e hënë, tetor 20, 2008

BRUMBULLI, QË DONTE TË VIDHTE RECETËN E MJALTIT.....


-Tregim për fëmijë-

Luan Xhuli

Shtëpia e bleteve ishte nga më të bukurat ne pyllin e luleve...Ngjasonte me nje pallat shumëngjyrësh, i ndertuar me merak nga petale dhe gjethe gjithfare llojesh...,.si nje lule e madhe gjigante, mbushur me drite , ngjyra dhe....ëmbëlsi..!.Deriçka e vogël , që e ngateroje me gjethen e gjelbert te aguliçes,asnjëhere nuk mbyllej.Hynin dhe dilnin pa pushim bletezat e pa lodhura, të ngarkuara sa më s’ka me pjalmin e luleve për rreth dhe dritaret e saja,. rregulluar me mjeshteri nga “ustallaret e hojeve”, shërbenin edhe si vendroje te sigurta për të mbrojtur ate pasuri që u takonte shoqerise se bleteve...
Aty afër, banonte edhe një brumbull i vogël së bashku me familjen .Prindërit e tij punonin gjithe ditën, për mos ti munguar asnje gjë, nga ato qe ai kerkonte vazhdimisht... Vetëm, se ai ishte kaq dembel dhe haraq, sa asnje nga porosite qe i jepnin prinderit ,para se te largoheshin për në pune, jo vetem qe i harronte, por dhe i akuzonte ata se e ngarkonin me detyra te vështira dhe të pa realizueshme...Qahej dhe grindej gjithë diten, veç.., me shume zell ndiqte levizjet e fqinjeve, bleteve punetore, duke lepirë buzet e tija dhe duke ënderuar lloj lloj varjantesh për të vjedhur receten e mjaltit ... “-Pastaj të më shohin se kush jam unë..., do ti bej të vdesin urije...”-thoshte dhe buzëqeshte duke fërkuar duart nga zgjuaresia e tij...
Një mëngjez, sapo ishte zgjuar nga ëndrat e bukura,shkoi tek kroi për të larë fytyren duke fershellyer dhe kenduar me zë të ulet nje kengë qe e kishte ndertuar si enderonte ai...Mbi nje gjethe të madhe zambaku ,pa Bletezen, fqinjën e tij , qe mundohej për tu ngritur nga barra e madhe me nektar që kishte mbledhur dhe s’ngrihej dot....
-“Prt pak moj fqinje e bukur dhe punëtore”-, i foli me kryeneçësi... dhe i zgjati dorën për ta ndihmuar.Bleteza i kapi doren, ngriti barren e rrende me nektar dhe e falenderoi deri ne zemer ,për bujarine dhe miqesine qe tregoi fqnji...
Veç brumbulli qeshi me ironi dhe ju përgjigj prerë :
-“Aaa, kaq thjesht moj ëmbeltore”- dhe lepiu përseri buzet, duke kujtuar endren qe kishte pare , sikur notonte ne mes te hojeve...”Kaq thjesht..,po qe se nuk do te isha une, do të të kish rrëmbyer uji dhe s’do të ishe ketu ku je...!”
-‘Përseri te faleminderit, njëqind here faleminderit’- belbezoi me turp Bletëza , duke sjelle nder mend fjalet e nenes qe e porosisnin te ishte sa me e sjellëshme me ata që ofrojne ndihme për të tjerët...
-“Dua gjënë më të thjeshtë prej teje... receten e mjaltit qe beni...Mos bëj sikur nuk më kupton.. .E di ku do të ishe tani, n.q.s. nuk do të isha ndodhur unë...? Pastaj ta shihni , sa vlej...!- dhe rrahu fort gjoksin, per te treguar se sa i forte dhe i zgjuar ishte....
Bletëza e vogël, e pa e çuditur, duke u dredhur nga frika dhe nga pesha e pjalmit.
-“Të ma japësh me të mirë- të them, edhe si shperblim qe të shpetova jeten, ndryshe do ta marr me force dhe ty do të të shtyp si gjethe e rëzuar..’- vazhdoi ta kercenonte.
Bletëza, u largua e dermuar nga sjellja e brumbullit të vogël, duke sjelle nder mend gjithë skenen , qe i fuste frikë akoma...Sapo shkarkoi pjalmin, shkoi prane së jëmës dhe ja tha fije për pe çi kishte ndodhur me fqinjin e pa sjellshem si dhe për fjalet kërcënuese qe i kishte thënë...
Mama bleta , e degjoi me kujdes, duke e nderprere here pas here dhe qetesuar me fjale nene. Ne fund, i tha se duhet te perpiqesh ti shmangesh te liqve, dembeleve dhe provokuesvet.-”Punen tone se masim me ate cfar thone te tjeret, por me nevojat dhe mundesite tona..”- perfundoi, “Perpiqu ti japesh te kuptoje brumbullit dembel, se ne si biem ne qafe askujt dhe se punen dhe pasurine tone e mbrojme si jeten..., respektojme te tjeret dhe po keshtu duam te na respektojne dhe ata...”
Bleteza,mbasi ishte qetesuar nga mesimet e se jemes, kishte marre shportat e pjalmit dhe ishte nisur perseri drejt luleve te zambakeve te ujit, qe ishin plot netar dhe embelsi...Papritur, buze perroit, u cfaq perseri brumbulli, duke i zene rrugen.
-“Po pres receten qe thame”-foli rrende , duke i dhene nje te shtyre qe e perplasi tek disa gjethe fraulash, te cilat u munduan te mos i shkaktonin plage...
