ODA QË NGROH POEZINË
(me krijimtarinë e poetit Ibrahim Abedini)
Fatmir Terziu
“Gjithë veprimtaria është e motivuar”, thotë Frojdi. E motivuar është e gjithë sjellja e njeriut në fakt. Një motivim që vjen nga përditësia, kontradiktat, ecja dhe mjaft shtigje të dukshme e të padukshme që shfaqen e zhduken si meteorë në përditësi. Në këtë përditësi vjen edhe poezia. Aty frymëzohet edhe poeti Ibrahim Abedini, poeti tashmë i lexuar edhe në gjuhën suedeze. Vëllimi poetik i Ibrahim Abedinit Brengat e Liqenit u botua tani suedisht (Sjöns smärta. Göteborg 2003. 64 f.) Përkthyesi: Ullmar Qvick. Poezia e Ibrahim Abedinit ka të bëjë me brengën e shkaktuar nga emigracioni, nga padrejtësia dhe dhuna. Poema "Dashuria nuk ndryshket kurrë" përfshin gjysmën e dytë të vëllimit. Në këtë poezi prekëse filozofike autori trajton fatin e Struganes, viktimë e koncepteve të mykura të mjedisit. Por jo vetëm kaq, në këtë ‘mykje’ të mjedisit shtrohet emergjenca, në këtë mjedis rikthehet ndjenja njërëzore për vetë fatin e veprimtarisë së motivuar të Frojdit. Ibrahim Abedini është poet shqiptar në Suedi, larg e shumë larg Frojdit në kohë, vend e hapësirë, por me një poezi shumë afër koncepteve të tij, shumë afër gjuhës që ka poezia dhe ka patur ajo në disa kohë. Ibrahim Abedini u lind më 26 shkurt 1958 në fshatin Zagraçan, rrethi i Strugës. Më 1981 u diplomua në Universitetin e Shkupit, pranë katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ibrahimi shumë pak ka punuar në profesionin e tij të preferuar, për të mbijetuar u detyrua të punonte me punë të rënda fizike, por interesimin për letërsi nuk e humbi asnjëherë. Sot Ibrahim Abedini jeton afër qytetit Göteborg në Suedi. Nga libri i tij të katërt "Brengat e liqenit" "Ode poezisë", një prej poezive të librit flet si një model në tërë strukturën e një vëllimi që me tërë kuptimin e fjalës përbën vëmendje. Jo rrastësisht zbulime dhe krijime të tilla kanë lënë shenja në histori, edhe pse mund të duken të rrastësishme, edhe pse mund të duken të pakta në numër. Dikur ky poet pati rënë në sy edhe të Dr. Robert Elsie, shkencëtarit të huaj që i ka dhënë lëksion kritikës shqiptare, dhe pse jo edhe teorisë së letërsisë të cilën ai me përkushtimin e tij të madh e ka vënë tashmë nën sqetull. Në këtë pikasje për poetin shqiptar, natyrshëm vjen edhe fakti, vjen normativja që e ligjëson atë.
“ODË E POEZISË”- E VËRTETA ‘ODË’ POETIKE
Poezia është një mesazh, një lajtmotiv, një parrathënie me vlera, më të mëdha se ato që jep vetë historia. Kështu shprehet në fakt Aristoteli, filozofi i Anticitetit “Poezia është më filozofike se historia…”. Por poezia në këtë filozofi të fuqishme merr përsipër të thotë më shumë, më tepër. Rrethon ndjenjën e mjedisit, strukturon ambientin, dirigjon problematikën dhe shfaq si në një imazh para syve telajon dhe sjedh ekranin imagjinar viziv, tamam ashtu me ndjenja që të rrëmbejnë. “Odë e poezisë” e ka në themel këtë. Vjen si një model. Vjen si një parantesë domethënëse. Çdo fjalë udhëkryqëzohet me jetësoren, çdo fjalë prodhon filozofi. Kush e njeh Strugën, apo ka dëgjuar për të ndihet dhe përhumbet në poezinë e Ibrahimit dhe kush nuk ka dëgjuar për të shtrëngohet të rilezoj poezinë dhe shijoj Strugën që poeti ia sjedh para syve.
Buzëliqeni është gjeografia, por është edhe historia. Kitara është fjala, objekti muzikor, por edhe detaji figurativ. Njeriu i padukshëm me kitarë është filozofia, është fjala e padukshme që rrjedh me ndjenjën, është leximi i tërë domethënies që struk poezia në gjirin e saj. Me ritmin e muzikës është vala, është jeta, është liqeni dhe dashuria, është përditësia, është lidhja dialektike e natyrës me njeriun dhe anasjelltas, është ushqimi shpirtëror, dhimbja dhe plaga, është e shkuara e tashmja dhe e ardhmja në këtë filozofi të argumentuar në heshtje. Në këtë argument vijnë fjalët e fuqishme që mbërthejnë emocione, që sjedhin lartësinë e shpirtit të pastër që “me ritmin e valeve të muzikës”, shkallëve të qiellit ngjitet madhështor, tamam ashtu siç e shpreh poeti në dyvetësinë e tij.
Dhe aty ku njeriu fiton arsyen, e padukshmja sfidon realitetin dhe nxjerr në pah forcën dhe magjinë e bukurisë, nxjerr lidhjen shpirtërore të mendimit filozofik që ‘me yjet e largët diskuton/ netëve të qeta/ hëna të buzëqesh ëmbël”.
DYVETËSIA NË POEZI: E DUKSHMJA DHE E PADUKSHMJA
Poezia ka gjuhën e saj. Mënyrat se si e përdor gjuhën poezia sot kanë evoluar. Por strukturat mbesin pronë diskutimi. Në këtë ligjësi dyvetësia e poezisë së Abedinit, ka një pëlqesë. Një shije që vjen nga e prekshmja dhe e padukshmja në të. Natyra dhe njeriu, ambienti dhe karakteri, qënësia dhe veprimi, janë mess ë tërës. Në këtë strukturë njëriu i drejtohet natyrës dhe struket në detajet e saj. Këto detaje nxjerrin të bukurën në shesh, në sheshin e krijimtarisë dhe shpalosim vargjet tepër të athshme:
“Buzëliqenit me kitarë
Me ritmin e valeve të muzikës
Shkallëve të qiellit ngjitesh madhështore.
My yjet e largët diskuton.
Netëve të qeta
Hëna të buzëqesh ëmbël.
Dashuri e patradhtuar e poetit,
E përjetshme dhe besnike
E të gjitha kohëve.
Burim i pashterur i së bukurës
Anije e madhe
Në detin e zemrave të ngrohta.”
Por pa udhëtimin e padukshëm në vite, kjo poezi nuk do të ishte një kompleks më vete. Ajo që ia shton nurin asaj është vazhdimësia ‘gërmuese’, paraqitja grafike e detajuar që e bën të nusërojë këndshëm, që e bën të qethet në modën e një natyre strugane, me emrin e tërësisë:
“Me emrin tënd lidhen lulet kurorë,
Gërshetohen flokët e vajzave belholla.
Me emrin tënd dhurohen puthje,
Nga buzët e njoma
Rrjedh çiltërsia.”
Dhë natyrshëm kjo padukshmëri nuk vjen si një rrastësi në poezinë e realizuar bukur, ajo vjen dhe shënon shmangjen e artificave dhe vulos artin e poezisë, modelin e saj:
“E pakapshme për syrin,
S'njeh kufi urrejtjesh,
Vëllazëron armiqtë e tokës,
Shtrohesh në çdo konak
Me gotën e rakisë,
Zgjohesh e çelur mëngjeseve
Me frymën e poetit.”
Në hapësirën e të padukshmes flet edhe memorja, ndërhyn edhe historia, refrenon edhe realiteti. Magjia e Strugës zbulohet në një diagnostifikim të tillë, nëpërmjet një pasqyrim-shpirti dhe melosi prekës:
“Borë e bardhë,
Jorgan i grurit në dimër,
Dielli i ngrohtë në pranverë,
Që shkund vesën nga bari.
Gjum i ëmbël në djepin e fëmijës
Shpirt i rrënjosur në shpirtin e poetit.”
Dhe vërtet këtu është një shpirt i rrënjosur i Poetit, një Odë që ngroh poezinë!

Nuk ka komente:
Posto një koment