hingellinte dhe i ngjante cmendurisht Fernandelit.E ftova ne tavolinen time dhe e qerasa me fernet branka.
-- Me mban mend,-- i thashe -- jam nje nga ata te kinema 17 nentorit.
-- Surrat i njohur, -- tha me gojen plot me dhembe te krimbur.-- Atje grija para.
-- Po tani?
-- S'qahem.Po ti s'do blesh gje?
-- Patjeter.Eja perdite se do te blej nga nje gje.
U be si i shtepise te Pergola.Fytyra me gazmore,qe nuk qeshte me si njeri,po hingellinte si kale.Kjo e ndihmoi shume per te nxjerre buken e gojes.Artistet ishin merzitur me te qeshuren e tyre plot thumba dhe nenkuptime.Ata i kishte marre malli per nje kale te sinqerte ne Pergola.Kur vinte ai,te gjithe sikur cliroheshin nga nje demon.Ky demon mundues nxirrte caponjte nga zemrat e tyre te cjerra dhe merrte vrapin mbi tavolina.
-- Miku im,sa fiton ne dite?
-- Nje kafshate buke,10 000 leke.
Ne ate kohe ne merrnim 3 000 leke ,po na mjaftonin pordhet si artiste.
-- Je i martuar?
-- Kush me merr mua?Jam me te meta.Te Vollga,e mban mend Vollgen te Sahati?Atje,pra, kollofisja nje panine te tere me nje te hapur goje.Arrija te gelltisja pese panine,thate,pa uje,me jepnin bereqavers,me jepnin ca pare.Njerezit gajasen me mua.Qeshin kaq shume sa njehere me quajten te demshem.Me rrasen brenda,se vdiq Fiqo,ai qe shiste bileta te kinema Republika.Sa me shikonte, qeshte gazepi dhe s'pushonte..Me vone me kete taven qe mbaj ne qafe shisja petlla.Kishin uri njerezit.Tani qe s'kane dhe aq fort uri, shes disqe e kaseta.E do nje Selin Dion,ate e blejne shume.Po Madonen?Blejne dhe Eros Ramazotin.Femrat pelqejne Ardit Gjebrene.
-- Me trego dicka,miku im,ai pirati qe ben disqet sa do per vete?
-- Ai i merr ne Kine me 1 dollare copen.Prej meje do 4 000 leke.Une i shes 5 000 leke,kur gjej budallenj dhe 6 000 apo 7 000.
-- Sa shet ne dite?
-- 20,25 cope.
Fernandeli fitonte ne nje dite sa merrja une ne nje jave.Isha i martuar,me dy femije.
Pastaj Pergola u prish dhe ai vinte rralle andej,kalamendej neper rruget e Tiranes nga mengjesi ne mbremje dhe kushdo qe e shikonte vinte buzen ne gaz.
E harrova per nje kohe,merresha me dokumentare dhe mezi e perballoja lodhjen e madhe.
Paraja mezi na binte ne dore.Pothuajse e harrova Fernandelin.I bija kryq e terthor Shqiperise me nje volcvagen te vjeter.Spektaklet s'me pelqenin me.Kishte shume konkurrence,ambicie,zili,ne kete cokollate bajate te televizioneve.Gjithcka ishte imitim. Vulgariteti i paskaj,bjerrja e shijes,turma qe mbushte sallat,m'u kthyen ne fiksion deshperues.Vuaja nga vetvetja,teprica e finesave te holla qe s'i duheshin askujt.Isha ne kolaps.Ate qe kisha bere gjithmone nuk e beja me;tregimin,romanin,sepse nuk kishte lexues dhe nuk fitoje gje.Pothuajse dhe kafen po e ndieja si harxhim.C'kohe te dhjera.Librat i shisnin mbi carcafe ne trotuar,me cmime akulloresh dhe lepiresesh.Kudo ndjehej nevoja per pak divertiment.Rralle e me rralle ia shtronim ne ndonje tymnaje qosheje ku piqeshin qofte ne skare.Shkullonim birre, ngjyenim qoftet e gjata ne kripe dhe piper te kuq djeges.
Ne nje nga keto tymnaja degjova te qeshuren e tij ngazellimtare,perplot gaz e hare e budallallek pa te keq,qe edhe Luigjet e Frances do ta kishin zili,aq kendellese dhe e kerthnezte ishte ajo.Nje lolo u shfaq,nje lolo dinjitoz ne mesin e nje turme sarhoshesh.Po ai,me kutine e hapur perpara nbi gjoks lidhur ne qafen e gjate e te dobet qe shiste video dhe kaseta me kenge.Hingellima e tij gazshkulese ishte ajo e nje kali qe ka rene ne kullote te mire.I bera shenje dhe ai erdhi me ngut
-- Miku im,c'behet me ty?