Bleteza, edhe pse e nevrikosur, nuk i tha asnje fjale te keqe...Kujtoi cka kishte thene e jema dhe duke dale ne ane te nje luleje fraule i tha :
-“Ngadale i dashuri fqinj, ti po mer zjarr me dicka qe eshte e jotja...”
“-Hajde, pa shume llafe...Ku e ke..!”
-U ne jam kaq e vogel dhe nuk mund ta ngre dot...pastaj duhet te te mesoj edhe disa te fshehta, si te behet me i embel mjalti....Ato nuk mesohen ne rruge... Nga kjo dite , ti do te kesh laboratorin tend....”
-“Ke te drejte’- peshperiti, duke shqyer syte e vegjel nga kenaqsia e parakoheshme—“-vertet”..?
“-Une s’di te genjej, aq me teper me nje fqinj si ti ,kaq te sjellshem dhe te edukuar...Neser, mbasi te jete larguar vesa ,je i ftuar ne shtepine e luleve per nje mengjez te pasur qe s’do ta harrosh asnjehere...Do te marresh receten me te gjitha te fshehtat e gatimit....”
Brumbulli, i dehur nga vetkenaqesia, as qe kapi ironine e fjaleve te se vogles blete.I cmendur nga gezimi i reme, filloi te hidhte valle mbi barin e livadheit duke kenduar..:
“ Jam i zgjuar dhe jam trim
Mjalti i juaj ,eshte mjalti im..”
Te nesermen, u zgjua me shpejt se heret e tjera.Prinderit e tij u cuditen , si i biri i tyre, qe ishte gjumash dhe dembel, kishte bere kthese ...dhe cfar kthese.... ,veç mendja su shkoi per te keq. Dhanë porosite e dites dhe u larguan per në pune.Brumbulli ,veshi kostumin e ri ngjyre bari, vuri pak arome ne fytyre nga lulet perreth dhe leu floket me xhelin e gjetheve te panjes, qe kumezhinte nga zerat e bletezave qe kishin dale per kullote, pa u zhdukur vesa e pare... U pa dhe nje here ne pasqyre ,ferkoi duart nga lumturia dhe u nis drejt shtepise se bleteve duke lepire buzet....
Bletëza, me ndihmen e nene madhes, kishin përgatitur mirë planin e takimit me brumbullin ziliqar...Do ti jepnin nje mësim të mirë, qe ta mbante mënd,për mos tu haruar...
Sapo brumbulli kaloi portën që ngjasonte me nje gjethe , dhe që hapej dhe mbyllej si ta frynte era e mëngjesit, rojet e kalase se mjaltit ishin gati për te sulmuar nje të huaj...,bile disa prej tyre,i dhuruan pickime aq të forta , sa brubullit ju morren mente dhe s’dinte nga t’ja mbante...Ishin te paduruashme dhimbjet....Ai bertiste dhe çirej duke kerkuar ndihme dhe i trullosur perplasej ne murret e hojeve, duke mos ndjere aspak aromen kundermuese të tij...
Therriste prinderit duke kerkuar ndihme prej tyre.... Mama madhja bletë, u dha urdher rojeve te ndalonin sulmin.Ju afrua duke e ndihmuar të ngrihej, e uli tek nje stol pranë derës dhe i vendosinje pjate hoji që kullonte argjend prej mjalti...
-Haje – i tha,veç mba vesh çdo të të them...
Brumbulli ,as që e preku me dore pjatën, ngriti sytë e buhavitut , duke pritur çdo ti thoshte nënëmadhja blete...
- “Receta e mjaltit , që ti kerkon, jo vetëm qe nuk është e shkruar ne asnjë libër, por nuk ekziston...Atë mund ta kuptosh fare lehte dhe ta vesh ne praktike, pa shume vështiresi...”
- .Brumbulli bëri veshet pipez, për ta dëgjuar sa më mirë.
- “Receta e mjaltit ështe puna , bashkimi dhe respekti...Prandaj ështe dhe kaq i embël ai...! Kur djersin për të mirën e të gjithëve, dozën e ëmbelsisë ta japin të tjerët.....! Provoje or fqinj i vogel te ndihmosh prinderit e tu njeherë dhe do të shohësh se ç’recetë të mirë do të gjesh....!
E nxorën jashte portës, duke ja mjekuar plagët e nxira prej cimbimeve, dhe e drejtuan per në shtëpi. Prinderit e tij ishin shqetësuar dhe e kërkonin gjithandej.Bleteza e vogel, takoi prinderit e brumbullit, u kerkoi atyre të falur , duke i treguar me hollësi rrjedhën e ngjarjes...Ata përgezuan bletëzën e vogel për ndihmen dhe mesimin qe i dha femijes se tyre të përkedhelur dhe dembel., duke i thëne se shpesh herë, “fqinjet japin mesime më të vyera se sa vetë prinderit...”
Brumbulli i vogel, duke fshirë lotet në krah te së jemes, ja tha një e nga një peripecite e asaj dite të ngarkuar. Në fund , nuk haroi ti tregonte se kishte mesuar edhe nje recete të veçantë, qe i bënte gjerat me të ëmbla..., vetëm se do t’ua tregonte me punë dhe jo me fjale...
Veç nje gje nuk ndryshoi nga ajo ditë...Ngjyra e zezë e brumbullit, qe ka mbetur si shenje e veçantë e atij takimi....ndoshta....

Nuk ka komente: