( ese nga Roland Gjoza )
Nuk e di kush u kujtua per te.I kishte kaluar te 90-tat.Jetonte i vetem fillikat ne nje pallat ne Shkoder.I vetem.Dhe degjonte kambanat e Katedrales se Madhe.Ndizte qirinj me duart qe i dridheshin te pezuli i dritares.I imte,i thate,i veshur kardinal,si nje kukull,ne nje mjedis tmerresisht te varfer.Ishte ne pritje.Ne nje pritje te vjeter.Askush.Prej kohesh askush.
I dhashe doren dhe ia mbajta te tijen,qe pothuajse nuk e ndieva,aq e pupelt ishte.Fliste pak si me nje belbezim foshnjeje dhe ne kockat e fytyres i rrezohej dhimbshem nje buzeqeshje e tille si ajo qe nganjehere merret me vete andej poshte dhe hallku nuk guxon te goxhdoje arkemortin se ka frike mos i vdekuri eshte ende gjalle.Ai shkonte e vinte,kjo dukej te ca shenja mistike,po me shume shkonte,sepse nuk i duhej kurrkujt.
Ishte semure.Ndoshta dhe ca dite i kishin mbetur.Ca dite.Eshte e trishtueshme ta dish ti kete gje dhe ai te mos dije asgje.Ai ashtu kishte jetuar gjithe jeten, i semure dhe kurre nuk dinte si mund te ishe i sheruar.
Me pare shkuam ne Katedrale.Nuk dua te zgjatem te hollesite.Atje ishte nje kolltuk madheshtor.E kane sjelle nga Vatikani,na thane,e ka derguar vete Papa per Kardinalin Mikel Koliqin.E xhiruam kolltukun papal ne skaj te altarit ku jepej mesha.Bosh.I ftohte.Nje mizasene terheqese,me nje dramacitet trondites,qe do ta mesonim me vone.
Na kishin nisur me ngut ne Shkoder.Duhet shpejt dokumentari.Do zoti e gjeni gjalle.Ja,qe e kishim harruar.
Me pare shkuam te Arqipeshkvi dom Rrok Mirdita,po nuk na priti.Ia percollem arsyen e vizites sone.Nuk iu ndame.Me ne fund na priti ne kembe,i ftohte,i vrenjtur,pa fare fjale,na degjoi dhe iku.Iku.
Dhe ne Katedralen e Madhe pritja ishte e ftohte,dyshuese,peshperitese,iknin e pervidheshin me ngut,zhdukeshin me nje mbrese te fshehte qe ne e ndjenim dhimbshem,sepse dukej mirefilli se ishim te padeshirueshem aty.C'po ndodhte,asgje nuk kuptonim,vec ndjenim se ishim te tepert e te bezditshem.
Dom Mikel Koliqi ishte vellai i shkrimtarit te madh Ernest Koliqi.Pothuaj gjithe jeten,ate pjese qe kaloi ne Shqiperi,e ngrysi ne burg duke hapur kanale.Nje nate me hene e kishin zgjuar ne mesnate dhe toga e pushkatimit e kishte cuar me syte te lidhur me shami te varret e katolikeve.Hena ishte e plote.Nga pas e kishin shoqeruar trokitjet neper mure dhe goditjet ne dysheme,shoket e qelive i linin lamtumiren.Ishte nata e fundit me hene.Nuk e dinte pse e ndjente si ngushellim henen.Kur ia hoqen shamine e zeze ai pa varret.Ishte midis varreve te fisit te vet.Edhe nje hap dhe do te zbriste poshte.Ia lidhen perseri syte.Tani e dinte c'do te ndodhte.Degjoi urdherin e komandantit te toges dhe i vdekur para se te vdiste ndjeu perhumbshem batarene qe oshetiu neper nate.U be gati te binte,po nuk ra.U godit,po nuk kishte marre asnje plage.Sa mire do te ishte te besohej kjo mrekulli,po s'qe vecse nje shejtani,trysni per vellaun qe botonte ne Rome Shejezat dhe demaskonte komunizmin.Ai duhet te hiqte dore,te rrinte urte,se perndryshe vellai ketej do ta pesonte.Ishte nje paralajmerim per andej.E vune perpara dhe cuan perseri ne qeli.U besua profecia;ai kishte te bente me ata lart,me qielloret,se gjer atehere asnje nuk ishte kthyer gjalle.Qe nate gezonte nje privilegj te pazakonte,ia besuan shenjterine.
Mikel Koliqi fliste me nje butesi te cuditshme dhe kur ecte shkelte me kujdes ne dyshemene e ftohte.Mbante ne duar nje qiri qe kullonte aneve dhe me doren plot dylle na tregonte belbezueshem per kohen kur i thane se ishte i lire dhe mund te dilte.Ku te shkonte?Te gjithe beheshin si te cmendur kur i lironin,ndersa ai rrinte si shtatore,as fliste,as hidhte nje hap.Ku te shkonte?Megjithate doli,sepse duhet te dilte.Ishte viti 1985.