-- Po ai avaz.Sa zbardh e sa ngryset.Kam dy vellezer e nje moter,qe s'bejne nje hap,gjytyrym hesapi.I mbaj une.Kam Koco Devolen,Agron Llakajn,merri,shikoji dhe m'i kthej.Hallku se nxjerr kollaj paren.
-- Si e mbyll,me sa?
-- Jo keq,badole,jo keq.Sot cova 300 disqe ne nje kioske andej nga liqeni.Prele Palifiku,pronari i Mjelmes,me do me fort per shans.C'bej une badole,qesh,qesh sa me mban shpirti,qesh or,ti,hingellij fort dhe hallku mban barkun me dore.Ja,per kete me duan.Pastaj bejne porosine;dyqind njeri,treqind tjetri,vu parja,badole.
Kollofiste qofte dhe pinte me fund shishet e birres.Kur e kur hingellinte,nje trombe karakatine shpartallonte faqet prej llamarine te kioskes.Pastaj heshti dhe i shpetoi nje pike lot qe e fshiu me gishterinj.
-- C'ke? -- e pyeta me dhembshuri.
-- Kurrgje,badole,kam filluar te qaj kot,badole!Nuk dua te kthehem ne shtepi.
-- Pse?
-- Atje me vjen me pi helmin.
-- Pse?
-- Dua nje grua,badole,nje grua,me ha trupi,me hane duart per nje grua.Po atje kam dy vellezer dhe nje moter,qe m'i hane paret,se nuk jane per asgje.S'i kam braktisur as kur ma ka shkele syrin nje nga ato..Ku ta coj,badole!
Llomotiste me gojen plot dhe pinte si i nderkryer birre.
Pastaj nuk do ta shikoja me Fernandelin melankolik.Po, ja ,,jeta nuk eshte aq e mistershme,asaj po ia nxjerrin te brendshmet gjer ne fund.Nje dite piqesh me ate qe s'ta ka prere mendja kurre.Shikohesh sy me sy ne nje rrethane te cuditshme.Po kthehesha nga Korca ku kisha xhiruar manat dhe kishat e Boboshtices,e ne te hyre te Tiranes andej nga ura e Farkes,ndalova per te lare makinen.Ishin dy xhuxhe llapushe me zorre ne dore,qe m'u afruan duke caluar,thane dicka me nje gjuhe te belber,qe s'e kuptova dhe,ende pa marre pelqimin tim,iu turren makines per ta lare.Punonin shume ngadale,sikur po hiqnin shpirt,po sec kishte dicka ne ngulmin e tyre,ne perpjekjen gati te kote,po te paepur,qe te prekte njefaresoj.
I pyeta per emrat dhe ata m'u pergjigjen shatra -- patra.I pyeta se ku banonin dhe ata me treguan nje vile trekateshe aty ne te perpjeten e kodres.Pastaj shtuan se kishin nje moter te semure,qe levizte me karroce invalidi.Nga vila erdhi nje ze i trashe gruaje;
-- Na,zhulsa,nje malboro te bardhe te shkurter dhe nje shkrepse.
U hodhi paret nga lart dhe priti e mbeshtetur ne pezulin e dritares.
-- Eshte nusja e vellait,-- tha njeri prej tyre,-- nje kurve Laprake.
Njeri u nis me vrap te kryente porosine e kurves se Laprakes.Tjetri vazhdoi larjen duke fishkellyer nje kenge te Ardit Gjebrese.Ajo kishte floke bionde te gafrruar,nje fytyre bardhoshe te bute si lule,llere te kolme ku binin hijet fergelluese te gjetheve te pjergulles.I thirra asaj me nje hare qe e ndieva;
-- Beji te fala Fernandelit!
Ajo qeshi,tundi doren;
-- Ku e njeh ti Fernandelin?
-- Une jam shkrimtar,--i thashe -- banoj ne nje apartament te vjeter te Enverit.Punoj ne televizion,bej spektakle,po paret s'me dalin kurre.
-- E njeh Ardit Gjebrene?
-- Takohem perdite me te.
-- Thuaji se e dashuroj.
Ajo qeshte shume bukur.

Nuk ka komente: