Shkrimi "Nje turme, asgje me shume" nga Z. Sami Milloshi, eshte me shume se nje mesazh, per nje komunitet qe, ende fle gjume apo ecen duke dremitur. Ka ardhur koha qe shqiptaret duhet te dalin nga cfare i mban ende te roberuar, si;kanuni, krenaria e tepert, vetequhen dikushi, mjeshtra per lojra te dyfishta, themelim klanesh dhe sherre se kush do te jete kapua i tyre, servila ne maksimum, kush te behet dhe te ngelet kryetar i perjetshem, nuk duan askend qe t'i ngjaje shembelltyres se tyre kur jane ne gjendje te mire sidomos per t'u lakmuar. Jane te kenaqur qe te udhehiqen nga te huaj apo t'i mirepresin sa me mire ata, dhe, t'i nxjerrin syte e njeri-tjetrit. Falenderojne kritikun, bejne kritiken, por nuk pranojne qe te kritikohen apo autokritiken, te gjithe dalin komunista apo te persekutuar persekutuar ...etj.
Me vjen, sa per te qeshur por dhe te sokellij, kur ulem dhe numeroj se sa shoqata kemi pasur, kemi, sapo u hapen, sa jane ne projekt qe po pregatiten te hapen (ca ne dobi te komunitetit dhe ca fantazma qe pastrojne $$$, apo per te zhvatur shtetin apo komunitetitn shqiptar ne disapore), i bie qe ne nje fis te kemi nje shoqate, apo ne 10 familje te kemi nje bicim shoqate. Pse mos te behen nje mendje dhe te punojne per bashkesin, por merren duke e pire kafen me krahina, apo duke u tymosur neper kafene sic e thote mire edhe z. Milloshi. Kafenera qe nuk guxon te ngresh pak zerin per te biseduar lirshem, se edhe dikushi qe nuk te di kush je, i ka veshet pipez dhe ta jepe pergjigjen te shoqeruar edhe me ndonje buzeqeshje te thate. Po ta mbajti thoi ndonje fjale se te kercet edhe shishja kokes, apo edhe me tej sic dihet, drejt gjakemarrjes. Ne vetem murit i shmangemi, se nuk i biem dote me koke, por nuk pertojme qe t'i biem edhe mikut, ne mos me thike, me fjale pas shpine.
Ngaqe nuk deshiroj te bej dy postime, vendosa te shprehem po ne kete poste se, kur kam lexuar poezin e Z. Gjata " Grate e poeteve" nuk desha t'i beja koment, (pasi do me akuzon/te si te qellimshem). E them kete se vrapohet pas cdo guri qe hodhet, sepse nuk desha te gjendesha mbrenda poverbes se perpjekjeve te kota per t'a nxjerr ate. Duke pare se, shume krijues me shpirt te vogel, po bejne te pamunduren, per mos t'i lene hapsire talentit te tjetrit, disa te tjere robtohen duke levizur cdo gure per t'u promovuar e reklamuar me cdo lloj menyre ($) edhe pse nuk e mertojne vemendjen e tjetrit, akuza nuk beri gje tjeter vecse i beri mesemiri promovomin e poezis "Grate e poeteve" te krijuesit Arqile Gjata. Ku i fundit e ka fituar betejen pa sakrificat qe permenda me larte. Eshte aq e bukur poezia e tij sa ketej e tutje do te shprehem si "Grate e poeteve " te A. Gjates.
I utoj suksese ne krijimtarin e tij dhe mos te lodhet shume ne kesisoj pergjigjesh.
Atje ku ekziston deshira, heshtja flet me shume se fakti. Jo ne bote, por edhe ne nje fshat qe nuk ka me shume se 100 banore, banojne njerez me te njetin emer dhe mbiemer. Madje, diku e kam lexuar se edhe diktatori Enver Hoxha ka pasur nje bashkombas te tij qe kishte te njetin emer dhe mbiemer te tij. Ajo qe desha te thoshja eshte se, kur hidhen akuza te kesaj natyre neper website serioze, nuk eshte gje tjeter, vecse perforcon edhe nje here krizen qe perjetohet ne forma te ndryshme.
Respekt
edmond ismailati
Nuk ka komente:
Posto një koment