Hipi ne tren.Meit.Nje meit qe udheton per kurrkund.Ku te shkonte?A do ta priste njeri?Askush,askush,natyrisht.Nje meit qe fshinte lotet.Ne nje tren te mbushur me aksioniste.Zbriti ne Shkoder.Trokiti.Trokiti ne dyert qe i kishte hapur kaq here ne burg,po ato i mbylleshin.E dinte.I kishte falur.Naten e kaloi jashte i mbeshtetur te muret e nxehte te furrit te Koles.E dinte ate vend.E dinte prej asaj kohe kur ishte meshtar dhe te varfrit mbeshtetnin aty shpatullat e merdhira.Po ishte ftohte,cingerime,shputat e kembeve s'i ndjente me.Jam ne mehallen time,tha me gezim,mbajti lotet qe i rrodhen vetiu shpejt dhe te nxehte,i mbajti me doren e rreshkur nga ndyresia dhe kallot.Dikur me keto duar i binte pianos,kompozonte opera.Kur ishte hapur dera e shtepise ku pat lindur,syte e lodhur,po tejet te permallshem e kureshtare kishin pare lisharsin ku e tundete nena.Ah,nena.Ku te shkonte?Do te kthehej serish ne burg.Do t'u lutej ta mbanin brenda,se atje te pakten e kishte nje shtoje,nje cope buke,ca miq qe e degjonin.Ne mengjes pa aguar mire u nis me nje shkop ne dore,cap cup ngadale neper kalldremet e mehalles qe e njihte gjer te guret e vecante,te avllite,pemet,lulet,po nuk po dilte dot prej saj,sepse riti i rinjohjes qenka gjithmone njelloj si ne balada,nuk u braktiska kurre me.Ja,porta e shtepise se motres se vogel.Sa e kishte marre malli per te.Po sikur te trokas,mendoi dhe nuk e fshehu furine e paperballueshme te tundimit.Trokiti,trokiti dy here, tre,porta u hap.Doli nje burre,qe nuk e njohu.Jam dom Mikeli,tha,vellau i ..Po nuk e mbaroi fjalen, se iu drodhen buzet dhe e lane fuqite.
Bujrum,hyni mbrenda,si ju kane ba bishat!Ky ishte burre!Pastaj doli motra,qe e njohu menjehere dhe e mori ne gryke.
Dom Mikel Koliqi i veshur Kardinal rri ne karrigen e tij te rendomte ne nje apartament te varfer te Shkodres.I kam fale,thote,i kam fale,sepse nuk kane dite c'fare bajne.Vecse shkoj i permbushun.Nuk e kuptoj si me zgjodhen mue per te me ba Kardinal..Cudi..Dhe qesh embel me nje drite te zbehte me ate ndjesine qe si ndahet per te mos prekur njeri,per te mos i bere dem kujt.Edhe kur ecen ngapak neper dhome me shume zor,ben kujdes te mos shkele ndonje qenie te perendise si ai personazhi i Elin Pelinit qe vinte zilka te kembet per te trembur mizat e dheut.
Kur e pyetem per kolltukun papal,ai qeshi hidhur me nje zeth ankimi qe mezi i doli.Nuk e mbajti.Nuk vine te me marrin,tha,e te me cojne atje.Te pakten per meshat e vecanta.E gjejne justifikimin te semundja ime.C'ka bahet me me marr me me vu ne kolltukun papal?Kurrgja,po s'duen..S'duen,burre i dheut!Ndoshta se meritojsha une,po ndonji tjeter..i kam fale..fali,o njeri kotesinat e botes..marrinat!Te vdekunit duhet me i pyet,te vdekunit e medhenj.Ata s'kane goje ma.Dikush duhej me i perfaqesue.Kjo barre me ra mue.Barre e lumni bashke.Se nuk ishte e mundun me cvarrose ata ma te meritueshmit e me i ba Kardinale.E vune shenjen mbi mue,ma te vjetrin nder te mbijetuemit.Kaq.
Ai kishte nje te folur te pervuajtur sikur po jepte nje meshe ne kujtim te atyre qe s'ishin me.Nje meshe ne ate dhome te varfer pallati ku s'kishte ngrohje,uje,ushqim te mjaftueshem,po as miq.Atje kisha miq,tha duke qeshur imet,ketu me vine rralle kur shoqerojne ndonje nga Vatikani.Rrijne ndonje dekike dhe ikin.Zoterinj ,,jam vetem fillikat,po nuk merzitem,si te merzitem,kam kujtimet e mia.
Kam dhe dicka tjeter.Operat.Kam shkruar opera dikur,ne ato vjet rinie.Nje Kardinal kompozitor,asht e zakonshme ne boten e qytetnueme.Per fat i kam partiturat.I kam,fale zotit.I dijsha te zhdukuna.Ate dite, kur me arrestun, isha ne piano me nxanesit e mi.Mbi piano kisha partiturat e mia.Po bajsha ca korigjime.Mbas 50 vjetesh me vijne ne kete dhome e m'i sjellin keto partitura.I kishte ruejte ish nxansi im,Tonin Harapi,kompozitor i njoftun.Jam ma se i lumtun.Ja,sic me shifni jam Kardinal,kam operat e mia,po kam dhe semundjet e mia.
Rrinte atje te karrigia e vet,nje si lloj poltroni i sajuar dhe s'na e ndante ate buzeqeshje prej femije pa e hequr qiriun nga dora e mbushur me dylle.Ashtu e lame, ne ate dhome te varfer pa njeri.Ne Shkoder po binte muzgu.U kthyem perseri te Katedralja e Madhe,iu afruam kolltukut papal ,atij kolltuku pa njeri te shtyre ne cep te altarit dhe bem nje truk filmik.E beme per mikun tone te mire.Me nje dubel ekspozicion vume aty Kardinalin,Dom Mikel Koliqin.Sepse aty i takonte te rrinte per te drejtuar me doren e tij me dylle nje popull ne parajse.
Nuk ka komente:
Posto një koment