e mërkurë, tetor 22, 2008

Petraq Kita! Ky emer poeti...


Ky emer poeti i ngulur qe ne femijerine time -tek e shihja cdo mengjes te ecte ne kalldremin e rruges time ,tek e shihja te qendronte para shtepise sime ne pritje per vellain tim dhe shokun e ngushte te tij.
Nen sqetull mbante librat ,e mes tyre nje fletore ku hidhte vjershat e tij te para .
Petraq Kita!
Ky emer qe u cfaq per here te pare ne moshen 7- 8 vjece me poezi ne Kendin Letrar te Shkolles Tetevjecare "Naim Frasheri" ,Korce ,ku me Petraqin ishim bashkenxenes.Emer qe u cfaq me pas ne,revisten Pioneri e organe te tjera te kohes .
Te gjithe ne me te vegjelit e shihnim me admirim dhe peshperisnim :Ai eshte poet!
Petraq Kita!
Miku im i femijerise ,i rritur se bashku ne lagjen e Mirahorit te Madh -ka lindur poet!
Me pas pervec miqesise si te rritur bashke ne nje rruge , ne vitet e para te demokracise ,me Petraqin do te me lidhte nje bashkepunim ne gazeten lokale te Korces sone -duke botuar disa shkrime te mija publicistike e poezite e para.
Gjithmone e kam sjelle ne kujtese ,ketu ne mergim ,poetin korcar -Petraq Kita -kete vlere te artit e kultures te Korces -se ku eshte e cfare ben.
Ne nje bisede te para dy diteve me nje autor ,e permendem ,mikun tim Petraqin -por gjithmone une pyesja ku eshte Petraq Kita??
Kur ja "klithma " ime degjohet nga Poeti Nase Jani -dhe sot une jam e gezuar te degjoj edhe per arritjet e Petraqit.
I uroj Petraqit ,
Suksese ,shendet e sa me shume pranvera -se e kalove gjysmen e shekullit duke thurrur vargje per dashurine ,mallin atdheun ,njerezit e thjeshte .
Me shume dashuri e respekt
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.

Nuk ka komente: